Tag: detyrim

  • Operacioni ‘Ura’/ GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 13 të arrestuar, detyrim paraqitje për avokatin

    Operacioni ‘Ura’/ GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 13 të arrestuar, detyrim paraqitje për avokatin

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 13 personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Ura”.
    Ndërkohë, për një nga të ndaluarit, i cili rezulton të jetë avokat, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
    vijon/…

  • Ajola Xoxa në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

    Ajola Xoxa në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

    Ajola Xoxa u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

    Top Channel

  • Berisha në SPAK për masën“detyrim paraqitje”: Ja mesazhi që i lashë Dumanit

    Berisha në SPAK për masën“detyrim paraqitje”: Ja mesazhi që i lashë Dumanit

    Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Në mbështetje të Berishës jashtë ambienteve të SPAK kanë dalë edhe disa deputetë që kanë marrë mandatin në zgjedhjet e 11 majit, por edhe mbështetës të Partisë Demokratike.
    Në dalje, ai foli edhe për mediat, duke treguar edhe mesazhin qe i la kreut te SPAK, Altin Dumani.
    “Qëndrimi mbrojtjes ndaj krimit elektoral ndaj Altin Dumanin përbën një krim kushtetues. Kjo është deklarata që unë i lashtë kreut të Skapit”, deklaroi Berisha.

  • Berisha në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

    Berisha në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në mbështetje të Berishës jashtë ambienteve të SPAK kanë dalë edhe disa deputetë që kanë marrë mandatin në zgjedhjet e 11 majit, por edhe mbështetës dhe militantë demokratë.
    Në dalje, ai foli edhe per mediat, duke treguar edhe mesazhin qe i la kreut te SPAK, Altin Dumani.
    Berisha: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit.

  • Masa, detyrim paraqitje/ Kreu i PD-së, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

    Masa, detyrim paraqitje/ Kreu i PD-së, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

    Pritet që Kryetari i PD, Sali Berisha të paraqitet në SPAK pas pak çastesh. Lideri i opozitës do të jetë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, të caktuar nga GJKKO.Reklama në FieriWeb

    Herën e fundit që Berisha ishte në SPAK, të hënën e parë të majit, kreu i PD hodhi akuza në drejtim të Prokurorisë së Posaçme dhe gjyqtares Irena Gjoka.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Berisha do të pritet në hyrje të SPAK nga mbështetës të tij dhe simpatizantë të PD.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Akuzohet për vetëgjyqësi dhe krime zgjedhore, Gjykata e Lezhës lë në detyrim paraqitje burrin e deputetes demokrate

    Akuzohet për vetëgjyqësi dhe krime zgjedhore, Gjykata e Lezhës lë në detyrim paraqitje burrin e deputetes demokrate

    Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë, duke vendosur masën detyrim paraqitje për bashkëshortin e deputetes së PD Elda Hoti, Ladi Ndoja dhe shokun e tij, Amarildo Jushi.
    Të 3 personat janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj  pjesëmarrësve në zgjedhje” Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga Renuar Kola 46 vjeç drejtor i arsimit (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.
    Pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve Ladi Ndoja dhe Aamarildo Jushi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

  • Bllokoi me makinë Renuar Kolën me pretendimin se blinte vota, Gjykata lë në detyrim paraqitje burrin e Elda Hotit dhe shokun e tij

    Bllokoi me makinë Renuar Kolën me pretendimin se blinte vota, Gjykata lë në detyrim paraqitje burrin e Elda Hotit dhe shokun e tij

    Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë, duke vendosur masën detyrim paraqitje për bashkëshortin e deputetes së PD Elda Hoti, Ladi Ndoja dhe Amarildo Jushi.
    Të 3 personat janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj  pjesëmarrësve në zgjedhje” Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga Renuar Kola 46 vjeç drejtor i arsimit (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.
    Pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve Ladi Ndoja dhe Aamarildo Jushi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

  • Fotografuan fletën e votimit, Prokuroria e Tiranës kërkon detyrim paraqitje për 2 persona

    Fotografuan fletën e votimit, Prokuroria e Tiranës kërkon detyrim paraqitje për 2 persona

    Dalin për vlerësimin e masës së sigurisë përpara Gjykatës së Tiranës Hasan Doka dhe Alketa Hasani, dy persona që u arrestuan në 11 maj, ditën e zgjedhjeve parlamentare për fotografim të votës.
    Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të arrestuarit. Seanca është duke u zhvilluar, teksa pritet që gjyqtari Sokol Pasho të japë vendimin.
    Përveç Hasanit dhe Dokës, në kryeqytet u arrestuan edhe dy persona të tjerë për të njëjtën vepër penale,  “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, të cilët pritet te dalin të mërkurën përpara togave të zeza.

