Tag: detyrueshëm

  • Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak! Ushtarët do paguhen, parashikohen gjoba për ata që refuzojnë

    Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak! Ushtarët do paguhen, parashikohen gjoba për ata që refuzojnë

    Qeveria kroate sot ka dërguar për miratim Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, që përfshin rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kroacia që nga viti 2008 ka pasur të pezulluar vendimin për shërbimin ushtarak të detyrueshëm, por sipas vendimit të ri, ai do të nisë në vitin 2026 dhe do të zgjasë dy muaj.
    Sa i përket regjistrimit, çdo shtetas kroat regjistrohet në moshën 18-vjeçare, dhe në trajnimin ushtarak dërgohet në moshën 19-vjeçare. Në disa raste, mund të dërgohen edhe persona të moshës deri në 30 vjeç. Nëse dikush nuk i përgjigjet thirrjes, policia do të lëshojë urdhër për ta sjellë me detyrim dhe do të shqiptohet gjobë që varion nga 250 deri në 1.320 euro. Gratë nuk do të kenë detyrim për pjesëmarrje, por mund të marrin pjesë vullnetarisht në trajnimin ushtarak.
    Shërbimi ushtarak do të konsiderohet pjesë e stazhit të punës dhe do të paguhet me 1.100 euro neto në muaj. Gjithashtu, të rinjtë do të jenë të siguruar për sa i përket vendit të punës – nuk mund të shkarkohen nga puna gjatë kohës që shërbejnë. Ata që janë të papunë do të kenë përparësi në punësim në institucionet shtetërore, raportojnë mediat kroate.
    Do të mundësohet edhe shtyrja e shërbimit ushtarak apo civil deri në moshën 29-vjeçare për arsye studimi apo për sportistët që marrin pjesë në gara botërore dhe evropiane.

  • A do ta rikthejë Shqipëria shërbimin e detyrueshëm ushtarak?

    A do ta rikthejë Shqipëria shërbimin e detyrueshëm ushtarak?

    Nga Kristaq Xharo*
    Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e vonojë, Greqia dhe Turqia nuk e diskutuan ndonjëherë për ta hequr, vendet nordike pa përjashtim për djem e vajza, vendet balltike e fuqitë e mëdha europiane (Francë, Gjermani, Spanjë) e kanë lajmin e ditës…edhe sikur ne të reagojmë të fundit, përsëri është një hap në drejtimin e duhur…

