Tag: detyrimeve

  • VIDEO/ Bozdo: Paqja fiskale e qeverisë, skemë për pastrim parash, ndërtimi, lavatriçja më e madhe e ekonomisë

    VIDEO/ Bozdo: Paqja fiskale e qeverisë, skemë për pastrim parash, ndërtimi, lavatriçja më e madhe e ekonomisë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se projektligji për ‘paqen fiskale’ është një skemë e rrezikshme që krijon terren për pastrim parash dhe jo një mekanizëm real për ndihmën e biznesit.

    Bozdo theksoi se paketa fiskale përfshin dy ligje, faljen e detyrimeve dhe amnistinë fiskale,  duke krijuar, sipas tij, një mozaik masash që e bëjnë procesin të paqartë, të rrezikshëm dhe potencialisht abuziv.

    ‘PD ka kërkuar që të gjithë ata që ndryshojnë bilancet, gjendjen e cash-it, asetet, borxhet apo kapitalet, deri në tre vitet e fundit, të kalojnë për verifikim të detyrueshëm nga organet e inteligjencës financiare. Kjo do të frenonte çdo tentativë për pastrim parash,’ u shpreh Bozdo.

    Ai shtoi se Partia Demokratike propozoi përjashtimin e sektorit të ndërtimit nga falja e detyrimeve, duke e cilësuar atë sektorin më të rrezikshëm për pastrim parash sipas Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

    ‘Tani, kuptoni që kemi të bëjmë jo me një ligj, por me dy ligje, pra është dhe falja e shuarjes së detyrimeve dhe paqja fiskale. Pyetja juaj specifikisht për pastrimin e parave, por unë do të thoja, janë një sërë masash, pra është një mozaik masash të cilat ndoshta mund ta sillnin në formë të votueshme le të themi, ndoshta mund ta sillnin në formë të votueshme.

    E para është propozimi i Partisë Demokratike që për të gjithë ata që ndryshojnë bilancet, pra atje ku është autostrada sot, gjendjen e keshit, asetet, borxhet, kapitalet e veta, në mënyrë retroaktive, pra deri në tre vite, të gjitha këto të jenë subjekt rast pas rasti i ëh çuarjes së emrit të personave në organet e inteligjencës për pastrimin e parave.

    Kjo sigurisht, ky detyrim për ta çuar atje dhe detyrimi i organeve për ta shqyrtuar rastet emër për emër, do të ishte një fren jo pak e konsiderueshme për të gjithë ata që duan t’i hyjnë një një rruge të tillë.

    E dyta, është propozimi i Partisë Demokratike që sektori i ndërtimit, që konsiderohet nga Agjencia e Inteligjencës Financiare si sektori me riskun më të lartë dhe ku praktikisht sot ëh është lavatriçja më e madhe. Për hir të vërtetës, ky sektor në të gjithë botën, po këtu është në një nivel të tillë që është e jashtëzakonshme. Pra, në qoftë se euro ka vajtur në këtë nivel ka vajtur, kjo është rezultat i pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.

    Propozimi i Partisë Demokratike që ky sektor të përjashtohet fare nga falja e detyrimeve dhe kjo nuk u mor parasysh. Propozimi tjetër për rritje të transparencës edhe besueshmërisë. Çfarë thamë ne? Falja i shërben 80.000 bizneseve aktiv. Ne nuk kërkuam 80.000 emra, sepse ndoshta do të ishte e tepërt, por unë kam kërkuar 3.000 emrat më të mëdhenj që kanë përfituar nga falja, ose të gjithë ata të cilët u janë falur një shumë prej 5 milionë lekësh, ndryshe 50.000 euro e sipër.

    Pse? Duam të kuptojmë kujt ia kemi falur. Duhet të kuptojmë, me kë janë të lidhura këto kompani. Dhe këtë ia detyrojmë vetes si ligjvënës, por dhe komunitetit të ndershëm të biznesit, edhe ata duhet të dinë se çfarë bëjmë ne. Dhe në qoftë se vërtet këtu ka një problem, atëherë ata duhet të jenë në gjendje ta identifikojnë nga ka ardhur problemi. Dhe komunikata e Bashkimit Europian thotë pikërisht këtë, besimin e tatimpaguesve, sepse me këtë model që i sillet përpara biznesit shqiptar, i thuhet, kush është ai që ndoshta thotë e di si është puna, unë po rri ca vite pa pa paguar TVSH-në, detyrimet doganore, tatimore se ndoshta vjen amnistia e radhës.

    Ne kërkuam dhe diçka tjetër. Ne thamë, në qoftë se një individ apo grup individësh kanë pronësi dy apo tre kompani, nga e cila një kompani ka borxhe, po kompania e dytë, qoftë edhe e tretë, performon mirë, është në rregull, i ka bilancet pozitive, ose merr para nga buxheti i shtetit, këta individë duhet të përjashtohen nga nga fshirja e detyrimeve. Ti nuk mund dhe ta vjedhësh shtetin edhe të marrësh nga shteti. Edhe shteti do t’i falë’, tha ndër të tjera deputeti Eno Bozdo në SYRI TV.  

