Deputetja e PD-së, Ina Zhupa nga Konferenca e Kryetarëve akuzoi maxhorancën se nuk respekton rregulloren dhe se e ka kthyer Kuvendin në rreshtore të PS-së. Ajo akuzoi ish-ministren Krifca për vjedhje të fondeve të OLAF-it, ndërsa shtoi se me ato para janë ndërtuar vila në Dhërmi.
“Nuk u surprizova. Ju këtu jeni zgjatim i qeverisë. Por minimalisht duhet të respektoni Rregulloren. E keni detyrim kushtetues dhe rregullator. Keni krijuar një standard ku nuk pranoni asnjë debat. Ka rënë parlamentarizmi, duke e kthyer Kuvendin në një rreshtore të grupit të Partisë Socialiste. Ju jeni rreshtorë, ndërsa ne jemi deputetë që përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Ka një moment ku nuk jam dakord me z. Bardhi, kur thotë se nuk keni bërë asgjë për fondet IPARD. Keni bërë! Pasi vodhi fondet, Keni marrë znj. Krifca dhe e keni bërë nga drejtoreshë, ministre nga ministre, këshilltare në Kryeministri. Ndërkohë, me fondet e Bashkimit Evropian, ngrihen vila në Dhërmi.”, tha ajo.
Tag: dhërmi
-

“Me fondet e BE-së, ngrihen vila në Dhërmi”/ Deputetja e PD, ngre akuza: S’pranoni debat, nuk respektoni…
-

IKMT “zbarkon” në Dhërmi, shemb objektin që doli jashtë lejes së ndërtimit
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Drimadhës në Dhërmi.
Vizion Plus mëson se në fokus është shembja e një objekti me konstruksion metalik.
Objekti, sipas IKMT, ka dalë jashtë lejes së ndërtimit, ndërsa është në pronësi të Helidon Gjikokës.Shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim të kontrolluar.
/vizionplus.tv -

Aleks Soros rikthehet në Dhërmi — Rama i përdor Vilat qeveritare si çiflig personal, zero transparencë për pritjet luksoze
Aleks Soros nuk i ndahet shpirti nga Edi Rama, pasi brenda 12 ditësh ka ardhur sërish në Dhërmi, ku është takuar me kryeministrin shqiptar te vilat qeveritare.
Sipas një denoncimi me foto në redaksinë e SYRI-t, jahti i miliarderit ultra majtist, Aleks Soros është ankoruar pranë vilave qeveritare në Dhërmi.
Ndërkohë sipas raportimeve në media, pasditen e sotme ishte në Dhërmi dhe ish-kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz, te vila qeveritare.
Kujtojmë se në datë 3 gusht 2025, Aleks Soros dhe bashkëshortja e tij Huma Abedin janë parë duke darkuar me Edi Ramën dhe Linda Ramën në një prej restoranteve në Dhërmi.
Edi Rama e ka detyrim që të bëjë transparencë para shqiptarëve për pritjet e përcjelljet në vilat qeveritare, pasi ato janë asete publike, por ai tashmë e trajton Shqipërinë si çiflig të trashëguar nga Kristaqi.
-

Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’
Pas një denoncimi të bërë për një automjet që qarkullonte me shpejtësi dhe në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, policia e gjeti mjetin tip Audi dhe i vendosi një gjobë të kripur
Njoftimi:
DVP Vlorë/Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, duke parakaluar gabim, identifikohen dhe gjobiten 2 përdorues mjetesh në Dhërmi dhe Ksamil.
Pas një denoncimi të bërë për një automjet që qarkullonte me shpejtësi dhe në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Vlorë kryen menjëherë verifikimet dhe identifikuan automjetin. Nga veprimet e kryera rezultoi se automjeti tip “Audi”, në pronësi të një subjekti privat, kishte kryer parakalim në një kthesë me fushëpamje të kufizuar, duke hyrë në sens të kundërt, në aksin rrugor Dhërmi–Himarë.
Për këto shkelje, u vendos masa administrative 52 000 lekë, në zbatim të VKM nr. 153, neni 350, për shkelje të neneve 141 pika 10, 139 pika 3 dhe 8, dhe neni 127 pika 3 dhe 1 të Kodit Rrugor.
Në një rast tjetër, pas një denoncimi se një automjet taksi kishte kryer parakalim të gabuar, duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore Sarandë bënë menjëherë të mundur identifikimin e drejtuesit të tij, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte kryer parakalim të gabuar, duke hyrë në sens të kundërt, në aksin rrugor Sarandë–Ksamil.
Për këto shkelje, u vendos masa administrative 40 000 lekë, në zbatim të VKM nr. 153, neni 350, për shkelje të neneve 146 pika 16 dhe 139 pika 3 dhe 8 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës, veçanërisht në zonat turistike ku lëvizshmëria është e lartë gjatë sezonit veror.
gijotina.com/ -

