Tag: dhëna

  • Formën dhe mënyra e organizimit të Haxhit gjatë kohës osmane dhe disa të dhëna mbi haxhilerët e Kosovës gjatë shekujve XVIII-XIX

    Formën dhe mënyra e organizimit të Haxhit gjatë kohës osmane dhe disa të dhëna mbi haxhilerët e Kosovës gjatë shekujve XVIII-XIX

    Agron Islami

    Në numrin e fundit të Revistës Dituria Islame, organ i Bashkësisë Islame të Kosovës gjendet edhe një punim i imi mbi formën dhe mënyrën e organizimit të Haxhit gjatë kohës osmane dhe disa të dhëna mbi haxhilerët e Kosovës gjatë shekujve XVIII-XIX.

    Suraiya Faroqhi është nga osmanistet e paketa që ka punuar mbi këtë temë dhe si duket monografia e sajë është ndër burimet monumentale për këtë temë. Megjithatë të dhënat për haxhilerët e zonave të Rumelisë (Ballkanit të sotëm) janë të pa eksploruara fare. Deri tani vetëm një traktat i vitit 1780 na fletë për itinerarin e haxhilerëve të Rumelisë dhe vendpushimeve (menzileve) të tyre.

    Edhe pse disa “dijetarë” vendor më thanë se ne kemi të dhëna për haxhilerët shqiptar, nuk kam pas rast që të shoh ndonjë të dhënë të shkruar, qoftë edhe punim shkencor mbi rrugëtimin, peripecitë dhe vetë historinë e një udhëtimi të ndonjë shqiptari. Në punimin e botuar në Dituri Islame jam munduar që ti shpërfaq disa emra të haxhilerëve të Rrafshit të Kosovës, ku për referencë kam përdorur epitafet, apo gurëvarret me mbishkrim osman.

  • Vodhën të dhëna nga email-e të prokurorëve të SPAK, Gjykata e Lartë lë në qeli dy ish-zyrtarët

    Vodhën të dhëna nga email-e të prokurorëve të SPAK, Gjykata e Lartë lë në qeli dy ish-zyrtarët

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokaj të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal që ‘hakeroi’ e-mailet e prokurorëve të SPAK.  Zambak Gjoni që më herët ka mbajtur postin e drejtorit në burgun e Vlorës dhe Arnold Rrokaj, ish-zyrtar i IMT Vlorë, kanë bashkëpunuar me persona të tjerë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.  Ata mbahen nën masën e arrestit në burg, ndërsa SPAK po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në tentativën për të hakeruar të dhëna sekrete nga dosjet e SPAK.
    Sulmi kibernetik ndodhi më 12 Mars, por SPAK reagoi përmes një deklarate zyrtare ditë më vonë, duke thënë se hackerat kanë arritur që të marrin të dhëna nga adresat e emaileve të disa prokurorëve, por se nuk kanë arritur që të depërtojnë në sistemin e brendshëm të sigurisë apo të rrjedhin dosje hetimore.
    SPAK sqaroi se arrestimi i tyre u bë brenda 24 orësh nga ndërhyrja për hakerimin e emaileve të prokurorëve, dhe se sekuestruan pajisjet e përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.
    Të dy këta persona i kanë shpërndarë dokumentet që kanë arritur të marrin në persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i burgjeve, Agim Ismaili dhe Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.
    gijotina.com/

  • Tentoi të udhëtonte drejt Anglisë me pasaportë false greke, arrestohet 41-vjeçari gjeorgjian në Rinas

    Tentoi të udhëtonte drejt Anglisë me pasaportë false greke, arrestohet 41-vjeçari gjeorgjian në Rinas

    Një 41-vjeçar gjeorgjian është vënë në pranga në Rinas. Arrestimi i gjeorgjianit ka ardhur pasi ai tentoi të udhëtonte drejt Anglisë përmes aeroporitit të Rinasit me një pasaportë false.

    Të arrestuarit gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve iu gjet një pasaportë greke me të dhëna të një shtetasi grek dhe një boarding pass më të njëjtat të dhëna. Pas ekzaminimeve paraprake në laboraror, dyshohet se pasaporta është e falsifikuar.

    Njoftimi:

    Rinas 

    Goditet një tjetër rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit, me dokument të falsifikuar.

    Vihet në pranga 1 shtetas gjeorgjian. Sekuestohet një pasaportë false. 

    Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar në informacionet e marra përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të të dhënave me partnerët britanikë, se një shtetas gjeorgjian dyshohet se do të përdorte një pasaportë të falsifikuar për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar, menjëherë kanë organizuar punën. Si rezultat është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Z., 41 vjeç, lindur dhe banues në Gjeorgji.  
     
    Ky shtetas fillimisht ka paraqitur në sportelin e Policisë, për të dalë në mënyrë të rregullt nga Republika e Shqipërisë, pasaportë gjeorgjiane dhe një kartë imbarkimi për fluturim drejt Budapestit.   

    Shërbimet e Policisë e kanë mbajtur në monitorim dhe e kanë konstatuar te porta tjetër dalëse, gati për imbarkim në linjën me itinerar “Tiranë-Mançester”.    

    Në vijim të veprimeve, është bërë shoqërimi i shtetasit G. Z., në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të bagazheve iu gjet një pasaportë greke me të dhëna të një shtetasi grek dhe një boarding pass më të njëjtat të dhëna. Nga ekzaminimet paraprake në laboraror, dyshohet se pasaporta është e falsifikuar.     

    Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas arrestuan në flagrancë shtetasin G. Z., 41 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftime dhe vizave” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë. 

    Ky rast nënvizon rëndësinë dhe efektivitetin e bashkëpunimit të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese britanike, në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe falsifikimit të dokumenteve.

  • Vijon ‘saga’ e mandatit/ Pas Lapajt, as daja nuk heq dorë! Kërkesë KAS: Mos njihni dorëheqjet

    Vijon ‘saga’ e mandatit/ Pas Lapajt, as daja nuk heq dorë! Kërkesë KAS: Mos njihni dorëheqjet

    TIRANË-‘Saga’ e mandatit brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mes dy drejtuesve, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit, duket se do të vazhdojë edhe pas vendimit të KQZ. Kjo e fundit vendosi që Kleana Xhuveli të jetë deputetja përfaqësuese e koalicionit në Kuvend.
    Por ky fakt nuk është pranuar nga palët. Adriatik Lapaj, ishte i pari që nuk u dakortësua që mandatin ta mbajë kushërira e tij. Sot ai i dorëzoi një kërkesë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, ku liston edhe njëherë argumentat e tij duke shpjeguar se përse mandati i vetëm si deputet që ka marrë koalicioni ku ai bënte pjesë i takon atij. Ai kujton kujton se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen para zgjedhjeve. 

    Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili nuk heq dorë nga mandati. Kordhoni, i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) shpalljen e pavlefshme të deklaratave të dorëheqjeve së dhëna nga kandidatët përpara marrjes së mandatit parlamentar. Daja pretendon se ka patur parregullsi në dorëheqjet e dhëna nga mandati, duke vënë në dyshim vërtetësinë e tyre.
    Ankesa e plotë në KAS e Zeqir Kordhonit:
    Në cilësinë e palës së interesuar dhe në mbështetje të nenit 164, pika 1 dhe 2, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, paraqes këtë kërkesë për shqyrtim dhe vendimmarrje mbi pavlefshmërinë e deklaratave të dorëheqjes së depozituara nga disa kandidate përpara marrjes së mandatit.
    Sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor (“Dorëheqja nga mandati”), një dorëheqje nga mandati është e vlefshme vetëm pasi kandidati e ka fituar dhe marrë zyrtarisht mandatin. Dorëheqjet e dhëna paraprakisht (pra përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe marrjes së mandatit) nuk gëzojnë asnjë bazë ligjore dhe bien ndesh me parimet themelore të së drejtës zgjedhore. Çdo akt dorëheqjeje i dhënë përpara momentit të fitimit të mandatit nuk mund të prodhojë efekt juridik dhe mund të shpallet i pavlefshëm nga ana e KQZ-së dhe KAS-it.
    Kam gjithashtu arsye serioze për të vënë në dyshim vërtetësinë dhe rrethanat në të cilat janë nënshkruar këto deklarata. A kanë qenë të gjithë nënshkruesit fizikisht të pranishëm në datën që pretendohet se janë nënshkruar deklaratat? A janë nënshkruar këto deklarata në mënyrë të lirë dhe pa ushtruar dhunë apo presion psikologjik? A janë përgatitur dhe nënshkruar këto deklarata sipas formës dhe procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor?
    Në dijeninë time, të paktën një prej kandidateve, Entela Sula, që pretendohet se ka firmosur një deklaratë dorëheqjeje në datën 11 Maj, nuk ka qenë fizikisht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu dyshime ka edhe për kandidate të tjerë, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët mund të mos kenë qenë në Shqipëri në datën që pretendohet se kanë firmosur dorëheqjen. Kjo gjë ngre dyshime serioze mbi vërtetësinë e këtyre akteve.
    Në bazë të sa më sipër kërkoj:
    Shpalljen e pavlefshme të të gjitha deklaratave të dorëheqjes së dhëna përpara marrjes së mandatit parlamentar, si të kundërligjshme dhe në shkelje të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.
    Hetimin dhe verifikimin e rrethanave të nënshkrimit të këtyre deklaratave, përfshirë datën reale të nënshkrimit, vendndodhjen e secilit person nënshkrues dhe mënyrën në të cilën janë marrë këto deklarata.
    Theksoj se integriteti i procesit zgjedhor dhe respektimi i vullnetit të zgjedhësve kërkon që dorëheqjet e dhëna në mënyrë të parakohshme ose të falsifikuara të shpallen të pavlefshme.
    Kujtomë se “Kriza” në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik, i cili u mbyll në KQZ me Kleana Xhuvelin./ZËRI

