Ndjesia e shtrëngimit në gjoks është një shenjë klasike, por një sulm në zemër mund të vijë pa dhembje kraharori, sidomos te gratë.
Kërkoni kujdes mjekësor nëse përjetoni një nga simptomat e mëposhtme:
1 – Marramendje
Shumica e sulmeve në zemër nuk shkaktojnë humbjen e papritur të vetëdijes, por ato mund të pakësojnë ose të ndërpresin rrjedhjen e gjakut që çon oksigjen në zemër dhe në tru, gjë që mund t’ju bëjë të përjetoni paqartësi.Ndjesia e shtrëngimit në gjoks është një shenjë klasike, por një sulm në zemër mund të vijë pa dhembje kraharori, sidomos te gratë.2 – Dhembje në pjesën e sipërme të trupit
Zemra jonë nuk ka shumë mbaresa nervore, kështu që ndonjëherë ndan një rrugë me nervat e pjesëve të tjera të trupit, duke shkaktuar dhembje që ndihen në shpinë, shpatulla, krahë, qafë ose nofull.
3 – Lodhje e pajustifikuar
Ndjenja e lodhjes pas një nate pa gjumë ose një dite stresuese është normale, por më shumë se gjysma e grave ndihen të lodhura ose kanë dobësi trupore për më shumë se një muaj përpara se të pësojnë një atak në zemër.
4 – Djersitje
Me përjashtim të rasteve kur jeni duke kaluar menopauzën ose keni kryer aktivitet fizik, djersët e ftohta mund të sinjalizojnë një sulm në zemër.
5 – Të përziera
Një sulm në zemër mund të shkaktojë të përziera, një situatë e cila ndodh më shpesh te femrat sesa te meshkujt (shumë prej tyre gjithashtu ndihen sikur po preken nga gripi para një sulmi në zemër). Nëse keni të përziera të papritura dhe konstante që nuk vijnë nga ushqimi i konsumuar, duhet të shkoni te mjeku.
6 – Frymëmarrje e shpeshtë
Nëse ushtrimet fizike të një ngarkese normale ju duken të papërballueshme, duhet të bëni një vizitë me mjekun. Nëse papritur frymëmarrja ju vështirësohet sikur të ishit duke ngjitur shkallët dhe nuk mund të qetësoheni duhet t’i telefononi urgjencës.
Tag: dhembje
-

Këto janë shenjat e para që jep trupi para atakut kardiak
-

Letra e Lasgushit për Shqipen: Të dua me gëzim e dhembje, me shpresë dhe frikë
Im atë për mamin tim.
Letra e Lasgushit për Shqipen
Zonjushës Shqipe Lasgush Poradeci,
Rruga “Ismail Qemali” nr. 26,
Durrës.
Tiranë, më 12 të marsit 1940.
Shqipe e ëmbla ime fort, U mendova kësaj here se më s’ duhet të të shkruaj, thashë le të le të qetë pak së paku për një javë. Thashë të të le unë ty, po mua vetë – nuk më lë mua zemra për ty, s’më le të mos të të shkruaj pra për mua, jo për ty. Ç’të të them?
Ja! Atë që kam dashur kaq herë, që s’kam mundur, që s’kam gjetur rast të ta them asnjëherë! Është e madhe shumë, e lartë mbesoj dhe e rëndë shumë, e rëndë për t’u thënë shumë për mua ajo që dua të të them. Ajo quhet “si” të dua. “Si” të dua unë ty Shqipe, shpirti dhe jeta dhe e vërteta ime?
Shqipkë ëngjëlli im, ëmbëlsia e kësaj jetës s’ime. “Si” të dua? Të dua me gëzim e dhembje, me shpresë dhe frikë.
Me gëzim dhe shpresë dhe shpirtin e mbushur se je dhe do të jesh, sepse do të mbetesh, sepse ke karakterin, fuqinë e karakterit, granitin e karakterit që të mbetesh, – po në gjithë atë kohë të dua dhe me dhembje dhe me frikë e me zemrën e zbrasur fund – e – krejt, të bërë pa brendësirë të brendshme, pa thelb dhe qëndër pa pikë mbështjetje, pa një themel qëndror ku të mbështetem, prej të cilit të mbahem, të qëndroj, të jem i sigurt, i siguruar si një – e – një – bëjnë dy për ty, për dashurinë t’ënde të tanishme, që të jetë dhe e pastajmja e imja, të mos jetë (ah) e tjetërkujt.
Si të jetë e tjetërkujt? Atëherë ç’bëhem unë? Përse rrojta duke punuar dhe punova dhe shpresova dhe gjeta – e gjeta vashën t’ime të ëndëruar shqiptare?
Përse e gjeta? Që t’a humbas? Që të humb dhe më dhe të tretet lumturija ime që kam me Shqipen t’ime?
Të shkatërrohet përgjithnjë gjithësija e idealeve të mija të kësaj jete të shtrenjtë për lumturinë që m’u fal me dashurinë e pëllumbeshës s’ime së bardhë shqiptare, po të llaftarosur për mjerimin që më duket sikur e shoh se mund të më vijë” njëherë”, sikur e shoh nga frika mbase që të dua kaq shumë, kaq shumë, kaq shumë?
(Oh zot, mos arthtë kurrë, ay do mos vijë, nuk vjen, s’është e mundur, jo, të vijë ndonjë herë-e le më të vijë ay ashtu pa lejen t’ime?! )
T’i thashë këto Shqipkë dhe më ndje që t’i thashë po ashtu jam unë, unë Lasgushi yt, t’i them sepse nuk dua të jetë siç më zë frika nga ndonjëherë, kur t’i them më duket sikur “do mos jetë” sikur u sigurova kundër mjerimit, sikur e fitova lumturinë për vete.
Me drithmë të puth e të shtrëngon e copton fare nga dashurija Lasgushi yt.
(Marrë nga profili i Facebook-ut të Marie Lasgush Poradeci)
ObserverKult
Luljeta Lleshanaku
Lexo edhe:
LULJETA LLESHANAKU: ERDHA, PASHË, SHKOVA…
I përkulur në një kënd të bukur 45 gradë,sy të ngulur në filmat me karton dhe hije mbi zverk,mund të mendosh se ke të bësh me një statujë parku,por jo, është im atë,i cilisapo e zgjodhishprehjen me të cilën unë do ta mbaj mend.Me të është e lehtë; askush nuk pret ndonjë gjë prej tij,i rrethuar me harresë dhe falje.Madje mund të vazhdojë të rrijë pa lëvizuredhe për një milion vjet të tjerë,si një fosile brenda në qelibar.
E cili ishte profil i gjyshërve të mi?Krejt aksidental. Ata pozuan për njëzet minutapara një aparati të vjetër fotografik Daguerre,i cili shkrepi tinëzisht, në momentin e gabuar,kur kripa i nxori në sipërfaqen e një deti të vdekur.
Xhon Koltrein kurr nuk sheh drejt teje. Vështirët’i fiksosh një gjest a një emocion. Ai thjesht luan jazz.Mat kohët me shputë. Vigjilent,për të ndërhyrë me melankolinë e tij në momentin e duhur,si me një xhaketë për një grua nudo.Van Gogu i skiconte portretet e tij nga prapadhe disa prej tyre i quajti “jetimë”. Apo qe ai që u skicuaprej shpinave, si një fotograf i çastit,që të ngec një kopje akoma të qullët të vetes në dorë?
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

“Humba të shtrenjtën, zemërbardhën, Editën time!“/ Rexhep Qosja rrëfen dhimbjen për ndarjen nga jeta të së bijës
Vajza e akdemikut Rexhep Qosja, Edita Qosja-Rexhepi, ka ndërruar jetë më 28 Korrik! Ditën e sotme, shkrimtari ka shkruar disa rreshta për të gjithë ata që i janë gjendur afër familjes së tij në këto ditë të vështira, ata të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta, e që nuk kanë qenë të paktë në numër.
Qosja shprehet zemërthyer për ndarjen të parakohshme nga jeta të Editës, vajzës së tij, e cila prej kohësh ishte në luftë me të pashërueshmen.
“Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore”, shkruan profesori në postimin e tij.
Mesazhi:
Edita, nënë e tre fëmijëve, do të mbetet përjetë në mendjen dhe zemrën e familjarëve, miqve e të afërmve.
Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën, të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.
Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës, kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush.
Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme.
Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e mediave.
Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!
Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore.
Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje -

Ç’dhembje qenka të dashurosh ty
Poezi nga Fatos Arapi
Ç’dhembje qenka të dashurosh ty.Dashuritë e tjera lindin vetëm një herë,vdesin vetëm një herë.Pastaj prehje, qetësi, harrim.Ti – dhe lindje eterne,dhe vdekje eterne e dashurisë.Ç’dhembje qenka të dashurosh ty./KultPlus.com