Tag: devoll

  • Aksident tragjik në Devoll/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

    Aksident tragjik në Devoll/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

    Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin nacional Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

    Sipas informacioneve paraprake, viktima po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën kur është goditur nga mjeti që po lëvizte me shpejtësi në drejtimin Korçë–Bilisht. Për shkak të plagëve të rënda, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në vend.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe ka nisur procedurat hetimore për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të marrë në pyetje drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamiken e plotë të ngjarjes.

  • Moti i keq/ Rrezikohej çarje në digën anësore të lumit Devoll, stabilizohet situata në Elbasan

    Moti i keq/ Rrezikohej çarje në digën anësore të lumit Devoll, stabilizohet situata në Elbasan

    Moti i keq ka përfshirë vendin gjatë ditës. Elbasani gjithashtu është përfshirë nga reshje shiu gjatë gjithë ditës, duke shkaktuar rritje të prurjeve. Strukturat e Emergjencave Civile kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën në të gjitha bashkitë.
    Në Njësinë Administrative Grekan, Bashkia Belsh është evidentuar rrezik përçarjeje në digën anësore mbrojtëse të lumit Devoll, në zonën e Shelgut.
    Për shkak të sasisë së lartë të ujit të shkaktuar nga shkarkimet e HEC Banjë dhe reshjet me intensitet mesatar, u rrezikuan dy banesa dhe sipërfaqe tokash bujqësore.
    Pas fatmirësisht pas uljes së shkarkimeve nga hidrocentrali, niveli i ujërave ra ndjeshëm dhe situata u stabilizua, duke eliminuar rrezikun e menjëhershëm të përmbytjeve.

  • Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet e pa jetë 76-vjeçarja

    Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet e pa jetë 76-vjeçarja

    Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur sot pa shenja jete nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
    Familjarët kishin njoftuar ditën e djeshme për largimin e saj nga banesa.
    Sipas të afërmve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj të paqëllimshëm.

  • Humbi një ditë më parë, gjendet e mbytur 76-vjeçarja në Devoll

    Humbi një ditë më parë, gjendet e mbytur 76-vjeçarja në Devoll

    Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur e mbytur nga strukturat e kërkim-shpëtimit.

    Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, pasi djali i saj kishte sinjalizuar ditën e djeshme për largimin e të ëmës nga banesa.
    Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj nga shtëpia.
    Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se situata në qark paraqitet më e qëndrueshme këtë mëngjes, pasi gjatë natës nuk ka pasur reshje të tjera. Pritet një përditësim më i detajuar nga institucionet përgjegjëse në orët në vijim.

    Top Channel

  • Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet trupi i 76-vjeçares

    Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet trupi i 76-vjeçares

    Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 09:33
    Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet trupi i 76-vjeçares.
    Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur këtë të shtunë pa shenja jete nga strukturat e kërkim-shpëtimit.

    Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, pasi djali i saj kishte sinjalizuar ditën e djeshme për largimin e të ëmës nga banesa.

    Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj nga shtëpia.

    Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se situata në qark paraqitet më e qëndrueshme këtë mëngjes, pasi gjatë natës nuk ka pasur reshje të tjera. Pritet një përditësim më i detajuar nga institucionet përgjegjëse në orët në vijim.

  • Situata nga moti shkakton përmbytje/ Rritja e prurjeve në Devoll: HEC-i i Moglicës hap portën e shkarkimit

    Situata nga moti shkakton përmbytje/ Rritja e prurjeve në Devoll: HEC-i i Moglicës hap portën e shkarkimit

    Prurjet e shumta të lumit Devoll gjatë orëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në basenin e HEC-it të Moglicës, duke e çuar atë në kufijtë maksimalë teknikë. Si pasojë, strukturat përgjegjëse kanë aktivizuar protokollet e sigurisë dhe kanë hapur një nga portat e shkarkimit për të garantuar funksionimin normal të hidrocentralit. 

    Sipas burimeve zyrtare, procesi i shkarkimit po kryhet i kontrolluar dhe në përputhje me parametrat e sigurisë, pa rrezikuar zonat poshtë digës. 

    Territorit përreth vijon të monitorohet nga grupet e gatishmërisë, ndërsa qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë larg shtratit të lumit Devoll dhe zonave të ekspozuara ndaj rritjes së nivelit të ujit.

    Shumë familje janë detyruar të evakuohen pasi banesat e tyre janë përmbytur. 