  • Kandidatë që nuk ishin në vend firmosën dorëheqje? Daja i Shabanit kërkon hetim urgjent nga KQZ:Nuk ishte në Shqipëri..

    Kandidatë që nuk ishin në vend firmosën dorëheqje? Daja i Shabanit kërkon hetim urgjent nga KQZ:Nuk ishte në Shqipëri..

    Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë, i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) shpalljen e pavlefshme të deklaratave të dorëheqjes së dhëna nga kandidatët përpara marrjes së mandatit parlamentar.
    Ndonëse KQZ i dha mandatin Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt, Zeqiri që pretendonte më herët karrigen në parlament, thotë se duhet të shpallen të pavlefshme dorëheqjet nga mandati, me arsyetimin e bazuar në nënin 164 të Kodit Zgjedhor, se “një dorëheqje nga mandati është e vlefshme vetëm pasi kandidati e ka fituar dhe marrë zyrtarisht mandatin. Dorëheqjet e dhëna paraprakisht (pra përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe marrjes së mandatit) nuk gëzojnë asnjë bazë ligjore dhe bien ndesh me parimet themelore të së drejtës zgjedhore.”
    Gjithashtu, Zeqiri pretendon se ka patur parregullsi në dorëheqjet e dhëna nga mandati, duke vënë në dyshim vërtetësinë e tyre.
    “A kanë qenë të gjithë nënshkruesit fizikisht të pranishëm në datën që pretendohet se janë nënshkruar deklaratat? A janë nënshkruar këto deklarata në mënyrë të lirë dhe pa ushtruar dhunë apo presion psikologjik? A janë përgatitur dhe nënshkruar këto deklarata sipas formës dhe procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor?
    Në dijeninë time, të paktën një prej kandidateve, Entela Sula, që pretendohet se ka firmosur një deklaratë dorëheqjeje në datën 11 Maj, nuk ka qenë fizikisht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu dyshime ka edhe për kandidate të tjerë, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët mund të mos kenë qenë në Shqipëri në datën që pretendohet se kanë firmosur dorëheqjen. Kjo gjë ngre dyshime serioze mbi vërtetësinë e këtyre akteve”,- shkruan Zeqiri në letrën drejtuar KAS dhe KQZ.
    Ankesa e plotë e Zeqir Kordhonit:
    Në cilësinë e palës së interesuar dhe në mbështetje të nenit 164, pika 1 dhe 2, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, paraqes këtë kërkesë për shqyrtim dhe vendimmarrje mbi pavlefshmërinë e deklaratave të dorëheqjes së depozituara nga disa kandidate përpara marrjes së mandatit.
    Sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor (“Dorëheqja nga mandati”), një dorëheqje nga mandati është e vlefshme vetëm pasi kandidati e ka fituar dhe marrë zyrtarisht mandatin. Dorëheqjet e dhëna paraprakisht (pra përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe marrjes së mandatit) nuk gëzojnë asnjë bazë ligjore dhe bien ndesh me parimet themelore të së drejtës zgjedhore. Çdo akt dorëheqjeje i dhënë përpara momentit të fitimit të mandatit nuk mund të prodhojë efekt juridik dhe mund të shpallet i pavlefshëm nga ana e KQZ-së dhe KAS-it.
    Kam gjithashtu arsye serioze për të vënë në dyshim vërtetësinë dhe rrethanat në të cilat janë nënshkruar këto deklarata. A kanë qenë të gjithë nënshkruesit fizikisht të pranishëm në datën që pretendohet se janë nënshkruar deklaratat? A janë nënshkruar këto deklarata në mënyrë të lirë dhe pa ushtruar dhunë apo presion psikologjik? A janë përgatitur dhe nënshkruar këto deklarata sipas formës dhe procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor?
    Në dijeninë time, të paktën një prej kandidateve, Entela Sula, që pretendohet se ka firmosur një deklaratë dorëheqjeje në datën 11 Maj, nuk ka qenë fizikisht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu dyshime ka edhe për kandidate të tjerë, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët mund të mos kenë qenë në Shqipëri në datën që pretendohet se kanë firmosur dorëheqjen. Kjo gjë ngre dyshime serioze mbi vërtetësinë e këtyre akteve.
    Në bazë të sa më sipër kërkoj:
    Shpalljen e pavlefshme të të gjitha deklaratave të dorëheqjes së dhëna përpara marrjes së mandatit parlamentar, si të kundërligjshme dhe në shkelje të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.
    Hetimin dhe verifikimin e rrethanave të nënshkrimit të këtyre deklaratave, përfshirë datën reale të nënshkrimit, vendndodhjen e secilit person nënshkrues dhe mënyrën në të cilën janë marrë këto deklarata.
    Theksoj se integriteti i procesit zgjedhor dhe respektimi i vullnetit të zgjedhësve kërkon që dorëheqjet e dhëna në mënyrë të parakohshme ose të falsifikuara të shpallen të pavlefshme.
     