    15 vjet më parë… Më 4 shkurt 2010, parlamenti shqiptar vendosi mbylljen e një kapitulli, që shumë shtete të konsoliduara e më të fuqishme nuk guxuan ta hapin kurrë: heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në një seancë parlamentare që i ngjante më shumë një koncerti të dirigjuar, deputetët e të gjitha krahëve votuan njëzëri heqjen e shërbimit, që ndryshe nga ushtarak do ta konsiderohej kombëtar. Salla e parlamentit duartrokiste për të shuar gurin e fundit të arkitekturës së sigurisë kombëtare. Një entuziazëm i tillë në parlament u përsërit vetëm kur deputetët vet-trefishuan pagesat e tyre…
    Asgjë nuk ndodh pa një shkak….dhe as në një ditë…Pasi kishim dhuruar më parë mijëra tanke për skrap, braktisur qindra avionë në qiell të hapur, shitur apo mbytur disa qindra anije në port apo në fund të detit, edhe shërbimi i detyrueshëm ushtarak u dorëzua. U kthyem në vendin më pacifist në mes të Ballkanit. Me vullnetin e përfaqësuesve, fikëm kandilin e vetëmbrojtjes dhe ndezëm qiriun e besimit të verbër…te aleatët e aleancat. Edhe pse Morgenthau i madh, themeluesit të realizmit, paralajmëronte se aleancat apo aleatët jetojnë për aq kohë sa nuk ndryshojnë interesat e të mëdhenjve…por shumë më pak se vet kombet. Edhe pse jemi më të rinj se shtetet e tjerë e kemi provuar ndryshimin disa herë…
    Prej 2010, djemtë tanë nuk shkojnë ushtarë. Sot, në vend të “betimit para flamurit” dëgjon më shpesh: “Ku e kur e ke bërë check-in e fundit?”. Termat si “atdhe”, “himn”, “uniformë”, kanë hyrë në një regjim gjuhësor, që përjetohet vetëm kur kombëtarja luan me shtetet fqinjë. Ndërkohë që Rusia marshon, Kina armatoset, fuqitë rajonale provokojnë dhe fqinjët ringjallin dekretet e mobilizimit, dhe doktrinat e ‘fshehura’ të shekujve të kaluar, siguresa jonë e vetme është, jemi në NATO. Si të thuash: kemi shtëpi, por i kemi çelësat te komshiu. Ndërkohë fjalët “siguri” e “liri” bëhen më të shtrenjta, ne i besojmë me iluzionin se janë përfshirë në çmimin e statusit në aleancë. Trump ka meritën që zgjoi edhe vetë NATO-n nga iluzionet. Janë vetë vendet e NATO-s që po kërkojnë burime fuqie pas zgjimit. Historia na jep mësimin, ndoshta edhe të hidhur: ai që nuk e mbron vetë shtëpinë, vështirë se mund të gëzojë sakrificën e të tjerëve.
    Një komb pa njerëz nën armë, një komb pa frymë… (De Gol) . Më tej, Zhan Zhak Ruso, filozof iluminist e tha më mirë kohë më parë: “Romakët humbën perandorinë jo se armiqtë ishin më të fortë, por se ata vetë pushuan së qeni ushtarë.” Dhe më tej: “Një popull që ia lë armët vetëm ‘mercenarëve’ ushtarëve me pagesë, fillon e humb trojet e veta.” Edhe Makiaveli besonte se shpirti i republikës lidhet me guximin e qytetarëve të saj për të mbrojtur vetveten. Por ne? Në vend të barrës së pushkës, kemi përqafuar barrën e indiferencës. Ndërsa fqinjët tanë – Greqia, Turqia, Austria, Zvicra – e ruajnë shërbimin ushtarak si një shenjtëri civile, ne e braktisëm me plot entuziazëm. Suedia e Norvegjia? E pezulluan, e pësuan, dhe e rikthyen, sepse kuptuan që pushka nuk është vetëm armë, është edukatë, është detyrë, është formimi dhe demonstrimi i përgjegjësisë qytetare. (lexo Samuel Huntigton: ‘Soldier and state’.
    Shërbimi i detyrueshëm duhet vlerësuar jo vetëm si burim fuqie kombëtare për situate kërcënimi, por edhe si nga të rrallat institucione që përgatisin karaktere. Kontingjente të shërbimit mund të jetë i hapur edhe për të rinjtë në emigracion e në diasporë. Atdheu, kombi është i të gjithëve. Ai është burim fuqie. Aty mëson se të mbrosh atdheun nuk është vetëm heroizëm, por më parë është nder e detyrë. Përveç fuqisë ‘hard’ vendi merr kohezionin …fuqinë ‘soft’.
