Tag: detyruar

  • Balluku merr ‘goditjen’ tjetër nga SPAK-u, nëse nuk paraqitet, do të…

    Balluku merr ‘goditjen’ tjetër nga SPAK-u, nëse nuk paraqitet, do të…

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, duke bërë që Prokuroria e Posaçme të lëshojë menjëherë fletëthirrjen e dytë me paralajmërimin për shoqërim të detyruar.
    Belinda Balluku, e cila duhej të paraqitej në SPAK për t’u njohur me akuzën zyrtare, mungoi duke justifikuar mungesën me një takim në Rumani, ku publikoi një video nga Bukureshti.
    Pas mungesës, prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ka vendosur të dërgojë fletëthirrjen e re në adresën e Ministrisë. Në këtë thirrje të dytë, Balluku njoftohet të paraqitet brenda njërës prej ditëve të kësaj jave, e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës.
    Prokurori i kujton asaj se, në rast se nuk paraqitet vullnetarisht, do të merren masa për shoqërimin e saj të detyruar pranë SPAK-ut.
    Balluku është zyrtarisht nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”, ndërsa hetimet e SPAK janë zgjeruar pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj.
    Ky veprim i dytë i SPAK tregon se organet e drejtësisë nuk do të tolerojnë shmangien e procesit.

  • Nga Motta te Tudor, trajnerët bëhen makth për Juven, “Zonja e Vjetër” sondazhe për Spallettin

    Nga Motta te Tudor, trajnerët bëhen makth për Juven, “Zonja e Vjetër” sondazhe për Spallettin

    Në Torino, të gjithë shpresojnë që Igor Tudor të ndryshojë fatin e tij, rrjedhimisht edhe fatin e “Zonjës së Vjetër”, kjo edhe për një arsye të fortë, të mos jenë të detyruar të shkarkojnë trajnerin, çka do të thotë se do të jenë të detyruar ta paguajnë deri në 2027, viti që i përfundon edhe kontrata. Në fakt, Juve e ka vuajtur jo pak këtë pjesë, pasi një histori e ngjashme ndodhi edhe me Thiago Motta-n një vit më parë ku e shkarkuan dhe tani janë të detyruar ta paguajnë 5 milionë euro për afro dy vite.
    Në rast shkarkimi të Tudor, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të kenë në ngarkesë dy paga për dy trajner të shkarkuar, plus atë që do t’i ofrojnë trajnerit të ri.

    Duke qëndruar në këtë pikë, në Itali, mediat shkruajnë se drejtuesit e Juves po kryesojnë sondazhe në distancë për të kuptuar nëse ekziston mundësia që Luciano Spalletti të zbarkojë në Torino, gjithnjë nëse Tudor nuk ndryshon fatin e këtij sezoni. Nuk ka pasur asnjë kontakt konkret, asnjë bisedë mes palëve, thjesht sondazhe.
    La Gazzetta dello Sport shkruan se drejtues të Juves kanë kontaktuar përfaqësues të Spallettit për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një bashkëpunim të mundshëm. Sigurisht, nëse arrihet në atë pikë që të shkarkohet Tudor, nuk duan të jenë të papërgatitur, për këtë arsye Spalletti është i kontaktuari i parë, preferenca e tyre e parë nëse gjërat shkojnë keq.

  • SHBA godet perandorinë e mashtrimit me kriptovaluta në Kamboxhia: Sekuestrohen mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

    SHBA godet perandorinë e mashtrimit me kriptovaluta në Kamboxhia: Sekuestrohen mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

    Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 14 miliardë dollarë (12 miliardë euro) në bitcoin dhe kanë ngritur akuza ndaj Chen Zhi, 38 vjeç, themelues i konglomeratit kamboxhian Prince Holding Group, për një mashtrim të gjerë global me kriptovaluta që dyshohet se përfshiu punë të detyruar dhe pastrim parash në shkallë të madhe.

    Sipas prokurorëve federalë në Brooklyn, Chen ka ndërtuar një “perandori kibernetike të mashtrimit” përmes së ashtuquajturave skema “vrasja e derrave”, ku viktimat fitonin besim online përpara se të mashtroheshin në investime të rreme me kriptovaluta. Hetuesit thonë se individë në kampe pune të detyruar ishin detyruar të kanalizonin miliarda dollarë në këto skema.