     

  • ”Daja” i kërkon KAS: Mos njih dorëheqjet e listës së mbyllur nga mandati i deputetit

    ”Daja” i kërkon KAS: Mos njih dorëheqjet e listës së mbyllur nga mandati i deputetit

    Edhe pse KQZ e vulosi kush e merr të vetmin mandat që u fitua në zgjedhjet e 11 Majit, Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë, i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), shpalljen të pavlefshme të deklaratave të dorëheqjes të dhëna nga kandidatët në listën e sigurt.
    Ndonëse KQZ i dha mandatin Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt, tani Zeqiri thotë se duhet të shpallen të pavlefshme dorëheqjet nga mandati, me arsyetimin e bazuar në nënin 164 të Kodit Zgjedhor, se “një dorëheqje nga mandati është e vlefshme vetëm pasi kandidati e ka fituar dhe marrë zyrtarisht mandatin. Dorëheqjet e dhëna paraprakisht (pra përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe marrjes së mandatit) nuk gëzojnë asnjë bazë ligjore dhe bien ndesh me parimet themelore të së drejtës zgjedhore.”

    Gjithashtu, Zeqiri pretendon se ka patur parregullsi në dorëheqjet e dhëna nga mandati, duke vënë në dyshim vërtetësinë e tyre. ”A kanë qenë të gjithë nënshkruesit fizikisht të pranishëm në datën që pretendohet se janë nënshkruar deklaratat? A janë nënshkruar këto deklarata në mënyrë të lirë dhe pa ushtruar dhunë apo presion psikologjik? A janë përgatitur dhe nënshkruar këto deklarata sipas formës dhe procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor? Në dijeninë time, të paktën një prej kandidateve, Entela Sula, që pretendohet se ka firmosur një deklaratë dorëheqjeje në datën 11 Maj, nuk ka qenë fizikisht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu dyshime ka edhe për kandidate të tjerë, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët mund të mos kenë qenë në Shqipëri në datën që pretendohet se kanë firmosur dorëheqjen. Kjo gjë ngre dyshime serioze mbi vërtetësinë e këtyre akteve”,-shkruan Zeqiri në letrën drejtuar KAS dhe KQZ.
    Zeqir Kordhoni po bën çmos që mandati të mos mbetet në llogoren e Lapajt, pasi ky i fundit e quajti Kleana Xhuvelin si “gardiane” të ulëses në parlament, derisa mandati të kalojë të lista e hapur, ku kreu i “Shqipëria Bëhet” kryeson si më i votuari.

  • Mbledhja e të dhënave/ “Nuk i përpunojmë dot”, Rama: Jemi për ibret!

    Mbledhja e të dhënave/ “Nuk i përpunojmë dot”, Rama: Jemi për ibret!

    Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme stafin akademik të arsimit të lartë sa i përket për ruajtjen e të dhënave.
    Pas pasqyrimit të të dhënave në raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Rama tha se nevojitet qasje dhe strukturë e re në këtë fushë.
    Ai tha se janë ‘ibret’ në këtë aspekt, së bashku edhe me qeverinë.
    “Të ndryshojmë  drejtimin e ASCAL, për ne nga ana jonë leksioni që keni marrë nga bordi dhe të tjerat dhe mungesa e të dhënave, se në këtë pikë jeni ibret, por nuk jeni vetëm.
    Jemi të gjithë ibret. Në raportin e shtetit me të dhënat në kuptimin sesa ne mbledhim të dhëna, përpunojmë dhe bëjmë politkika bazuar në të dhëna jemi të gjithë bashkë nqë nivelin më të ulet të mundshëm krahasimisht me vendin e fundit para nesh të BE.
    Mos u ndjeni të vetë në këtë, mos u ndjeni të fyer por jeni të ibret. ASCAL  nuk mund të jetë dot një institucion që nuk përpunon dot të dhëna në mënyrë sasiore apo cilësore, s’mund  të pajtohet me ekspertë që nuk kanë arsim përkatës.
    Ca faji ka bordi se eksperti x apo y nuk ka arsimit përkatës për tëe bërë atë punë që i kërkohet, apo nuk ka pikën e integritetit për të thënë se kjo nuk shkon dhe ky ptrogram nuk dunet adredituar.
    Por thonë kjo nuk shkon, pro programi është ok. Muhabet shqiptarësh. Më keq akoma nga ato ekspertë të emëruar disave i jepet një volum i madh pune, disa të tjerë nuk thirren njëherë hajde t’u japim punë”, tha Rama

  • Ish-shefi i policisë i përfshirë në narkotrafik – Dorëheqja e dyshimtë dhe operacioni ndërkombëtar ku SPAK ishte vetëm ekzekutues

    Ish-shefi i policisë i përfshirë në narkotrafik – Dorëheqja e dyshimtë dhe operacioni ndërkombëtar ku SPAK ishte vetëm ekzekutues

    SPAK njoftoi këtë të premte se në kuadër të një operacioni ndaj narkotikëve ka kryer arrestime, kontrolle dhe sekuestrime provash në disa zona të vendit.

    Në fakt, përtej propagandës së SPAK, ky i fundit është vetëm ekzekutuesi, ndoshta me pa dëshirë, i një operacioni të partnerëve ndërkombëtarë.

    Operacioni është shtrirë në qarqet Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë, ku janë ekzekutuar 7 nga 13 masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Posaçme.

    Mes të arrestuarve ndodhet edhe ish-shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, Erjon Dani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Dani dyshohet se ka vënë në dispozicion të grupit kriminal të dhëna nga sistemi TIMS.

    Hetimet, të nisura në vitin 2023, janë bazuar në komunikime të përgjuara nga drejtësia franceze përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC.

    Nga analizimi të dhënave ka rezultuar se të ardhurat nga trafiku i kokainës janë përdorur për të ndikuar në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim lehtësimin e masave të sigurimit apo dënimeve për anëtarë të grupit.

    Në total janë identifikuar 13 të dyshuar, të cilët akuzohen se në periudhën 2020–2021 kanë trafikuar mbi 3.5 ton kokainë, rreth 700 kg kanabis dhe 4.2 kg heroinë në shtatë episode të ndryshme.

    Burimet për mediat bëjnë me dije se Dani ka dhënë dorëheqje pak kohë më parë, ç’ka ve në dyshim tentativa për dekonspirim të aksionit, siç ka ndodhur edhe më parë.

    Pas shpalljes në kërkim dhe presionit të agjencive të huaja, ish-shefi i krimeve Erjon Dani është vetëdorëzuar në Policinë e Himarës.

  • Pekini mohon se ka marrë të dhëna të përdoruesve nga TikTok, ministri i Jashtëm kinez: I kushtojmë rëndësi të madhe konfidencialitetit

    Pekini mohon se ka marrë të dhëna të përdoruesve nga TikTok, ministri i Jashtëm kinez: I kushtojmë rëndësi të madhe konfidencialitetit

    Qeveria kineze mohoi se ishte e përfshirë në ndonjë ruajtje të paligjshme të të dhënave personale në servera të vendosur në territorin kinez, pasi BE nisi një hetim ndaj TikTok.