    Nga Ai nuk nxit vetëm përgatitje fizike, por edhe formim psikologjik e qytetar. Ai mëson të respektosh rregullin, të bashkëjetosh me dallime, të përballesh me vështirësi, të drejtosh, por edhe të bindesh. Siç shprehet Uilliam Armstrong: “Nëse dëshironi një fëmijë me karakter, të disiplinuar, të respektueshëm e të qëndrueshëm – mos kërkoni për një pilulë magjike…gjendet te shërbimi i detyrueshëm ushtarak.” Në kazermë, djali i politikanit dhe i fshatarit, i oligarkut dhe i të papunit, i biznesmenit dhe emigrantit ndajnë të njëjtën fjetore, të njëjtin orar zgjimi, të njëjtën pjatë fasule. Aty barazia, nocion i përbuzur, nuk është teori — është përvojë.
    Europa me dhe nën armë, po ne…. Ndërkohë që bota ndizet si një fshat në flakë, Europa zgjohet nga ëndrra e gjatë pacifiste. Gjermania nuk flet më për “diplomaci të përjetshme”, por për përgatitje të menjëhershme. Finlanda, që dikur mburrej për neutralitetin, sot po ndërton fortifikime. Polonia hap transhe, minon rrugë e ndërton bunkerë, Britania flet për rritje kontingjentesh, Franca për edukim ushtarak edhe në shkolla. Kroacia dhe Serbia tashmë janë në realitetin e rikthimit të shërbimit. Holanda e Spanja e kanë në tavolinën e politikës.
    Po tek ne…? Me gishtat e dorës mund të numërosh rastet kur është ngritur zëri për debat serioz mbi rikthimin e shërbimit ushtarak. Edhe pse lajmet dhe emisionet hapen çdo ditë me pamje nga luftëra, shkatërrime dhe viktima, ende mungon reflektimi i thelluar mbi domosdoshmërinë e përgatitjes sonë si shoqëri. Vendimi për ngritjen e forcave rezerviste është një hap pozitiv, por të kujton ndërtimin e një godine trekatëshe ku janë ngritur fillimisht kati i tretë – forcat profesioniste – dhe më pas i dyti – rezervistët. Por mungon kati i parë. Mungon themeli: kontingjenti bazë, ai i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. A mund të qëndrojë gjatë dhe të funksionojë një ndërtesë pa themele?
    A është koha për vlerësim e veprim…? Vendi nuk ruhet me selfie në baza të huaja ushtarake, as me spote e retorikë televizive. Ai ruhet nga djem dhe vajza që nuk largohen nga përgjegjësia. Që kanë ndjeshmëri për disiplinën dhe përkushtimin. Që kuptojnë se të jesh pjesë e një kombi, nuk është vetëm pasaportë, por sakrificë. Shërbimi (kombëtar) nuk duhet të jetë ushtarak vetëm në kuptimin klasik. Nëse nuk mund të mbash një pushkë, mbaj një lopatë. Nëse nuk dëshiron të gjuash me plumba, ndihmo për të rindërtuar një shkollë apo jep një ndihmë tjetër të nevojshme në komunitet. Nëse nuk e përballon uniformën e ushtarit, mund të përshtatet përparësja e infermierit. Emergjencat civile janë përherë në nevojë. Por, mos e përjashto askënd nga obligimi për të kontribuar. Një komb që nuk përgatit shtetarët e tij për të qenë pjesë e angazhimit të përbashkët, po përgatitet të mos jetë më.
    Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë… edhe pse nesër, nëse lufta vjen pa trokitur, do t’i kërkojmë. Jo për të kënduar himnin, por për të mbrojtur vetveten. Dhe kjo do të jetë shumë më e dhimbshme, shumë më e vonë dhe shumë më e shtrenjtë. Le të kujtojmë shprehjen: në kohë paqe bijtë përcjellin prindërit…në kohë lufte prindërit përcjellin bijtë. Sa më të përgatitur aq më të fortë do të jemi e më pak dhimbje do të ndjejmë edhe në situata ekstreme. Sot është ende koha… nesër mund të jetë vetëm histori.
    *Profesor Doktor për Çështjet Ndërkombëtarë të Sigurisë e Strategjisë, në UET, (kolonel në rezervë).

