Tag: devoll

  • Devoll, aksidentohet traktori, ndërron jetë i moshuari

    Devoll, aksidentohet traktori, ndërron jetë i moshuari

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e tij.
    Sipas informacioneve paraprake, Hakim Lipe 75 vjeç ka ndërruar jetë,  i cili ndodhej vetëm në momentin e aksidentit.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht mendohet se traktori ka humbur kontrollin në një terren të vështirë dhe është përmbysur në një kthesë.

  • E rëndë në Devoll, aksidentohet traktori, ndërron jetë i moshuari

    E rëndë në Devoll, aksidentohet traktori, ndërron jetë i moshuari

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e tij.
    Sipas informacioneve paraprake, Hakim Lipe 75 vjeç ka ndërruar jetë,  i cili ndodhej vetëm në momentin e aksidentit, shkruan A2 CNN.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht mendohet se traktori ka humbur kontrollin në një terren të vështirë dhe është përmbysur në një kthesë.

  • E rëndë në Devoll! Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën 75-vjeçari

    E rëndë në Devoll! Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën 75-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Menkulas në Devoll.

    Një mjet tip zetori ka dalë nga rroga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi, 75-vjeçar, Hakim Lipe.
    Mësohet se zetori është përmbysur në rrugë dhe ka zënë poshtë drejtuesin i cili ka humbur jetën. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

    Top Channel

  • Matrikulluan 120 bagëti të kontrabanduara, pranga 4 veterinerëve. Në kërkim..

    Matrikulluan 120 bagëti të kontrabanduara, pranga 4 veterinerëve. Në kërkim..

    Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë, të kontrabanduara, arrestohen në flagrancë 4 veterinerë.
    Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Matrikulli”, ku ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar që dyshohet se ka kontrabanduar bagëtitë dhe gjedhët, nga Greqia.
    Sipas bluve të Korçës, janë proceduar penalisht 3 shtetas të cilët kanë mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët.
    ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Matrikulli”, si rezultat i të cilit:   
    -u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit B. M., 64 vjeç, banues në Durrës, K. A., 57 vjeç, banues në Korçë, dhe D. K., 64 vjeç, banues në Maliq, punonjës (veterinerë) të Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll;  
    -u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi E. L., 39 vjeç, banues në Devoll, punonjës (veteriner) i Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll;  
    -u shpall në kërkim shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në Devoll, i dyshuar për veprat penale “Kondrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kondrabandë”, “Tregtimi apo transportimi i mallrave kondrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”; 
    – u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M., 40 vjeç, banues në fshatin Voskop, E. Z., 48 vjeç, banues në Bilisht, dhe R. Zh., 57 vjeç, banues në fshatin Tren, për veprën penale “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”. 
    Nga hetimet dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim G. M., ka kontrabanduar nga Greqia, 100 bagëti të imta dhe 20 gjedhë. Më pas, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar (veterinerët) i kanë matrikulluar bagëtitë dhe gjedhët, me matrikullat që kanë marrë nga zyra e veterinarisë në Devoll. 3 shtetasit e proceduar dyshohet se kanë mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët e kontrabanduara nga 39-vjeçari’, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
     

  • SYRI TV/ Vijojnë zjarret në Korçë, Devoll dhe Dukat – Flakët djegin sipërfaqe me shkurre

    SYRI TV/ Vijojnë zjarret në Korçë, Devoll dhe Dukat – Flakët djegin sipërfaqe me shkurre

    Jugu i Shqipërisë vijon të jetë nën pushtimin e flakëve. Situata është përkeqësuar në Devoll, që përfshiu zonën nga fshati Vërnik deri në fshatin Kapshticë. Ndërkohë, i përfshirë nga flakët vijon të jetë edhe fshati Dishnicë në qarkun e Korçës dhe Mali i Shën Gjergjit në Dukat.