  • Amnistia Fiskale, Bozdo: Skemë për pastrim parash, me rrezik të lartë për abuzime

    Amnistia Fiskale, Bozdo: Skemë për pastrim parash, me rrezik të lartë për abuzime

    Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në një emision televiziv, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se projektligji për ‘paqen fiskale’ është një skemë e rrezikshme që krijon terren për pastrim parash dhe jo një mekanizëm real për ndihmën e biznesit.
    Bozdo theksoi se paketa fiskale përfshin dy ligje, faljen e detyrimeve dhe amnistinë fiskale,  duke krijuar, sipas tij, një mozaik masash që e bëjnë procesin të paqartë, të rrezikshëm dhe potencialisht abuziv.
    ‘PD ka kërkuar që të gjithë ata që ndryshojnë bilancet, gjendjen e cash-it, asetet, borxhet apo kapitalet, deri në tre vitet e fundit, të kalojnë për verifikim të detyrueshëm nga organet e inteligjencës financiare. Kjo do të frenonte çdo tentativë për pastrim parash,’ u shpreh Bozdo.
    Ai shtoi se Partia Demokratike propozoi përjashtimin e sektorit të ndërtimit nga falja e detyrimeve, duke e cilësuar atë sektorin më të rrezikshëm për pastrim parash sipas Agjencisë së Inteligjencës Financiare.
    ‘Tani, kuptoni që kemi të bëjmë jo me një ligj, por me dy ligje, pra është dhe falja e shuarjes së detyrimeve dhe paqja fiskale. Pyetja juaj specifikisht për pastrimin e parave, por unë do të thoja, janë një sërë masash, pra është një mozaik masash të cilat ndoshta mund ta sillnin në formë të votueshme le të themi, ndoshta mund ta sillnin në formë të votueshme.
    E para është propozimi i Partisë Demokratike që për të gjithë ata që ndryshojnë bilancet, pra atje ku është autostrada sot, gjendjen e keshit, asetet, borxhet, kapitalet e veta, në mënyrë retroaktive, pra deri në tre vite, të gjitha këto të jenë subjekt rast pas rasti i ëh çuarjes së emrit të personave në organet e inteligjencës për pastrimin e parave.
    Kjo sigurisht, ky detyrim për ta çuar atje dhe detyrimi i organeve për ta shqyrtuar rastet emër për emër, do të ishte një fren jo pak e konsiderueshme për të gjithë ata që duan t’i hyjnë një një rruge të tillë.
    E dyta, është propozimi i Partisë Demokratike që sektori i ndërtimit, që konsiderohet nga Agjencia e Inteligjencës Financiare si sektori me riskun më të lartë dhe ku praktikisht sot ëh është lavatriçja më e madhe. Për hir të vërtetës, ky sektor në të gjithë botën, po këtu është në një nivel të tillë që është e jashtëzakonshme. Pra, në qoftë se euro ka vajtur në këtë nivel ka vajtur, kjo është rezultat i pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.
    Propozimi i Partisë Demokratike që ky sektor të përjashtohet fare nga falja e detyrimeve dhe kjo nuk u mor parasysh. Propozimi tjetër për rritje të transparencës edhe besueshmërisë. Çfarë thamë ne? Falja i shërben 80.000 bizneseve aktiv. Ne nuk kërkuam 80.000 emra, sepse ndoshta do të ishte e tepërt, por unë kam kërkuar 3.000 emrat më të mëdhenj që kanë përfituar nga falja, ose të gjithë ata të cilët u janë falur një shumë prej 5 milionë lekësh, ndryshe 50.000 euro e sipër.
    Pse? Duam të kuptojmë kujt ia kemi falur. Duhet të kuptojmë, me kë janë të lidhura këto kompani. Dhe këtë ia detyrojmë vetes si ligjvënës, por dhe komunitetit të ndershëm të biznesit, edhe ata duhet të dinë se çfarë bëjmë ne. Dhe në qoftë se vërtet këtu ka një problem, atëherë ata duhet të jenë në gjendje ta identifikojnë nga ka ardhur problemi. Dhe komunikata e Bashkimit Europian thotë pikërisht këtë, besimin e tatimpaguesve, sepse me këtë model që i sillet përpara biznesit shqiptar, i thuhet, kush është ai që ndoshta thotë e di si është puna, unë po rri ca vite pa pa paguar TVSH-në, detyrimet doganore, tatimore se ndoshta vjen amnistia e radhës.
    Ne kërkuam dhe diçka tjetër. Ne thamë, në qoftë se një individ apo grup individësh kanë pronësi dy apo tre kompani, nga e cila një kompani ka borxhe, po kompania e dytë, qoftë edhe e tretë, performon mirë, është në rregull, i ka bilancet pozitive, ose merr para nga buxheti i shtetit, këta individë duhet të përjashtohen nga nga fshirja e detyrimeve. Ti nuk mund dhe ta vjedhësh shtetin edhe të marrësh nga shteti. Edhe shteti do t’i falë’, tha ndër të tjera deputeti Eno Bozdo.

  • ‘TVSH po kompensohet pa kontrolle’, Shehaj: Opozita duhet të zgjohet, rrezik për abuzime masive

    ‘TVSH po kompensohet pa kontrolle’, Shehaj: Opozita duhet të zgjohet, rrezik për abuzime masive