    Në kuadër të operacionit ndërkombëtar, SHBA-të dhe Britania kanë vendosur sanksione ndaj grupit Prince, ndërsa Thesari amerikan e ka cilësuar atë si një organizatë kriminale transnacionale.

    Prokurorët zbulojnë se Chen dhe bashkëpunëtorët e tij kishin ndërtuar të paktën 10 komplekse të punës së detyruar në Kamboxhia, ku punëtorët, shpesh migrantë të mashtruar me oferta të rreme pune, mbaheshin kundër vullnetit të tyre dhe detyroheshin të menaxhonin dhjetëra mijëra profile të rreme në rrjete sociale. Shumë prej tyre, sipas hetimit, ishin izoluar, keqtrajtuar dhe rrahur, ndërsa një viktimë humbi mbi 400 mijë dollarë në kriptovaluta.

    Autoritetet deklaruan se shteti amerikan mund të përdorë bitcoin-in e sekuestruar për të kompensuar viktimat, nëse kjo miratohet nga gjykata. Në total, janë konfiskuar 127,271 bitcoin, me vlerë aktuale rreth 97,200 euro për njësi.

    Chen, i cili ka lidhje të afërta me ish-kryeministrin Hun Sen dhe djalin e tij Hun Manet, përballet me deri në 40 vjet burg nëse shpallet fajtor. Ai është akuzuar për komplot për mashtrim bankar dhe komplot për pastrim parash.

    Eksperti i krimit transnacional, Jacob Daniel Sims, deklaroi se ky është një sinjal i qartë për regjimet që mbështesin ekonominë kriminale:

    “Këto veprime nuk do ta ndalin menjëherë ekonominë e mashtrimit, por i ndërpresin oksigjenin dhe tregojnë se krimi i elitës si strategji sunduese është një shpatë me dy tehe.”

  • Një replikë e detyruar (në largësi) me Dumanin Altin

    Një replikë e detyruar (në largësi) me Dumanin Altin

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Nga Ndroqi në Durrës për 2 orë/ Urdhri i ri “pezullon” qarkullimin, policia e Tiranës në aksion kundër monopatinave

    Nga Ndroqi në Durrës për 2 orë/ Urdhri i ri “pezullon” qarkullimin, policia e Tiranës në aksion kundër monopatinave

    Bllokimi i pjesshëm i autostradrës Tiranë-Durrës ka detyruar mijëra automjete që të përdorin aksin perëndimor nga Ndroqi për të shkuar drejt qytetit bregdetar, duke sjellë një situatë të rënduar trafiku, thuajse në kolaps, përgjatë Rrugës së Kavajës, deri në dalje të Kombinatit.
    Por, në këtë situatë shumë të ngarkuar, punonjësit e Policisë Rrugore të kryeqytetit janë detyruar të angazhohen në një masë të madhe për zbatimin e një urdhëri aspak urgjent të Ministres së Brendshme, Albana Koçiu dhe Drejtorit të Policisë, Ilir Proda.
    Dhjetra efektivë të Rrugores kanë pasur detyrë të bllokojnë monopatinat, duke lënë qarkullimin në dorë të zgjedhjeve momentale të shoferëve. Në këto kushte, situata, natyrisht nuk ishte aspak normale.

    Në rreth-rrotullimin e këtij aksi rrugor, mjetet kishin bllokuar njëri-tjetrin dhe thuajse nuk lëviznin fare.
    Por, vetëm pak metra më larg, një grup policësh rrugorë ishin mbledhur së bashku dhe po merreshin me bllokimin dhe inventarizimin e monopatinave të djemve të rinj të qytetit.

    Në fytyrat e tyre dallohej qartësisht shqetësimi për trafikun, por, mesa duket, të detyruar nga drejtuesit e tyre politikë e institucionalë, kishin hequr dorë nga detyra primare për të rregulluar qarkullimin dhe ishin shndërruar në grumbullues biçikletash elektrike.
     

     
    Në rrëmujën e trafikut të rënduar, natyrisht, nuk mungonin as betonieret, të cilat lëvizin në qytet në çdo cep e në çdo orë të ditës. Monopatinat janë problem për trafikun. Po betonieret? Po vetë trafiku?
     
