Një investigim ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit ka zbuluar se si një ish-funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, të cilat i ka kopjuar, por kjo është e ndaluar t’i mbante jashtë detyrës.
Të dhënat e klasifikuara që prokurori i çështjes i ka grupuar si “minitims” janë të dhëna mbi automjetet dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008. Për këtë arsye veç akuzës së mbajtjes pa leje të municionit Aleksandër Shulla është dorëzuar i akuzuar në gjykatë edhe për krimin e tregtimit të sekretit shtetëror nga personi që është i besuar nga autoritetet.
Në dosjen që TCH disponon përmendet se ish drejtorit të SHISH ju gjet gjatë një kontrolli rutinë një usb me materiale që janë në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, kur ai nuk ushtronte detyrën e punonjësit të Shish përbën shkelje të informacionit të klasifikuar.
Materialet sekret shtetëror të konstatuara shtohet më tej në fashikull ndalohet për tu kopjuar dhe për tu shumëfishuar dhe janë të klasifikuara “sekret” duke qenë se administrohen në SHISH në kopje të vetme.
Siç rezulton nga hetimi dhe këqyrja e usb më datë 4 mars 2025, në folderin “kontrollo” veç regjistrit themeltar të gjendjes civile i vitit 2008, në një folder tjetër janë konstatuar edhe të dhëna minitims, të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.
Kjo çështje është dorëzuar në gjykatë dhe si I pandehur është edhe djali i ish-drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i akuzuar për lojërat e fatit mbasi gjatë 2023 ju sekuestruan 6 kompjuterë që përdoreshin për lojëra online.
Nga këqyrjet e kryera në dosje prokurori Eni Culla, rendit veprimet hetimore, mes tyre edhe bisedat në telefon për organizimin e lojërave si është një bisede ku i riu thotë: Duhet pak korrupsion në familje.
Tag: dhëna
-

Nga shef i SHISH te kumari ilegal/ USB-ja që zbuloi shkeljet e ish-drejtorit të Shërbimit Informativ: Duhet pak…
-

“Duhet pak korrupsion në familje”/ Nga shef i SHISH te kumari ilegal, USB-ja që zbuloi shkeljet e ish-drejtorit të Shërbimit Informativ
Një investigim ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit ka zbuluar se si një ish-funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, të cilat i ka kopjuar, por kjo është e ndaluar t’i mbante jashtë detyrës.
Të dhënat e klasifikuara që prokurori i çështjes i ka grupuar si “minitims” janë të dhëna mbi automjetet dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008. Për këtë arsye veç akuzës së mbajtjes pa leje të municionit Aleksandër Shulla është dorëzuar i akuzuar në gjykatë edhe për krimin e tregtimit të sekretit shtetëror nga personi që është i besuar nga autoritetet.
Në dosjen që TCH disponon përmendet se ish drejtorit të SHISH ju gjet gjatë një kontrolli rutinë një usb me materiale që janë në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, kur ai nuk ushtronte detyrën e punonjësit të Shish përbën shkelje të informacionit të klasifikuar.
Materialet sekret shtetëror të konstatuara shtohet më tej në fashikull ndalohet për tu kopjuar dhe për tu shumëfishuar dhe janë të klasifikuara “sekret” duke qenë se administrohen në SHISH në kopje të vetme.
Siç rezulton nga hetimi dhe këqyrja e usb më datë 4 mars 2025, në folderin “kontrollo” veç regjistrit themeltar të gjendjes civile i vitit 2008, në një folder tjetër janë konstatuar edhe të dhëna minitims, të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.
Kjo çështje është dorëzuar në gjykatë dhe si I pandehur është edhe djali i ish-drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i akuzuar për lojërat e fatit mbasi gjatë 2023 ju sekuestruan 6 kompjuterë që përdoreshin për lojëra online.
Nga këqyrjet e kryera në dosje prokurori Eni Culla, rendit veprimet hetimore, mes tyre edhe bisedat në telefon për organizimin e lojërave si është një bisede ku i riu thotë: Duhet pak korrupsion në familje.Top Channel
-

“Për bixhoz e drogë, shqiptarët….”/ Detaje ekskluzive, si lojërat e fatit të të birit ‘fundosën’ ish-drejtorin e SHISH. Bisedat: Punon plaku në SHIK
Investigimi ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit zbuloi se si një ish funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, në mënyrë të jashtëligjshme.