    E ftuar në një emision televiziv, ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj sqaroi dallimin mes shuarjes së detyrimeve dhe paqes fiskale, duke theksuar se debitorët në tatime janë publikë me bazë ligjore dhe se transparenca është e domosdoshme. Ajo kritikoi institucionet për mungesë angazhimi serioz në trajtimin e kësaj çështjeje, duke nënvizuar rolin e KLSH-së, të drejtën e saj ligjore për akses në sistemet e tatimeve dhe nevojën që opozita të ngrejë tryeza të hapura me ekspertë.
    Shehaj ngre shqetësime serioze për mekanizmat e kompensimit të TVSH-së pa kontrolle dhe për rreziqet që lidhen me hetimet proaktive, të cilat subjektet nuk i njohin. Sipas saj, pjesë të nismës mund të jenë pozitive, por problematikat e mëdha mbeten të paadresuara dhe kërkojnë transparencë, debat publik dhe përgjegjshmëri institucionale.
    Brisida Shehaj: Po flasim për shuarjen e detyrimeve. Pra, kjo falja e gjobave. Nuk po flasim për paqen fiskale. Jemi tek shuarja e detyrimeve. Çdo subjekt që është debitor në tatime, në bazë të ligjit, është publik. Dhe nëse do të donin të shikonin se kush ka shumë borxhe në tatime, në faqen online të tatimeve, është publikuar historikisht. Dhe kjo do i ishte thënë dhe atij ministrit, meqë bën ai ministri ashtu, ose është keqkuptuar ministri, e ka me këtë pjesën tjetër kush do jetë te paqja fiskale. Debitorët, janë publikë. Janë të gjithë publikë. Jo s’janë shumë pak.
    Ti duhet të dalësh dhe ta thuash këtë gjënë dhe deputetët të dalin dhe ta thonë këtë gjënë që është detyrim ligjor. Në faqen e tatimeve publikohen të gjithë debitorët. Të gjithë. Involvoi institucione si KLSH-ja. E ka KLSH-ja. Sepse me ligj KLSH-së i është dhënë e drejta dhe të ketë akses në sistemin e IT-së. Në tatime. Pra në raste të tilla, në raste të tilla, duhet që angazhimi, ndërgjegjësimi që duhet të bëjë deputetët e opozitës, aq deputetë sa jeni atje, ju të partisë më të madhe të opozitës, duhet të ishte tjetër gjë. Nuk mund të ishte thjesht një moment komision që nuk i sheh kush, por ju duhet të kishit mbledhur ekspertë në tryeza dhe duhet të kishit krijuar ju tryeza publike me ekspertët, ata që vinin, ata që kanë frikë, le të mos vijnë, dhe ka boll ekspertë që vijnë, që të diskutohej kjo çështje. Sepse ka diçka, ajo nuk është e keqe në një pjesë të saj, por është shumë e keqe në disa momente të tjera që nuk flitet. Është shumë e keqe kur thuhet se ne do të kompensojmë ty TVSH-në pa ta kontrolluar atë TVSH-në. Është shumë e keqe kur flasim, sepse ka momente që thotë, edhe nëse je në hetim ti, gjatë periudhës që kërkon shuarje. Po ku e di subjekti që është në hetim? Do marrim ne vërtetim nga gjykata, prokuroria. Po prokuroria ne e dimë shumë shumë mirë, që për shumë çështje regjistron veprën, po jo subjekt. Dhe ka plot hetime që nuk mund ta thotë ai, po të hetoj unë ty, sepse ai mund të të hetojë, është duke hetuar subjektin me metoda proaktive për shembull.

  • Fshihen detyrimet e papaguara për taksat vendore deri në 2014, ja çfarë pritet të ndodhë për periudhën 2015 – 2019…

    Fshihen detyrimet e papaguara për taksat vendore deri në 2014, ja çfarë pritet të ndodhë për periudhën 2015 – 2019…

    Në diskutimet nën për nen të paketës fiskale, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi disa ndryshime në projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. Një nga pikat kryesore të miratuara lidhet me fshirjen  e plotë edhe të taksave dhe tarifave vendore që u përkasin periudhave tatimore deri në vitin 2014. Drafti i propozuar nga Ministria e Financave parashikonte fshirjen e plotë vetëm të detyrimeve të papaguara të bizneseve në tatime dhe dogana deri në 2014. Amendimet e miratuara u propozuan nga deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe.
    Deputeti Braçe kërkoi gjithashtu që të përfshihen në skemën e lehtësimit edhe detyrimet e tjera vendore më të vjetra se 10 vite, duke propozuar që bizneset të kenë mundësinë t’i shlyejnë me pagesë të 50% të vlerës, ndërsa 50% e mbetur të falet. Sipas tij, e njëjta mundësi që u jepet detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave duhet t’u jepet edhe detyrimeve ndaj pushtetit vendor. Komisioni miratoi amendimet e deputetit Erjon Braçes për nenin 6 të projektligjit, ndërsa rrëzoi një pjesë të amendimeve të deputetit të partisë Demokratike Enno Bozdo, e cila propozoi që nga fshirja të përjashtohen individët që zotërojnë disa subjekte që kanë përfituar financime publike pas vitit 2015, apo që kanë deklaruar bilance pozitive pas vitit 2020.
    Detajet
    Ministria e Financave argumentoi se një kriter i tillë do ta bënte skemën të pazbatueshme për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë së plotë, ndaj mbeti në fuqi parimi i universalitetit. Projektligji përcakton se për të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore direkte apo indirekte të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja e plotë e tyre, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit do të fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, por jo kontributet.
    Për detyrimet që i përkasin periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme: nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet; ose, nëse paguajnë 75% deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht. Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026.
    Kush përfiton dhe kush përjashtohet
    Projektligji përcakton se tatimpaguesit apo subjektet me dënime të formës së prerë për shkelje tatimore apo doganore, ose që janë në proces hetimi apo gjykimi për këto çështje, nuk do të përfitojnë nga falja. Ndërkohë, përfitues do të jenë subjektet që kanë detyrime të prapambetura tatimore ose doganore, sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara në projektligj.

