Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se PD do të nisë protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.Berisha theksoi se përgjegjësia kryesore për skandalet e tenderave, përfshirë edhe aferën e tunelit të Llogarasë, bie mbi Edi Ramën dhe jo mbi ministren Belinda Balluku.
“Ne jemi ata që do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve.U garantoj unë ju se po të mos jenë ato protesta udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në çdo lloj moti, Erion Veliaj do ishte në zyrë sot.Dhe ne, të jemi realistë, të gjithë e dinim se Erion Veliaj nuk ishte Edi Rama, ama në ligësira, në qoftë se kishte vëlla siamez me Edi Ramën dhe të papërsëritshëm, ishte Erion Veliaj.
Kështu që ai mund dhe ajo djersë, ai guxim dhe ajo sakrificë, ka qenë, në vlerësimin tim, ndër më eficentet dhe më të rëndësishmet që ka bërë PD. Ai përbënte një rrezik madhor për vendin me karakterin e tij, në çdo aspekt.
Me të ne shpëtuam vendin nga njëra gjysmë e zezë e Edi Ramës. Gjysma tjetër është edhe më e zezë. Por kësaj here ne nuk bëjmë atë analizë si përpara. Jo. Kësaj here kemi djallin për brirësh.
Kësaj here do kapim Edi Ramën. Jo, nuk e pranojmë ne se Lubia qenka fajtori kryesor për tunelin. Jo, nuk është fajtori kryesor.
Fajtori kryesor është Edi Rama, pastaj vjen Lubia.Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë që në mënyrë absolute do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë. Në qoftë se demokratët nuk shkojnë tek Sulltani të përballen me të, nuk kanë asnjë kredibilitet, asnjë të drejtë morale të shkojnë tek zgjedhësit.
Jo. Pra, kjo është afera ku mbreti ka dalë lakuriq. Ai e ka bërë atë. Sikundër ai ka bërë aeroportin e Vlorës. Njëlloj. Kurse kjo, duke zbatuar porositë e tij, sepse në aeroportin e Vlorës vidhet në mënyrë të majme.
Ku mund ta bënte ministrja aeroportin në atë mënyrë që të vidheshin shqiptarët 140 milionë euro për bileta të munguara? Po kishte gjetur Edi Ramën skemën për të vjedhur dhe e nxori që aeroporti i Vlorës është më i madhi i Ballkanit. Vjedhja më e Ballkanit është kjo. Edhe aty do kthehemi.Se këto që janë, këtu nuk mund të thotë Edi Rama se më hanë dardha, më hanë kumbulla.I ha vetë dardhat, i ha vetë kumbullat dhe bishtat i hedh mbrapa se çfarë mbetet për të tjerët.”, tha Berisha.
Tag: dhëmb
-

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Ne jemi ata që do përballemi dhëmb për dhëmb me Ramën
-

“Do të përballemi ‘dhëmb për dhëmb’ me Ramën”/ Berisha: Lubia s’është kokë turku, këtej thotë “pallosh i gjatë”…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku nuk është “kokë turk” në aferën e tunelit të Llogarasë, por shtoi se është “gjer tek veshët përgjegjëse”.
Berisha theksoi se “këtej thotë është ‘pallosh i gjatë’, këtej i firmos 50 milionshet, kuptojeni vetë se çfarë janë, një llum”. Kryedemokrati shtoi se do të përballen dhëmb për dhëmb me Edi Ramën, duke theksuar se koha është e guximtarëve.
Sali Berisha: Njerëzit e politikës që duan të mbajnë të vërtetat s’mund të pranojnë kurrë Lubinë për të parë në këtë aferë, nuk është kokë turku, por gjer tek veshët përgjegjëse për aferën.
Këtej thotë është “pallosh i gjatë”, këtej i firmos 50 milionshet, kuptojeni vetë se çfarë janë, një llum. Por ne s’mund ta pranojmë këtë, por do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve. -

Tifozët kuqezi festë! Mediat serbe: Humbje që vërtetë dhemb. Shqipëria na shoi ëndrrat për Botërorin!
Zemrat e tifozëve shqiptarë janë ngritur sot në peshë, ndërsa festojnë arritjen e kombëtares shqiptare, e cila mundi në një përballje Serbinë, me rezultatin 0-1. E ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ndërsa mediat serbe e kanë përshkruar këtë ngjaje, si humbjen më të madhe në histori disfatën përballë skuadrës sonë kombëtare në Silvinjos në Leskovac.
“Serbia pëson një nga humbjet më të rënda në histori: Piksi, ka ardhur koha! Shqipëria festoi në Leskovac dhe i eliminoi “Shqiponjat” nga Botërori.”, shkruan Kurir.Ndërkohë, Blic shkruan; “Tragjedi dhe fundi i “idesë” së Piksit: Shqipëria në Leskovac i shoi Serbisë ëndrrat për Botërorin!”. Sakaq, B92 shkruan se kjo humbje dhemb vërtetë. “Humbje që dhemb vërtetë: Shqipëria në Leskovac e largoi Serbinë nga Botërori.”, thuhet në artikull.
© BalkanWeb
-

Pse ndarja ‘dhemb’ fizikisht? Çfarë ndodh në trup kur humbasim dikë që duam
Kur prishet një lidhje e rëndësishme, truri e lexon situatën si kërcënim dhe aktivizon të njëjtat zona që ndezin sinjalet e dhimbjes fizike. Kjo mbivendosje bën që “zemra e thyer” të ndihet realisht si shtrëngim në gjoks, marramendje apo dhembje muskujsh.
Në ditët e para pas ndarjes bie fort prodhimi i dopaminës dhe oksitocinës kimikatet që lidhen me lidhjen, kënaqësinë dhe qetësinë ndërsa ngrihet kortizoli, hormoni i stresit.
Ky çekuilibër rrit rrahjet e zemrës, tensionin muskulor dhe ndjeshmërinë ndaj dhimbjes; prish gjumin, ul oreksin tek disa dhe e shton tek të tjerë. Trupi përjeton një lloj “abstinence” sepse marrëdhënia ka funksionuar si burim i përditshëm shpërblimi nervor.
-

Tragjedia në familjen e Gjestit, Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm
Showbiz E Premte, 26 Shtator 2025 18:42
Pas tragjedisë që ka goditur familjen e Gjestit, me ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tij, ka reaguar dhe ish-partnerja e artistit, Egli Tako. ”Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja. Më dhemb zemra. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe”, shkruan artistja. Gjesti dhe Egli krijuan një lidhje në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 4, e cila u përfol shumë edhe pas përfundimit të programit. -

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra! Të voglit tuaj…
Pas tragjedisë që ka goditur familjen e Gjestit, me ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tij, ka reaguar dhe ish-partnerja e artistit, Egli Tako.
“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta.Doja shume te mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja…
Më dhemb zemra..
Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi!
Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”, shkruan artistja. -

‘Sy për sy, dhëmb për dhëmb’! Rrëfimet tronditëse të skuadrave të vdekjes së Dutertes
Kur përfundonin operacionet, skuadrat e vdekjes të policisë shpesh mblidheshin nëpër baret e Manilës. Jo vetëm për të “shfryrë” pas netëve të gjata të gjakut, por edhe për arsye supersticioni: kishin frikë se shpirtrat e viktimave do t’i ndiqnin në shtëpi.
“Imagjino, vrava 47 njerëz dhe pastaj thjesht të flej? Jo, duhej të pija, të pija vetëm që të më zinte gjumi,” rrëfen një prej tyre. “Ne jemi filipinas… nëse shkon në shtëpi pas vrasjeve, shpirti mund të të ndjekë.”
Organizatat e të drejtave të njeriut besojnë se deri në 30 mijë përdorues dhe tregtarë të dyshuar droge u ekzekutuan gjatë asaj që u quajt “lufta kundër drogës”, e nisur menjëherë pasi Rodrigo Duterte erdhi në pushtet në vitin 2016. Shumë prej këtyre vrasjeve dyshohet se u kryen nga skuadrat e fshehta të policisë.
Tetë vite më vonë, Duterte ndodhet në paraburgim në Hagë, i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për krime kundër njerëzimit. Por ndërkohë në Manila, disa prej oficerëve të përfshirë thonë se netët pa gjumë dhe të mbushura me alkool kanë marrë fund.
Rrëfimet e ekzekutorëve
Media prestigjioze The Guardian intervistoi katër oficerë të Policisë Kombëtare të Filipineve, tre ish-anëtarë të skuadrave të vdekjes dhe një hetues të vrasjeve, të cilët pretendojnë se ekipet e tyre vranë rreth 400 persona, mes tyre edhe viktima të “hakmarrjeve” personale.
Shumica prej tyre nuk shfaqin pendesë. “Njerëzit e këqij meritojnë të vdesin,” thonë unanimisht.
Njëri prej oficerëve aktiv, me syze dhe këmishë blu, shpjegon ftohtësisht: “Po përdor drogë dhe nuk ke para, si do t’i sigurosh? Do bësh gjëra të ndyra. Prandaj, për mua, është në rregull, le të vdesin nëse e meritojnë. Sy për sy, dhëmb për dhëmb.”
Një tjetër pranon se gjatë fillimit kishte “flashback” dhe frikë nga hakmarrja shpirtërore, por gjeti qetësi përmes rrëfimit të mëkateve në kishë: “Çdo herë shkoja për t’u rrëfyer. Tani ndjej sikur jam i falur. Nuk kam më ëndrra të këqija.”
Sipas tij, edhe nëse janë vrarë 30 mijë, kjo “është më pak se 1% e popullsisë” një shifër që e llogarit pa emocione, teksa pranon se e vetmja pasojë personale ishte se “u vonua promovimi” në karrierë.
Vrasje të fabrikuara dhe kuota policore
Zyrtarisht, versioni i policisë ishte se viktimat ishin vrarë nga “vigjilantë” ose kishin humbur jetën pasi kishin rezistuar ndaj arrestimit. Por brenda trupës policore, thonë disa ish-hetues, kjo ishte një “sekret i hapur”.
“Kur gjendej një trup me një pankartë, nuk bënim hetim të plotë. Thjesht shkruanim që u hodh në rrugë. Ne e dinim kush e kishte bërë, policia,” pranon një hetues i dalë në pension.
Një tjetër ish-pjesëtar i skuadrës kujton: “Shumica nuk rezistonin kurrë. Nuk kishin as barut në duar. Por askush nuk guxonte të hetonte, sepse kishin frikë nga Duterte.”
Me kalimin e kohës, lista e emrave të drogës u “shterua” dhe filluan eliminimet personale, me emra që silleshin nga informatorët për të mbushur kuotat e detyruara për stacionet e policisë. “Për këtë ndihem fajtor,” pranon njëri prej tyre.
Ai kujton makabritetin: “të dyshuarit mbaheshin për dy ditë në komisariat. Nëse askush nuk i kërkonte, i merrnin në makinë, i qëllonin në sediljen e pasme dhe më pas i hidhnin në zona pa kamera. E urreja atë makinë. Mbinte erë gjaku.”
“Kult i Duterte-s”
Pavarësisht gjakderdhjes, mbështetja për Duterte mbetet e fortë. Në Metro Manila, me mbi 14 milionë banorë, shumë qytetarë shprehen ende me nostalgji për “rendin” e kohës së tij.
Një shitëse kokosi 67-vjeçare thotë prerë: “Duterte. Ai kishte dorë të fortë. Nuk kishte krime të vogla natën. Kishte paqe. Vdekjet ishin të nevojshme. Ai bëri atë që duhej bërë.”
Një sondazh i majit 2025 tregoi se 63% e filipinasve ende i besojnë Duterte-s, dhe vetëm 51% mendojnë se duhet të mbahet përgjegjës për vrasjet. Madje, në maj, ai fitoi garën për t’u bërë sërish kryebashkiak i Davao-s, ndërsa ndodhet në burg në Hagë.
Sipas ish-senatorit Antonio Trillanes, ky është rezultat i një “propagande të gjatë”, ku Duterte krijoi një “ndjekje kultike” përmes “dezinformimit dhe frikës”.
Dhimbja e viktimave
Për familjet e viktimave, plagët mbeten të hapura.
Teresita Beranal kujton ditën e vitit 2017 kur katër burra qëlluan për vdekje djalin e saj dhe më pas e tërhoqën trupin “si një derr” nëpër lagje.
“Shumë të tjerë humbën fëmijët e tyre. Nuk i numëroj dot. Shpresoj të kemi drejtësi. Të dashurit tanë nuk janë kafshë.”
Randy delos Santos, tetë vite më pas, ende vendos lule në vendin ku nipi i tij, Kian, u vra nga policia.
Megjithatë, me përjashtim të disa rasteve të rralla, pak oficerë janë dënuar ose janë sjellë para drejtësisë. Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Filipine përpiqet ende të mbledhë mijëra raporte policore, por sfida është e madhe pasi “thuajse të gjitha stacionet e policisë ishin të përfshira”.
Frika e ekzekutorëve
Disa nga oficerët e intervistuar nuk pendohen, por pranojnë një lloj pasigurie.
“Nëse po ndjekin shefin tend, një ish-president me para e ndikim dhe ai tani është në ICC… po unë? Unë jam thjesht një njeri i zakonshëm,” thotë një prej tyre.
Një tjetër e përmbledh ftohtësisht: “Çfarë kemi bërë është e keqe në sytë e Zotit dhe njerëzve. Por nga ana tjetër, shërbeu për një qëllim. Nëse ata do ishin ende gjallë, do vazhdonin të bënin gjëra të këqija.”
Një vend përballë së shkuarës
Procesi në Hagë shihet si shpresa e parë e vërtetë për drejtësi për viktimat, por rruga mbetet e gjatë.
Gazetarja Patricia Evangelista vëren: “Të presësh që kombi të kthejë menjëherë krahët ndaj një njeriu që e duan dhe e adhurojnë, vetëm sepse është marrë nga një gjykatë ndërkombëtare… është shumë për të pritur.”
Për momentin, Filipinet mbeten të ndara mes adhurimit për “dorën e fortë” të Duterte-s dhe dhimbjes së mijëra familjeve që presin ende drejtësi. -