Nga detajet e siguruara ekskluzivisht nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, mësohet se në një USB, ish drejtori i SHISH Aleksandër Shulla kishte kopjuar të dhëna mbi automjetet, dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008.
Kjo USB, u zbulua gjatë kontrollit për lojërat e fatit të të birit, ku përmbante edhe të dhëna të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.
Në dosjen që ka në dorë prokuroria, janë zbardhur edhe bisedat e djalit të drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i cili në një komunikim me një person tjetër për lojërat e fatit, thotë “Ka lëvizje nga bixhozi”, “për bizhozi shqiptarët”-ia kthen personi tjetër, ndërsa Shulla i thotë “bixhoz dhe drogë”.
Në një bisedë tjetër, Paneli Shulla thotë “punon plaku në SHIK, është drejtor jo në terren”-referuar të atit të tij.
Bashkëbiseduesi i thotë, prandaj mban lokal me lojëra fati ti, dhe Paneli Shulla ia kthen “Po pse ça e di ti duhet një çik korrupsion brenda familjes”.
Aleksandër Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.Top Channel
-

Ish-drejtori i SHISH mbante sekretet në shtëpi, i biri organizonte lojëra fati
Një investigim ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit ka zbuluar se si një ish-funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, të cilat i ka kopjuar, por kjo është e ndaluar t’i mbante jashtë detyrës.
Të dhënat e klasifikuara që prokurori i çështjes i ka grupuar si “minitims” janë të dhëna mbi automjetet dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008. Për këtë arsye veç akuzës së mbajtjes pa leje të municionit Aleksandër Shulla është dorëzuar i akuzuar në gjykatë edhe për krimin e tregtimit të sekretit shtetëror nga personi që është i besuar nga autoritetet.
Materialet sekret shtetëror të konstatuara shtohet më tej në fashikull ndalohet për tu kopjuar dhe për tu shumëfishuar dhe janë të klasifikuara “sekret” duke qenë se administrohen në SHISH në kopje të vetme.
Siç rezulton nga hetimi dhe këqyrja e usb më datë 4 mars 2025, në folderin “kontrollo” veç regjistrit themeltar të gjendjes civile i vitit 2008, në një folder tjetër janë konstatuar edhe të dhëna minitims, të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.
Kjo çështje është dorëzuar në gjykatë dhe si I pandehur është edhe djali i ish-drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i akuzuar për lojërat e fatit mbasi gjatë 2023 ju sekuestruan 6 kompjuterë që përdoreshin për lojëra online.
Nga këqyrjet e kryera në dosje prokurori Eni Culla, rendit veprimet hetimore, mes tyre edhe bisedat në telefon për organizimin e lojërave si është një bisede ku i riu thotë: Duhet pak korrupsion në familje. -

Lejet e ndërtimit bien në pikiatë pas arrestimit të Veliajt
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Aktiviteti i sektorit të ndërtimit, i matur nga sasia e metrave katrorë të autorizuar në lejet e reja të dhëna nga bashkitë, pësoi një rënie dramatike në tremujorin e dytë të këtij viti, kohë që përkon me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, qytetit ku sektori i ndërtimit ka pjesën dërrmuese të aktivitetit.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se bashkitë në të gjithë vendin dhanë leje ndërtimi për 278 mijë metra katrorë për periudhën prill-qershor, me rënie 67% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kjo është edhe shifra më e ulët e shënuar që nga periudha e bllokimit të lejeve të ndërtimit në vitet 2015-2018 nga qeveria “Rama”. Rënia është më e theksuar, në masën 83%, në kategorinë e ndërtimeve rezidenciale.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimet e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se po përndiqet nga prokurorët. Në tremujorin e parë të këtij viti, rënia e lejeve të ndërtimit sipas sipërfaqes ishte vetëm 6% ndërsa në tremujorin e dytë, u thellua në 67%.
