Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para togave të zeza në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.
Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u përballën me drejtësinë, nën akuzën “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas dyshohet se janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha në zona të ndryshme të Beratit.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, gjyqtari i çështjes Ervis Koxhaj vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të katër të dyshuarit.
Ndërkohë, hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa policia po punon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në ndezjen e zjarreve në zonat me rrezikshmëri të lartë.
Tag: detyrim
-

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit
-

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Ajola Xoxa
TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së Tiranës-Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se Xoxa është paraqitur në SPAK për të respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO ndaj saj.
Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike.
Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga ‘arrest shtëpie’ në “detyrim paraqitje”. SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF./ZËRI -

U arrestuan si të dyshuar për zjarrëvënie, Gjykata cakton masën detyrim paraqitje për katër autorët (Emrat)
Gjykata e Beratit ka vendosur sot masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, për katër personat që u arrestuan më 13 gusht si autorë të dyshuar të zjarrit në Berat e Dimal. Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u arrestuan për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Sipas hetimeve paraprake, katë personat dyshohet se janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha në zona të ndryshme të Beratit. Pas shqyrtimit të fakteve dhe rrethanave, Prokuroria e Beratit, ka kërkuar për ta caktimin e masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”, kërkesë kjo e pranuar dhe vendosur për të katër të akuzuarit nga gjyqtari Ervis Koxhaj. -

Gjykata cakton masën detyrim paraqitje për katër autorët/ U arrestuan si të dyshuar për zjarrëvënie, në Berat dhe Dimal
Gjykata e Beratit ka vendosur sot masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, për katër personat që u arrestuan më 13 gusht – si autorë të dyshuar të zjarrit në Berat e Dimal. Vendimi u mor nga gjyqtari Ervis Koxhaj.
Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u arrestuan për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Teksa vijojnë hetimet për këto katër çështje, policia po punon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në ndezjen e zjarreve në zonat me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Beratit. Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore. -

Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Gruaja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Ajo ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit“detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.
Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal. -

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic të arrestuar për fajde dhe kanosje, detyrim paraqitje për efektivin
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj një punonjësi policie dhe një shtetasi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
– Inspektor E. P., me detyrë Trupë Shërbimi / Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë.– Shtetasi E. D., banues në Tiranë
Në vijimësi të hetimeve të thëlluara në kuadër të operacionit “Last rent”, ka dyshime se punonjësi i policisë në bashkëpunim me shtetasin e sipërpërmendur, kanë tentuar të fshehin prova materiale lidhur me ndalimin me datë 05.07.2025 të punonjësit të policisë E. P., (vëllai i punonjësit E. P.) i dyshuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected]. -

Goditja e grupit të Çopjave nga SPAK, ja çfarë vendosi GJKKO për 10 akuzuarit
Foto ilustruese
TIRANË- GJKKO ka konfirmuar masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK pak ditë më parë, ku u godit organizata kriminale e Çopjave. Bëhet me dije se 7 nga të arrestuarit mbeten në burg, njëri lihet në arrest shtëpiak dhe dy të tjerët në detyrim paraqitje. Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani më datë 10 gusht 2025.
Arrest në burg: Ervis Çela, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami, Elidon Çela
Arrest në shtëpi: Riza Çela
Detyrim paraqitje: Kujtim Gjyla, Ditjon Pepa
Njoftimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 9 gusht 2025, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe nevojave të sigurimit, në respektim të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale, për personat nën hetim: Ervis Çela, Albin Çela alias Defrim Çela, Riza Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami, Elidon Çela, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin nr. 84, datë 10 gusht 2025, vendosi të konfirmojë masat e sigurisë të dhëna më parë me vendimin nr. 82, datë 6 gusht 2025.
Kështu, Gjykata vendosi të vazhdojë masën e sigurimit “arrest në burg” për Ervis Ibrahim Çelën, Albin Çelën alias Defrim Çelën, Petrit Lakatosin alias Petrit Sulejmanin, Renato Musakun, Gert Çermën, Marenglen Kamamin dhe Elidon Çelën.
Për personin nën hetim Riza Çela, masa e sigurisë “arrest në burg” u zëvendësua me “arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale. Riza Çela detyrohet të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë me të. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase do të kryhet nga oficerët e policisë gjyqësore përkatës.
Gjykata gjithashtu vendosi të vazhdojë masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, për Kujtim Gjylën dhe Ditjon Pepën.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, është ngarkuar me ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda pesë ditëve, afat që nis nga e nesërmja e marrjes dijeni për vendimin.
SPAK ka goditur grupin kriminal “Çopja” që trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka nxjerrë urdhër-arreste për 16 persona, nga të cilët 14 janë me masë arrest me burg dhe 2 me detyrim paraqitje. Deri tani, 7 prej tyre janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa një drejtues i rëndësishëm ndodhet i arrestuar në një vend të Bashkimit Evropian./ZËRI -

Goditen sërish Çopjat, zbardhen urdhërarrestet e SPAK! Kush janë trafikantët që tentuan të fusnin tonelata drogë në Europë?
Franc dhe Hajdar Çopja
TIRANË- SPAK ka goditur grupin kriminal “Çopja” që trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Gjatë një operacioni ndërkombëtar në bashkëpunim me EUROPOL, dhe autoritete nga Franca, Belgjika, Holanda, Gjermania dhe Italia. Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin “SkyECC”, ku dhe dyshohet se kryenin komunikimet për trafik ndërkombëtar. SPAK ka zbardhur emrat e 16 personave për të cilët ka kërkuar masa sigurie.
Anëtarët e grupit kriminal:
Riza Çela
Ardian Çela
Albin Çela
Elvis Çela (Vëllezër)-“arrest me burg”
Fadil alias Jul Balla pronari Ajman Resort
Franc Çopja (i arrestuar ne Belgjikë)
Petrit Sulejmani alias Lakatos-“arrest me burg”
Mariglen Kamami-“arrest me burg”
Denis Daja
Kujtim Gjyla-“detyrim paraqitje”
Renato Musaka
Vilson Pepa
Dition Pepa-“detyrim paraqitje”
Miklovan Mullai
Gert Çerma-“arrest me burg”
Renato Mullai-“arrest me burg”
Sipas asaj që bën me dije SPAK, kjo organizatë kriminale që ka tentuar të trafikojë në Evropë rreth 17 ton kokainë, operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka lëshuar 16 urdhër arreste, ku për 7 persona është caktuar “arrest në burg”, ndërsa për 2 të tjerë “detyrim për t’u paraqitur”./ZËRI -

Dosja “Bankers”! Gjykata e Apelit merr vendime të reja, zbuten disa prej masave të sigurisë për të akuzuarit
Gjykata e Apelit ka marrë sot vendimin për të akuzuarit e dosjes “Bankers”, ku të përfshirë dyshohet se janë 10 persona.
Apeli ka vendosur zbutjen e disa masave të sigurisë, teksa “arresti me burg” për administratorin CEO-n Kinez HongPing Xiao dhe ish-administratorin Leonidha Çobo, nuk ndryshon.
Nga pesë masat “arrest shtëpie”, për njërën prej të dyshuarave ka ndryshuar, duke caktuar masën detyrim paraqitje për shkak të rrethanave familjare si nënë e një fëmije 2 vjeç.
Ndërkohë për tre persona u hoq masa “ndalim i daljes jashtë vendit” duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore.
Kështu sipas vendimit të Gjykatës së Apelit:
-Arrest me Burg:
Leonidha Çobo
Hongping Xiao
-Arrest në shtëpi:
Lianyi Wang
Ardit Kero
Flavia Capo
Kledi Xhani
-Detyrim Paraqitjeje:
Doina Goga ( iu hoq masa arrestit në shtëpi, caktohet detyrim paraqitje)
-Lihet ne fuqi Masa “detyrim paraqitje”, i hiqet “ndalim largimi jashtë vendi”:
Majlinda Thana
Matilda Ibraliu
Erton Ademaj.
Top Channel
-

Afera “Bankers”/ Apeli lë në burg CEO-n kinez dhe Çobon. Ja masat e tjera
Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë vendosi sot të lërë në burg drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë “Bankers Petroleum”, shtetasin kinez Hong Ping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo, duke konfirmuar kështu masat “arrest me burg” të lëshuara nga gjykata e Fierit më herët.
Po ashtu, Apeli i Tiranës vendosi që Diona Gogës, që më herët i ishte vendosur masa “arrest shtëpie”, t’i zbutej në “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh arsyetimin se është nënë e një fëmije 2 vjeç.
Sa i përket Majlinda Thana, Matilda Ibraliu dhe Erton Ademaj, që më herët ishin me “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, Apeli vendosi të heqë kufizimin e fundit, duke lënë në fuqi vetëm masën “detyrim paraqitje”.
Kështu, me vendimin e sotëm.gjykata e Apelit në Tiranë, konfirmoi 2 masat e sigurisë “arrest me biurg”, la në “arrest shtëpie” 4 prej të akuzuarve dhe “vendosi detyrim paraqitje” për 4 të tjerët.
Masa “arrest me burg” për:Leonidha ÇoboHongping XiaoMasa “arrest në shtëpi” për:Lianyi WangArdit KeroFlavia CapoKledi XhaniI hiqet masa e arrestit në shtëpi, caktohet “detyrim paraqitje”Doina GogaLihet në fuqi masa “detyrim paraqitje”, i hiqet “ndalimi i largimit jashtë vendit” për:Majlinda ThanaMatilda IbraliuErton Ademaj
Shqyrtimi i ankimimeve të masave të sigurisë u zhvillua dje, në një seancë që zgjati 6 orë për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve. Përfaqësuesit e ambasadës kineze nuk u lejuan brenda gjykatës ditën e martë.
Të akuzuarit pretenduan se nuk kanë lidhje me akuzat dhe kërkojnë masa më të buta sigurie.
Gjykata e Fierit lëshoi 14 masa sigurie në total, ku 10 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 4 punonjës janë ende në kërkim.
Hetimet për Bankers janë zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë masive.
Prokuroria e Fierit ngriti 5 akuza në total, “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerje e detyrave nga organet tatimore”, duke argumentuar se ka grumbulluar prova të mjaftueshme.
Aksioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend.
“Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë. Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatime, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.