  • Ndryshimet e Komisionit të Ekonomisë: Fshihen detyrimet e papaguara për taksat…

    Ndryshimet e Komisionit të Ekonomisë: Fshihen detyrimet e papaguara për taksat…

    Në diskutimet nën për nen të paketës fiskale, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi disa ndryshime në projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. Një nga pikat kryesore të miratuara lidhet me fshirjen e plotë edhe të taksave dhe tarifave vendore që u përkasin periudhave tatimore deri në vitin 2014.

    Drafti i propozuar nga Ministria e Financave parashikonte fshirjen e plotë vetëm të detyrimeve të papaguara të bizneseve në tatime dhe dogana deri në 2014. Amendimet e miratuara u propozuan nga deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe.

    Deputeti Braçe kërkoi gjithashtu që të përfshihen në skemën e lehtësimit edhe detyrimet e tjera vendore më të vjetra se 10 vite, duke propozuar që bizneset të kenë mundësinë t’i shlyejnë me pagesë të 50% të vlerës, ndërsa 50% e mbetur të falet. Sipas tij, e njëjta mundësi që u jepet detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave duhet t’u jepet edhe detyrimeve ndaj pushtetit vendor.

    Komisioni miratoi amendimet e deputetit Ejon Braçes për nenin 6 të projektligjit, ndërsa rrëzoi një pjesë të amendimeve të deputetit të partisë Demokratike Enno Bozdo, e cila propozoi që nga fshirja të përjashtohen individët që zotërojnë disa subjekte që kanë përfituar financime publike pas vitit 2015, apo që kanë deklaruar bilance pozitive pas vitit 2020.

    Ministria e Financave argumentoi se një kriter i tillë do ta bënte skemën të pazbatueshme për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë së plotë, ndaj mbeti në fuqi parimi i universalitetit. Projektligji përcakton se për të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore direkte apo indirekte të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja e plotë e tyre, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit do të fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, por jo kontributet.

    Për detyrimet që i përkasin periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme: nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet; ose, nëse paguajnë 75% deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

    Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026./Monitor/

  • Ku do të shkojnë paratë? Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”!

    Ku do të shkojnë paratë? Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”!

