Tag: detyrim

  • Operacioni “Fast”, gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për 14 të arrestuarit

    Operacioni “Fast”, gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për 14 të arrestuarit

    Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua sot seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masave të sigurisë për 14 shtetas të arrestuar gjatë kësaj jave në një lokal pranë segmentit rrugor Elbasan–Ish-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri.
    Arrestimet u realizuan si rezultat i një operacioni policor të koduar “Fast”, i cili u zhvillua nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Operacioni u organizua pas administrimit të informacioneve operative nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën e Posaçme Operacionale.
    Gjatë ndërhyrjes në ambientet e një lokali në pronësi të Taulant Zykollarit, u kapën në flagrancë 14 persona, të cilët sipas Policisë rezultojnë me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, duke përbërë rrezikshmëri të lartë shoqërore.
    Të arrestuarit dhe masat e vendosura nga gjykata janë:
    Akil Kërtusha, 49 vjeç – arrest me burgErgys Tusha, 39 vjeç – arrest në shtëpiErvin Cani, 36 vjeç – detyrim paraqitjeEgi Caushi, 32 vjeç – arrest me burgMaksim Suçi, 47 vjeç – arrest me burgAnsen Mullai, 25 vjeç – arrest në shtëpiStefan Memelli, 46 vjeç – arrest me burgBujar Muça, 53 vjeç (sipërmarrës) – detyrim paraqitjeJurges Mullai, 30 vjeç – detyrim paraqitjeBlerim Heta – detyrim paraqitjeTaulant Zykollari, 52 vjeç – detyrim paraqitjeArjan Dada, 49 vjeç – detyrim paraqitjeJuxhino Zykollari, 17 vjeç – pa masë sigurie (i mitur)Endri Dada, 29 vjeç – detyrim paraqitjeGjatë operacionit dhe kontrolleve janë sekuestruar:
    3 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarakDorezë elektroshoku (neuroparalizuese)4 radio komunikimi të ngjashme me ato të PolicisëJelek me mbishkrimin “Policia”Pajisje që ngjajnë me armë zjarri dhe sinjalizues në formë pistoleteThikë, shkop metalikShuma të konsiderueshme parash4 automjete, 13 celularë dhe pajisje DVR sigurieAkuza të ngritura ndaj grupit përfshijnë:
    Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionitKundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publikMoskallëzimi i krimitVeprime që pengojnë zbulimin e së vërtetësPërkrahja e autorit të krimitMbajtja pa të drejtë e uniformësProdhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohtaPas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe pretendimeve të palëve, gjyqtarja Megi Strakosha shpalli masat e sigurisë për secilin nga të arrestuarit.
    Policia dhe Prokuroria kanë bërë me dije se hetimet do të vijojnë, për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së grupit.

  • Kërcënoi dhe goditi efektivin, lihet në burg njëri prej djemve të Valbona Selimllarit, detyrim paraqitje për tjetrin

    Kërcënoi dhe goditi efektivin, lihet në burg njëri prej djemve të Valbona Selimllarit, detyrim paraqitje për tjetrin

    Gjykata e Tiranës la në burg 21 vjeçarin Deni Selimllari dhe caktoi masën detyrim paraqitje për vëllain e tij Kejn Selimllari, të cilët u arrestuan dy ditë me parë pasi goditën një punonjës policie.
    Gjyqtarja e çështjes Olkeda Lice miratoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani, për të lënë në qeli djalin e madh të Valbona Selimllarit dhe që të caktonte masën e lehtë ndaj djalit të vogël.
    Prokurori i çështjes vlerësoi veprimet e të dyve dhe mori parasysh moshën e të rinjve, për këtë arsye kërkoi masë më të lehtë për 18 vjeçarin.
    Dy vëllezërit në momentin që u shoqëruan në komisariatin e policinë, kanosën punonjësit e policisë, dëmtuan derën e shoqërimit dhe thyen kamerën e sigurisë.

  • Dhunuan policin gjatë detyrës/ Lihet në burg njëri nga djemtë e Valbona Selimllarit, tjetri në ‘detyrim paraqitje’

    Dhunuan policin gjatë detyrës/ Lihet në burg njëri nga djemtë e Valbona Selimllarit, tjetri në ‘detyrim paraqitje’

    Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Deni Selimllarin, djalin e Valbona Selimllarit, i cili pak ditë më parë dhunoi një efektiv policie së bashku me vëllanë.

    Ky i fundit, është lënë në masën ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata.
    Ata u arrestuan në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit. Ata goditën për shkak të detyrës një efektiv policie, ndërsa kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

    Gjithashtu, sipas policisë, ata kanë kanosur edhe punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

  • Dhunuan policin/ Mbetet në burg njëri nga djemtë e Valbona Selimllarit, tjetri në ‘detyrim paraqitje’

    Dhunuan policin/ Mbetet në burg njëri nga djemtë e Valbona Selimllarit, tjetri në ‘detyrim paraqitje’

    Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Deni Selimllarin, djalin e Valbona Selimllarit, i cili pak ditë më parë dhunoi një efektiv policie së bashku me vëllanë. 
    Ky i fundit, është lënë në masën ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata. 
    Ata u arrestuan në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit. Ata goditën për shkak të detyrës një efektiv policie, ndërsa kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. 
    Gjithashtu, sipas policisë, ata kanë kanosur edhe punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente. 
     

  • ‘Partizani’, Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’

    ‘Partizani’, Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i PD-së, Sali Berisha do të paraqitet sot, në orën 09:30, në SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje” për aferën Partizani. Në gjyqin për këtë çështje, Berisha nuk është paraqitur asnjëherë deri më tani, por është përfaqësuar nga avokatët e tij.
    Në çështjen “Partizani”, Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

  • Miliona euro dëm shtetit/ Dosja ‘Bankers Petroleum’ në SPAK, hetohen si grup kriminal CEO dhe drejtues të kompanisë

    Miliona euro dëm shtetit/ Dosja ‘Bankers Petroleum’ në SPAK, hetohen si grup kriminal CEO dhe drejtues të kompanisë

    Dosja e hetimit financiar për rastin e “Bankers Petroleum” i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme SPAK. Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën dhe ka kaluar çështjen në SPAK, pasi ka konstatuar se disa persona të arrestuar kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, me qëllim vjedhjen e shumave financiare nga “Bankers Petroleum”.
    Vendimi për shpalljen e moskompetencës është mësuar nga gazetari Elton Qyno, pasi burime pranë Prokurorisë së Fierit kanë konfirmuar se CEO i “Bankers Petroleum”, kinezi Hongping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo, si dhe persona të tjerë të ndaluar, kanë vepruar si grup kriminal.
    Të dy personat e sipërpërmendur akuzohen për skemë mashtruese me TVSH-në dhe evazion fiskal, ndërsa për Leonidha Çobon dyshohet edhe për pastrim parash.
    Pak kohë më parë, Gjykata e Apelit ndryshoi vetëm një nga 5 masat “arrest në shtëpi”. Doina Goga ndodhet aktualisht në “detyrim paraqitje”, për shkak se është nënë e një fëmije 2-vjeçar.
    Këta persona vijojnë të mbeten në “arrest shtëpie”:
    Shtetasi Kinez Lianyi Wang
    Shqiptarët Ardit Kero, Flavia Capo dhe Kledi Xhani
    Ndërsa për këta të tre:
    Majlinda Thana
    Matilda Ibraliu
    Erton Ademaj
    Apeli ka konfirmuar masën “detyrim paraqitje”, dhe ka revokuar masën e ndalimit të udhëtimit jashtë vendit.
    Aksioni në “Bankers Petroleum Albania” është kryer nga Prokuroria e Fierit më 2 korrik, e cila ka ekzekutuar 10 masa sigurie, ndërkohë që në kërkim mbeten ende 4 persona të huaj.
    Hetimet janë zhvilluar për 6 muaj nga organi i akuzës, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë të madhe.
    Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës 2004–2024, kompania “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet, duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit shqiptar.
    Sipas të njëjtit burim, kompania ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekë, por pavarësisht kësaj, ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh humbje.
    Sipas organit të akuzës, përmes kësaj skeme, kompania ka shmangur pagimin e tatim-fitimit për 20 vite me radhë, dhe për më tepër ka përfituar rimbursime fiktive të TVSH-së, duke shkaktuar dëm financiar në miliona euro në buxhetin e shtetit.
    Vetë kompania ka mohuar akuzat përmes një deklarate, duke u angazhuar të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet shqiptare për çështjen.
    Masat e marra nga gjykata
    Masa “arrest me burg” për:
    Leonidha Çobo
    Hongping Xiao
    Masa “arrest në shtëpi” për:
    Lianyi Wang
    Ardit Kero
    Flavia Capo
    Kledi Xhani
    Ndryshim mase në “detyrim paraqitje” për:
    Doina Goga
    Masa “detyrim paraqitje”, revokohet ndalimi i udhëtimit jashtë vendit për:
    Majlinda Thana
    Matilda Ibraliu
    Erton Ademaj

  • Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

    Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

    Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, është sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

    Xoxa është paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.
     