    “Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave dhe i mbron ato siç kërkohet me ligj”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.
    Sipas Ning, Pekini “nuk ka kërkuar kurrë dhe nuk do të kërkojë kurrë nga kompanitë ose individët të mbledhin ose ruajnë në mënyrë të paligjshme të dhëna personale”.
    “Shpresojmë që pala europiane të respektojë ekonominë e tregut dhe konkurrencën e drejtë dhe të ofrojë një mjedis biznesi të drejtë, të barabartë dhe jo-diskriminues për kompanitë nga të gjitha vendet”, shtoi Mao.
    Autoriteti irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC), duke vepruar në emër të BE-së, nisi një hetim ndaj TikTok të enjten mbi ruajtjen nga platforma të të dhënave personale të përdoruesve evropianë në servera kinezë, gjë që mund të jetë e paligjshme.
    TikTok, platforma me 1.5 miliardë përdorues, është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, dhe selia europiane e TikTok, si shumica e gjigantëve të teknologjisë, është në Irlandë.
    Platforma e mediave sociale ka qenë nën shqyrtim për vite me radhë nga vendet perëndimore të shqetësuara për lidhjet e saj me Pekinin dhe përdorimin e mundshëm të të dhënave të përdoruesve të saj për qëllime spiunazhi dhe propagande.
    DPC gjobiti TikTok me 530 milionë euro në fillim të majit për dështimin në mbrojtjen e duhur të të dhënave personale të europianëve, të cilat aksesohen nga distanca nga Kina, por ruhen jashtë vendit.
    Gjatë këtij hetimi, TikTok pranoi se disa të dhëna evropiane nuk ishin më të arritshme, por ishin ruajtur në Kinë dhe që atëherë ishin fshirë.
    Kompania përmendi një problem teknik dhe siguroi se “nuk kishte marrë kurrë një kërkesë” nga autoritetet kineze dhe “nuk u kishte ofruar kurrë atyre të dhëna të përdoruesve evropianë”.
    Megjithatë, sipas DPC, nuk ishte në gjendje të ofronte garanci për të parandaluar aksesin e mundshëm të autoriteteve kineze në këto të dhëna përmes legjislacionit kundër terrorizmit dhe spiunazhit.
    Qëllimi i hetimit të ri “është të përcaktojë nëse platforma e mediave sociale ka përmbushur detyrimet e saj përkatëse sipas GDPR (Rregullorja e Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave) në kontekstin e këtyre transferimeve”, shpjegoi DPC të enjten.

    Top Channel

  • “Dorëzohet” OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19

    “Dorëzohet” OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19

    Bota E Shtunë, 28 Qershor 2025 15:46
    Pas më shumë se tre vitesh hetimesh dhe debatesh të vazhdueshme, origjina e virusit COVID-19 mbetet ende një çështje e pazgjidhur. Një grup ekspertësh të emëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar raportin përfundimtar, duke theksuar se mungesa e transparencës dhe e qasjes në të dhëna kyçe, sidomos nga Kina, ka penguar zbulimin e plotë të rrënjëve të pandemisë.
    Sipas raportit, ekziston një bazë e gjerë provash që mbështet teorinë se virusi e ka origjinën tek kafshët dhe është përhapur te njerëzit përmes një procesi natyror. Megjithatë, ekspertët nuk e përjashtojnë tërësisht mundësinë që COVID-19 të ketë dalë aksidentalisht nga një laborator, ndonëse kjo mbetet një teori spekulative dhe e politizuar, e pambështetur nga prova të qarta shkencore.

    OBSH ka përsëritur kërkesat ndaj autoriteteve kineze për të pasur qasje në sekuenca gjenetike virale dhe të dhëna të biosigurisë, por këto informacione thelbësore nuk janë vënë në dispozicion. Pa to, ekspertët nuk kanë mundur të arrijnë një konsensus përfundimtar.
    Ndërkohë, Kina vazhdon të mohojë kategorikisht çdo mundësi për rrjedhje laboratorike dhe ka kërkuar që hetimet për origjinën e virusit të zgjerohen edhe në vende të tjera.
    Pa të dhëna të reja dhe qasje të plotë shkencore, origjina e COVID-19 mbetet një nga misteret më të mëdha të kohëve moderne.