Debati për projektin “Smart City” ka kaluar kufijtë e transparencës financiare dhe procedurale, duke u shndërruar në një çështje të sigurisë strategjike. Sistemi i ri i monitorimit dixhital q po kërkon të aplikojë kryeministri Edi Rama me urgjencë, i cili do të mbledhë dhe përpunojë të dhëna nga kamerat, radarët dhe sensorët në gjithë territorin shqiptar, është kontraktuar drejtpërdrejt me kompaninë Presight AI nga Emiratet, një kompani që bën pjesë në grupin G42, i cili është akuzuar ndërkombëtarisht për lidhje teknologjike me entitete kineze. Në artikullin e mëparshëm gazeta “SOT” analizoi mënyrën se si qeveria shqiptare i dha kontratën pa tender, përmes një kuadri të veçantë ligjor që e përjashton Presight AI nga procedurat normale të prokurimit, si dhe fakti që memorandumi u nënshkrua në Abu Dhabi nga ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla. Po aq problematike është edhe klasifikimi “sekret” i marrëveshjes, i cili e ka lënë të paqartë se çfarë aksesesh teknike dhe juridike merr kompania e huaj mbi sistemin.
Alarmi i SHBA
Këtu qëndron burimi i shqetësimit të SHBA-ve. Pra te karakteri i kompanisë zbatuese dhe aftësia e saj për të pasur qasje teknike në një rrjet vëzhgimi që mbledh në kohë reale të dhëna mbi lëvizjet në rrugët dhe qytetet e vendit. Presight AI është pjesë e G42, e cila në të kaluarën ka bashkëpunuar me kompani kineze dhe është akuzuar për lidhje me inteligjencën kineze. SHBA kanë shprehur rezerva për teknologjitë ku përfshihen kompani të tilla, duke paralajmëruar për rrezikun e ekspozimit të sistemeve survejuese ndaj depërtimit të palëve të treta. Sistemi “Smart City” është projektuar të funksionojë përmes rrjeteve të kamerave dhe radarëve që identifikojnë targat, fytyrat dhe lëvizjet e automjeteve. Të gjitha këto të dhëna pritet të centralizohen në një platformë të vetme. Nëse qasja teknike, përditësimet e softuerit apo mirëmbajtja varen nga kontraktori i huaj, krijohet mundësia që informacioni i mbledhur të jetë i aksesueshëm jashtë Shqipërisë. Pikërisht ky skenar shihet nga SHBA si rrezik për sigurinë kombëtare dhe për operacionet e aleatëve. Shqipëria është vend ku lëvizin shpesh struktura ushtarake të NATO-s, ekipe të shërbimeve partnere dhe personel i institucioneve perëndimore. Në logjikën e Washingtonit, një sistem vëzhgimi që përpunon të dhëna mbi qarkullimin dhe aktivitetet në terren nuk mund të jetë i lidhur me kompani që konsiderohen potencialisht të ekspozuara ndaj ndikimit kinez, sidomos kur informacioni ka natyrë sensitive.
Rreziku
Edhe pse qeveria ka deklaruar që të dhënat do të jenë “nën kontroll të plotë të palës shqiptare”, shqetësimi i aleatëve lidhet me faktin se sistemet moderne të survejimit funksionojnë përmes cloud-it, përditësimeve të shpeshta dhe moduleve të zhvilluara nga kompania amë. Këto elemente krijojnë varësi teknologjike, dhe nëse ekziston një “derë e pasme”, ajo mund të përdoret për të sinkronizuar apo ekstraktuar të dhënat pa dijeninë e autoriteteve vendase. Në këtë kontekst, SHBA e konsideron projektin “Smart City” si një pikë potenciale të cenueshmërisë teknologjike për një vend të NATO-s. Rreziku nuk lidhet vetëm me përdorimin e teknologjisë, por me menaxhimin e informacionit dhe me origjinën e kompanisë që zotëron infrastrukturën. Ky është edhe motivi pse marrëdhëniet dypalëshe rrezikojnë të preken. Për SHBA, çdo vendim që vendos një aktor arabo-kinez në qendër të sistemit të vëzhgimit të një vendi aleat krijon pasiguri në vlerësimin e ekspozimit të personelit të saj në terren. Nëse operatori i sistemit ka lidhje të mëparshme me teknologji kineze, dyshimet shtohen edhe më shumë. Për pasojë, projekti “Smart City” nuk vlerësohet vetëm si investim teknologjik, por si një vendim që mund të ndikojë në besimin strategjik mes Shqipërisë dhe partnerëve perëndimorë. Për SHBA, çështja është e thjeshtë: një rrjet vëzhgimi që regjistron lëvizjet brenda territorit të NATO-s nuk duhet të jetë i kontrolluar apo i aksesueshëm, qoftë edhe teknikisht, nga kompani që lidhen me vende që konsiderohen jomiqësore.
Tag: dhëna
-