    Top Channel

  • Detaje nga Konferenca e Kryetarëve/ Opozita s’heq dorë nga kërkesa për shkarkimin e Peleshit

    Detaje nga Konferenca e Kryetarëve/ Opozita s’heq dorë nga kërkesa për shkarkimin e Peleshit

    Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
    Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi bëri kërkesën e tij ndërsa theksoi se Konferenca e Kryetarëve ka për detyrim që të thërrasë Këshillin e Legjisclacionit për kërkesën e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.
    “Ju sjell ne vemendje se keni detyrim te therrisni Keshillin e Legjisclacionit per kerkesen e PD per shkarkimin e kryetarit te Kuvendit. Thirrja e Keshillit eshte detyrim qe ju duhet ta respektoni.Kemi sjell edhe nje kerkese per riperseritjen e seancës se 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se eshte ne shkelje te kushtetutes dhe rregullores. Ju duhet ta perfshini ate kerkese.– Çështja e 3-te. Ne kemi dorezuar nje kerkese per Mocion me Debat mbi programin e qeverise per 4 vitet e ardhshme. Ne baze te rregullore do duhej qe ky mocion me debat te ishte perfshire ne kete mbledhje te Konferences se Kryetareve. Sot skadon dita e 3-te e fatit sic e parashikon rregullorja. Dhe deri tani ne nuk kemi njoftim per mbledhje tjeter.”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

  • Turistë me “detyrim”/ Të huajt e arrestuar për drogë duhet të paraqiten disa herë në Shqipëri deri sa gjyqi të mbyllet

    Turistë me “detyrim”/ Të huajt e arrestuar për drogë duhet të paraqiten disa herë në Shqipëri deri sa gjyqi të mbyllet

    Së bashku me familjen, francezi Kerim Korum mbërriti në Shqipëri në datën 8 gusht.

    Erdhi si turist dhe vizitoi disa qytete bashkë me të ëmën derisa u arrestua në zonën e ish-bllokut.
    Në një kontroll rutinë policia i gjeti me vete 5 gramë hashash. Për policinë Kerim ishte turisti i radhës i gjetur me drogë, kurse për gjykatën ai ishte  përdoruesi i radhës që duhej liruar ndaj urdhëroi detyrim paraqitje.
    Një masë që siç edhe shtetas të tjerë të huaj, ose i mban në Shqipëri derisa gjykimi mbyllet, ose përfundojnë të larguar pa adresë. Avokati i Kerim premton se mbasi 19 vjeçari të mbyllë pushimet e verës, do kthehet sipas kalendarit një herë në muaj detyrim paraqitje në Shqipëri derisa gjyqi të mbyllet.
    Drejtoria e përgjithshme e burgjeve deklaron shifra të larta të të burgosurve që veç krimit që kanë kryer rezultojnë të jenë përdorues.
    “Ka nga të gjitha moshat, jo vetëm të mitur dhe të rinj, por edhe mosha nga 60 dhe 70 vjeç që përdorin kokainë”-shprehet avokati Erjon Kullolli.
    Zyrtarisht nuk ka një shifër të rifreskuar se sa është numri i përdoruesve në Shqipëri.
    Mesatarisht vetëm në Tiranë ndalohen çdo ditë katër deri në gjashtë persona që konstatohen me doza droge, për të cilët më pas gjykata urdhëron masa të lehta. Burgjet konfirmojnë se aktualisht në qeli trajtohen me metadon 118 përdorues droge.

    Top Channel

  • Kreu i GJKKO, Erion Bani: Do udhëhiqemi nga parimet e llogaridhënies, pavarësisë dhe integritetit

    Kreu i GJKKO, Erion Bani: Do udhëhiqemi nga parimet e llogaridhënies, pavarësisë dhe integritetit

    Kryetari i GJKKO-së, Erion Bani, gjatë një takimi me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, theksoi nevojën për të ruajtur dhe mbrojtur pavarësinë e saj.
    Ai shtoi se përmirësimi i vazhdueshëm është një detyrim i domosdoshëm për të përmbushur pritshmëritë e larta që publiku ka ndaj drejtësisë.
    “Ta ruajmë dhe ta mbrojmë pavarësinë tonë çdo ditë. Për ne transparenca nuk është detyrim ligjor, por kulturë pune. Institucionet si ILD dhe KLGJ luajnë rol thelbësor. GJKKO bashkëpunon ngushtë me këto institucione, duke e parë jo si cenim të pavarësisë, por si pjesë integrale të ekuilibrit. Në fund, një sistem që korrigjon vetveten është një sistem që fiton besimin e publikut. Jemi të vetëdijshëm që besimi fitohet me punë. Përmirësimi i vazhdueshëm është një detyrim për t’iu përgjigju pritshmërive të larta që ka publiku ndaj drejtësisë. Do udhëhiqemi nga parimet e llogaridhënies, pavarësisë dhe integritetit”, u shpreh Bani.