Instituti i Statistikave nuk ka publikuar tabelën për lejet e ndërtimit të dhëna sipas qarqeve për dy tremujorët e fundit, gjë që ka qenë praktika e zakonshme deri në publikimin për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, por në mënyrë tipike, Qarku Tiranë ka pasur vitet e shkuara 70 deri në 80% të të gjitha lejeve të dhëna në vend.
Në 13 maj, Këshilli i Ministrave mori vendim për t’i kaluar Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një institucion i drejtuar nga Rama, të drejtën ekskluzive për të dhënë leje ndërtimi për të gjithë zonën bregdetare për të gjitha llojet e ndërtesave si dhe për pjesën tjetër të vendit, në rastet kur ndërtesat janë mbi gjashtë kate. Vendimi, i kritikuar si një shkelje tjetër e parimit të autonomisë vendore dhe një përqendrim tjetër pushteti në duart e kryeministrit, nuk është pasqyruar në statistikat e publikuara nga INSTAT.
Sipas INSTAT, “institucionet e tjera” nuk kanë raportuar të dhënat. Faqja në internet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit nuk ka publikuar të dhëna për leje ndërtimi të miratuara përveçse disa stacioneve të plazhit.
Mungesa e ankesave nga sektori i ndërtimit për lejet shumë më të pakta të dhëna në tremujorin e fundit duket se sugjeron se për momentin nuk ka ndonjë kërkesë të lartë për projekte të reja prej tyre, ndërkohë që shumë projekte të nisura vite më parë duket sikur nuk po ecin me shumë nxitim.
Ngërç ndërtimi?
Sektori i ndërtimit ka lulëzuar gjatë viteve të fundit në mënyrë befasuese, me pallate të shumta të ndërtuara dhe me çmime të rritura me shpejtësi marramendëse në kushtet kur popullsia e vendit është pakësuar. Bumi i ndërtimit nisi fillimisht pas bllokimit trevjeçar të lejeve nga ana e qeverisë “Rama”, e cila pretendoi se bllokimi ishte i nevojshëm për të përgatitur plane të reja urbanistike, ndërsa u fuqizua nga shpenzimi i mbi 1 miliardë eurove të taksapaguesve vendës dhe të huaj në kuadër të procesit të rindërtimit të pas tërmetit të vitit 2019.
Pas vitit 2020, ndërtimi furnizoi një pjesë të konsiderueshme të rritjes ekonomike të vendit, ndërkohë që sektorët e tjerë si industria apo bujqësia pësuan rënie. Kombinimi i bumit të ndërtimit me rënien e popullsisë dhe rritjen e shpejtë të çmimeve krijoi dyshime se bumi po financohet nga para të pista të aktiviteteve kriminale të shtetasve shqiptarë në vende të tjera evropiane, kryesisht në trafikun e drogës.
Sipas të dhënave të INSTAT, lejet e ndërtimit të dhëna përgjatë periudhës 2021-2024, kërkojnë një investim në masën 408 miliardë lekë ose rreth 4 miliardë euro, përllogaritur kjo nga sasia e metrave katrorë të parashikuar për ndërtim dhe kostos së zakonshme të ndërtimit.
Sipas të dhënave të llogaritura nga Banka e Shqipërisë, çmimet e pronave janë rritur me rreth 140% në periudhën mes viteve 2019 dhe 2024.
Aktualisht tregu i ndërtimit është në ngërç për shkak të pritshmërive të shkaktuara që nga viti i kaluar nga një propozim i qeverisë për bonus fiskal për fitimet kapitale. Taksimi i zakonshëm në Shqipëri është në masën 15% për fitimet e realizuara nga shitja e një prone me çmim më të lartë nga sa e ke blerë, ndërsa për një periudhë nëntëmujore nga janari i vitit 2026, personat e interesuar për të shitur do të kenë mundësi të bëjnë një proces të njohur si “rivlerësimi” në bazë të së cilit do të mund të paguajnë 5%.
Ky proces është realizuar disa herë në të shkuarën me sukses për arkën e qeverisë, por procesi i ri pritet të mbetet për t’u parë për shkak se, krahas vendimit për ulje të përkohshme tatimi, qeveria ka marrë një vendim tjetër në bazë të së cilit, çmimet referencë minimale me të cilat mundet të shitet ligjërisht një pronë, janë rritur. Me fjalë të tjera, një qytetar që në të shkuarën ka kryer proces rivlerësimi me qëllim që të shmangë tatimin, nëse do ta shesë pronën do të duhet të bëjë një proces të ri rivlerësimi dhe të paguajë sërish nga e para./BIRN -

BIRN: Lejet e ndërtimit bien në pikiatë pas arrestimit të Veliajt
Aktiviteti i sektorit të ndërtimit, i matur nga sasia e metrave katrorë të autorizuar në lejet e reja të dhëna nga bashkitë, pësoi një rënie dramatike në tremujorin e dytë të këtij viti, kohë që përkon me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, qytetit ku sektori i ndërtimit ka pjesën dërrmuese të aktivitetit.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se bashkitë në të gjithë vendin dhanë leje ndërtimi për 278 mijë metra katrorë për periudhën prill-qershor, me rënie 67% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kjo është edhe shifra më e ulët e shënuar që nga periudha e bllokimit të lejeve të ndërtimit në vitet 2015-2018 nga qeveria “Rama”. Rënia është më e theksuar, në masën 83%, në kategorinë e ndërtimeve rezidenciale.Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimet e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se po përndiqet nga prokurorët.
Në tremujorin e parë të këtij viti, rënia e lejeve të ndërtimit sipas sipërfaqes ishte vetëm 6% ndërsa në tremujorin e dytë, u thellua në 67%.
Instituti i Statistikave nuk ka publikuar tabelën për lejet e ndërtimit të dhëna sipas qarqeve për dy tremujorët e fundit, gjë që ka qenë praktika e zakonshme deri në publikimin për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, por në mënyrë tipike, Qarku Tiranë ka pasur vitet e shkuara 70 deri në 80% të të gjitha lejeve të dhëna në vend.
Në 13 maj, Këshilli i Ministrave mori vendim për t’i kaluar Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një institucion i drejtuar nga Rama, të drejtën ekskluzive për të dhënë leje ndërtimi për të gjithë zonën bregdetare për të gjitha llojet e ndërtesave si dhe për pjesën tjetër të vendit, në rastet kur ndërtesat janë mbi gjashtë kate. Vendimi, i kritikuar si një shkelje tjetër e parimit të autonomisë vendore dhe një përqendrim tjetër pushteti në duart e kryeministrit, nuk është pasqyruar në statistikat e publikuara nga INSTAT.
Sipas INSTAT, “institucionet e tjera” nuk kanë raportuar të dhënat. Faqja në internet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit nuk ka publikuar të dhëna për leje ndërtimi të miratuara përveçse disa stacioneve të plazhit.
Mungesa e ankesave nga sektori i ndërtimit për lejet shumë më të pakta të dhëna në tremujorin e fundit duket se sugjeron se për momentin nuk ka ndonjë kërkesë të lartë për projekte të reja prej tyre, ndërkohë që shumë projekte të nisura vite më parë duket sikur nuk po ecin me shumë nxitim.
Ngërç ndërtimi?Sipërfaqet ndërtimore të autorizuara përmes lejeve të reja të bashkive për vitet 2021-2025.Sektori i ndërtimit ka lulëzuar gjatë viteve të fundit në mënyrë befasuese, me pallate të shumta të ndërtuara dhe me çmime të rritura me shpejtësi marramendëse në kushtet kur popullsia e vendit është pakësuar. Bumi i ndërtimit nisi fillimisht pas bllokimit trevjeçar të lejeve nga ana e qeverisë “Rama”, e cila pretendoi se bllokimi ishte i nevojshëm për të përgatitur plane të reja urbanistike, ndërsa u fuqizua nga shpenzimi i mbi 1 miliardë eurove të taksapaguesve vendës dhe të huaj në kuadër të procesit të rindërtimit të pas tërmetit të vitit 2019.
Pas vitit 2020, ndërtimi furnizoi një pjesë të konsiderueshme të rritjes ekonomike të vendit, ndërkohë që sektorët e tjerë si industria apo bujqësia pësuan rënie. Kombinimi i bumit të ndërtimit me rënien e popullsisë dhe rritjen e shpejtë të çmimeve krijoi dyshime se bumi po financohet nga para të pista të aktiviteteve kriminale të shtetasve shqiptarë në vende të tjera evropiane, kryesisht në trafikun e drogës.
Sipas të dhënave të INSTAT, lejet e ndërtimit të dhëna përgjatë periudhës 2021-2024, kërkojnë një investim në masën 408 miliardë lekë ose rreth 4 miliardë euro, përllogaritur kjo nga sasia e metrave katrorë të parashikuar për ndërtim dhe kostos së zakonshme të ndërtimit.
Sipas të dhënave të llogaritura nga Banka e Shqipërisë, çmimet e pronave janë rritur me rreth 140% në periudhën mes viteve 2019 dhe 2024.
Aktualisht tregu i ndërtimit është në ngërç për shkak të pritshmërive të shkaktuara që nga viti i kaluar nga një propozim i qeverisë për bonus fiskal për fitimet kapitale. Taksimi i zakonshëm në Shqipëri është në masën 15% për fitimet e realizuara nga shitja e një prone me çmim më të lartë nga sa e ke blerë, ndërsa për një periudhë nëntëmujore nga janari i vitit 2026, personat e interesuar për të shitur do të kenë mundësi të bëjnë një proces të njohur si “rivlerësimi” në bazë të së cilit do të mund të paguajnë 5%.
Ky proces është realizuar disa herë në të shkuarën me sukses për arkën e qeverisë, por procesi i ri pritet të mbetet për t’u parë për shkak se, krahas vendimit për ulje të përkohshme tatimi, qeveria ka marrë një vendim tjetër në bazë të së cilit, çmimet referencë minimale me të cilat mundet të shitet ligjërisht një pronë, janë rritur. Me fjalë të tjera, një qytetar që në të shkuarën ka kryer proces rivlerësimi me qëllim që të shmangë tatimin, nëse do ta shesë pronën do të duhet të bëjë një proces të ri rivlerësimi dhe të paguajë sërish nga e para./Reporter.al -

Përse nuk duhet të lini fatura në automjetin tuaj
Nuk janë të pakta rastet kur drejtuesit e makinave lënë çdo lloj fature në brendësi të automjetit.
Megjithëse kjo duket thjesht si një zakon që krijon rrëmujë, specialistët theksojnë se pasojat mund të jenë shumë më serioze.
“Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se brendësia e makinës mund të shndërrohet në një thesar informacioni personal. Çdo faturë tregon një histori, ku keni qenë, çfarë keni blerë dhe kur, pra të dhëna që mund të jenë shumë të vlefshme nëse bien në duar të gabuara”, shpjegon eksperti Kazimieras Urbonas.
Sipas tij, faturat e karburantit zbulojnë zakonet e udhëtimit dhe vendet e preferuara, faturat e blerjeve tregojnë gjendjen financiare dhe sjelljen konsumatore, ndërsa edhe një faturë nga një kafene mund të japë të dhëna mbi rutinën e përditshme. Nëse këto copëza informacioni mblidhen, hajdutët mund të krijojnë një profil të detajuar mbi një person dhe të shohin nëse është një objektiv i leverdishëm.
Veçanërisht të rrezikshme konsiderohen faturat e blerjeve të shtrenjta, të cilat mund t’u tregojnë kriminelëve se drejtuesi zotëron sende me vlerë apo ka të ardhura të larta.
Urbonas shton gjithashtu se, përtej rrezikut të privatësisë, grumbullimi i faturave në makina mund të shkaktojë edhe incidente të tjera.
“Në një hapësirë të kufizuar si makina, me prani të komponentëve elektrikë dhe burimeve të nxehtësisë si çakmakët apo karikuesit e telefonit, edhe një grumbull i vogël faturash mund të kthehet në rrezik zjarri”, thekson ai.
Eksperti këshillon që faturat të hiqen rregullisht nga automjeti, të fotografohen nëse duhen ruajtur dhe të shkatërrohen nëse mbajnë të dhëna të dukshme personale.
“Qëllimi nuk është të bëhemi paranojakë për çdo copë letre, por të jemi të kujdesshëm”, shton Urbonas.
-

Menduan se po kërkonte një thesar, zbulohet misteri i helikopterit me “unazë gjigante” në Turqi
Pamjet e një helikopteri duke fluturuar me një strukturë të madhe rrethore në zonën e Gümüşhane në Turqi, shkaktuan kuriozitet dhe thashetheme mes banorëve të zonës, të cilët dyshuan se bëhej fjalë për një “gjueti thesari”.
Mediat turke bëjnë të ditur se e vërteta doli të ishte krejt ndryshe, pasi helikopteri ishte pjesë e projektit “Studim Elektromagnetik Gjeofizik Ajror”, i organizuar nga Kërkimi Teknik i Mineraleve (MTA), me qëllim identifikimin nga ajri të potencialit mineral metalik të rajonit.
Helikopteri ishte i pajisur me sensorë gjeofizikë të avancuar, të aftë për të mbledhur të dhëna nga ajri. Këto të dhëna shërbejnë për krijimin e modeleve dy- dhe tridimensionale të nëntokës, që ndihmojnë në identifikimin e zonave me interes për burime minerale.
Teknologjia e përdorur u përshkrua si një lloj “rreze X ajrore”, që lejon zbulimin pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë në terren të depozitave minerale të fshehura.
Gjatë vitit 2025, në kuadër të këtij projekti në Turqi, pritet të kryhen 15,250 kilometra studime gjeofizike ajrore në disa rajone të vendit, përfshirë dhe Gümüşhane, që njihet për pasuritë e saj nëntokësore. -

Trepça në duar të Osmanlive/ Mehmedi nga Përshefca, evidentuesi i të hyrave të Trepçës
Mehmedi, djali i Hasanit nga Përshefca e kadillëkut të Kalkandeles (Tetovës), në vitin 1585 ishte evidentues kalhani* për të hyrat nga miniera e Trepçës dhe paguhej me mëditje prej 10 akçesh.Kështu thuhet në dokumentin e administratorit të nezaretit të Shkupit, dërguar Portës së Lartë.Në dokumentin që flet për mbledhjen gjashtëvjeçare të tatimeve nga minierat e Trepçës, jepen të dhëna për procedurën e mbledhjes së tatimeve, për kompetencat e kadive lokalë dhe të administratorëve të nezaretit të Shkupit.Në shekullin XVI gjejmë pak të dhëna për shfrytëzimin e minierave të Trepçës nga Perandoria Osmane.E dhëna e vitit 1585 është botuar në një punim të R. Murphyt, i cili flet për prodhimin e argjendit në Rumeli, rreth vitit 1600 (Shih: R. Murphy, “Silver Production in Rumelia According to an official Ottoman Report Circa 1600”, Südost – Forschungen, XXXIX, 1980).Dokumenti konsiderohet i rëndësishëm, sepse rrëzon stereotipat për rënien e xehetarisë në periudhën e Perandorisë Osmane (Shih: Srxhan Katiq, “Закуп рудника и хасова Трепче”, 1585, Miscellanea, XXXI, Beograd, 2010, f. 110).Në shekullin XVI në Trepçë si tatime mblidheshin 6144 kg argjend të pastër.Trepça (Tirebçe, Tirepça) është ndër minierat e para që ra në duart e Perandorisë Osmane dhe vlerësohej si ndër më të rëndësishmet.Trepça shënohej si emanet dhe mukat, kurse në vitin 1585 administrohej nga Kara Abdulhalimi. (Shih: Nenad Filipoviq, “Rudnici i kovnice novca krajem XIV i u prvoj polovini XVII veka”, Balcanica, XX, 1989, f.251-252)Shënime:*Kalhana (turq: kal, pers: hâne) – vend i pastrimi ku fitohej argjendi i pastër.**Nezareti i Shkupit gjatë kohë ishte institucioni me të hyrat më të mëdha shtetërore në Perandorinë Osmane. Ka pak të dhëna për strukturën organizative dhe kompetencat që kishte.cMehmedi nga Përshevca në një dokument të vitit 1585.Arkivi-Historia