  • Moglicë/ Prurjet e mëdha të lumit Devoll, hapet porta e parë e emergjencës

    Moglicë/ Prurjet e mëdha të lumit Devoll, hapet porta e parë e emergjencës

    Prurjet jashtëzakonisht të larta të lumit Devoll gjatë orëve të fundit kanë detyruar kaskadën hidroenergjetike të Moglicës të hapë portën e parë të emergjencës, si masë sigurie për menaxhimin e nivelit të ujërave në rezervuar.
    Sipas burimeve operative, reshjet intensive dhe rritja e menjëhershme e prurjeve të lumit Devoll kanë çuar rezervuarin në nivele kritike, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e kontrolluar për të shmangur mbingarkesën e digës.

  • Moti i keq në Maliq, prefekti: Prurjet e lumit Devoll kanë qenë shumë të larta, nuk ka evakuime

    Moti i keq në Maliq, prefekti: Prurjet e lumit Devoll kanë qenë shumë të larta, nuk ka evakuime

    Prefekti i Korçës, Nertil Jole, teksa i referohet motit të keq, raportoi se situata në fshatin Sheqeras paraqitet më e qëndrueshme pas shqetësimeve për rritjen e nivelit të ujit në kanale si pasojë e prurjeve të vrullshme të lumit Devoll.

    Ai u shpreh se bashkë me kryetarin e bashkisë po kryhet një monitorim i detajuar i zonës, pas disa sinjalizimeve të marra më herët.
    Megjithatë ai theksoi se po vijojnë marrjen e masave parandaluese për shkak të mundësisë së reshjeve gjatë natës.
    “Me kryetarin e bashkisë e gjykuam që të bëjmë një monitorim më të detajuar këtu në Sheqeras prej disa sinjalizimeve që morëm duke qenë se kuotat e kanaleve kishin një lloj rritje si pasojë të prurjeve shumë të vrullshme të lumit Devoll.
    Lajmi i mirë nga informacionet është që kemi tani nga punonjësit e digës së Zëmblak-ut, në këtë një orë të fundit ka një ulje përafërsisht 1 metër të thellësisë së lumit, në këtë kuptim është qetësuar situata.
    Megjithatë janë duke u marrë masat për të evituar nëse do të këtë ndonjë rast precipitimi në kushte që mund të kemi edhe reshje gjatë natës, çdo risk që mund të atakonte edhe të prektë situatën e fshatit dhe në këtë kuptim jemi duke vlerësuar dhe gjykuar me gjithë ekspertët mënyrës se si do e adresojmë situatën në një raste precipitimi dhe reshjeve intensive në vazhdim. Nuk ka rrezik për evakuim edhe në kushtet e motit aktualisht  nuk është ky rrezik”, u shpreh prefekti, Nertil Jole.

    Top Channel

  • Përmbytjet në Devoll, vijon aksioni për gjetjen e të moshuarës së humbur

    Përmbytjet në Devoll, vijon aksioni për gjetjen e të moshuarës së humbur

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 14:44
    Në fshatin Proger të Devollit, ku janë regjistruar dhe përmbytje, është raportuar humbja e kontaktit me një grua të moshuar, e cila sipas të dhënave paraprake dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
    Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë së Devollit, në bashkëpunim me efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet në zonë për gjetjen e saj.
    Kontrollet po kryhen në territorin përreth fshatit, si edhe në zona pyjore ku dyshohet se e moshuara Flora Hoxha 76 vjeç mund të ketë kaluar.

  • Lumi bllokon rrugët dhe shemb urat/ Kërkohet ndërhyrje në Devoll

    Lumi bllokon rrugët dhe shemb urat/ Kërkohet ndërhyrje në Devoll

    Pamjet që shikoni vijnë nga fshati Dobranj në Devoll, ku lumi i zonës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur urën, rrugën si edhe tokat e kultivuara. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga që përdoret për qarkullimin e automjeteve është mbuluar plotësisht nga uji.

    Sipas raportimeve, situata paraqitet problematike edhe në disa fshatra më në veri të Devollit, përfshirë Çetën dhe Vidohovën, ku rrjedha e fuqishme e ujit ka shembur urat, duke i lënë banorët totalisht të izoluar.
    Këta të fundit i bëjnë thirrje autoriteteve kompetente të ndërhyjnë sa më shpejt, pasi situata ka dalë jashtë çdo parashikimi.