    Syri TV

    Vijon të mbetet aktive edhe pas 24 orësh vatra e zjarrit që përfshiu zonën nga fshati Vërnik deri në fshatin Kapshticë. Rreth 50 forca të shërbimit zjarrfikës në Devoll, të mbështetur nga policia kufitare dhe banorë të zonës, po punojnë për mbajtjen e flakëve nën kontroll, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta. Sipas një bilanci paraprak, sipërfaqja e përshkuar dhe e djegur arrin në rreth 250 hektarë me bimësi të ulët dhe shkurre. Intensiteti i flakëve ka rënë, ndërkohë që mbeten aktive disa vatra të vogla përgjatë vijës kufitare të Kapshticës. Gjithashtu, nga zjarri në fshatin Vërnik janë rrezikuar dhjetëra bagëti dhe një fermë bletësh.

    Për të monitoruar situatën nga afër, i pranishëm ishte edhe Genti Xhafka, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në bashkinë Devoll. Ai u shpreh se është kërkuar ndihmë nga bashkia e Korçës, Maliqit dhe Pustecit. Ndërkohë, theksoi se në rast agravimi të situatës, kanë biseduar edhe me palën greke për ndërhyrje nga ajri. Për shkaqet e zjarrit, shtoi se po bëhen hetime dhe deri më tani nuk kanë një konkluzion.

    Ndërkohë, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës në qarkun e Korçës. Për pasojë, vatrat janë përhapur edhe në pyllin që ndodhet në brendësi të tij. Sipas të dhënave, mendohet se zjarri në këtë zonë ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia ka shoqëruar një person në komisariat.

    Gjithashtu, edhe në Malin e Shën Gjergjit në Dukat vijojnë ende flakët, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh me pisha. Flakët janë aktive prej gati 10 ditësh, ndërsa pas një ndërprerjeje të shkurtër, zjarri është riaktivizuar sërish dy ditë më parë.

    Po punohet për izolimin e vatrave dhe shmangien e përhapjes në drejtim të Parkut të Llogarasë. Sipas raportimeve, situata mbetet problematike për shkak të erërave dhe terrenit të thyer që vështirëson ndërhyrjen.

  • Vijon të jetë aktiv zjarri në Devoll, zjarrfikësit dhe banorët në “luftë” me flakët

    Vijon të jetë aktiv zjarri në Devoll, zjarrfikësit dhe banorët në “luftë” me flakët

    Mbetet aktive edhe pas 24 orësh, vatra e zjarrit që përfshiu zonën nga fshati Vernik deri në fshatin Kapshticë në Devoll.
    Rreth 50 forca të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Devoll, mbështetur nga drejtoria e shërbimit pyjor, policia, Policia Kufitare dhe banorë të zonave, po vijojnë ndërhyrjen në terren për të mbajtur nën kontroll flakët, të cilat favorizohen nga era dhe temperaturat e larta.
    Sipas një bilanci paraprak, sipërfaqja e përshkuar dhe e djegur arrin deri në rreth 250 hektarë, pjesa më e madhe e së cilës është bimësi e ulët dhe shkurre. Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, Intensiteti i flakëve ka rënë, ndërkohë që mbeten aktive disa vatra të vogla përgjatë vijës kufitare.
    Ndërhyrja në kohë e grupeve të punës bëri të mundur shpëtimin e dhjetëra bagëtive dhe një ferme bletësh në fshatin Vernik, të cilat u rrezikuan nga zjarri. Gjatë mëngjesit të sotëm, pas kërkesës së autoriteteve shqiptare, në ndihmë për shuarjen e zjarrit mbërritën edhe forcat zjarrfikëse të palës greke.

  • Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen 4 administratorët e Bashkisë Devoll

    Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen 4 administratorët e Bashkisë Devoll

    Pas vendimit të Bashkisë Kolonjë për të shkarkuar 3 administratorët e njësive dhe dorëheqjes së 7 administratorëve në Bashkinë e Korçës, lëvizjet në pushtetin vendor vijojnë në juglindje.

