Tag: detyrim

  • Shpërdorim detyre dhe korrupsion në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, procedohen 7 zyrtarë dhe 3 qytetarë

    Shpërdorim detyre dhe korrupsion në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, procedohen 7 zyrtarë dhe 3 qytetarë

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masa sigurie për dhjetë persona, mes tyre 7 zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Fier dhe 3 shtetas të tjerë, të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Hetimet u zhvilluan në kuadër të procedimit penal nr. 1173, datë 14.09.2023, nisur mbi bazën e materialeve të referuara nga Policia e Fierit. Nga hetimet ka rezultuar se punonjës të Qendrës së Kontrollit Teknik në Fier, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kalimin në kontrollin teknik të automjeteve me defekte serioze, duke konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Po ashtu, është provuar se shtetasit D.H. dhe J.Q. kanë paguar 2000 lekë punonjësve të DRSHTRR për të kaluar kontrollin teknik të një automjeti, çka përbën korrupsion aktiv dhe pasiv. Ndërkohë, shtetasi D.N. ka ofruar përfitime të parregullta për një punonjës të Qendrës së Kontrollit Teknik, i cili e ka kaluar mjetin pa denoncuar rastin, duke konsumuar edhe veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Më konkretisht, Prokuroria Fier ka caktuar:Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    “Detyrim paraqitje” dhe “Pezullim nga detyra” për A.M., S.K., E.S., M.G., L.M. dhe E.Sh.

    “Detyrim paraqitje” për J.V., i cili akuzohet edhe për moskallëzim krimi.

    “Detyrim paraqitje” për D.H. dhe J.Q., si autorë të korrupsionit aktiv në bashkëpunim.

    “Detyrim paraqitje” për D.N., për korrupsion aktiv.

    Prokuroria Fier nënvizon se do të vijojë me prioritet hetimet për grupveprat që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës, sidomos në sektorët që prekin sigurinë e qytetarëve.

  • U “godit” me shishe nga opozita/ Rama i shokuar nga sjellja në Kuvend: Nuk u respektua kufiri etik

    U “godit” me shishe nga opozita/ Rama i shokuar nga sjellja në Kuvend: Nuk u respektua kufiri etik

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së seancës për 25 minuta, ku nuk u lejua që të prezantojë programin qeverisës për shkak të opozitës. Rama shprehet se 83 mandatet janë mes të tjerat edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e opozitës, e cila sipas kryeministrit, duhet të kuptojë se s’mund të vazhdojë  me avazin e vjetër të pengmarrjes së Kuvendit.
    Postimi i Ramës:
    83 mandatet e 11 majit për ne, janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur, po edhe një detyrim ndaj zgjedhësve tanë për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën e sharjet e rrugës si alternativë opozitare.
    Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare. Ndërsa shkelja e atij kufiri për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës.
    *Bashkëngjitur fjala e parë e Diellës në Kuvendit e Shqipërisë, e cila u transmetua nga monitorët e sallës ndërkohë që çka nuk arrita dot të them ndër të tjera, ishte se me shumë gjasë, brenda vitit të parë të legjislaturës, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë.

  • Ermonela Jaho rikthehet në TKOB, soprano e madhe ngjitet në skenë me koncertin “Kur ndjenjat marin zë”

    Ermonela Jaho rikthehet në TKOB, soprano e madhe ngjitet në skenë me koncertin “Kur ndjenjat marin zë”

    “Kur ndjenjat marrin zë” është koncerti që rikthen të mërkurën në mbrëmje sopranon Ermonela Jaho në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Publiku do të përjetojë një udhëtim muzikor mes arieve dhe kryeveprave botërore, përmes një repertori që përmbledh dashuri, dramë, mall dhe triumf, të gjitha të shkrira në një zë të vetëm.
    “Nga bel canto deri në verismo, unë them se është një program më tepër sfidues, për mua sidomos që do e mbaj vetëm për dy orë. Një program që ka pjesë që nuk janë luajtur asnjëherë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, dhe e ndjej si detyrim që t’i shkrij të gjitha këto arte në një të vetme, që publiku të marrë historinë për të cilën ti po flet”, ha Ermonela Jaho, soprano.
    Nën dirigjimin e maestro Fabrizio Carminati, orkestrës dhe korit, muzika do të marrë ngjyra të reja, duke rikthyer atmosferën e sallave të mëdha operistike në këtë skenë që ka qenë pikënisje e rrugëtimit artistik të sopranos. Ndaj interpretimi përpara publikut të saj për të është jo vetëm kënaqësi, por një formë detyrimi dhe mirënjohjeje.

    “Kthimi në Shqipëri është gëzim, edhe sfidë, mund të them. Çfarë mund të jap ndryshe? Çdo ditë ne ndryshojmë, ashtu si çdo ditë e jona është ndryshe. Jemi një ditë më të rritur dhe kemi diçka për të sfiduar dhe zbuluar në veten tonë. Ashtu është edhe në muzikë. Është një detyrim për publikun shqiptar, është një detyrim për brezat e rinj, për t’ju dhënë një shpresë se sot çdo gjë që shihet si e paarritshme, është e arritshme.”
    Të mërkurën, në orën 20:00, TKOB-i do të jetë skena ku muzika do të kthehet në një homazh për artin lirik dhe në një dëshmi se muzika mbetet ura më e fuqishme që lidh artistin me publikun.
    /vizionplus.tv

  • Meta kërkon lirim nga burgu/ Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e çështjes, ja kur do mbahet

    Meta kërkon lirim nga burgu/ Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e çështjes, ja kur do mbahet

    Gjykata e Lartë ka vendosur datën për shqyrtimin e kërkesës për heqjen e masës së arrestit me burg ndaj Ilir Meta. Bëhet me dije se çështja për kreun e PL-së do të shqyrtohet më 9 tetor 2025. Vendimi i Gjykatës pritet të jetë vendimtar për fatin e ish-presidentit në lidhje me masën e arrestit që i është caktuar.
    Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
    Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
    Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

  • Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK

    Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të hëne, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen “Partizani”.
    Berisha duhet të shkojë në Prokurorinë e Posaçme të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
    Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi  dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

     

  • Në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’, Berisha paraqitet në SPAK

    Në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’, Berisha paraqitet në SPAK

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

    Sali Berisha gjithashtu është shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj.
    Kryedemokrati akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.

    Top Channel

  • ‘Partizani’/ Berisha në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

    ‘Partizani’/ Berisha në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën Partizani, të vendosur nga gjykata.
    Në çështjen “Partizani”, Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

  • Rama: PS duhet të udhëheqë vendin deri në 2050

    Rama: PS duhet të udhëheqë vendin deri në 2050

    PS duhet të udhëheqë vendin edhe për shumë vjet të tjera dhe këtë duhet ta kemi në kokë. Këtë mesazh u dha Edi Rama socialistëve, sipas të cilit kjo forcë politike duhet të udhëheqë vendin deri në vitin 2050. ”Përrallat që në një demokraci duhen ndërruar partitë çdo 4 vjet lërjani atyre që tregojnë përralla. Nuk është mëkat, është detyrim që ne ta shohim PS-në në krye edhe në 2030 dhe në 2040 dhe në 2050. D.m.th. që ju ta shini. Prandaj ju ftoj ta vlerësoni si detyrim shumë serioz, investim serioz i të gjithë juve në qendër dhe territor ndaj Shqipërisë së një gjenerate tjetër”,-tha Rama.

  • Kukës/ ‘Detyrim paraqitje’ për Ram Gjomokajn, i arrestuar për ndërtim pa leje

    Kukës/ ‘Detyrim paraqitje’ për Ram Gjomokajn, i arrestuar për ndërtim pa leje

    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasin Ram Gjomokaj, i cili u arrestua pak ditë më parë për ndërtimin e 8 objekteve pa leje në një pronë të trashëguar prej tij.

    Seanca gjyqësore u zhvillua sot nga ora 13:00 deri në 13:40, ku trupi gjykues shqyrtoi materialet hetimore dhe dëgjoi pretendimet e palëve.

    Në përfundim, gjykata vendosi të lirojë Gjomokajn me kusht, duke i vendosur detyrimin që të paraqitet periodikisht pranë organeve kompetente, deri në përfundimin e hetimeve.

    Rasti ka ngjallur interes në opinionin lokal për shkak të natyrës së veprës dhe debatit publik mbi ndërtimet pa leje në zona të banuara apo në prona private.

  • Bizneset duhet t’i menaxhojnë vetë mbetjet, gjoba deri në 1 mln lekë nëse refuzojnë

    Bizneset duhet t’i menaxhojnë vetë mbetjet, gjoba deri në 1 mln lekë nëse refuzojnë

    Subjektet që prodhojnë, trajtojnë apo gjenerojnë mbetje, do të kenë detyrimin për t’i menaxhuar vetë. Aplikimi i kësaj skeme është detyrim që duhet përmbushur nga vendi ynë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, dhe për pasojë Shqipëria po bën ndryshime në ligjin për menaxhimin e mbetjeve.
    Sipas propozimeve te reja, të gjitha kostot që rrjedhin nga përmbushja e këtyre detyrimeve ligjore do të mbulohen nga prodhuesit, duke ulur barrën e menaxhimit të mbetjeve për shtetin, ndërkohë që në rast të mos përmbushjes së detyrimeve nga ana e subjekteve gjobat e propozuara variojnë nga 100 mijë në 1 mln lekë.
    Ligji do zbatohet për kategori mbetjesh te tilla si, ambalazhet, bateritë, akumulatorët, automjetet në fund të ciklit te tyre dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
    Ndërkohë që, detyrimet kryesore të prodhuesit lidhen me financimin dhe krijimin e një sistemi për grumbullimin, transportimin, riciklimin ose një mënyrë tjetër të trajtimit të mbetjeve të krijuara nga produktet e tyre që ata vendosin në treg në Shqipëri.
    Po ashtu, detyrim do të jenë edhe investimet në infrastrukturën e grumbullimit apo zhvillimi i aktiviteteve të përshtatshme informacioni, ndërgjegjësimi, udhëzimi ose trajnimi për të informuar qytetarët në ushtrimin e të drejtave të tyre si konsumatorë.
    Detyrimet që rrjedhin nga ky ligj do t’i fillojnë efektet nga data 1 qershor 2026. TEMA