    Ku do të shkojnë paratë? Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”!
    Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që amendamentet e opozitës që propozonin mekanizma transparence për përfituesit u rrëzuan.
    Dy amendamente të deputetit demokrat, Enno Bozdo, parashikonin që në projektligjin për ‘faljen e detyrimeve’ të bëhej e detyrueshme publikimi i listës së të paktën 3 mijë tatimpaguesve që kanë përfituar shumën më të madhe të detyrimeve, sipas përcaktimeve të këtij ligji.“Po falim 2 miliardë euro detyrime, ne duhet të dimë kush përfiton dhe ku shkojnë këto para,” argumentoi Bozdo duke shtuar se propozimi parashikonte që “në çdo rast në listë të përfshihen të gjithë tatimpaguesit, subjektet që iu është shuar detyrimi jo më i vogël se 5 milionë lekë“.
    Edhe pse ideja u mbështet nga deputeti veteran i Partisë Socialiste, Erion Braçe, komisioni nuk e votoi duke pranuar argumentin e zv.ministrit të Financave, Endrit Yzeiraj, se nuk mund të nxirreshin të dhëna sensitive. Deputeti Braçe argumentoi se ky është një element transparence dhe se Kuvendi duhet të dijë se “kujt po ia bëjmë këtë favor”.
    “Është element transparence që për nevoja të parimësisë së këtij ligji duhet të jetë në ligj me se s’bën,” tha ai, duke shtuar se, “ministri na tha 90% janë kompani që nuk ekzistojnë më, atëherë çfarë problemi kemi në këtë rast?”
    Sipas Bozdos, refuzimi i qeverisë ishte i “paprecendentë dhe i pakuptimtë” dhe nuk qëndron arsyetimi i mbrotjes së të dhënave sensitive.Qeveria po ashtu nuk pranoi një tjetër propozim të Bozdos që kërkonte të rriste transparencën në fashon e përfituesve nga falja e detyrimeve, duke përjashtuar kompanitë që zotërohen nga individë që nëpërmjet kompanive të tjera në pronësi të tyre, kanë përfituar fonde publike dhe kanë bilance pozitive.
    “Nuk është e ndershme dhe as e drejtë,” tha ai duke e lidhur amendamentin e tij dhe me cënim të parimeve morale, kur shteti favorizon ato biznese që nuk kanë zbatuar detyrimet, ndërsa ka biznese që kanë qenë të rregullt me pagesat e detyrimeve tatimore.
    Zv.ministri Yzeiraj këmbënguli se nisma ishte konceptuar mbi “parime universale”, që të përfitonin të gjitha subjektet me detyrime ndaj shtetit.
    “Shumë e drejtë çështja e parimit të moralit,” i tha ai Bozdos, por shtoi se “këto janë masa që po kryehen dhe në kuadër të një integrimi të shpejtë në BE”.
    Ndërkohë, qeveria pranoi që falja e detyrimeve të shtrihet edhe në administratën vendore me propozim të deputetit Braçe, por vetëm për detyrime mbi 10 vjet.
    Debati për transparencën përfshiu komisionin edhe në shqyrtimin nen për nen të nismës për “Marrëveshjen e paqes fiskale”, e cila parashikon që bizneset të mund të deklarojnë fitimet e mbajtura jashtë bilanceve financiare, kundrejt një një takse prej 15% nëse fitimi i rideklaruar është 18% më i lartë se sa ai i deklaruar në tre vitet e fundit, dhe 5% për fitime më të larta se kaq.
    Deputeti Bozdo propozoi dy amendamente për përjashtimin nga marrëveshjet e ‘paqes’ të kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, si një ndër sektorët më me risk për pastrim parash, dhe për vendosjen në ligj të detyrimit të organeve tatimore për raportim në organet përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në lidhje me transaksionet financiare që do të bëhen në zbatim të ligjit.
    Komisioni nuk miratoi dy propozimet e Bozdos, por përfshiu një amendament të deputetit socialist Braçe për kontrollin nga agjencitë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
    Ndërkohë, Braçe shprehu rezerva për disa formulime të dispozitave duke hedhur dyshime se ligji po favorizonte personat që kanë bërë evazion fiskal dhe kanë shtrembëruar pasqyrat financiare dhe kërkoi që të përfshihet një nen që detyron Ministrinë e Financave që të hartojë raporte për zbatimin e këtij ligji, për shumat dhe kompanitë përfituese.
    Propozimi nuk u mirëprit nga zv.ministri, por me ndërhyrjen e kryetares së komisionit, Milva Ikonomi, komisioni e miratoi.
    Braçe kërkoi gjithashtu që të hiqej një nen që parashikon përjashtimin nga përgjegjësitë të audituesve ligjorë, të cilët kanë audituar pasqyrat financiare vjetore të shoqërive që do të përfshihen në marrëveshjet e ‘paqes fiskale’ përpara procesit të rideklarimit.
    “Kjo është amnisti! Po përpiqesh të zgjidhesh me ligj mashtrimet me bilancet dhe pasqyrat financiare, çdo zyrtar i organeve fiskale që ka çertifikuar me kontrolle tatimore ‘ kanë shërbyer për të legjitimuar pastrimin fiskal,” tha deputeti socialist, duke kërkuar që nëpunësit shtetërorë dhe audituesit ligjorë të mos ‘amnistohen’.
    “Kush ka halle t’i zgjidhë në mënyrë tjetër, jo duke na detyruar ne të votojmë këtu,” iu drejtua ai përfaqësuesit të qeverisë.
    Por Yzeiri tha se nuk ishte dakord me propozimin për ndryshim të nenit përkatës duke argumentuar sërish me parimin e ‘universalitetit’. “Nga njëra anë të ndihmojmë bizneset e nga ana tjetër të ndëshkojmë persona, kjo do të hapte një proces të pafund nëse fajtorët kanë qënë individë të tjerë apo bizneset, ne jemi që të përfitojnë të gjithë nga paqja,” tha ndër të tjera ai.
    Dy projektligjet e Paketës Fiskale janë kritikuar nga opozita si një tentativë e kamufluar për të bërë ‘amnisti fiskale’, një projekt i hershëm i kryeministrit Edi Rama që nuk u zbatua për shkak të kundërshtimit të institucioneve financiare ndërkombëtare.
    Disa deputetë të Partisë Demokratike nëpërmjet një letre publike kanë kërkuar sërish reagimin e institucioneve të BE për të ndaluar këto nisma si të ‘rrezikshme’ për ekonominë shqiptare dhe vetë procesin e integrimit.
    “Megjithëse paraqitet si reformë fiskale për të mbështetur qytetarët dhe formalizimin e ekonomisë, paketa përmban dispozita që në thelb dhe në efekt përbëjnë amnisti fiskale, duke zgjeruar mundësitë për legalizimin e të ardhurave dhe pasurive të padeklaruara. Në formën aktuale, nisma paraqet rreziqe të larta për pastrim parash, përdorim të produkteve të korrupsionit dhe futje të kapitaleve të paligjshme në ekonominë formale,” thuhet në letrën e firmosur nga deputetët demokratë.
    Nismëtarja e letrës, Jorida Tabaku, tha të mërkurën se “amnistia hap kanale të reja për pastrimin e parave, veçanërisht për subjekte të paidentifikuara dhe të pandershme, duke e bërë sektorin e ndërtimit edhe më të ekspozuar ndaj parave informale”.
    Projektbuxheti dhe ligjet financiare që e shoqërojnë pritet të miratohen nga Kuvendi gjatë muajit dhjetor, ndërsa deputetët kanë të drejtët të propozojnë amendamente dhe në seancë plenare. Reporter.al

  • Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të ‘paqes fiskale’

    Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të ‘paqes fiskale’

    Përfaqësuesit e qeverisë në Komisionin e Ekonomisë refuzuan amendamentet që synonin rritjen e transparencës dhe mekanizmave të kontrollit për përfituesit e mëdhenj të së ashtuquajturës “paqe fiskale”, ndërkohë që opozita e konsideron atë si rrezik dhe kërkon reagimin e Bashkimit Europian.

    Nga Blerina Gjoka, BIRN

    Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që amendamentet e opozitës që propozonin mekanizma transparence për përfituesit u rrëzuan.

    Dy amendamente të deputetit demokrat, Enno Bozdo, parashikonin që në projektligjin për ‘faljen e detyrimeve’ të bëhej e detyrueshme publikimi i listës së të paktën 3 mijë tatimpaguesve që kanë përfituar shumën më të madhe të detyrimeve, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

    “Po falim 2 miliardë euro detyrime, ne duhet të dimë kush përfiton dhe ku shkojnë këto para,” argumentoi Bozdo duke shtuar se propozimi parashikonte që “në çdo rast në listë të përfshihen të gjithë tatimpaguesit, subjektet që iu është shuar detyrimi jo më i vogël se 5 milionë lekë“.