  • Vëllai i Nallbatit lirohet nga burgu, deputeti demokrat i përgjigjet Ramës që e quajti “rrugaç”: Më 11 maj do ta marrësh përgjigjen nga shqiptarët

    Vëllai i Nallbatit lirohet nga burgu, deputeti demokrat i përgjigjet Ramës që e quajti “rrugaç”: Më 11 maj do ta marrësh përgjigjen nga shqiptarët

    Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Altin Nallbatin, vëllain e deputetit Bledjon Nallbati lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në kryqëzimin e qytetit të Bilishtit, ku Altin Nallbati ka goditur një drejtues mjeti të tonazhit të rëndë
    Sipas avokatit, Nevzat Tarelli ka qenë vet prokuroria e Korçës që ka kërkuar detyrim paraqitje për vëllain e deputetit, kërkesë e cila është marrë parasysh nga gjykata e KorçësLexo edhe :Related Posts
    “Gjykata e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, një herë në muaj”, tha avokati.

    Deputeti Bledion Nallbati ka akuzuar drejtorin e policisë së Korçës dhe drejtues politik te qarkut të Korçës të PS Niko Peleshi se kanë ndërhyrë në këtë ngjarje, që ka çuar e ne arrestimin e vëllait.
    “Prokurorja, ish-vartësja e Niko Peleshit, personi i cili u mor personalisht me inskenimin edhe falsifikimin e kësaj akuze që nuk qëndron. Më vjen keq që gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade politike, kuptohet pse. E dëgjuat kryeministrin Rama në Devoll. Erdhi t’i kërkonte votën devollinjve, foli një orë dhe nuk tha asgjë se çfarë ka bërë dhe çfarë do bëjë për devollinjtë, por u mor vetëm me këtë rast. Kjo u inskenua që Rama të shmangte përgjegjësinë e tij për keqqeverisjen 12-vjeçare dhe të merrej me një tallava të tillë”, tha Nallbati në një deklaratë për mediet pas vendimit.
    Nallbati gjithashtu iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e djeshme gjatë një takimi me banorët e Devollit e quajti rrugaç.
    Nallbati: Nuk më tremb dot me këto lloj inskenimesh. Pas datës 11 maj mund të shërbesh vetëm për një punë, të trembësh gallofët nëpër ara, por as këtë s’do kesh mundësi ta bësh sepse do jesh në burg. Do ta marrësh përgjigjen nga shqiptarët. Erdhe në Devoll dhe the “vëllai i Bledion Nallbatit gjysmë metra i gjatë është kapo”. Ai nuk është kapo, është kapedan sepse pret e përcjell çdo njeri në Devoll dhe ndihmon kë të mundet.
    Gjykata e Korçës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë./vizionplus.tv

  • Incidenti me shoferin e kamionit, gjykata e Korçës cakton “detyrim paraqitje” për vëllain e Bledion Nallbatit

    Incidenti me shoferin e kamionit, gjykata e Korçës cakton “detyrim paraqitje” për vëllain e Bledion Nallbatit

    Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Alti Nallbatin, vëllanë e kandidatit demokrat për deputet në qarkun e Korçës, Bledion Nallbatit.
    Më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15, në  afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit, Alti Nallbati ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij Bledion Nallbati duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.
    Alti Nallbati ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shoferin, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik.
    NJOFTIMI I GJYKATËS:
    Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 06.05.2025 ora 12.30 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktimin e masës së sigurimit “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.N i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 274/1 dhe 293 të Kodit Penal.
    Gjykata, në përfundim të gjykimit, vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për këtë shtetas.