Sot, çdo dashuri e reMë zë mbi një të vjetërndaj këtë strofë e këndoj për tyRefrenin e kam për një tjetër Ndoshta, unë dashuroj më shumëmë shumë se ç’dashuron vetë zemraNdoshta nuk kam zemër fareDhe kam frikë se kjo është e vërteta Edhe buza përmbi buzëPo prek skanimet e gjithë puthjeve të vjetraMos kërko të dish më shumë e dashurSe pa fund do jenë dilemat Kot shpërthen në lot dhe në psherëtimaGjyshja më pat thënë dikurSe në çdo dashuri ndikon dhe klima Sot, çdo çmenduri e remë zë mbi një të vjetërPër dreq pse jam krijuar kështuSederli që rri në breshër Vazhdoj të eci dhe kur fle gjumëVazhdoj të eci nëpër ëndrraNë mëngjes nuk më dhembin këmbëtPor e vetmja që më dhemb është zemra…
*Titulli i origjinalit: “Për dreq”
ObserverKult
Lexo edhe:
ANDI BEJTJA: KAM NJË JETË TË TËRË QË KËRKOJ T’I GJEJ ATA SY…
Nga Andi Bejtja
Nuk e mbaj në mend se në çfarë qyteti isha dhe për ku po shkoja. Di vetëm që po prisja të vinte treni me numër 23 dhe duhej të hapja sytë për të hipur vetëm në trenin me këtë numër, pasi çdo tren me numër tjetër nuk më çonte atje për ku isha nisur. Isha ulur në një nga stolat e stacionit të metrosë, duke lexuar një libër që gjithashtu nuk e mbaj mend se kush e kishte shkruar dhe për çfarë bënte fjalë. Kur dëgjova zhurmën e rrotave të trenit që po afrohej në peron, e mbylla librin, u çova në këmbë dhe u mundova të dalloj numrin.Ishte numri 37. Duhej të prisja trenin tjetër. U ula sërish në stol dhe hapa librin. Treni ndaloi.Në një pjesë të shikimit tim filluan të hynin siluetat e njerëzve që zbrisnin dhe njerëzvë që po prisnin të hipnin. Isha gjysmë i përqendruar te libri dhe instinktivisht gjysmë i përqendruar te kjo panoramë më se e rëndomtë e stacioneve të metrosë. Ndërkohë, pa dashje, thitha shikimet e njerëzve që ndodheshin në tren.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult









