Tag: detyrimet

  • Fushata permanente/ Rama fal detyrimet tatimore e doganore një ditë pas ‘shuplakës’ nga KLSH

    Fushata permanente/ Rama fal detyrimet tatimore e doganore një ditë pas ‘shuplakës’ nga KLSH

    Qeveria e Edi Ramës ka përgatitur një projektligj për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore.

    Vendimi vjen në një kohë kur Edi Rama është akuzuar se vepron sikur është në fushatë permanente zgjedhore.

    Nga ana tjetër, vetëm një ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit paralajmëroi në Kuvend se realizimi i të ardhurave në vend është nën plan kryesisht për shkak të mosrealizimit të të ardhurave doganore dhe granteve, ndërkohë që në raportimin e tyre vijojnë të përfshihen arkëtime për parapagime të palidhura me një detyrim tatimor apo dhe zëra të tjerë jotatimorë.

    Projektligji, i hartuar nga Ministria e Financave dhe dërguar për mendim Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026 dhe do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2026.

    Projektligji përcakton se tatimpaguesit apo subjektet me dënime të formës së prerë për shkelje tatimore apo doganore, ose që janë në proces hetimi apo gjykimi për këto çështje, nuk do të përfitojnë nga falja.

    Ndërkohë, përfitues do të jenë subjektet që kanë detyrime të prapambetura tatimore ose doganore, sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara në projektligj.

    Në relacionin e projektligjit përcaktohet se për të gjitha detyrimet tatimore direkte apo indirekte të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja e plotë e tyre, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit do të fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, por jo kontributet.

    Po ashtu, në rastet kur është paguar principali, falja do të përfshijë edhe gjobat dhe kamatëvonesat.

    Për detyrimet që i përkasin periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme: nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet; ose, nëse paguajnë 75% deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

    Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026.

    E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.

    Projektligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.

    Projektligji parashikon gjithashtu fshirjen e detyrimeve për tatimpaguesit që janë çregjistruar nga QKB apo administrata tatimore deri në fund të vitit 2024.

    Do të fshihen gjithashtu gjobat e krijuara automatikisht nga sistemi për deklarime të vonuara, mosdorëzime deklaratash apo pasqyrash financiare, si dhe gjobat që burojnë nga ndryshime në listëpagesa me efekt prapaveprues.

    Për detyrimet doganore parashikohen të njëjtat parime si për tatimet: fshirje e plotë për periudhat deri në fund të vitit 2014; mundësi fshirjeje të pjesshme për vitet 2015–2019, nëse paguhet 50% ose 75% e detyrimit; falje të gjobave e kamatëvonesave në rast pagesash të plotësuara deri më 31 dhjetor 2026.

     

  • Paketa fiskale/ Do të falen detyrimet tatimore e doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014

    Paketa fiskale/ Do të falen detyrimet tatimore e doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014

    Me paketën fiskale 2026 qeveria ka propozuar miratimin nga Kuvendi të një projektligj të ri “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” që parashikon faljen dhe shuarjen e një sërë detyrimesh tatimore e doganore për tatimpaguesit, me qëllim lehtësimin financiar të bizneseve dhe individëve.
    Projektligji, i hartuar nga Ministria e Financave dhe dërguar për mendim Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026 dhe do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2026. Sipas projektligjit nga zbatimi parashikohet të arkëtohen rreth 3.7 miliardë lekë gjatë vitit 2026.
    Kush përfiton dhe kush përjashtohet
    Projektligji përcakton se tatimpaguesit apo subjektet me dënime të formës së prerë për shkelje tatimore apo doganore, ose që janë në proces hetimi apo gjykimi për këto çështje, nuk do të përfitojnë nga falja.
    Ndërkohë, përfitues do të jenë subjektet që kanë detyrime të prapambetura tatimore ose doganore, sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara në projektligj.
    Fshirja e detyrimeve deri në vitin 2014
    Në relacionin e projektligjit përcaktohet se për të gjitha detyrimet tatimore direkte apo indirekte të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja e plotë e tyre, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit do të fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, por jo kontributet.
    Po ashtu, në rastet kur është paguar principali, falja do të përfshijë edhe gjobat dhe kamatëvonesat.
    “Neni 5, parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore direkte apo indirekte të papaguara që i përkasin periudhave deri më 31 dhjetor 2014, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit, parashikohet fshirja ose shuarja e dënimeve administrative dhe kamatëvonesave për periudhat deri më 31 dhjetor 2014, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin. Po ashtu, ky nen parashikon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave në rastet kur është paguar principali”, sqarohet në relacion.
    Lehtësime për periudhën 2015–2019
    Për detyrimet që i përkasin periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme:
    nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet;
    ose, nëse paguajnë 75% deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.
    Detyrimet e krijuara nga 2020–2024
    Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026.
    E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.
    Projektligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.
    Tatimpaguesit e çregjistruar dhe gjobat automatike
    Projektligji parashikon gjithashtu fshirjen e detyrimeve për tatimpaguesit që janë çregjistruar nga QKB apo administrata tatimore deri në fund të vitit 2024.
    Do të fshihen gjithashtu gjobat e krijuara automatikisht nga sistemi për deklarime të vonuara, mosdorëzime deklaratash apo pasqyrash financiare, si dhe gjobat që burojnë nga ndryshime në listëpagesa me efekt prapaveprues.
    “Neni 7, parashikon fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të tjera të cilat janë për;
    -tatimpaguesit persona fizikë ose juridikë që rezultojnë të çregjistruar në QKB ose me vendim gjykate apo që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën 31.12.2024;
    -dënimet administrative (gjobat) tatimore të llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar, sipas ligjit nr. 9920/2008, “Për procedurat tatimore në R.SH”, të ndryshuar, deri më 31.12.2024, përfshirë edhe dënimet që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve;
    -dënimet administrative (gjobat) për mosdeklarim në afat për deklarata të padorëzuara, që ju përkasin periudhave deri më 31.12.2024, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.06.2026;
    -dënimet administrative (gjobat) për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare;
    -gjobat dhe interesat e gjeneruara në sistem, nga ndryshimi i listëpagesave për periudhat e kaluara, që rrjedhin nga zbatimi i një akti ligjor apo nënligjor me efekt prapaveprues apo zbatimit të një vendimi gjykate të formës së prerë.Kompensimi me tepricat e TVSH-së
    Nëse një tatimpagues ka tepricë kreditore të TVSH-së ose të një tatimi tjetër, ai mund të përfitojë nga falja vetëm pas kompensimit të kësaj teprice me detyrimet e papaguara. Kjo dispozitë nuk zbatohet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, përcaktohet në relacion.
    Fshirja për detyrimet e doganave
    Për detyrimet doganore parashikohen të njëjtat parime si për tatimet: fshirje e plotë për periudhat deri në fund të vitit 2014; mundësi fshirjeje të pjesshme për vitet 2015–2019, nëse paguhet 50% ose 75% e detyrimit; falje të gjobave e kamatëvonesave në rast pagesash të plotësuara deri më 31 dhjetor 2026.
    “Neni 9 dhe neni 10 parashikojnë, shuarjen e detyrimeve pagueshme në doganë, duke aplikuar të njëjtat parime si për detyrimet tatimore. Kështu për detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja/shuarja e plotë e detyrimit, ndërsa ofrohet mundësia për fshirje/shuarje të pjesshme të detyrimeve për periudhën 1 janar 2015 deri në 31 dhjetor 2019, me kusht që tatimpaguesi të paguajë një pjesë të përcaktuar të detyrimit brenda afateve të përcaktuara në projektligj.
    Për këtë periudhë, nëse paguhet 50% e detyrimit njëherësh brenda datës 30.6.2026, pjesa tjetër fshihet/shuhet; ndërsa nëse zgjidhet pagesa me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026 të 75% të detyrimit, përfitohet fshirja/shuarja e 25% të detyrimit. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht. Për detyrimet e periudhës nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e kushtëzuar me pagesën e plotë të detyrimit brenda datës 31.12.2026”.
    Sipas projektligjit tatimpaguesit që kanë detyrime në proces gjyqësor ose ankim administrativ mund të përfitojnë nga ligji vetëm nëse heqin dorë nga ankimi apo padia, në çdo fazë të procesit.
    Zbatimi i projektligjit do të bëhet nga administrata tatimore qendrore dhe vendore, administrata doganore, si dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ministri i Financave do të nxjerrë udhëzimin përkatës për zbatimin e detajuar të dispozitave./Marrë nga Monitor

  • 180 milionë euro detyrime/ Reagon kreu i KLSH

    180 milionë euro detyrime/ Reagon kreu i KLSH

    Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu ka bërë publike disa fatura financiare, që sipas tij kanë dalë nga kontrollet audituese.
    Në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe atë për Ekonominë, Shehu u ndal tek stoku i detyrimeve të prapambetura për çështjet gjyqësore.
    Ai tha se ky stok deri në fund të 2024 rezulton të jetë 7.32 miliardë lekë, nga të cilat detyrimet e qeverisjes qendrore janë 2.66 miliardë lekë, detyrimet e qeverisjes vendore janë 3. 26 miliardë lekë dhe detyrimet për rimbrusimin e tvsh janë rreth 1.4 miliardë lekë.
    Sipas Shehut, “detyrimet faktike dhe kontigjente për vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut raportohen në vlerën 18 milionë euro, që i takon 10 vendimeve që janë në trajtim në afatin 3 mujor dhe rrezikojnë pagesa interesi për likuidim të vonuar. Ndërsa raportimet e vendimeve të Gjykatës së Arbitrazhit deri në fund 2024 për detyrimet faktike dhe kontigjente paraqiten në vlerën e 180 milionë euro”.
    Ndërsa sa i takon kontratave koncesionare me mbështetje buxhetore, kreu i KLSH tha se “u konstatuan mos përputhje në plan pagesa dhe raportime, financim i fragmentuar jashtë programeve përkatëse, monitorim i pamjaftueshëm për pagesa dhe volume të pa realizuara dhe mungesë raportimi vjetor të performancës”.
    Arben Shehu: Në aspektin dhe kontabilitetit dhe raportimit fiskal, pavarësisht detyrimit të parashikuar në nenin 63 të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, pasqyrat e konsoliduara vjetore, transaksione financiare të shtetit për 2024 nuk janë hartuar dhe nuk janë dorëzuar cka e ka bërë të pamundur shprehjen e një opinioni auditues financiar mbi to.
    Pavarësisht këtij kufizimi, në auditimet financiare individuale të kryera nga KLSH përvec mangësive në formë dhe afateve të përgatijes së pasqyrave financiare nga institucionet e audituara kanë konstatuar dhe klasifikime të gabuara në pozicionet e pasqyrave financiare.
    Risqet fiskale mbeten të larta, duke qenë se ekspozimi ndaj ndërmarrjeve publike, veçanërisht energjia është rritur për shkak të detyrimeve të ndërsjellta të pashlyera dhe të pa rakorduara.
    Ndërkohë stoku i detyrimeve të prapambetura për çështjet gjyqësore kontigjente mbeten në nivele të larta. Stoku i detyrimeve deri në fund dhjetorit 2024 rezulton 7.32 miliardë lekë, nga të cilat detyrimet e qeverisjes qendrore janë 2.66 miliardë lekë, detyrimet e qeverisjes vendore janë 3. 26 miliardë lekë dhe detyrimet për rimbrusimin e tvsh janë rreth 1.4 miliardë lekë.
    Detyrimet faktike dhe kontigjente për vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut raportohen në vlerën 18 milionë euro, që i takon 10 vendimeve që janë në trajtim në afatin 3 mujor dhe rrezikojnë pagesa interesi për likuidim të vonuar.
    Ndërsa raportimet e vendimeve të Gjykatës së Arbitrazhit deri në fund 2024 për detyrimet faktike dhe kontigjente paraqiten në vlerën e 180 milionë euro.
    Sa i takon kontratave koncesionare me mbështetje buxhetore u konstatuan mos përputhje në plan pagesa dhe raportime, financim i fragmentuar jashtë programeve përkatëse, monitorim i pamjaftueshëm për pagesa dhe volume të pa realizuara dhe mungesë raportimi vjetor të performancës.

  • Ndihmat humanitare për Palestinën, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shqyrtojë detyrimet e Izraelit ndaj OKB-së

    Ndihmat humanitare për Palestinën, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shqyrtojë detyrimet e Izraelit ndaj OKB-së

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) po shqyrton detyrimet ligjore të Izraelit ndaj agjencive të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare që operojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

    Ky shqyrtim ka lindur pas miratimit të ligjeve nga Knesseti izraelit që ndalojnë aktivitetet e UNRWA-së në territorin izraelit dhe ndërhyjnë në komunikimin e saj me zyrtarët izraelitë.
    Izraeli ka akuzuar UNRWA-n për lidhje me Hamasin, një pretendim që agjencia e ka mohuar, duke theksuar se ajo mbetet e paanshme dhe e fokusuar në ofrimin e ndihmave për palestinezët. Ky konflikt ka marrë një rëndësi të madhe ligjore dhe diplomatike, pasi Gjykatës i është kërkuar të japë një mendim nëse këto veprime shkelin të drejtat ndërkombëtare, përfshirë detyrimet e Izraelit si fuqi pushtuese për të lejuar furnizimin e ndihmave humanitare.
    Këto shqyrtime ligjore të lidhura edhe me akuzat se Izraeli ka shtuar bllokadën ndaj Gazës, duke kufizuar hyrjen e ndihmave ushqimore dhe humanitare për mbi 2 milionë palestinezë. Pas luftës me Hamasin, shumë ekspertë ndërkombëtarë kanë paralajmëruar për një situatë katastrofike, me nivele të pasigurisë ushqimore që po rriten alarmant.
    BBC raporton se në seancën e mbajtur në Hagë, përfaqësues të OKB-së i kërkuan Gjykatës të sqaronte nëse ndalimi i Izraelit ndaj UNRWA-së shkelte Konventat e OKB-së për pavarësinë e agjencive të saj, si dhe nëse kufizimet mbi ndihmën humanitare shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar, duke përfshirë detyrimin për të mbrojtur civilët.
    Izraeli ka kundërshtuar këtë procedurë dhe e ka cilësuar atë një “cirk politik”, duke theksuar se ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe se veprimet e tij janë të justifikuara për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Ai argumenton gjithashtu se nuk ka detyrime për të bashkëpunuar me agjencitë e OKB-së kur ato paraqesin rreziqe për sigurinë e shtetit.
    Ky rast është i pari i këtij lloji dhe ka implikime të mëdha për legjitimitetin e veprimeve të shteteve anëtare të OKB-së ndaj institucioneve ndërkombëtare. Seancat e Gjykatës po krijojnë një precedent ligjor që mund të ndikojë në mënyrën se si shtetet përballen me angazhimet ndërkombëtare dhe rolin e organizatave ndërkombëtare në zona të pasigurta.

    Top Channel

  • Tatimet: Nga 15 korriku njoftimet për borxhet tatimore po dërgohen vetëm online në e-Filing

    Tatimet: Nga 15 korriku njoftimet për borxhet tatimore po dërgohen vetëm online në e-Filing

    Pas përfundimit të afatit ligjor të procedurave për mbledhjen me forcë të borxhit tatimor bizneset debitore tashmë do njoftohen për detyrimet e papaguara online, nëpërmjet sistemit e-Filing.Administrata tatimore njoftoi se prej 15 korrikut tatimpaguesit po njoftohen elektronikisht nëpërmjet sistemit e-Filing për pagesën e detyrimeve tatimore. Dokumentet që kanë nisur të gjenerohen elektronikisht përmbajnë vulë elektronike dhe vlerë të plotë ligjore dhe nuk do të dërgohen më fizikisht me postë.Pra njoftimi zyrtar për detyrimet e papaguara nuk do të bëhet nëpërmjet shkresave të dërguara fizikisht, por automatikisht në sistemin ku tatimpaguesit menaxhojnë detyrimet e tyre.“Nga data 15 korrik, njoftimi dhe kërkesa për pagesën e detyrimeve tatimore do të gjenerohen drejtpërdrejt në e-Filing, me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore.Dokumenti përmban vulë elektronike të drejtorisë së borxhit sipas rajonit përkatës, me vlerë të plotë ligjore. Si rrjedhojë nuk dërgohet më fizikisht me postë.Pas përmbushjes së afateve ligjore për mbledhjen me forcë të detyrimeve për çdo detyrim të lindur nga vetëdeklarimi ose nga aktet e vlerësimit apo kontrollit të administratës tatimore, ky dokument gjenerohet në sesion “eFiling im”, nënsesioni “dokumentet e mia”, në llogarinë e-Filing të tatimpaguesit”.Sipas administratës tatimore ky zhvillim përveçse do të rrisë ndjeshëm transparencën dhe efikasitetin në komunikimet me bizneset, do të ndihmojë të informohen në kohë reale për detyrimet dhe do të kërkojë reagimin e tyre pa vonesa, në shlyerjen e detyrimeve tatimore.Për të parandaluar aplikimin e masave ndëshkuese administrata tatimore vijon përmirësimin e shërbimeve elektronike në funksion të një administrimi më efikas.Procedura vlerësohet pozitive edhe nga ekspertët fiskale, pasi garanton procedura më të shpejta dhe efikase për ardhjen e njoftimit zyrtar, edhe për rastet e apelimit në gjykatë të çështjeve nga bizneset.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Detyrimet e prapambetura ndaj OSHEE, 1 mijë subjekte përfitojnë ulje kamatash

    Detyrimet e prapambetura ndaj OSHEE, 1 mijë subjekte përfitojnë ulje kamatash

    Skemat e pagesës me këste për detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) po rezultojnë një mundësi e vlefshme për bizneset dhe abonentët familjarë, duke lehtësuar ndjeshëm barrën financiare dhe duke formalizuar marrëdhëniet e tyre me institucionet energjetike.
    Gjatë vitit të fundit, rreth 1 mijë subjekte kanë aplikuar për këto skema duke përfituar reduktim të kamatvonesave nga 50% deri në 100%, si rezultat i shlyerjes së detyrimeve të energjisë elektrike me një këst të vetëm.
    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) nga korriku i këtij viti po zbaton skema të reja lehtësuese (aktmarrëveshje) për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura nga faturat e energjisë elektrike.
    Përmes aktmarrëveshjeve, OSHEE Group ofron mundësinë e pagesës së detyrimeve të akumuluara deri në 31 dhjetor 2023, duke mbështetur shtresat më të ndjeshme dhe biznesin e vogël.
    Aktmarrëveshjet përfshijnë: klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë, të cilët mund t’i shlyejnë detyrimet me këste fikse mujore që nisin nga 1,200 lekë.
    Klientët e tjerë familjarë do të përfitojnë këste fikse mujore që nisin nga 2,800 lekë. Për të ruajtur një standard të përballueshëm aq sa dhe të drejtë, numri maksimal i kësteve do të jetë jo më shumë se 240 këste. Në çdo rast klienti ka të drejtë të zgjedhë një këst pagese, me vlerë më të lartë se vlera minimale, duke iu përmbajtur kushtit prej maksimumi 240 këstesh.
    Për të përfituar nga skemat e aktmarrëveshjeve, abonentët duhet të kenë shlyer detyrimet për vitin 2024 dhe për muajt e parë të vitit 2025.
    Ata që kanë borxhe të reja gjatë kësaj periudhe duhet t’i shlyejnë ato para se të aplikojnë për aktmarrëveshjen.
    Autoritetet bëjnë thirrje për të gjithë abonentët që kanë detyrime të prapambetura të përfitojnë nga paketat e aktmarrëveshjeve që ofrohen aktualisht./ATSH
     

  • Bashkia Tiranë njofton se shtyn pagesën e taksave dhe tarifave vendore

    Bashkia Tiranë njofton se shtyn pagesën e taksave dhe tarifave vendore

    Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se bizneset do të kenë afat deri më 31 Maj 2026 të paguajnë taksat dhe tarifat vendore. Deri tani afati ka qenë 20 Prill.
    Sipas drejtorisë të taksave vendore, ky ndryshim është vendosur me Vendimin nr.59 datë 24.07.2025, të Këshillit Bashkiak Tiranë.

    Mbështetur në ndryshimet e miratuara nga Këshilli Bashkiak, pas datës 31 Maj, po ashtu çdo detyrim i ri paguhet brenda 15 ditësh nga lindja e tij. Ndërsa për bizneset e reja, pagesa nis nga muaji i regjistrimit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
    “Për kategorinë II. “Biznesi” detyrimi paguhet brenda datës 31 Maj. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 31 Maj është 15 ditë pas lindjes së detyrimit. Për subjektet e regjistruara rishtaz detyrimi tatimor do të llogaritet për çdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit”, përcaktohet në vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar.
    Po ashtu sipas vendimit, çdo njoftim zyrtar në lidhje me detyrimet tatimore vendore përmes shërbimit postar dhe në rrugë elektronike (në përputhje me legjislacionin për komunikimet elektronike), do të komunikohet edhe nëpërmjet portalit zyrtar e-Albania.
    Shërbimet e reja që merren në e-Albania për taksat vendore
    Prej 1 muaji jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët që janë pronarë të njësive tregtare, mund të kontrollojnë detyrimet dhe penalitet online në e-Albania. Deri më tani ky shërbim ishte i orientuar kryesisht për bizneset, por tashmë është zgjeruar edhe për qytetarët që zotërojnë njësi tregtare apo pasuri të tjera të përdorura për aktivitet ekonomik.
    Ky shërbim u jep mundësinë përdoruesve të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe në kohë reale mbi vlerën e përditësuar të detyrimeve të tyre vendore, përfshirë penalitetet për pagesat e vonuara. Nga taksa mbi ndërtesën, truallin dhe tokën bujqësore, deri te tarifa e pastrimit, taksa e tabelës apo shfrytëzimi i hapësirës publike çdo detyrim shfaqet i detajuar sipas vitit, shumës dhe këstit.
    Përveç transparencës mbi detyrimet, shërbimi “Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore – Bashkia Tiranë” ofron edhe mundësinë për të shkarkuar dokumentin përkatës që subjekti nuk ka detyrime ndaj Bashkisë Tiranë. Ky vërtetim mund të nevojitet për procedura të ndryshme ligjore, administrative apo tregtare dhe tani merret menjëherë, pa pasur nevojë për paraqitje fizike në sportel.
    Shërbimet nuk kërkojnë asnjë dokumentacion shoqërues, procedura kryhet me vetëm disa klikime dhe informacioni është i aksesueshëm nga çdo pajisje me internet. Përdoruesit mund të shkarkojnë detyrimet e papaguara në formën e një mandati arkëtimi në çdo moment, apo vërtetimin e likuidimit të këtyre detyrimeve duke kursyer kohë dhe shmangur burokracitë.
    Me këtë zgjerim, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës pohon se synon të thjeshtojë procedurat, të rritë transparencën dhe t’u ofrojë si bizneseve ashtu edhe qytetarëve një mjet praktik për të menaxhuar detyrimet e tyre vendore dhe për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm në kohë reale./Monitor/

  • Afat i ri për pagesat e taksave dhe tarifave vendore, nga 20 Prilli do shtyhet deri më 31 Maj 2026

    Afat i ri për pagesat e taksave dhe tarifave vendore, nga 20 Prilli do shtyhet deri më 31 Maj 2026

    Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se bizneset do të kenë afat deri më 31 Maj 2026 të paguajnë taksat dhe tarifat vendore. Deri tani afati ka qenë 20 Prill.Sipas drejtorisë të taksave vendore, ky ndryshim është vendosur me Vendimin nr.59 datë 24.07.2025, të Këshillit Bashkiak Tiranë.Mbështetur në ndryshimet e miratuara nga Këshilli Bashkiak, pas datës 31 Maj, po ashtu çdo detyrim i ri paguhet brenda 15 ditësh nga lindja e tij. Ndërsa për bizneset e reja, pagesa nis nga muaji i regjistrimit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit.“Për kategorinë II. “Biznesi” detyrimi paguhet brenda datës 31 Maj. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 31 Maj është 15 ditë pas lindjes së detyrimit. Për subjektet e regjistruara rishtaz detyrimi tatimor do të llogaritet për çdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit”, përcaktohet në vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019,  të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar .Po ashtu sipas vendimit, çdo njoftim zyrtar në lidhje me detyrimet tatimore vendore përmes shërbimit postar dhe në rrugë elektronike (në përputhje me legjislacionin për komunikimet elektronike), do të komunikohet edhe nëpërmjet portalit zyrtar e-Albania.Shërbimet e reja që merren në e-Albania  për taksat vendorePrej 1 muaji jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët që janë pronarë të njësive tregtare, mund të kontrollojnë detyrimet dhe penalitet online në e-Albania. Deri më tani ky shërbim ishte i orientuar kryesisht për bizneset, por tashmë është zgjeruar edhe për qytetarët që zotërojnë njësi tregtare apo pasuri të tjera të përdorura për aktivitet ekonomik.Ky shërbim u jep mundësinë përdoruesve të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe në kohë reale mbi vlerën e përditësuar të detyrimeve të tyre vendore, përfshirë penalitetet për pagesat e vonuara. Nga taksa mbi ndërtesën, truallin dhe tokën bujqësore, deri te tarifa e pastrimit, taksa e tabelës apo shfrytëzimi i hapësirës publike çdo detyrim shfaqet i detajuar sipas vitit, shumës dhe këstit.Përveç transparencës mbi detyrimet, shërbimi “Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore – Bashkia Tiranë” ofron edhe mundësinë për të shkarkuar dokumentin përkatës që subjekti nuk ka detyrime ndaj Bashkisë Tiranë. Ky vërtetim mund të nevojitet për procedura të ndryshme ligjore, administrative apo tregtare dhe tani merret menjëherë, pa pasur nevojë për paraqitje fizike në sportel.Shërbimet nuk kërkojnë asnjë dokumentacion shoqërues, procedura kryhet me vetëm disa klikime dhe informacioni është i aksesueshëm nga çdo pajisje me internet. Përdoruesit mund të shkarkojnë detyrimet e papaguara në formën e një mandati arkëtimi në çdo moment, apo vërtetimin e likuidimit të këtyre detyrimeve duke kursyer kohë dhe shmangur burokracitë.Me këtë zgjerim, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës pohon se synon të thjeshtojë procedurat, të rritë transparencën dhe t’u ofrojë si bizneseve ashtu edhe qytetarëve një mjet praktik për të menaxhuar detyrimet e tyre vendore dhe për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm në kohë reale. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Blendi Gonxhe i kthehet Klevis Balliut për akuzat ndaj kompanisë që drejton gruaja e tij: E sfidoj të provojë akuzat në Prokurori!

    Blendi Gonxhe i kthehet Klevis Balliut për akuzat ndaj kompanisë që drejton gruaja e tij: E sfidoj të provojë akuzat në Prokurori!

    Ministri i Blendi Gonxhe ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të zgjedhur të PD-së Klevis Balliu, i cili përmes Facebook shkroi se kompania “Albarant Sh.p.k” e bashkëshortes së ministrit është përfshirë në një skandal financiar.
    Sipas tij Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes Drejtorisë së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, bllokoi pasuritë e “Albarant Sh.p.k”, pasi kompania nuk kishte paguar detyrimet fiskale për shtatë vite.
    Gonxhe i cilëson akuzat gënjeshtër dhe e sfidon Balliun t’i çojë “provat” në Prokurori.
    Ai sqaron publikun se shkresa, të cilës i referohen flet për lirim të titujve të pronësisë, por në asnjë rresht të saj nuk flitet për nivelin e detyrimit tatimor.
    Reagimi i Gonxhes
    Opozitë përtace, kopjace portalesh Gushti, që në gjykatë të mbrohen me “cituam median”, palaço me kollaro, bajatë në shpifje – shkresa të cilës i referohen flet për lirim të titujve të pronësisë, por në asnjë rresht të saj nuk flitet për nivelin e detyrimit tatimor – maksimumi i detyrimeve të prapambetura, gjatë tërë aktivitetit, ka arritur 1.2 milionë Lekë! Është komikisht groteske vlera 1.2 milionë Euro që Balliu Jr. recitoi paturpësisht!
    Kush zhvillon biznes të ndershëm, është gjendur përballë mungesës së likuiditetit, sidomos për parapagimet. Ka momente që nuk ke si të paguash edhe pse do. Administrata tatimore ndërmerr masat shtrënguese për garantimin e detyrimit, dhe pas likujdimit të tij, zhbllokon llogaritë dhe titujt e pronësisë, diçka rutinë, njësoj si për të gjithë.
    Marrëdhënia e shoqërisë “Albarent”, e drejtuar nga bashkëshortja ime, me fiskun është korrekte. Në vitin 2023 as nuk kam qenë ministër. Në “Librin e Përgjithshëm të Llogarive” jepet se në 15 vite janë derdhur për detyrimet 2.3 milionë Euro, dhe në dokumentin tjetër detyrimet në kohe reale janë 0!
    Theksoj faktin që shoqëria “Albarent” nuk ka përfituar nga asnjë amnisti fiskale dhe asnjëherë nuk i është falur as edhe një detyrim tatimor, sikundër pretendon “zëri” për turp i Opozitës!
    Sfidoj gënjeshtarin dhe çdo baltosës të provojë akuzat! Çdo person, ler më një Opozitë, duhet t’i çojë faktet në Prokurori, ashtu sikurse çdo informacion tatimor mbi “Albarent” mund të vërtetohet në Zyrat e Tatimeve me lejen time publike!”