     
     

  • Si po ndikon mbyllja e qeverisë së SHBA-së te udhëtimet

    Si po ndikon mbyllja e qeverisë së SHBA-së te udhëtimet

    Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara u mbyll më 1 tetor, për herë të parë pas gati shtatë vitesh, pasi Kongresi nuk arriti të miratonte projektbuxhetin e ri fiskal.Si pasojë, mijëra punonjës federalë janë dërguar me leje të detyruar ose po punojnë pa pagesë, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e aeroporteve dhe parqeve kombëtare.Sipas Shoqatës së Udhëtimeve të SHBA-së, mbyllja po i kushton industrisë së turizmit rreth 1 miliard dollarë në javë, duke vendosur një barrë shtesë mbi një fuqi punëtore tashmë të lodhur.Sa më shumë të zgjasë bllokimi, aq më të ndjeshme pritet të bëhen pasojat: radhë të gjata në kontrollet e sigurisë, vonesa dhe anulime fluturimesh, vonesa në modernizimin e infrastrukturës dhe parqe kombëtare të pambrojtura.Punonjësit e sigurisë dhe kontrollorët e trafikut ajror janë të detyruar të vazhdojnë punën, por pa pagë.Kjo rrit rrezikun për mungesa personeli, siç ndodhi në vitin 2019, kur shumë kontrollorë raportuan se ishin të sëmurë, duke shkaktuar kaos në aeroportet amerikane.Linjat ajrore paralajmërojnë se sistemi mund të ngadalësohet për të ruajtur sigurinë, duke ulur efikasitetin dhe numrin e fluturimeve të përditshme.Shërbimi i Parqeve Kombëtare ka bërë të ditur se rrugët, shtigjet dhe hapësirat do të mbeten të aksesueshme, por qendrat e vizitorëve, monumentet dhe ndërtesat janë të mbyllura.Shërbimet bazë do të financohen nga tarifat e vizitorëve, por nëse grumbullimi i mbeturinave ose dëmtimi i mjedisit rrezikon shëndetin publik, zonat do të mbyllen.Disa shtete, si Juta dhe Kolorado, kanë deklaruar se do të përdorin fonde lokale për t’i mbajtur parqet kryesore të hapura.Megjithatë, për shkak të mungesës së stafit (64% e punonjësve të parkut janë pezulluar), vizitorët rrezikojnë të përballen me shërbime të kufizuara dhe mungesë mbrojtjeje.Amtrak, kompania kombëtare e trenave, nuk ndikohet drejtpërdrejt nga mbyllja, pasi operon si korporatë tregtare dhe financohet përmes granteve të veçanta. Shërbimet e saj vijojnë normalisht.Shumica e policave të sigurimit mbulojnë vonesat dhe anulimet që lidhen me mbylljen e qeverisë. Nëse një udhëtim ndikohet nga anulimet e fluturimeve apo vonesat e aeroporteve, mund të aktivizohet mbulimi për anulim ose ndërprerje udhëtimi. / CN, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sa para mund të kushtojë mbyllja e qeverisë së SHBA-ve?

    Sa para mund të kushtojë mbyllja e qeverisë së SHBA-ve?