Skandali me “Smart City”, SHBA në alarm, projekti i Ramës për t’i dorëzuar arabo-kinezëve vëzhgimin mbi Shqipërinë…
-

Dani u ek*ekutua sapo zbriti në Rinas, Dervishi: Informacioni mund të ketë dalë nga TIMS
Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 20:45
Gazetari Ferdinand Dervishi ka anlizuar vrsasjen e Gilmando Danit, ku tha se janë disa të dhëna që ngrenë dyshime për lidhjet e rivalëve të Danit me elementë brenda policisë.
”Del si krahu i djathtë i Shullazit. Është dënuar me 12 vite burg dhe ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Duke e ditur që ky ishte një nga VIP-at e krimit, pse të tolerohet. Keni parasysh që vetë Shullazi është futur herët në burg. Ai ka mbi kurriz 55 vjet burg për të shlyer. Por këta kryeministra të krimit kanë vepruar edhe nga burgu. Pra grupet e tyre i kanë komanduar nga burgu. Dani dhe Faqedjeguri (edhe ai i vrarë) shërbenin për të çuar në fund porositë e Danit.Unë mendoj se ka lidhje me faktin që këta dikur ishin perandori krimi. Kontrollonin edhe portin e Durrësit. Para pak vitesh, një grup tjetër mori kontrollin. Pra u shemb një perandori dhe u ngrit një tjetër. Fushë-Kruja ka qenë universitet vrasësish me pagesë. Ne kemi parë nga përgjimet si njëri që kishte mbetur pa lekë kërkonte një vrasje. Pra po flasim për një atentat të mirëorganizuar. E kanë ditur mirë që po vinte. E kanë pritur. Në rrethrrotullim e kanë goditur.
Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot është që këta njerëz të krimit të organizuar, që janë me orë pune, të cilat janë mbushur tani për këta, por pse në makinë kemi një punonjës të një strukture që duhet të kontrollojë policinë, që duhet të parandalojë pikërisht kontaktet me botën e krimit.
Policia përherë e më e lidhur me krimin e organizuar. Ne kemi kryeepisodin e TIMS, një Muçi që u bë drejtor departamenti në Policinë e Shtetit. Ky mori një pjesë të madhe të TIMS. Bëhet para me TIMS. Vjen një kriminel që duhet të kalojë në Rinas, polici ta kalon. Këtë e kemi të vërtetuar. Ka pasur të dhëna nga hetimet që kjo punë është bërë. Nuk është çudi që dikush ka paguar që të lajmërohej sapo Dani të hynte në TIMS”.
-

“U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt, zbardhen bisedat
Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan të dhëna dhe për të tjerë koka të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilët bashkëpunuan me “të fortin” e Durrësit Plarent Dervishaj për të kaluar tonelata droge nga Amerika e Jugut.
“Shumë ngarkesa të fshehura në paleta druri janë sekuestruar nga policia në Mbretërinë e Belgjikës. Një ndër këto ngarkesa me 813 pako lëndë narkotike i përkiste edhe Ermir Ndreaj, i njohur si ‘Cinco’, ngarkesë që vinte nga Ekuadori.
“Në Shënjestër” publikoi dhe të dhëna nga dosja e SPAK ku provohet se ngarkesa me pllaka druri ardhur nga Ekuadori, që ka mbërritur më datë 29 prill në Portin e Anversës, ku pas skanimit u gjetën dy paleta me peshë totale 989 kg lëndë nartotike, i përkasin shtetasve Plaurent Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani.
Ndërkohë që ka dyshime se edhe një ngarkesë tjetër e fshehur në një paletë banane, që i përket periudhës kohore 20 Maj 2020-27 Maj 2020 i përket disa shtetasve shqiptarë që kanë kryer trafik lëndësh narkotikësh në sasi të konsiderueshme, për qëllim përfitimi financiar, të cilën e kanë importuar në mënyrë të paligjshme në territorin e vendeve të BE-së. -

