Tag: dhëmb

  • Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, reagon aktori dhe miku i tij Petrit Malaj: Sot zemra më dhemb më shumë se fjalët që mund të shkruaj

    Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, reagon aktori dhe miku i tij Petrit Malaj: Sot zemra më dhemb më shumë se fjalët që mund të shkruaj

    Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme regjisori i mirënjohur Piro Milkani!

    Pas lajmin të trishtë ka reaguar aktori i njohur Petrit Malaj.
    “I dashur Piro,
    Sot zemra më dhemb më shumë se fjalët që mund të shkruaj. Ti ishe ai që, me një buzëqeshje të qetë dhe një besim të palëkundur, hape derën e kinemasë për mua dhe më le të provoja hapin tim të parë si aktor. Nën dritat e setit, ti përcillje qetësi, mirësi dhe një pasion që ngjyroste çdo kornizë filmi.
    Më mësove se arti nuk është thjesht profesion, por mënyrë e të jetuarit me shpirt të hapur. Me kujdesin që tregoje për çdo detaj, me respektin që u jepje të gjithëve dhe me delikatesën me të cilën drejtoje, bëre që të ndihesha i vlefshëm, i përfshirë, i parë.
    Kam ende në vesh zërin tënd që më thoshte: “Beso, pastaj luaj.” Qyteti ynë i vogël kinematografik mbetet më i varfër pa ty, por kujtimet dhe mësimet e tua do të më shoqërojnë gjithë jetën. Faleminderit që besove tek unë, që më dhe zemrën tënde artistike, që më tregove si të jem njeri para se të jem aktor.
    U prehsh në paqe, miku im dhe udhërrëfyesi im. Për mua do të mbetesh gjithmonë dritë në ekranin e kujtimeve.
    Me përqafim nga shpirti,
    Petriti”, shkruan ai.
     

    Top Channel

  • Nga përmbysja te zhgënjimi “in extremis”, Interi hedh gjithçka poshtë. Tani titulli është një iluzion

    Nga përmbysja te zhgënjimi “in extremis”, Interi hedh gjithçka poshtë. Tani titulli është një iluzion

    Kështu dhemb vërtet! E vërteta është se nuk ka përfunduar ende gara e titullit në Serie A, distanca me Napolin mbetet e pandryshuar, por… dhemb, dhemb shumë, sepse në luhatjen e pabesueshme të javës së parafundit, Interi ishte përpara Napolit deri në minutën e 90-të.
    Goli i barazimit nga Pedro heshti “San Siron” dhe bëri të pavlefshme lajmet e shkëlqyera që vinin njëkohësisht nga Parma, ku skuadra e Contes ishte ndalur në barazim. 90 minuta nga fundi, Napoli mbetet një pikë përpara dhe ka mundësinë për ta mbyllur gjithçka në shtëpi ndaj Cagliarit, ndërsa Interi do të luajë në fushën e Comos.
    Sigurisht, Interi nuk zhvilloi një ndeshje të madhe, por bëri të vetën, duke u mbështetur më shumë te forca nervore sesa teknika. Edhe pasi u “kap mat” për herë të parë nga Lazio, arriti të reagojë dhe të kalojë sërish në avantazh.
    Epërsi që duhej mbrojtur me “thonj e dhëmbë”, por që u zhduk nga faulli (prekja me dorë) i Bisseck, i njëjti lojtar që në fund të pjesës së parë kishte shpërthyer gëzimin në stadium. Futbolli jep dhe futbolli merr, por këtë herë balanca anon qartësisht nga ana negative.
    Lazio bëri lojën e vet, pa frikë, në kërkim të pikëve që do ta mbanin ende në lojë për zonën Champions. Në fund, barazimi nuk kënaqi asnjërën skuadër, por sigurisht lëndon shumë më tepër Interin, që po e prekte ëndrrën e titullit dhe pa gjithçka të avullohej në mënyrën më të pabesueshme.
    Tani gjithçka do të vendoset në 90 minutat e fundit, asgjë nuk është përfundimisht e humbur, por shumëçka është komprometuar. Edhe një herë tjetër, Interi i gjunjëzuar nga goditjet e bardhekaltërve, mbeti me shijen shumë të hidhur të zhgënjimit.
    Tani, Inzaghi duhet të tregojë force; të riprogramojë gjithçka, ta ringrejë moralisht skuadrën, sepse është ende një Champions për t’u siguruar. Pra, nuk ka kohë për t’u qarë.