  • Gjermani/ Të rinjtë nuk e pëlqejnë shërbimin ushtarak

    Gjermani/ Të rinjtë nuk e pëlqejnë shërbimin ushtarak

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se sistemi mbrojtës duhet të rikthehet në prioritetin e qeverisjes së tij.

    “Bundeswehr-i duhet të rikthehet në qendër të shoqërisë sonë”, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë fjalimit të tij në Ditën e Industrisë në Berlin.

    Ai shtoi se pezullimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak ishte një gabim, duke reflektuar mbi situatën aktuale të sigurisë.

    “Me gjithçka që dimë sot, ishte një vendim i gabuar,” theksoi Merz, duke kërkuar një rol më të theksuar për ushtrinë gjermane në jetën publike.

    Në të njëjtën linjë, Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha për ZDF se Gjermania po përjeton një ‘kthesë historike’, duke iu referuar rritjes së ndjeshme të buxhetit të mbrojtjes. Ai u shpreh se kjo nuk është një lëshim ndaj presionit të SHBA-së apo favor për ish-presidentin Donald Trump, por një nevojë reale e mbrojtjes kombëtare.

    Pistorius theksoi gjithashtu se gjatë tre dekadave të fundit, Gjermania ka bërë ‘investime minimale në forcat e armatosura dhe në kapacitetin e saj parandalues’, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së mbështetjes për Bundesëehr-in në një kontekst të sigurisë gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

    Kujtojmë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermani u pezullua në vitin 2011 gjatë mandatit të Angela Merkel, por ende mbetet pjesë e Kushtetutës.

    Rikthimi i tij është i mundur me një shumicë të thjeshtë parlamentare nga koalicioni qeverisës i Bashkimit të Krishterë dhe Social Demokratëve.

    Megjithatë, qëndrimet politike ndaj këtij rikthimi janë të ndara.

    Bashkimi Kristian (CDU/CSU) mbështet fuqishëm shërbimin e detyrueshëm, ndërsa Partia Socialdemokrate (SPD) është më e rezervuar, duke preferuar një qasje vullnetare, siç është reflektuar edhe në marrëveshjen e koalicionit.

    Ndërkohë, opinioni publik gjerman tregon mbështetje në rritje për këtë ide. Sipas një sondazhi të YouGov për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (dpa), 54% e qytetarëve janë pro rivendosjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

    Megjithatë sipas sondazheve, të rinjtë e preferojnë më pak shërbimin e detyrueshëm ushtarak, kurse moshat e mesme dhe të moshuara e kërkojnë atë. Syri.net-Kathimerini

  • Shtohen paketat e trajtimit të stomës të rimbursueshme nga FSDKSH

    Shtohen paketat e trajtimit të stomës të rimbursueshme nga FSDKSH

    Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vendosi sot për shtimin e paketave të trajtimit të stomës, të cilat do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
    Efektet financiare për këtë vendim do të mbulohen nga buxheti i vitit 2025 i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
    Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

  • QKB: Dorëzoni në kohë bilancet e 2024-s

    QKB: Dorëzoni në kohë bilancet e 2024-s

    Qendra Kombëtare e Biznesit u ka rikujtuar të gjitha subjekteve tregtare rëndësinë e depozitimit në kohë të pasqyrave financiare për vitin 2024.Sipas njoftimit, dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative.Afati i fundit është data 31 Korrik 2025Aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.Dokumentacioni përfshin (kur mbajtja e tyre është i detyrueshëm):• Pasqyrat financiare vjetore• Raportin e ecurisë së veprimtarisë• Raportin e auditimitJanë mbi 20 mijë biznese, që kanë detyrim që të dorëzojnë bilancet e vitit 2024.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Frikë për përplasje ushtarake mes NATO-s dhe Rusisë, ish-ministri i Jashtëm: Gjermania të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, edhe për gratë!

    Frikë për përplasje ushtarake mes NATO-s dhe Rusisë, ish-ministri i Jashtëm: Gjermania të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, edhe për gratë!

    Mes frikës në rritje nga një përplasje ushtarake mes NATO-s e Rusisë, ish ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer ka dalë me një propozim befasues.

    Ish kreu i famshëm i diplomacisë gjermane është shprehur në favor të kthimit në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, e madje kërkon edhe angazhimin e grave në ushtri. Fischer tha për revistën “Der Spiegel” se numri i trupave të ushtrisë gjermane është i ulët. Ai shkoi edhe më tej, duke pohuar se do të ishte dhe vetë i gatshëm të luftonte, nëse do të ishte e nevojshme, për të mbrojtur lirinë e tij.
    Kjo gjë, sipas ish-zëvendës kancelarit të Gjermanisë, vlen edhe për gratë: “Ose kemi barazi ose jo”, tha ai. Në një “mea culpa” publike, ai pranoi se, nga perspektiva e sotme, qëndrimi i tij i mëparshëm kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak kishte qenë gabim.
    Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius është shprehur më herët se një kthim në shërbimin e detyrueshëm ushtarak mund të jetë i mundur në kushte të caktuara. Deri tani, qeveria planifikon të prezantojë një model të bazuar fillimisht në angazhim vullnetar. Debati është intensifikuar nga vendimet e NATO-s mbi objektivat e reja të aftësive për shtetet anëtare.
    Javën e kaluar, aleanca miratoi programin më të madh të riarmatimit që nga Lufta e Ftohtë. Për Gjermaninë, kjo do të thotë deri në 60.000 ushtarë shtesë.
     
