Kombëtarja shqiptare U-15 e mbylli me sukses turneun zhvillimor “UEFA Development”, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Në takimin e fundit, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Kosovës, kuqezinjtë triumfuan 2-0.
Golat u shënuan në pjesën e parë nga Kledi Dida dhe një autogol. Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion: Lionel Ademi (GK), Denian Avdylaj (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Ergi Syziu, Noseld Bahushi, Kledi Dida, Gean Ramadani, Matias Mehmeti, Alessio Kopani dhe Samuel Prendi.
Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë, që e gjeti shpejt rrugën e rrjetës në minutën e 12. Kledi Dida ishte i pandalshëm, kaloi disa lojtarë dhe i vetëm përballë portierit nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë.
Në fundin e pjesës së parë kuqezinjtë dyfishuan rezultatin, falë një autogoli.
Në fraksionin e dytë, Shqipëria menaxhoi mirë lojën dhe trajneri Mahmuti aktivizoi gradualisht të gjithë lojtarët e stolit. Në fushë u futën Lleshi, Çela, Kerxhaliu, Shofiti, Elqeni, Perkola, Kajtazi dhe Gjomarkaj.
Në minutat e fundit, Shqipëria pati një mundësi të artë për golin e tretë nga pika e penalltisë, por tentativa e Elqenit përfundoi jashtë.
Kombëtarja U-15 e mbylli turneun me tri fitore në po aq ndeshje: 3-1 ndaj Armenisë, 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe 2-0 kundër Kosovës. Turneu u zhvillua në Shqipëri, nën kujdesin e Federatës së Futbollit, dhe të gjitha ndeshjet u luajtën në “Shtëpinë e Futbollit”.
Tag: development
-

“UEFA Development”, Shqipëria merr fitoren e tretë rresht. Këtë herë mund vëllezërit nga Kosova
-

Shqipëria korr suksesin e dytë radhazi në turneun “UEFA Development”
Shqipëria U-15 mori fitoren e dytë radhazi në turneun “UEFA Development” në ndeshjen e luajtur këtë të premte kundër Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Genti Mahmuti fituan me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Samuel Prendi.
Trajneri Mehmeti hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Ndoj (GK), Kerxhaliu, Muharremi, Avdylaj, Elqeni (C), Ramadani, Shofiti, Mehmeti, Prendi, Gjomarkaj, Kajtazi.
Kuqezinjtë zhvilluan një lojë të bukur dhe me raste të shumta. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë kuqezinjtë e vegjël shënuan golin e fitores me Prendin. Ky i fundit shfrytëzoi mirë asistin e Mehmetit, duke u futur në zonë dhe duke e çuar topin në rrjetë në minutën e 64-t.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Shqipërinë U-15, që korr kështu suksesin e dytë radhazi në këtë turne.
Në takimin tjetër të ditës së sotme, Kosova mposhti Armeninë me shifrat 4-3.
Takimet e fundit të turneut UEFA Development U-15 do të luhen më 3 nëntor. Shqipëri – Kosovë është programuar në orën 14:00, ndërsa Armeni – Maqedoni e Veriut në orën 10:00. -

Shqipëria korr suksesin e dytë radhazi në turneun “UEFA Development”, fiton edhe ndaj Maqedonisë së Veriut

Shqipëria në turneun “UEFA Development”, fiton edhe ndaj Maqedonisë së Veriut

Takimet e fundit të turneut UEFA Development U-15 do të luhen më 3 nëntor. Shqipëri – Kosovë është programuar në orën 14:00, ndërsa Armeni – Maqedoni e Veriut në orën 10:00./FSHF/
Vazhdo leximin
-

UEFA Development, Shqipëria U-15 shkëlqen me 3 fitore
Kombëtarja U-15 e vajzave e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme turneun “UEFA Development”, duke regjistruar tri fitore në po aq ndeshje. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajnerja Rabie Tota, fituan me shifrat 4-0 ndaj Moldavisë, 2-1 ndaj Estonisë dhe 4-1 ndaj Kosovës.
Për trajneren Rabie Tota, ky ishte debutim i ëndërruar, jo vetëm me fitore ndeshjesh, por edhe me triumf në të gjithë turneun. Në një prononcim për fshf.org, ajo u shpreh e lumtur dhe krenare për vajzat e saj dhe punën e bërë gjatë këtyre ditëve. Ndër të tjera, trajnerja Tota përmend edhe disa prej elementëve që kanë spikatur me skuadrën kuqezi, teksa flet edhe për vazhdimësinë.
Debutim me tre fitore, ndjesitë e trajneres Tota – Ndihem shumë krenare për vajzat. Ishte surprizë edhe për mua, por bënë mrekulli dhe ishte kënaqësi që t’i trajnoja dhe të arrinim deri këtu.
Si shkoi turneu dhe një koment për ekipin që drejton– E dija që do të ishte e vështirë, por vajzat bënë një punë fantastike dhe mendoj që shkoi mirë. Ka detaje për t’u rregulluar, por mendoj se jemi në rrugën e duhur për të arritur suksese të reja.
E ardhmja e skuadrës dhe elementet që spikatën – Janë disa elementë që kanë spikatur te kjo grupmoshë. Mund të përmend Ajlina Berisha, Estela, Izabela, Kejsi, Megi, Rukena. Janë 10-11 lojtare shumë të mira që për pak vite mund t’i shohim edhe të ekipet kombëtare pasardhëse.
Si do të vazhdojë puna pas këtij turneu? – Do i rikthehemi rutinës, për të nxjerrë në pah punën e të gjithë vajzave, të stafit dhe për të arritur suksese të reja. -