  • Janë një hap larg trofeut, Markinjos kujton plagët e vjetra: E kam humbur një finale, e di se sa shumë të dhemb

    Janë një hap larg trofeut, Markinjos kujton plagët e vjetra: E kam humbur një finale, e di se sa shumë të dhemb

    PSG-ja do të jetë finalistja e dytë e Ligës së Kampionëve. Më 30 maj, parisienët do të përballen me Interin në Mynih për të synuar trofeun që e kërkojnë me ngul prej disa vitesh. Markinjosi ka deklaruar për “Canal +” se e di se sa të dhemb një finale e humbur, pasi e ka përjetuar këtë ndjesi me fanellën e PSG-së. Mbrojtësi brazilian është shprehur se do të përpiqet që këtë përvojë të hidhur të tijën t’ua përcjellë edhe shokëve të tjerë të skuadrës
    “Unë e kam humbur një finale. E di se sa shumë të dhemb. Do të përpiqem që t’ja përcjell atë ndjesi dhe përvojë shokëve të mi të skuadrës. Asgjë nuk ndryshon, do të punojmë në të njëjtën mënyrë për të arritur në Mynih me besim”, ka thënë Markinjosi./Sport Ekspres/

  • “Bufi në hije, bretkosat në diell”, Rama thumbon opozitën: Më akuzojnë për bullizim se i dhemb e vërteta e satirës sime

    “Bufi në hije, bretkosat në diell”, Rama thumbon opozitën: Më akuzojnë për bullizim se i dhemb e vërteta e satirës sime

    Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët në Lezhë, ku vijoi tonet e ashpra ndaj opozitës dhe veçanërisht Partisë Demokratike.
    Duke mos kursyer ironinë dhe satirën, Rama e cilësoi sërish PD-në si një “kënetë”, ndërsa liderin e saj, Sali Berisha, e quajti “bufin e kënetës”.
    “Unë nuk i bullizoj, satira dhe karikatura janë format më të larta të kritikës. Satira është e dhimbshme. Nuk e ka fajin ai që bën satirën, pyet veten pse të dhemb”, deklaroi kreu i qeverisë, duke iu referuar reagimeve nga opozita.
     

     
    Ai vijoi me analogjinë duke thënë: “E fusin bufin në hije tani dhe të tjerët rrinë në diell. Siç mblidhen bretkosat gërr-gërr në kënetë, ashtu dhe ata.”

    Rama theksoi se vota e 11 majit do të jetë një mundësi për të forcuar vijimësinë e projekteve të zhvillimit dhe për të shmangur, sipas tij, rikthimin në “batakun e së kaluarës”.

  • “O anku doktori”, Rama ironizon Bashën: Akoma i thua Doktori, të shkluli si dhëmb qumështi

    “O anku doktori”, Rama ironizon Bashën: Akoma i thua Doktori, të shkluli si dhëmb qumështi

    Vijojnë batutat në disatancë mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës. Pas videos së këtij të fundit ku i kujtonte Ramës se edhe Sali Berisha po e sulmon, ka ardhur reagimi i kryeministrit.
    Në videon e radhës Rama me ironi shprehet se Basha akoma i thërret Doktori Sali berishës, i cili siaps tij nuk nguroi ta shkulte si dhëmballë nga PD.
    Pjesë nga dialogu mes tyre:

    Basha: O Rameee…!
    Rama: O Lul, po ku je o vlla, ku je?! Se ka dalë në modë kjo thirrja ‘O Rameeee…!’, e kush nuk më thërret, kështu që nuk ia kthej kokën, nuk ia var! Ku je më vlla?!
    Basha: Ça bëhet me Ramë?
    Rama: Ça të bëhet, i shqetësum jam, shumë i shqetësum jam, për ty, kuptohet, se për vete e di që po e ndave mendjen, përfund edhe këtë herë. Po si do bëhet, se u ngrejte lart kur u zgjove, më vure para, por ke ra. Ke ra prapë! Por të tremb, të tremb ai dreq bufi më duket. S’je ai Lul tsunami i dukurshëm, nuk je, nuk e ke atë, s’e di ça ka ndodh me ty!
    Basha: Ka dalë doktori me u anku, sepse të sulmoj unë ty. A e ndëgjove ça thotë?
    Rama: A e shef, a e shef, rri e dëgjon bufin! Ala i thuaj doktori, po ça doktori me Lul?! Të shkuli si me qenë dhëmb qumështi, pa anestezi, me qysqi, doktori, doktori! Cili doktor mo?!