Teknologjia e tualeteve inteligjente synon t’ju pajisë me të dhëna shëndetësore
Një valë e re teknologjie për tualetet inteligjente po arrin të mbledhë të dhëna që zakonisht përfundojnë në kanalizime, dhe synon të zbulojë informacionet shëndetësore që ato mbartin.Këtë javë, gazetarja e teknologjisë Nicole Nguyen shkruan për një kamera tualeti inteligjent, me çmim 599 dollarë, që ka për qëllim të analizojë atë që përfundon në tualet dhe të japë të dhëna për shëndetin e përdoruesit.Pajisja quhet Dekoda, dhe ka nisur shpërndarjen më 21 tetor. Ajo analizon diçka që orët inteligjente apo pajisjet e tjera që mbahen në trup nuk mund ta matin, pra urinën dhe jashtëqitjet.Pajisja vendoset në tualet dhe është prodhuar nga kompania Kohler Health. Ajo përmban sensorë të shumtë që analizojnë mbeturinat trupore për të kuptuar më mirë gjendjen e trupit. Pajisja mund të ndihmojë në vlerësimin e nivelit të hidratimit, duke u bazuar te ngjyra e urinës dhe dendësia ose forma e jashtëqitjes.Të dhënat dërgohen përmes Wi-Fi në serverat e sigurt të Kohler Health dhe mund të shikohen përmes një aplikacioni të dedikuar, i cili kërkon një abonim mujor prej 7 dollarësh.Në aplikacion, përdoruesi mund të marrë këshilla të thjeshta, si p.sh.:“Kujdesu për hidratimin. Mbush një gotë me ujë.” — një nga sugjerimet që ofron aplikacioni Dekoda.Dekoda është pajisja e parë e këtij lloji që ofrohet gjerësisht në tregun amerikan, por nuk do të mbetet e vetmja.Së shpejti pritet të dalë në treg edhe pajisja U-Scan nga kompania Withings, e cila mund të matë nivelet e vitaminave përmes urinës. Ndërkohë, kompania Toto ka nxjerrë që në gusht një tualet me skaner të integruar për analizimin e jashtëqitjeve.Megjithatë, edhe pse pajisje si Dekoda ofrojnë disa të dhëna bazike për shëndetin, disa ekspertë shprehen skeptikë për domosdoshmërinë e tyre, pasi të dhënat që ato mbledhin janë ende shumë të kufizuara dhe sipërfaqësore. / Wall Street Journal, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Skandal në Itali/ Tregtia e fshehtë me të dhëna shtetërore, zbulohet rrjeti i përgjimeve kibernetike që preku figura politike
Prokuroria e Milanos ka zbuluar një nga skandalet më të mëdha të përgjimeve kibernetike në Evropë, duke hedhur dritë mbi një rrjet të organizuar që dyshohet se kishte akses të paligjshëm në bazat kombëtare të të dhënave të Italisë, përfshirë sistemin policor SDI (Sistema di Indagine).
Sipas gazetës Politico, në qendër të hetimeve ndodhet kompania Equalize srl, e themeluar nga ish-karabinieri Carmine Gallo, e cila bashkëpunonte me agjencinë e komunikimit strategjik Mercury Advisors, e lidhur me biznesmenin Enrico Pazzali, ish-drejtues i qendrës së ekspozitave Fondazione Fiera Milano.
Hetimet tregojnë se Gallo dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Nunzio Samuele Calamucci ishin organizatorët e një “shërbimi privat informacioni”, që përmes lidhjeve në strukturat shtetërore siguronin kode hyrjeje në sisteme të mbyllura të sigurisë. Përmes këtyre hyrjeve, rrjeti dyshohet se ka shkarkuar qindra mijëra dosje me të dhëna ekonomike, tatimore dhe mjekësore të figurave publike, të cilat më pas shiteshin kompanive, lobistëve apo aktorëve politikë për qëllime ekonomike, shantazhi ose manipulimi politik.Në komunikime të sekuestruara nga prokuroria, Calamucci është dëgjuar të thotë se posedonte “një hard disk me 800 mijë skedarë SDI”. Hetuesit kanë sekuestruar serverë me të dhëna të ndjeshme nga zyrat e Equalize, ndërsa mes klientëve të dyshuar janë kompani marrëdhëniesh me publikun, këshilltarë financiarë dhe figura politike që kërkonin informacion të synuar për rivalë ose partnerë.
Skandali ka prekur edhe qarqe të larta të ekonomisë italiane. Emri i Enrico Pazzali përmendet për lidhje profesionale me përfaqësues të Equalize nëpërmjet Mercury Advisors, ndonëse ai mohon çdo përfshirje. Prokurorët po verifikojnë nëse kompania e tij është përdorur si mbulesë operative për aktivitetet e rrjetit.
Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë:
-krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale,
-hyrje të paligjshme në sisteme kompjuterike shtetërore,
-rrjedhje të dhënash të klasifikuara,
-tregtim informacioni dhe shantazh.
Prokuroria e Milanos ka kërkuar ndihmën e shërbimit italian të inteligjencës (AISI) për të zbuluar nëse të dhënat janë shpërndarë edhe jashtë vendit. Ministria e Brendshme italiane ndërkohë ka nisur një auditim sigurie në të gjitha bazat kombëtare të të dhënave, pasi dyshohet se shkeljet kanë ndodhur për më shumë se tre vjet.
Autoritetet italiane e kanë cilësuar rastin si “kërcënim ndaj demokracisë dhe besimit në institucionet publike”, ndërsa hetimet po zgjerojnë fushën për të zbuluar nëse rrjeti ka pasur lidhje edhe me struktura të tjera në nivel europian.
/vizionplus.tv -

Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj
Telefonat inteligjentë janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por disa aplikacione, ndonëse duken të dobishme, mund të kompromentojnë seriozisht privatësinë, financat dhe sigurinë tuaj fizike.
Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë publikuar një listë të aplikacioneve më të rrezikshme që duhet të fshihen menjëherë nga çdo pajisje.Sipas tyre, “Weather Now+” është një aplikacion moti që mbledh të dhënat e vendndodhjes çdo disa sekonda dhe i dërgon në servera të panjohur, shpesh të vendosur në vende të treta. Ky aplikacion, i cili shpesh gjendet i parainstaluar në disa pajisje Android, përmban edhe kod të fshehur për minierimin e kriptomonedhave, duke shkaktuar ngadalësim të pajisjes.
Një tjetër aplikacion i rrezikshëm është “XCall Recorder 2025”, që lejon regjistrimin e bisedave telefonike, por fshehurazi dërgon regjistrimet në servera të largët, duke rrezikuar privatësinë e përdoruesve dhe duke ekspozuar të dhëna të ndjeshme.
Edhe aplikacioni “Beauty360 Camera”, që premton përmirësim të selfieve me inteligjencë artificiale, kërkon qasje në kamerë, mikrofon dhe galerinë personale. Ekspertët paralajmërojnë se ai mund të përmbajë programe spiune që shpërndahen përmes rrjeteve të reklamave.
Në listë përfshihet edhe “Battery Saver Pro”, një aplikacion i rremë që, në vend që të optimizojë baterinë, injekton reklama, akseson mesazhet SMS dhe kontaktet, madje është përdorur për të dërguar mesazhe me pagesë pa dijeninë e përdoruesve.Ndërkohë, “TikTok Lite Clone” paraqitet si një version i shpejtë i aplikacionit të njohur, por është në fakt një program keqdashës që vjedh fjalëkalime dhe të dhëna nga aplikacione si WhatsApp dhe Instagram.
Ekspertët këshillojnë përdoruesit të instalojnë aplikacione vetëm nga burime të verifikuara si Play Store dhe App Store, të kontrollojnë rregullisht lejet e dhëna, të përdorin aplikacione antivirus dhe të fshijnë çdo aplikacion të panjohur apo të dyshimtë nga pajisja e tyre. -

‘Bixhoz, drogë dhe plaku në SHIK!’ Bisedat, që ‘fundosën’ ish drejtorin e SHISH
Investigimi ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit zbuloi se si një ish funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, në mënyrë të jashtëligjshme.
Mësohet se në një USB, ish drejtori i SHISH Aleksandër Shulla kishte kopjuar të dhëna mbi automjetet, dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008.
Kjo USB, u zbulua gjatë kontrollit për lojërat e fatit të të birit, ku përmbante edhe të dhëna të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.
Në dosjen që ka në dorë prokuroria, janë zbardhur edhe bisedat e djalit të drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i cili në një komunikim me një person tjetër për lojërat e fatit, thotë “Ka lëvizje nga bixhozi”, “për bizhozi shqiptarët”-ia kthen personi tjetër, ndërsa Shulla i thotë “bixhoz dhe drogë”.
Në një bisedë tjetër, Paneli Shulla thotë “punon plaku në SHIK, është drejtor jo në terren”-referuar të atit të tij.
Bashkëbiseduesi i thotë, prandaj mban lokal me lojëra fati ti, dhe Paneli Shulla ia kthen “Po pse ça e di ti duhet një çik korrupsion brenda familjes”.
Aleksandër Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin./TopChanel
-