    Edhe pse ideja u mbështet nga deputeti veteran i Partisë Socialiste, Erion Braçe, komisioni nuk e votoi duke pranuar argumentin e zv.ministrit të Financave, Endrit Yzeiraj,  se nuk mund të nxirreshin të dhëna sensitive. Deputeti Braçe argumentoi se ky është një element transparence dhe se Kuvendi duhet të dijë se “kujt po ia bëjmë këtë favor”.

    “Është element transparence që për nevoja të parimësisë së këtij ligji duhet të jetë në ligj me se s’bën,” tha ai, duke shtuar se, “ministri na tha 90% janë kompani që nuk ekzistojnë më, atëherë çfarë problemi kemi në këtë rast?”

    Sipas Bozdos, refuzimi i qeverisë ishte i “paprecendentë dhe i pakuptimtë” dhe nuk qëndron arsyetimi i mbrotjes së të dhënave sensitive.

    Qeveria po ashtu nuk pranoi një tjetër propozim të Bozdos që kërkonte të rriste transparencën në fashon e përfituesve nga falja e detyrimeve, duke përjashtuar kompanitë që zotërohen nga individë që nëpërmjet kompanive të tjera në pronësi të tyre, kanë përfituar fonde publike dhe kanë bilance pozitive.

    “Nuk është e ndershme dhe as e drejtë,” tha ai duke e lidhur amendamentin e tij dhe me cënim të parimeve morale, kur shteti favorizon ato biznese që nuk kanë zbatuar detyrimet, ndërsa ka biznese që kanë qenë të rregullt me pagesat e detyrimeve tatimore.

    Zv.ministri Yzeiraj këmbënguli se nisma ishte konceptuar mbi “parime universale”, që të përfitonin të gjitha subjektet me detyrime ndaj shtetit.

    “Shumë e drejtë çështja e parimit të moralit,” i tha ai Bozdos, por shtoi se “këto janë masa që po kryehen dhe në kuadër të një integrimi të shpejtë në BE”.

    Ndërkohë, qeveria pranoi që falja e detyrimeve të shtrihet edhe në administratën vendore me propozim të deputetit Braçe, por vetëm për detyrime mbi 10 vjet.

    Debati për transparencën përfshiu komisionin edhe në shqyrtimin nen për nen të nismës për “Marrëveshjen e paqes fiskale”, e cila parashikon që bizneset të mund të deklarojnë fitimet e mbajtura jashtë bilanceve financiare, kundrejt një një takse prej 15% nëse fitimi i rideklaruar është 18% më i lartë se sa ai i deklaruar në tre vitet e fundit, dhe 5% për fitime më të larta se kaq.

    Deputeti Bozdo propozoi dy amendamente për përjashtimin nga marrëveshjet e ‘paqes’ të kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, si një ndër sektorët më me risk për pastrim parash, dhe për vendosjen në ligj të detyrimit të organeve tatimore për raportim në organet përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në lidhje me transaksionet financiare që do të bëhen në zbatim të ligjit.

    Komisioni nuk miratoi dy propozimet e Bozdos, por përfshiu një amendament të deputetit socialist Braçe për kontrollin nga agjencitë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

    Ndërkohë, Braçe shprehu rezerva për disa formulime të dispozitave duke hedhur dyshime se ligji po favorizonte personat që kanë bërë evazion fiskal dhe kanë shtrembëruar pasqyrat financiare dhe kërkoi që të përfshihet një nen që detyron Ministrinë e Financave që të hartojë raporte për zbatimin e këtij ligji, për shumat dhe kompanitë përfituese.

    Propozimi nuk u mirëprit nga zv.ministri, por me ndërhyrjen e kryetares së komisionit, Milva Ikonomi, komisioni e miratoi.

    Braçe kërkoi gjithashtu që të hiqej një nen që parashikon përjashtimin nga përgjegjësitë të audituesve ligjorë, të cilët kanë audituar pasqyrat financiare vjetore të shoqërive që do të përfshihen në marrëveshjet e ‘paqes fiskale’ përpara procesit të rideklarimit.

    “Kjo është amnisti! Po përpiqesh të zgjidhesh me ligj mashtrimet me bilancet dhe pasqyrat financiare, çdo zyrtar i organeve fiskale që ka çertifikuar me kontrolle tatimore ‘ kanë shërbyer për të legjitimuar pastrimin fiskal,” tha deputeti socialist, duke kërkuar që nëpunësit shtetërorë dhe audituesit ligjorë të mos ‘amnistohen’.

    “Kush ka halle t’i zgjidhë në mënyrë tjetër, jo duke na detyruar ne të votojmë këtu,” iu drejtua ai përfaqësuesit të qeverisë.

    Por Yzeiri tha se nuk ishte dakord me propozimin për ndryshim të nenit përkatës duke argumentuar sërish me parimin e ‘universalitetit’.  “Nga njëra anë të ndihmojmë bizneset e nga ana tjetër të ndëshkojmë persona, kjo do të hapte një proces të pafund nëse fajtorët kanë qënë individë të tjerë apo bizneset, ne jemi që të përfitojnë të gjithë nga paqja,” tha ndër të tjera ai.

    Dy projektligjet e Paketës Fiskale janë kritikuar nga opozita si një tentativë e kamufluar për të bërë ‘amnisti fiskale’, një projekt i hershëm i kryeministrit Edi Rama që nuk u zbatua për shkak të kundërshtimit të institucioneve financiare ndërkombëtare.

    Disa deputetë të Partisë Demokratike nëpërmjet një letre publike kanë kërkuar sërish reagimin e institucioneve të BE për të ndaluar këto nisma si të ‘rrezikshme’ për ekonominë shqiptare dhe vetë procesin e integrimit.

    “Megjithëse paraqitet si reformë fiskale për të mbështetur qytetarët dhe formalizimin e ekonomisë, paketa përmban dispozita që në thelb dhe në efekt përbëjnë amnisti fiskale, duke zgjeruar mundësitë për legalizimin e të ardhurave dhe pasurive të padeklaruara. Në formën aktuale, nisma paraqet rreziqe të larta për pastrim parash, përdorim të produkteve të korrupsionit dhe futje të kapitaleve të paligjshme në ekonominë formale,” thuhet në letrën e firmosur nga deputetët demokratë.

    Nismëtarja e letrës, Jorida Tabaku, tha të mërkurën se “amnistia hap kanale të reja për pastrimin e parave, veçanërisht për subjekte të paidentifikuara dhe të pandershme, duke e bërë sektorin e ndërtimit edhe më të ekspozuar ndaj parave informale”.

    Projektbuxheti dhe ligjet financiare që e shoqërojnë pritet të miratohen nga Kuvendi gjatë muajit dhjetor, ndërsa deputetët kanë të drejtët të propozojnë amendamente dhe në seancë plenare.

  • Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore: Vlora me rekord negativ, mbi 50% të totalit

    Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore: Vlora me rekord negativ, mbi 50% të totalit

    Pavarësisht se pas vitit 2014 me ndryshimin e ligjit organik të buxhetit dhe një seri vendimesh dhe udhëzimesh bizneset e kanë të pamundur të ushtrojnë aktivitet nëse nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, në realitet detyrimet në këtë zë po vijnë në rritje të shpejtë vit pas viti, teksa disa qarqe kanë tendence më të fortë për të mos paguar se disa të tjera më pak.
    Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim në Institutin e Sigurimeve Shoqërore evidentoi se rajoni me numrin më të lartë të debitorëve mbetet Vlora, me rreth 7039 debitorë në 2024, ose 54 për qind të debitorëve të evidentuar në 12 drejtoritë rajonale të vendit me qendër qarku.
    Edhe shuma e detyrimeve në këtë rajon është më e madhja në shkallë kombëtare, duke kaluar nga 2.92 miliardë lekë në vitin 2024 dhe përbën 56 për qind të detyrimeve totale në varësi të drejtorive rajonale.
    Rritje të dukshme shënojnë gjithashtu Dibra dhe Elbasani, si në numër debitorësh, ashtu edhe në vlerën e borxhit. Në Dibër numri i debitorëve në 2024 shënoi rritje me 26 % dhe gjithashtu edhe detyrimet në vlerë u rriten. (shiko tabelën e mëposhtme)
    Edhe në Elbasan numri i debitorëve u rrit me 20 % ndërmjet 2023 dhe 2024, me një zgjerim të detyrimeve nga 78.5 milionë lekë në mbi 81 milionë lekë më 2024.
    Në rajone si Shkodra, Fieri dhe Gjirokastra raportohet rritje megjithëse shumat janë më të moderuara krahasuar me zonat e mëdha.
    Në Shkodër, detyrimi arrin në 386.9 milionë lekë në fund të vitit 2024, ndërsa në Fier shuma ngjitet në 119.7 milionë lekë, vlera të ulëta në krahasim me qarqet e tjera që janë edhe më të vogla si në popullsi dhe punonjës.
    Nga ana tjetër, disa rajone shfaqin rritje të më moderuar ose pothuajse të qëndrueshme, si Tirana, ku numri i debitorëve rritet lehtë nga 213 në 2023 në 249 vitin e kaluar. Ndërsa shuma e detyrimeve ngrihet arriti në 459milionë lekë me rritje të lehtë nga 2023.
    Numri i debitorëve dhe shuma e detyrimeve të pashlyera për përfitimet nga sigurimet shoqërore është rritur pothuajse në të gjitha rajonet nga fundi i vitit vitin e kaluar.
    Në total, numri i personave debitorë arriti në 12,801 në vitin 2024, një rritje 7%.
    Paralelisht, shuma totale e borxhit në drejtoritë rajonale që nuk përfshijnë bizneset e mëdha u zgjerua nga rreth 4% vitin e kaluar, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme të detyrimeve të akumuluara.
    Në përgjithësi, të dhënat nxjerrin në pah një tendencë rritëse të borxheve për përfitime në të gjithë vendin, me disa rajone që mbajnë barrën më të madhe të detyrimeve të pashlyera. Vlora mbetet problematika kryesore, ndërsa Dibra, Elbasani dhe Shkodra tregojnë ritme të shpejta përkeqësimi./Marrë nga Monitor

  • Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% , nga Shkodra tek Fieri, ja si renditen qytetet e tjera

    Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% , nga Shkodra tek Fieri, ja si renditen qytetet e tjera

    Pavarësisht se pas vitit 2014 me ndryshimin e ligjit organik të buxhetit dhe një seri vendimesh dhe udhëzimesh bizneset e kanë të pamundur të ushtrojnë aktivitet nëse nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, në realitet detyrimet në këtë zë po vijnë në rritje të shpejtë vit pas viti, teksa disa qarqe kanë tendence më të fortë për të mos paguar se disa të tjera më pak.
    Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim në Institutin e Sigurimeve Shoqërore evidentoi se rajoni me numrin më të lartë të debitorëve mbetet Vlora, me rreth 7039 debitorë në 2024, ose 54 për qind të debitorëve të evidentuar në 12 drejtoritë rajonale të vendit me qendër qarku.
    Edhe shuma e detyrimeve në këtë rajon është më e madhja në shkallë kombëtare, duke kaluar nga 2.92 miliardë lekë në vitin 2024 dhe përbën 56 për qind të detyrimeve totale në varësi të drejtorive rajonale.
    Rritje të dukshme shënojnë gjithashtu Dibra dhe Elbasani, si në numër debitorësh, ashtu edhe në vlerën e borxhit. Në Dibër numri i debitorëve në 2024 shënoi rritje me 26 % dhe gjithashtu edhe detyrimet në vlerë u rriten. (shiko tabelën e mëposhtme)
    Edhe në Elbasan numri i debitorëve u rrit me 20 % ndërmjet 2023 dhe 2024, me një zgjerim të detyrimeve nga 78.5 milionë lekë në mbi 81 milionë lekë më 2024.
    Në rajone si Shkodra, Fieri dhe Gjirokastra raportohet rritje megjithëse shumat janë më të moderuara krahasuar me zonat e mëdha.
    Në Shkodër, detyrimi arrin në 386.9 milionë lekë në fund të vitit 2024, ndërsa në Fier shuma ngjitet në 119.7 milionë lekë, vlera të ulëta në krahasim me qarqet e tjera që janë edhe më të vogla si në popullsi dhe punonjës.
    Nga ana tjetër, disa rajone shfaqin rritje të më moderuar ose pothuajse të qëndrueshme, si Tirana, ku numri i debitorëve rritet lehtë nga 213 në 2023 në 249 vitin e kaluar. Ndërsa shuma e detyrimeve ngrihet arriti në 459milionë lekë me rritje të lehtë nga 2023.
    Numri i debitorëve dhe shuma e detyrimeve të pashlyera për përfitimet nga sigurimet shoqërore është rritur pothuajse në të gjitha rajonet nga fundi i vitit vitin e kaluar.
    Në total, numri i personave debitorë arriti në 12,801 në vitin 2024, një rritje 7%.
    Paralelisht, shuma totale e borxhit në drejtoritë rajonale që nuk përfshijnë bizneset e mëdha u zgjerua nga rreth 4% vitin e kaluar, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme të detyrimeve të akumuluara.
    Në përgjithësi, të dhënat nxjerrin në pah një tendencë rritëse të borxheve për përfitime në të gjithë vendin, me disa rajone që mbajnë barrën më të madhe të detyrimeve të pashlyera. Vlora mbetet problematika kryesore, ndërsa Dibra, Elbasani dhe Shkodra tregojnë ritme të shpejta përkeqësimi. / Monitor

  • Publikohet ‘lista e zezë’ e bashkive, ja qyteti që ka kaluar edhe Tiranën për borxhet e pashlyera

    Publikohet ‘lista e zezë’ e bashkive, ja qyteti që ka kaluar edhe Tiranën për borxhet e pashlyera

    Bashkitë kane treguar përgjegjshmëri në uljen e detyrimeve të prapambetura ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
    Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se deri në Shtator 2025 borxhet e mbartura të bashkive kundrejt kompanive që kryejnë punë publike por edhe qytetarëve regjistrohen në vlerën  e 2.8 miliardë lekëve apo 28 milionë eurove.
    Aji që vihet re është se ka një tendencë të reduktimit të detyrimeve të prapambetura të pushtetit vendor prej  afro 800 milionë lekë apo 8 milionë euro në raport me fundin e Qershorit 2025, dhe po ashtu reduktim në krahasim me Dhjetorin 2024, ku stoku regjistrohej në 33 milionë euro.
    Detyrimi i vendosur nga qeveria për shlyerjen e stokut megjithëse ka pasur ecuri pozitive në dy vitet e fundit, sërish ka luhatje të herëpashershme nga një tre mujor në tjetrin. Edhe pse qëllimi është që stoku i detyrimeve të prapambetura të zerohet totalisht.
    Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se nga  totali i detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve rreth 10 milionë euro janë detyrime të papaguara për investime publike, 5 milionë euro për shërbime,  rreth 2.5 milionë euro vendime të gjykatave dhe 7 milionë euro shpenzime të tjera.
    Referuar listës, vlera e borxheve që kanë bashkitë nuk lidhet domosdoshmërish me sipërfaqen e tyre apo numrin e popullsisë, përveç Bashkisë së Tiranës.
    Konkretisht në vendin e parë renditet bashkia Kavajë, e cila ka lënë pas Bashkinë Tiranë që kryesonte deri në Qershor. Kavaja rezulton me një vlerë detyrimesh në rreth 7.2  milionë euro.
    Më pas renditet bashkia Pogradec me 2.6  milionë euro borxhe,  ndjekur nga  bashkia Tiranë me 2 milionë euro, më pas vjen bashkia Dimal me 1.7 milionë euro dhe Rrogozhinë me 1.6 milionë euro, duke ia lënë radhën Vorës, Dibrës dhe Lezhës.
    Ndërsa në fund të listës së bashkive sa i takon vlerës së borxheve renditen bashkitë Vlorë, Shkodër, Korçë dhe  Has.
    Bashkitë që tregojnë përgjegjshmëri në drejtim të shlyerjes së detyrimeve si dhe mirëmenaxhimit financiar, përfitojnë më shumë nga granti i perfomancës.
    Detyrimet e prapambetura të bashkive, Shtator 2025
    Bashkia Kavajë 7.2 milionë euro
    Bashkia Pogradec 2.6 milionë euro
    Bashkia Tiranë  2 milionë euro
    Bashkia Dimal 1.7 milionë euro
    Bashkia Rrogozhinë 1.6 milionë euro