Çfarë duhet bërë kur të tradhton një mik?
(Nga dikush që ka provuar tradhtinë e mikut)Së pari: T’i japësh fund sa më parë një miqësie të rrezikshme dhe, në heshtje, ta falënderosh tradhtarin se, falë miqësisë së tij të rreme, njohe tradhtinë.Së dyti: Fale atë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi një tradhti dhemb dhe do të dhemb më shumë, nëse e mban brenda vetes për një kohë të gjatë. Është si të kesh ngrënë diçka të helmët dhe duhet pastruar stomaku sa më parë, prandaj duhet ulur në tualet që të çlirohesh sa më shpejt të jetë e mundur.Së treti: Duhet të gëzohesh, sepse ke shpëtuar nga një tradhtar.Së katërti: Vazhdo jetën me miqtë e tjerë të mirë dhe të vërtetë./Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
PËRKTHYESI DHE PËRKTHIMI, NGA BAJRAM KARABOLLI
-

‘E ty të ndalin ata që as emrin s’ta dinë, derisa unë ta di edhe heshtjen’
Poezi nga Lulzim Tafa
Heshtja që le në mua
E pranojMë dhemb pak ajo që ndodhNuk më shikon në syVetëm për të më treguar se unëNuk jam
S’e diNëse ty të dukem gur apo hijeApo diçka tjetërQë nuk dhemb
Çdo përbuzjeMë bëri fëmijë të vogëlPara një deti të madhPara një zjarri
Të dua dhe nuk të mallkojE ndjej veten të mbeturNë duart tuaShumë prekëse kjo ndjesi
Unë jam atyE ty të ndalin ataQë as emrin s’ta dinëDerisa unë ta diEdhe heshtjen
Tash më mjafton heshtjaS’kam nevojë më për asgjëAs për zhurmëE as për hanëQë qanë /KultPlus.com
-

Psë dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?
Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera.
Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon, godet dhe dhimbja nuk shteron
Natën, dhimbja e dhëmbit është ndjeshëm më e fortë se gjatë ditës dhe kjo e ka një arsye të cilën do ta zbuloni duke lexuar më poshtë.Përse Dhëmbi Dhemb Më Shumë Natën
Ekspertët thonë se dhimbja është më e fortë në mbrëmje dhe e bën më të pamundur ardhjen e gjumit.
Kjo ndodh për arsye se kur njeriu shtrihet, gjaku qarkullon me vrull drejt kokës duke shkaktuar një presion të konsiderueshëm në zonat e ndjeshme të gojës.
Pozicioni horizontal i trupit dhe qarkullimi i gjakut e bëjnë dhimbjen aq të fortë sa njeriu e ka të pamundur të mbyllë sytë.
Çfarë Duhet Të Bëni Kundër Dhimbjes Së Natës
Ekspertët thonë se pikë së pari duhet të gjeni rrënjën e problemit.
Pra, nëse keni një dhëmb të prishur, shkoni sa më parë te dentisti.
Por duke qenë se edhe dentisti fle gjumë në atë orë, njeriu ka nevojë për një zgjidhje urgjente.
Një nga kurat e trashëguara brez pas brezi në vendin tonë është rakia.
Një gllënkë raki me të cilën mund të bëni gargarë ose ta mbani në anën ku ju dhemb mund t’ju lehtësojë dhimbjen.
Kjo praktikë është ndjekur në shumë vende të botës dhe rekomandohet për arsyen se mund të mpijë zonën që dhemb dhe ta shuajë atë.
Ekspertët paralajmërojnë se rakia nuk ka një rol të fortë në luftimin e baktereve, pra është thjesht një zgjidhje tepër afat-shkurtër.
Një mënyrë tjetër për të zbutur dhimbjen pulsuese të dhëmbit është që të merrni ilaç kundër inflamacionit.
Këto ilaçe, siç është ibuprofeni, funksionojnë si një zgjidhje e shpejtë ndaj një problemi urgjent.
Një tjetër këshillë është që ta mbani kokën ngritur ndërsa jeni shtrirë për të penguar presionin e gjakut.
Shmangni ushqimet acidike, të ftohta ose të forta përpara gjumit dhe vendosni diçka të ftohtë në anën e faqes ku ju dhemb.