Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë një reagimnë rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit komenton qendrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO ka vendosur masat; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.
Duke iu referuar deklaratave të Ramës që kundërshton shkarkimin e Ballukut, Blushi kujton kohën kur kryeministri shkarkoi zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe zëvendësministrin e Brendshëm Andi Mahila, ndërkohë që sot sipas tij refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro.
Postimi i plotë:
𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐨 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐧 𝐚𝐬 𝐁𝐞𝐥𝐢𝐧𝐝𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐬 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭𝐞̈𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐡𝐚𝐣𝐝𝐮𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐚
I njëjti Edi Rama që shkarkoi një Zv/ministre vetëm pse pranoi dhuratë një arkë me peshk apo një tjetër pse piu një cigare në një ambient publik, sot refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro.
I njëjti Edi Rama që i “dhemb zemra” për Kushtetutën, ndërkohë që ndër vite Gjykata Kushtetuese e ka çertifikuar si shkelësin më të madh të saj, nga vendimi për Teatrin Kombëtar, te ligjet e qepura me porosi për oligarkët e deri te mandati i Olta Xhaçkës.
Është i njëjti “dashnor” i Kushtetutës që Komisioni i Venecias e ka damkosur të paktën pesë herë për shkelje të saj.
I njëjti Kryeministër që donte të shkarkonte Presidentin e Republikës pse mbronte Kushtetutën, tani kërkon të mos shkarkojë Zv/Kryeministren që e çoi kilometrin e rrugëve të florinjta, që shemben si thes kashte, 5-6 herë më shtrenjtë se në vendet e BE.
Sot, Edi Rama nuk po mbron Kushtetutën.
Kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës, e cila mesa duket është gati t’i zbulojë të gjitha, nëse Kryeministri do të guxojë ta braktisë.Kaq është e vërteta!
Tag: dhëmb
-

“I njëjti Edi Ramë që i ‘dhemb zemra’”/ Mbrojtja e tij për Ballukun, reagon Blushi: Është i njëjti “dashnor” i…
-

“Më dhemb sjellja, veçanërisht këtu në shtëpi”/ U fërshëllye nga tifozët, reagon Xhaka: Jam i befasuar
Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka është fërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes ndaj Kosovës sa herë që prekte topin, ndërsa nuk dihen arsyet e këtyre reagimeve nga tifozët.
Që prej nisjes së ndeshjes dhe deri në përfundim, Xhaka u përball me këtë sjellje të tifozëve, të cilën nuk mundi ta linte pa e përmendur në fund të sfidës.
“Jam i befasuar është gjëja e fundit që kam pritur, veçanërisht këtu në shtëpi. Dhemb, por më duhet ta pranoj atë. Mundohem të përqendrohem vetëm në futboll. Për fat të keq është pjesë e lojës. Kjo nuk është hera e parë, jam fërshëllyer edhe nga 60 mijë njerëz dhe jam rikthyer sërish. Gjithnjë kam pasur përkrahjen e tifozëve të Zvicrës, pavarësisht nëse kemi luajtur në shtëpi apo në transfertë”, deklaroi mesfushori shqiptar Granit Xhaka.
Xhaka luajti për 75 minuta në ndeshjen ndaj Kosovës e cila përfundoi 1-1. -

“Jam i befasuar”, Xhaka pas vërshëllimave: Nuk e prisja, më dhemb
Nga idhull i tifozëve, një lojtar që dikur i shënonte Serbisë dhe festonte me shqiponjë, në Prishtinë, në shtëpinë e tij, për herë të parë Granit Xhaka u prit me vërshëllima nga tifozët dardanë, para, gjatë dhe pas ndeshjes, një situatë që nuk i pëlqeu aspak kapitenit të Zvicrës:
“Jam me të vërtetë i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur, mbi të gjitha këtu në shtëpi. Të them të drejtën kjo dhemb, por më duhet ta pranojë dhe të përqendrohem te futbolli”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes me Kosovën.()
-

“Më dhemb fakti që nuk shënova”, Arbër Hoxha: Mëkat, zhvilluam super ndeshje
Arbër Hoxha ishte një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë përballë Anglisë. Sulmuesi i Dinamo Zagreb zhvilloi një paraqitje fantastike, por shpërdoroi edhe rastin më të pastër për të ndëshkuar “Tre Luanët” përpara se Harry Kane të realizonte golin e parë. Pikërisht ky detaj nuk e lejon Hoxhën të festojë plotësisht, i vetëdijshëm se ai rast mund të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi:
“Nuk jam aq i lumtur sepse nuk arritëm të marrim një rezultat pozitiv dhe kur e mendon që Kombëtarja luajti super ndeshje, me rastet që krijoi deri në minutën e 70′ para se anglezët të shënonin golin, ishim të barabartë. Edhe pse ata e patën në kontroll ndeshjen, rastet i patëm ne edhe pse nuk arritëm të shënonim gol. Më dhemb fakti që nuk e shënova atë rastin që kisha, por duhet ta lemë pas këtë ndeshje dhe të përqendrohemi te ajo në mars për “play-off”. Kemi bërë ndeshje të mira, kemi hasur shumë vështirësi gjatë këtij rrugëtimi, por nuk jemi dorëzuar asnjëherë dhe tani të vijmë në mars të përqendruar. Besojmë dhe shpresojmë te grupi që do të arrijmë një vend në Kupën e Botës. S’duhet të ndjehemi asnjëherë inferiorë, sepse grupi ka shumë kualitet dhe të përqendrohemi pavarësisht kë kemi kundërshtar, mund të bëjmë diferencën”, u shpreh Hoxha për mikrofonat e FSHF-së.(BalkanWeb)
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Krijoi disa raste, Arbër Hoxha: Shqipërisë i mungoi fati ndaj Anglisë
Arbër Hoxha ishte një nga më të mirët në fushë, në humbjen 0-2 të Shqipërisë ndaj Anglisë.
Pas ndeshjes, sulmuesi foli për Tv Klan, ku theksoi se dhemb që nuk u shfrytëzuan rastet.
Hoxha u shpreh se Shqipërisë i mungoi edhe fati ndaj Anglisë.
“Besoj se bëmë një ndeshje të mirë. Unë u mundova të bëj detyrën time. Besoj se ia dola të bëj diferencën. Krijuam raste dhe nuk shënuan. Kjo na dhemb. Besoj se na mungoi edhe fati pak. Anglia nuk krijoi shumë. Kane shënoi në rastin e parë. Është një lojtar klasi.
Vrapova nga zona në zonë për të ndjekur aksionin. Mendova të gjuaja në krahun tjetër dhe nuk ia arrita. Kjo më dhemb. Bajrami më dha një top të shkëlqyer.
Të gjithë çunat në sulm, bëjnë punën mirë. Për mua nuk ka problem se cili luan. Uzuni është një lojtar q ë e ndjek hapësirën dhe bën presion të mbrojtja. Ka kualitet. Është lojtar shumë i mirë. Shpresoj të shënoj në mars”, deklaroi Hoxha. -

Shqipëria luan futboll, Anglia shënon golat! “Tre Luanët” kafshojnë shqiponjat, humbje që nuk dhemb
Shqipëria ka pësuar një humbje dramatike përballë Anglisë në “Air Albania”, në sfidën e fundit kualifikuese të Kupës së Botës.
Një sfidë në të cilën kuqezinjtë meritonin më shumë se humbjen 0–2.
45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, ku ndeshja ishte totalisht e barabartë, me raste nga të dyja skuadrat.Në 45 minutat e dyta, kuqezinjtë ndryshuan marsh, duke rrezikuar disa herë seriozisht portën e anglezëve, ku rasti më flagrant ishte ai i minutës së 51-të, kur Arbër Hoxha goditi lehtë dhe në qendër, pas asistit të dhënë nga Uzuni.
Në momentin më të mirë të kuqezinjve, pikërisht kur Arbër Hoxha “vallëzonte” me topin, erdhi edhe goli i parë i anglezëve me Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 74-t pas një goditjeje këndi.
Vetëm 8 minuta më pas, sërish Harry Kane do të shënonte golin e dytë për “Tre Luanët”, duke fiksuar të njëjtin rezultat si në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley”.
Megjithatë, duhet theksuar se për herë të parë kjo humbje nuk “dhemb”, pasi Shqipëria tashmë e ka siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në fazën play-off të kualifikueseve të një Kupe Bote. -

I thirrur në SPAK/ Berisha njofton “Foltore 2”: Pres të nis takime me demokratët
Në një kohë që SPAK e ka thirrur për çështjen e “21 Janarit”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e “Foltores 2” dhe një tur takimesh në bazë me demokratët.
Berisha theksoi në një bashkëbisedim me qytetarët online, se analiza e situatës politike do të nisë menjëherë, ndërsa shprehu synimin për t’u takuar në të katër anët e vendit me mbështetësit e tij, me qëllimin siç tha ai për t’u përballur “dhëmb për dhëmb” me “regjimin”.
“Analiza do të nisë menjëherë dhe turi im në bazë do të nisë menjëherë. Pres të nis takime në të katër anët e vendit me qytetarë dhe demokratë me shpresën se shqiptarët me guximin dhe energjinë e tyre do përballen dhëmb për dhëmb me këtë regjim.”, tha Berisha. -