    Mbyllja e qeverisë federale në Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm një krizë politike, por edhe një ngjarje me pasoja të mëdha ekonomike. Kur Kongresi nuk arrin të miratojë një marrëveshje për financimin e qeverisë, pasojat ndihen menjëherë, veçanërisht nga punonjësit federalë dhe nga ekonomia në përgjithësi.
    Sipas një letre zyrtare nga drejtori i Zyrës së Buxhetit të Kongresit (CBO), Phillip Swagel, gjatë një mbylljeje qeveritare, rreth 750 mijë punonjës federalë mund të vendosen çdo ditë në pushim të detyruar, duke shkaktuar një kosto ditore prej rreth 400 milionë dollarësh për buxhetin federal.
    Letra thekson se numri i punonjësve të pezulluar mund të ndryshojë nga dita në ditë. Disa agjenci mund të detyrohen të shtojnë numrin e punonjësve të pezulluar nga puna, ndërsa të tjera mund të rikthejnë disa prej tyre, në varësi të zhvillimeve dhe nevojave emergjente.
    Gjatë mbylljes, punonjësit që konsiderohen “thelbësorë“, si ata në fushën e sigurisë kombëtare, burgjeve apo shëndetësisë, janë të detyruar të vazhdojnë punën, por shpesh pa pagesë deri sa të zgjidhet situata. Ndërkohë, punonjësit jo-thelbësorë vendosen në pushim të detyruar pa pagesë, pa garanci të menjëhershme për kthim në punë apo kompensim të plotë.
    Ndryshe nga pjesa tjetër e administratës, anëtarët e Kongresit vazhdojnë të paguhen, pasi paga e tyre është e garantuar me Kushtetutën Amerikane.
    Edhe ushtarakët janë të detyruar të vazhdojnë shërbimin gjatë mbylljes, por as ata nuk marrin pagë deri në përfundimin e saj.
    Në fund të letrës, Swagel paralajmëron për pasigurinë e ndikimit që një mbyllje e gjatë mund të ketë në ekonominë e vendit.
    “Efektet e një mbylljeje të qeverisë mbi aktivitetin ekonomik janë të pasigurta, dhe përmasa e tyre do të varet nga kohëzgjatja e saj dhe nga vendimet që do të marrë administrata,” thuhet në dokument.
    Kjo mbyllje, siç kanë treguar rastet e mëparshme, nuk është vetëm një përplasje politike, por një barrë që bie mbi taksapaguesit, shërbimet publike dhe mbi qindra mijëra familje që varen nga paga e përditshme për të mbijetuar.

  • Kryeministrja daneze i kërkon falje banorëve të Groenlandës për kontracepsionin e detyruar

    Kryeministrja daneze i kërkon falje banorëve të Groenlandës për kontracepsionin e detyruar

    Kryeministrja Daneze kërkon falje për kontracepsionin e detyruar ndaj grave në Groenlandë.

    Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka kërkuar falje publike për një nga kapitujt më të errët të historisë daneze në lidhje me Groenlandën – programin e kontracepsionit të detyruar që ka prekur mijëra gra dhe vajza adoleshente, shpeshherë pa pëlqimin e tyre.

    Shumë nga viktimat, të veshura me të zeza, shpërthyen në lot gjatë ceremonisë së mbajtur në Qendrën Kulturore Nuuk, ndërsa dëgjonin në heshtje kryeministren daneze.

    “Sot, mund t’ju them vetëm një gjë: Më vjen keq për padrejtësinë që pësuat sepse ishit grenlandezë. Më vjen keq për atë që ju mor dhe për dhimbjen që ju shkaktoi, në emër të Danimarkës. Më vjen keq”, tha Frederiksen.

    Një nga viktimat, 66-vjeçarja Kirstine Bertelsen, i tha AFP-së se ceremonia i kishte lejuar asaj “të vazhdonte jetën e saj pa urrejtje, zemërim dhe negativitet që ta mundonin”.

    Duke ardhur nga Danimarka për këtë ngjarje, 66-vjeçarja tha se mori pjesë për “arsye egoiste, për të parë dhe dëgjuar një falje për dy shtatzënitë ektopike që pati, qëndrimet e gjata në spital, operacionet dhe heqjen e një tubi fallopian”, shpjegoi ajo.

    Fushata e kontracepsionit të detyruar filloi në fund të viteve 1960 dhe zgjati deri në vitin 1992 me qëllim kufizimin e shkallës së lindjeve në Groenlandë.

    Deri në fund të viteve 1970, të paktën 4,070 gra ishin pajisur me një pajisje intrauterine, ose një në dy groenlandezë në moshë riprodhuese, sipas një studimi të paraqitur në fillim të shtatorit. Në shumicën dërrmuese të rasteve, kjo u bë pa pëlqimin e tyre, madje edhe në rastet që përfshinin të mitur.

    Megjithatë, në një fjalim para Frederiksen, kryeministri i Groenlandës Jens Frederik Nielsen, u distancua nga deklaratat e saj.

    “Kjo falje nuk nënkuptojnë se ne pranojmë atë që ndodhi. Ne jemi këtu sot sepse nuk e pranojmë atë që ndodhi”, tha Nielsen.

    Në fund të gushtit, kryeministrja daneze bëri ​​një kërkesë faljeje për viktimat, duke përmbushur një kërkesë që gratë kishin bërë prej vitesh. Të hënën, Frederiksen njoftoi krijimin e një “fondi pajtimi” për të kompensuar gratë dhe banorët e tjerë të Groenlandës që janë diskriminuar për shkak të origjinës së tyre.