     

    Top Channel

  • Kroacia rikthen shërbimin ushtarak, dy muaj uniformë dhe rrogë 1,100 euro

    Kroacia rikthen shërbimin ushtarak, dy muaj uniformë dhe rrogë 1,100 euro

    Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, prezantoi sot një plan për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak që zgjat dy muaj, me një pagë neto mujore prej 1,100 eurosh.

    “Shteti planifikon të trajnojë 800 deri në 4,000 ushtarë çdo vit në këtë mënyrë”, tha Anusiç në prezantimin e ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Ligjin për Shërbimin në Forcat e Armatosura, të cilat janë një parakusht për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

    Amendamentet do të kalojnë në një konsultim publik dhe më pas parlamenti kroat duhet të shprehë mendimin e tij, shkruan televizioni H1. Ministri tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak po futet për të rinjtë e moshës 19 vjeç për të siguruar një përgatitje më të fortë mbrojtëse dhe një lidhje më të mirë të qytetarëve me sigurinë kombëtare.

    Stërvitja ushtarake është planifikuar në kazermat në Knin, Slunj dhe Požega.

    Gjatë stërvitjes, ushtarët do të marrin një pagë neto prej 1,100 eurosh, shërbimi ushtarak do të fillojë si përvojë pune dhe nëse punësohen, punëdhënësit nuk do të kenë të drejtë t’i pushojnë nga puna.

    Për më tepër, u propozua që atyre që kanë kryer shërbimin ushtarak t’u jepet përparësi në punësim në qeveritë shtetërore dhe lokale, gjë që më parë, kur u njoftua si mundësi, u kritikua nga pjesë të opozitës dhe shoqatave të të drejtave të njeriut.

    Gratë janë të përjashtuara nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por mund të bëhen vullnetare. Për ata që thirren për kundërshtim të ndërgjegjshëm, ofrohet edhe shërbim ushtarak civil, në dy mënyra.

    E para është një qëndrim në kazerma nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, i cili do të zgjaste tre muaj, me një pagë prej 250 eurosh në muaj, dhe mënyra e dytë parashikon katër muaj shërbim civil në njësitë e vetëqeverisjes lokale ose rajonale, pa kompensim.

    Që nga fillimi i vitit të kaluar, publiku ka folur për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij është Ministri i Mbrojtjes, i cili vjen nga partia në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat.

    Ai njoftoi disa herë fillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por nuk pati marrëveshje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic, i cili përsëriti vazhdimisht se kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet të diskutohet për një kohë të gjatë dhe seriozisht në nivelin më të lartë.

    Shërbimi i detyr)ueshëm ushtarak u hoq në vitin 2008 dhe që atëherë shërbimi ushtarak ka qenë vetëm vullnetar, por interesi është i ulët.

  • Kroacia do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, paga do të jetë 1100 euro në muaj

    Kroacia do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, paga do të jetë 1100 euro në muaj

    Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, prezantoi sot një plan për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak që zgjat dy muaj, me një pagë neto mujore prej 1,100 eurosh.

    “Shteti planifikon të trajnojë 800 deri në 4,000 ushtarë çdo vit në këtë mënyrë”, tha Anusiç në prezantimin e ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Ligjin për Shërbimin në Forcat e Armatosura, të cilat janë një parakusht për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
    Amendamentet do të kalojnë në një konsultim publik dhe më pas parlamenti kroat duhet të shprehë mendimin e tij, shkruan televizioni H1. Ministri tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak po futet për të rinjtë e moshës 19 vjeç për të siguruar një përgatitje më të fortë mbrojtëse dhe një lidhje më të mirë të qytetarëve me sigurinë kombëtare.