Ekskluzive/ Zbulohen bisedat, si e ‘fundosën’ ish drejtorin e SHISH lojërat e fatit të të birit
Investigimi ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit zbuloi se si një ish funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, në mënyrë të jashtëligjshme.
Nga detajet e siguruara ekskluzivisht nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, mësohet se në një USB, ish drejtori i SHISH Aleksandër Shulla kishte kopjuar të dhëna mbi automjetet, dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008.
Kjo USB, u zbulua gjatë kontrollit për lojërat e fatit të të birit, ku përmbante edhe të dhëna të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.
Në dosjen që ka në dorë prokuroria, janë zbardhur edhe bisedat e djalit të drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i cili në një komunikim me një person tjetër për lojërat e fatit, thotë “Ka lëvizje nga bixhozi”, “për bizhozi shqiptarët”-ia kthen personi tjetër, ndërsa Shulla i thotë “bixhoz dhe drogë”.
Në një bisedë tjetër, Paneli Shulla thotë “punon plaku në SHIK, është drejtor jo në terren”-referuar të atit të tij.
Bashkëbiseduesi i thotë, prandaj mban lokal me lojëra fati ti, dhe Paneli Shulla ia kthen “Po pse ça e di ti duhet një çik korrupsion brenda familjes”.
Aleksandër Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.Top Channel
-

Lojërat e fatit të të birit fundosën ish-drejtorin e SHISH. Bisedat: Punon plaku në SHIK
Investigimi ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit zbuloi si një ish funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, në mënyrë të jashtëligjshme. Në një USB, ish drejtori i SHISH Aleksandër Shulla kishte kopjuar të dhëna mbi automjetet, dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008. Kjo USB u zbulua gjatë kontrollit për lojërat e fatit të të birit, ku përmbante edhe të dhëna të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.
ë dosjen që ka në dorë prokuroria, janë zbardhur edhe bisedat e djalit të drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i cili në një komunikim me një person tjetër për lojërat e fatit, thotë “Ka lëvizje nga bixhozi”, “për bizhozi shqiptarët”-ia kthen personi tjetër, ndërsa Shulla i thotë “bixhoz dhe drogë”. Në një bisedë tjetër, Paneli Shulla thotë “punon plaku në SHIK, është drejtor jo në terren”-referuar të atit të tij.Bashkëbiseduesi i thotë, prandaj mban lokal me lojëra fati ti, dhe Paneli Shulla ia kthen “Po pse ça e di ti duhet një çik korrupsion brenda familjes”. Aleksandër Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. /TCH/
-

“Për bixhoz shqiptarët….” – Përgjimet që fundosën ish-kreun e SHISH dhe të birin: E kam plakun drejtor, jo në terren
Investigimi ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit zbuloi se si një ish funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, në mënyrë të jashtëligjshme. Nga detajet e siguruara ekskluzivisht nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, mësohet se në një USB, ish drejtori i SHISH Aleksandër Shulla kishte kopjuar të dhëna mbi automjetet, dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008.
Kjo USB, u zbulua gjatë kontrollit për lojërat e fatit të të birit, ku përmbante edhe të dhëna të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.
Në dosjen që ka në dorë prokuroria, janë zbardhur edhe bisedat e djalit të drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i cili në një komunikim me një person tjetër për lojërat e fatit, thotë “Ka lëvizje nga bixhozi”, “për bizhozi shqiptarët”-ia kthen personi tjetër, ndërsa Shulla i thotë “bixhoz dhe drogë”.
Në një bisedë tjetër, Paneli Shulla thotë “punon plaku në SHIK, është drejtor jo në terren”-referuar të atit të tij.
Bashkëbiseduesi i thotë, prandaj mban lokal me lojëra fati ti, dhe Paneli Shulla ia kthen “Po pse ça e di ti duhet një çik korrupsion brenda familjes”.
Aleksandër Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.