    Së fundmi, 4 administratorët e Bashkisë Devoll kanë paraqitur dorëheqjen e tyre pranë kryetarit të bashkisë, Eduard Duro. Dorëheqjet janë dorëzuar vetëm pak minuta më parë dhe janë në përputhje me thirrjen e fundit të Kryeministrit Rama për të ristrukturuar administratën vendore.
    Ndërkohë, në bashkitë e Pogradecit, Maliqit dhe Pustecit ende nuk raportohet për zhvillime të reja. Pusteci, ndryshe nga bashkitë e tjera, nuk ka njësi administrative, çka e përjashton nga ky proces.

    Situata në qark mbetet në zhvillim dhe priten lëvizje të tjera në ditët në vijim, ndërsa burime politike kanë paralajmëruar një vizitë të afërt të Kryeministrit Rama në Korçë.
    /vizionplus.tv

  • I humbur prej 28 qershorit, 70-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Devoll

    I humbur prej 28 qershorit, 70-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Devoll

    Jashar Spaho

    DEVOLL- Jashar Spaho 70-vjeçari që rezultonte i zhdukur prej 11 ditësh është gjetur sot i pajetë. I moshuari u raportua i zhdukur nga familjarët që prej 28 qershorit, ndërsa trupi i tij u gjet këtë të mërkurë në lumin Devoll, midis fshatrave Tren dhe Bitinckë.
    Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, nëse ishte aksidentale apo jo. Ndërkohë që policia po heton në dy pista kryesore, atë të vetëvrasjes dhe të një aksidenti të mundshëm. Pritet ekspertiz mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
    Familjarët e të moshuarit kanë apeluar edhe në mediat për gjetjen e tij, teksa kanë deklaruar në polici se 70-vjeçari nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

  • Devoll/ U rrëzua nga shkallët, humb jetën i moshuari 87-vjeçar

    Devoll/ U rrëzua nga shkallët, humb jetën i moshuari 87-vjeçar

    Një 87-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoçisht, në Devoll.
    Si pasojë e plagëve të marra në kokë, raportohet se i moshuari ka ndërruar jetë.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me ngjarjen.

  • Murtaja zbret në Devoll! Dhjetëra bagëti të prekura nga sëmundja, zona në karantinë

    Murtaja zbret në Devoll! Dhjetëra bagëti të prekura nga sëmundja, zona në karantinë

    Kur kanë kaluar nëntë ditë nga shfaqja për herë të parë e sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në vendin tonë vatrat e saj janë zgjeruar.

    Përveç Shkodrës, Dibrës, Bulqizës dhe Skraparit, sot u konfirmua rasti I parë më këtë sëmundje në Korçë. Vatra e murtajës te bagëtitë e imta u konstatua në fshatin Shuec të Bashkisë Devoll.
    “Fermerit të prekur i kanë ngordhur 13 bagëti në tufën me 170 krerë. Pas njoftimit të Shërbimit Veterinar të Korçës, specialistët kanë mbërritur në Shuec, ku kanë konfirmuar sëmundjen e murtajës dhe po marrin masa për asgjësimin e bagëtive të prekura”.
    Në një perimetër prej 3 km, që përfshin Shuecin, Rakickën dhe Zagradecin, është vendosur karantina veterinare, për shkak të rrezikut të lartë të infektimit.
    Vendosja e karantinës ndalon lëvizjen e bagëtive nga kjo zonë në zonat e tjera. Prej 9 qershorit, Ministria e Bujqësisë ka ndaluar përkohësisht lëvizjen e dhenve dhe dhive në të gjithë vendin, përfshirë tregtimin dhe kullotat e përbashkëta.
    Lejohet vetëm transporti drejt thertoreve, me certifikatë veterinare. Sëmundja e cila është tepër ngjitëse dhe me shkallë të lartë ngordhshmërie tek delet dhe dhitë nuk transmetohet te njerëzit, por shkakton humbje të mëdha ekonomike për fermerët.

    Top Channel