    Stërvitja ushtarake është planifikuar në kazermat në Knin, Slunj dhe Požega.
    Gjatë stërvitjes, ushtarët do të marrin një pagë neto prej 1,100 eurosh, shërbimi ushtarak do të fillojë si përvojë pune dhe nëse punësohen, punëdhënësit nuk do të kenë të drejtë t’i pushojnë nga puna.
    Për më tepër, u propozua që atyre që kanë kryer shërbimin ushtarak t’u jepet përparësi në punësim në qeveritë shtetërore dhe lokale, gjë që më parë, kur u njoftua si mundësi, u kritikua nga pjesë të opozitës dhe shoqatave të të drejtave të njeriut.
    Gratë janë të përjashtuara nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por mund të bëhen vullnetare. Për ata që thirren për kundërshtim të ndërgjegjshëm, ofrohet edhe shërbim ushtarak civil, në dy mënyra.
    E para është një qëndrim në kazerma nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, i cili do të zgjaste tre muaj, me një pagë prej 250 eurosh në muaj, dhe mënyra e dytë parashikon katër muaj shërbim civil në njësitë e vetëqeverisjes lokale ose rajonale, pa kompensim.
    Që nga fillimi i vitit të kaluar, publiku ka folur për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij është Ministri i Mbrojtjes, i cili vjen nga partia në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat.
    Ai njoftoi disa herë fillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por nuk pati marrëveshje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic, i cili përsëriti vazhdimisht se kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet të diskutohet për një kohë të gjatë dhe seriozisht në nivelin më të lartë.
    Shërbimi i detyr)ueshëm ushtarak u hoq në vitin 2008 dhe që atëherë shërbimi ushtarak ka qenë vetëm vullnetar, por interesi është i ulët.
     

  • Adriana Kalaja: Një sqarim i detyrueshëm (për ata që më duan e nuk më duan!

    Adriana Kalaja: Një sqarim i detyrueshëm (për ata që më duan e nuk më duan!

    Nga Adriana Kalaja-
    Një sqarim i detyrueshëm për ata që më duan e nuk më duan!

    Lidhur me lajmin e  shpërndarë mbrëmë dhe sot nga media të ndryshme, të pushtetit dhe jo vetëm se, qenkam larguar nga PD, jam e obliguar të jap sqarimin e mëposhtëm se:
    Së pari, informoj të gjithë miqtë e mi realë dhe virtualë që janë dëshpëruar nga ky lajm se, unë nuk jam dorëhequr, pasi siç më njohin shumë mirë Ata, unë nuk largohem dhe nuk i kthej “kurrizin” askujt, qoftë dhe 1 person të jetë bashkuar me parimet e mia.
    Së dyti, informoj të gjithë ata që janë gëzuar nga ky lajm, se nuk i’a jap këtë kënaqësi, se siç e dinë ata,  unë kauzat i çoj deri në fund.
    Së treti, do vijoj të kontriboj për vendin tim, pasi:

    Unë politikën vijoj ta shoh si moral të vlerave.
    Unë nuk bëj kompromis me të vërtetën.
    Për mua, korrupsioni dhe krimi nuk kanë ngjyrë.

    Aq më shumë tani, që denoncimet i’a bëj me dije drejtpërdrejtë Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA, të akredituar në Shqipëri.
    Do shihemi së shpejti……
    PS: Duke i qëndruar 100% komentit që kam bërë te një nga Degët ku unë kam qenë e deleguar dhe u bë viral?!,  ka “një të mirë” kjo punë se, pasi më shpallën Non Grata prej 3 vitesh, të gjithë mediat e regjimit, kanë që mbrëmë që më ftojnë nëpër studio

  • Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

    Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

    Teksa vendet rreth Evropës rritin mbrojtjen e tyre mes frikës nga agresioni rus, ministri gjerman i Mbrojtjes ka pranuar se mund t’u duhet të rrisin përpjekjet për rekrutim.
    Boris Pistorius tha se ata mund të rivendosin shërbimin e detyrueshëm ushtarak – nëse një sistem vullnetar i rinovuar nuk arrin të përmbushë qëllimet e rekrutimit.
    Në një intervistë me Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, ai tha se programi fillestar do të mbështetet në regjistrimin vullnetar, por paralajmëroi se kjo mund të ndryshojë, shkruan skynews.
    “Nëse vjen koha kur kemi më shumë kapacitete në dispozicion se regjistrimet vullnetare, atëherë mund të merret një vendim që rekrutimi të bëhet i detyrueshëm”, tha Pistorius.
    Gjermania e pezulloi shërbimin e detyrueshëm në 2011.
    Por, ajo ka luftuar për të përmbushur objektivat e trupave ndërsa kërkesat për mbrojtje rriten pas agresionit rus në Ukrainë.