  • Futi divjaksit në ‘rrjetën’ e piramidave online! ‘Kreu’ i skemës: Nuk i kam detyruar, isha në Itali…

    Ereledio Shebeku

    TIRANË-Ereledio Shebeku, i cili u arrestua në ditë më parë si organizatori kryesor për zonën e Divjakë, në lidhje me skemën e mashtrimit të firmave piramidale përmes platformave online ‘XEUX’ dhe ‘TXEX’ k arrëfyer se si u njoh me skemën.
    38-vjeçari i shpallur në kërkim u arrestua në Rinas sapo mbërriti nga Italia ku ndodhej për kurimin e fëmijës së tij. Në dëshminë e tij Shebeku nuk ka dhënë detaje lidhur me mashtrimin e qindra shqiptarëve, duke pretenduar se me platformën u njoh online dhe se nuk ka detyruar askënd për të investuar.

    Në dosjen hetimore, Shebeku rezulton të jetë i pari që ka nisur këtë piramidë anëtarësimesh. Fillimisht në Divjakë mes të afërmve të tij dhe më pas u shtri edhe në Fier dhe Lushnjë. 38-vjeçari ka hapur filimisht një grup me 5 persona dhe më pas në rolin e agjetit ka shtuar në platformë familjarët e tij dhe persona të tjerë, ku secili prej tyre investon vlera monetare në shumat që variojnë nga 1.000 deri në 5.000 dollarë. Më pas secili nga pjesëmarrësit, ashtu si dhe banorët treguan për ZËRI, krijonin grupet e tyre duke shtuar vëllezër, motra, fëmijë apo bashkëshortët.
    Nga hetimet ka rezultuar se ai komunikonte me një user me emrin”Leo Smith” i cili i niste linqe se ku duhej bërë anëtarësimi dhe derdhja e parave si dhe trendet e fitimeve te supozuara. Qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt përmes investimeve që në fakt ishin mashtrime të strukturuara.
    Dy platformat TXEX dhe XEUX paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para raportohet të jetë gati 6 mijë. ZËRI u interesua nga afër ku banorët e Divjakës treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra si i tërheqin lekët. Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar./ZËRI

  • E para që fitoi një divorc në Indi: Kush ishte Rukhmabai Raut?

    E para që fitoi një divorc në Indi: Kush ishte Rukhmabai Raut?

    Nëse emri i saj do të njihej më gjerësisht, Rukhmabai Raut do të ishte sot një ikonë e feminizmit.

    Në një Indi thellësisht patriarkale të shekullit të 19-të, Rukhmabai Raut guxoi të sfidonte normat shoqërore duke refuzuar një martesë të detyruar.

    Në vitin 1885, Rukhmabai u bë gruaja e parë hindu në Indi që arriti të fitonte ligjërisht një “divorc”, falë ndërhyrjes së vetë Mbretëreshës Viktoria. Ky rast u kthye në pikë kthese për të drejtat e grave dhe çoi më vonë në reformën e ligjit me Age of Consent Act (1891) dhe ndalimin ligjor të martesave të fëmijëve.

    Rukhmabai u martua në moshën 11-vjeçare me një 19-vjeçar, por refuzoi të jetonte me të. Kur burri i saj e paditi për ta detyruar të bashkëjetonte, ajo preferoi të përballej me burgun sesa të dorëzohej. Rasti tronditi opinionin publik, polarizoi shoqërinë indiane mes konservatorëve dhe reformatorëve, dhe tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.

    Përveç luftës kundër martesës së detyruar, ajo u bë një nga gratë e para indiane që u diplomua në mjekësi në Londër dhe praktikoi si mjeke për më shumë se 35 vjet në Indi. Por ajo nuk ndaloi asnjëherë së shkruari për të drejtat e grave, duke përdorur pseudonimin “A Hindu Lady” në artikujt e saj për The Times of India.

    Rukhmabai nuk ishte vetëm një viktimë që sfidoi sistemin, por një reformuese që e transformoi atë. Lufta e saj e guximshme për vetëvendosje vazhdon të frymëzojë gratë në Indi dhe më gjerë edhe sot.