U zhduk pa gjurmë në Dhërmi! I vëllai alarmoi Policinë, 27-vjeçari pas 5 ditësh kthehet në shtëpi
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Pas 5 ditësh pa informacion për të afërmin e tyre, rasti alarmant i humbjes së një 27-vjeçari nga Tirana nga një hotel në Dhërmi ka përfunduar me lajme të mira. 24-vjeçari i cili denoncoi humbjen e vëllait të tij, ka raportuar në Polici lajmin e mirë se 27-vjeçari është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme.
Njoftimi i policisë:
U referuan materiale shtesë për vlerësim, pasi është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme, shtetasi A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin kishte kallëzuar vëllai i tij se kishte humbur kontaktet prej datës 02.08.2025, në Dhërmi./ZËRI -

U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana
Pas 5 ditësh pa informacion për të afërmin e tyre, duket se ngjarja misterioze e humbjes së një 27-vjeçari nga Tirana nga një hotel në Dhërmi ka marrë një kthesë pozitive.
Pesë ditë pasi denoncoi humbjen e të vëllait të tij 27-vjeçar nga hoteli ku po qëndronin në Dhërmi, ka qenë përsëri 24-vjeçari K.Z., i cili është paraqitur në polici duke thënë se tashmë vëllai i humbur, 27-vjeçari A.Z., është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme.“U referuan materiale shtesë për vlerësim, pasi është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme, shtetasi A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin kishte kallëzuar vëllai i tij se kishte humbur kontaktet prej datës 02.08.2025, në Dhërmi”, njofton policia.
-

Dhërmi/ 12-vjeçari hidhet nga shkëmbi në det, plagoset në kokë
Policia Kufitare Dhërmi, në koordinim me ekipin e urgjencës mjekësore, i vjen në ndihmë një shtetasi të mitur, të dëmtuar në Gjirin e Gramës.
Gjatë ditës së sotme, Policia Kufitare u njoftua për një rast emergjent në Gjirin e Gramës, ku një shtetas i mitur ishte hedhur nga një shkëmb i lartë në det dhe për pasojë, kishte pësuar dëmtime në kokë, duke kërkuar ndihmë mjekësore të menjëhershme.
Menjëherë, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u transportua me mjet lundrues ekipi mjekësor drejt vendit të ngjarjes, ku të miturit iu dha ndihma e parë mjekësore.
Shtetasi i mitur, 12 vjeç, me shtetësi të huaj, i shoqëruar nga prindërit e tij, u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm, jashtë rrezikut për jetën.
Policia Kufitare mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente.
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Vlorë u bën thirrje pushuesve që frekuentojnë plazhet e jugut, në zona të thella e të izoluara, si Gjiri i Gramës, të tregojnë kujdes të shtuar, pasi këto vende janë të aksesueshme kryesisht me mjete lundruese dhe nuk kanë mbulim me rrjet celular në të gjitha rastet. Në situata emergjente, ndërhyrja mund të kërkojë kohë. Rekomandohet të shmangen veprimet e rrezikshme dhe të merren masa paraprake për sigurinë personale. -

Vatër e madhe zjarri pranë varrezave në Dhërmi
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme pranë varrezave në fshatin Dhërmi.
Siç shihet edhe në VIDEO zjarri po djeg disa ullishte, ndërsa është shumë pranë banesave.
Lidhur me situatën janë lajmëruar autoritetet për të ndërhyrë për neutralizimin e flakëve.
-

Zjarri përhapet në varrezat e fshatit Dhërmi, rrezikohen ullishtet aty pranë
Një vatër zjarri është përhapur në varrezat e fshatit Dhërmi.
Flakët rrezikojnë edhe ullishtet që rrethojnë varrezat e fshatit Dhërmi.
Mësohet se zjarri është shumë pranë banesave.
Lidhur me situatën janë lajmëruar autoritetet për të ndërhyrë për neutralizimin e flakëve.