Benfica e fundit në Champions, Mourinho i zhgënjyer: Më dhemb zemra, me dy fitore rikthehemi në garë
Trajneri José Mourinho nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas humbjes 1-0 në shtëpi kundër Bayer Leverkusen, në ndeshjen e tyre të javës së katërt të fazës së grupeve të Champions League. Pavarësisht dominimit dhe 21 gjuajtjeve në portë, Benfica doli e humbur dhe mbetet ende pa pike, në fund të renditjes.
“Më dhemb zemra sepse krijuam shumë, luajtëm mirë, por nuk arritëm t’i shndërronim në gol. Goli i pësuar ishte një gabim i Dahl, por ai ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer. Ne u përpoqëm të reagonim, por ata e mbyllën me katër ose pesë gjigantë dhe ne nuk jemi një ekip shumë i fortë në ajër”, tha Mourinho.
Trajneri portugez, megjithatë, shprehu kënaqësi me performancën e përgjithshme: “Rezultati është zhgënjyes, por jam shumë i lumtur me cilësinë e lojës. Djemtë ekzekutuan gjithçka që përgatitëm gjatë javës në mënyrë perfekte. Nëse e përsërisim këtë ndeshje dhjetë herë, do ta fitojmë nëntë herë.”
Pavarësisht disavantazhit në Champions League, “Special One” nuk dorëzohet: “Jemi 12 pikë larg kreut, nuk na duhen 12 për të avancuar, ndoshta 9 ose 10. Është e vështirë, por nëse marrim 6 pikë në dy ndeshjet e ardhshme, jemi ende në garë. Humbëm dje por luajtëm një ndeshje të shkëlqyer.” -

“Do e kapim djallin prej brirësh”, Berisha: Koha është e guximtarëve, nisim protestat deri në largimin e Edi Ramës
Sali Berisha paralajmëron protesta. Kreu i Partisë Demokratike, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së tha se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Rama nga zyra.
Berisha: Ne jemi ata që do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve. U garantoj unë ju se po të mos jenë ato protesta udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në çdo lloj moti, Erion Veliaj do ishte në zyrë sot. Kështu që ai mund dhe ajo djersë, ai guxim dhe ajo sakrificë, ka qenë, në vlerësimin tim, ndër më eficentet dhe më të rëndësishmet që ka bërë PD.
Me protestat e radhës, Berisha duke iu referuar kryeministrit të vendit, thotë se do të kapin “djallin prej brirësh”.Berisha: Kësaj here kemi djallin për brirësh. Kësaj here do kapim Edi Ramën. Do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë. Në qoftë se demokratët nuk shkojnë tek Sulltani të përballen me të, nuk kanë asnjë kredibilitet, asnjë të drejtë morale të shkojnë tek zgjedhësit.
-

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Do vijojnë deri në largimin e Ramës
Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se PD do të nisë protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.Berisha theksoi se përgjegjësia kryesore për skandalet e tenderave, përfshirë edhe aferën e tunelit të Llogarasë, bie mbi Edi Ramën dhe jo mbi ministren Belinda Balluku.
“Ne jemi ata që do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve.U garantoj unë ju se po të mos jenë ato protesta udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në çdo lloj moti, Erion Veliaj do ishte në zyrë sot.Dhe ne, të jemi realistë, të gjithë e dinim se Erion Veliaj nuk ishte Edi Rama, ama në ligësira, në qoftë se kishte vëlla siamez me Edi Ramën dhe të papërsëritshëm, ishte Erion Veliaj.
Kështu që ai mund dhe ajo djersë, ai guxim dhe ajo sakrificë, ka qenë, në vlerësimin tim, ndër më eficentet dhe më të rëndësishmet që ka bërë PD. Ai përbënte një rrezik madhor për vendin me karakterin e tij, në çdo aspekt.
Me të ne shpëtuam vendin nga njëra gjysmë e zezë e Edi Ramës. Gjysma tjetër është edhe më e zezë. Por kësaj here ne nuk bëjmë atë analizë si përpara. Jo. Kësaj here kemi djallin për brirësh.
Kësaj here do kapim Edi Ramën. Jo, nuk e pranojmë ne se Lubia qenka fajtori kryesor për tunelin. Jo, nuk është fajtori kryesor.
Fajtori kryesor është Edi Rama, pastaj vjen Lubia.Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë që në mënyrë absolute do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë. Në qoftë se demokratët nuk shkojnë tek Sulltani të përballen me të, nuk kanë asnjë kredibilitet, asnjë të drejtë morale të shkojnë tek zgjedhësit.
Jo. Pra, kjo është afera ku mbreti ka dalë lakuriq. Ai e ka bërë atë. Sikundër ai ka bërë aeroportin e Vlorës. Njëlloj. Kurse kjo, duke zbatuar porositë e tij, sepse në aeroportin e Vlorës vidhet në mënyrë të majme.
Ku mund ta bënte ministrja aeroportin në atë mënyrë që të vidheshin shqiptarët 140 milionë euro për bileta të munguara? Po kishte gjetur Edi Ramën skemën për të vjedhur dhe e nxori që aeroporti i Vlorës është më i madhi i Ballkanit. Vjedhja më e Ballkanit është kjo. Edhe aty do kthehemi.Se këto që janë, këtu nuk mund të thotë Edi Rama se më hanë dardha, më hanë kumbulla.I ha vetë dardhat, i ha vetë kumbullat dhe bishtat i hedh mbrapa se çfarë mbetet për të tjerët.”, tha Berisha.