Turneu “UEFA Development”/ Shqipëria U-15 korr fitoren e tretë radhazi, mund edhe Kosovën 4-1
Kombëtarja U-15 e vajzave mbylli me sukses turneun “UEFA Development” duke regjistruar fitoren e tretë radhazi.
Në takimin e fundit, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Kosovës, vajzat kuqezi triumfuan me rezultatin minimal 4-1.Në këtë sfidë shkëlqeu Estela Gjoni e cila shënoi tre gola në pjesën e dytë, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe Kejsi Bajraktari me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, që përfundoi drejt e në rrjetë. Për ekipin e Kosovës golin e vetëm e realizoi Erina Mehmeti.
Trajnerja Rabie Tota e nisi sfidën me këtë formacion: Enola Tota (GK), Ajlina Berisha, Erbi Ismalaj, Sara Mezin, Tea Hasanaj, Elin Hasanaj, Egi Kuqja, Rukena Demushi (C), Estela Gjoni, Isabella Hoxha dhe Keisi Bajraktari.
Skuadra kuqezi dominoi lojën, duke zhvilluar një lojë të bukur dhe duke krijuar raste të shumta shënimi në të dyja pjesët.
Kombëtarja U-15 e vajzave e mbylli turneun me tri fitore në po aq ndeshje. 4-0 ndaj Moldavisë, 2-1 kundër Estonisë dhe 4-1 ndaj Kosovës. Ky turne u zhvillua në Shqipëri nën kujdesin e Federatës së Futbollit. Të gjitha ndeshjet u luajtën në “Shtëpinë e Futbollit”.
© BalkanWeb -

“UEFA Development”, Shqipëria U15 merr fitoren e tretë dhe e mbyll me sukses
Kombëtarja U-15 e vajzave mbylli me sukses turneun “UEFA Development” duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Në takimin e fundit, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Kosovës, vajzat kuqezi triumfuan me rezultatin minimal 4-1.
Në këtë sfidë shkëlqeu Estela Gjoni e cila shënoi tre gola në pjesën e dytë, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe Kejsi Bajraktari me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, që përfundoi drejt e në rrjetë. Për ekipin e Kosovës golin e vetëm e realizoi Erina Mehmeti.
Trajnerja Rabie Tota e nisi sfidën me këtë formacion: Enola Tota (GK), Ajlina Berisha, Erbi Ismalaj, Sara Mezin, Tea Hasanaj, Elin Hasanaj, Egi Kuqja, Rukena Demushi (C), Estela Gjoni, Isabella Hoxha dhe Keisi Bajraktari.
Skuadra kuqezi dominoi lojën, duke zhvilluar një lojë të bukur dhe duke krijuar raste të shumta shënimi në të dyja pjesët.
Kombëtarja U-15 e vajzave e mbylli turneun me tri fitore në po aq ndeshje. 4-0 ndaj Moldavisë, 2-1 kundër Estonisë dhe 4-1 ndaj Kosovës. Ky turne u zhvillua në Shqipëri nën kujdesin e Federatës së Futbollit. Të gjitha ndeshjet u luajtën në “Shtëpinë e Futbollit”. -

“UEFA Development”, Shqipëria U-15 për vajza fiton edhe ndaj Estonisë
Shqipëria U-15 për vajza ka arritur fitoren e dytë radhazi në turneun “UEFA Development”, duke mposhtur Estoninë me rezultatin 2-1.
Ndeshja u zhvillua pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, ku vajzat kuqezi bënë një paraqitje shumë të mirë dhe bindën si me lojë, ashtu edhe me rezultat.
Trajnerja Rabie Tota e nisi sfidën me këtë formacion: Vanesa Islami (GK), Ajlina Berisha, Tea Hasanaj, Elin Hasanaj, Egi Kuqja, Elinda Cobo, Estela Gjoni, Isabella Hoxha, Kejsi Allushi, Keisi Bajraktari dhe Klea Selmani.
Kuqezezat e vogla kaluan në avantazh në minutën e 28-të me golin e Estela Gjonit. Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa në fraksionin e dytë estonezet barazuan në minutën e 53-të. Festa e estonezeve zgjati pak, pasi Gjoni riktheu epërsinë për Shqipërinë, duke realizuar me saktësi nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Takimi u mbyll me shifrat 2-1, duke i dhënë skuadrës sonë fitoren e dytë në këtë turne, pas suksesit 4-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e parë.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet më 29 shtator, ku Shqipëria do të përballet me Kosovën U-15, në “Shtëpinë e Futbollit”, ora 15:00. Ky duel do të transmetohet live në FSHF TV. -

Shqipëria U-15 për vajza fiton edhe ndaj Estonisë në turneun “UEFA Development”

UEFA Development për vajza/ Shqipëria U-15 mbyll përgatitjet për ndeshjen kundër Moldavisë
Shqipëria U-15 për vajza do të luajë nesër ndeshjen e parë kundër Moldavisë U-15, e vlefshme për UEFA Development për këtë moshë.
Skuadra e drejtuar nga trajnerja Rabie Tota ka mbyllur sot në Durrës seancën e fundit stërvitore. Gjendja e vajzave është e mirë dhe stafi kuqezi do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën për ndeshjen e nesërme.Ndeshja e kombëtares do të luhet në ora 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit” dhe hyrja do të jetë falas. Sakaq, sfida do të transmetohet live në FSHF TV.
Në ora 11:00 do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” ndeshja tjetër e grupit mes Kosovës dhe Estonisë.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb