Tag: detyrim

  • Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë

    Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë

    Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie për një grup personash, mes të cilëve 5 zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), si dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për abuzime me fondet publike në zonën e Kombinatit.
    Hetimet nisën në vitin 2021 pas një kallëzimi për prishjen e një pallati pa vendim zyrtar nga IMT. Nga hetimi u zbulua se në janar të vitit 2021 Bashkia Tiranë kishte shembur gjashtë objekte, përfshirë pallatin nr.140, ndërsa dy muaj më vonë ishte miratuar një fond për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate, ku ishin përfshirë edhe objektet e shembura më herët.
    Sipas Prokurorisë, në dokumentacionin e tenderit janë konstatuar punime fiktive dhe të dhëna të rreme, çka solli dëm financiar për buxhetin e Bashkisë Tiranë.
    Skema e dyshuar e abuzimit
    Hetimi tregon se kompanitë “Arb & Trans-2010” shpk, “Klajger Konstruksion” shpk dhe “Maging Studio” shpk kanë përfituar fonde për punime që nuk janë kryer realisht. Preventivat dhe procesverbalet e punimeve janë hartuar mbi dokumente të falsifikuara, pa verifikim në terren nga punonjësit e IMT-së apo Drejtorisë së Emergjencave Civile.
    Ekspertiza grafologjike ka vërtetuar firmosjen e dokumenteve të pavërteta nga disa drejtues institucionesh, të cilët kishin detyrimin ligjor për t’i lëshuar ato.
    Personat ndaj të cilëve janë dhënë masa sigurie:
    Aurel Çuko, Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile – arrest në shtëpi
    A. Boriçi, Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile – arrest në shtëpi
    Eleana Guçe, përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Emergjencave Civile – detyrim paraqitje
    Sokol Qehajaj, specialist i IMT pranë Bashkisë Tiranë – arrest në shtëpi
    Rexhina Rakipi, specialiste e IMT – detyrim paraqitje
    Aleksandra Muhametllari, përfaqësuese e “Maging shpk & Imes-D shpk” – detyrim paraqitje
    Shyqyri Maloku dhe Fatmir Firi., përfaqësues të kompanive “Arb & Trans-2010” dhe “Klajger Konstruksion” – detyrim paraqitje
    Të hetuarit akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.
    Sipas Prokurorisë, dokumentet e falsifikuara janë përdorur për të justifikuar disbursimin e fondeve publike për punime që nuk janë kryer, duke dëmtuar financiarisht institucionin. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar vlerën e saktë të dëmit dhe përgjegjësinë e plotë ligjore të personave të përfshirë.

  • Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 5 masa arresti ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës

    Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 5 masa arresti ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës

    Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

    Hetimet nisën nga denoncimi i një qytetari për shembjen e pallatit të tij nga IMT pa vendim zyrtar. Sipas Prokurorisë, në janar 2021 u shembën gjashtë objekte, përfshirë pallatin nr.140, ndërsa në mars Këshilli Bashkiak miratoi fond për demolimin e 15 pallateve, disa prej të cilëve ishin prishur më parë.
    Hetimi zbuloi se disa përfaqësues të kompanive private, të kontraktuar për punimet, paraqitën punime fiktive dhe dokumente të rreme, duke shkaktuar dëm financiar për buxhetin e Bashkisë. Po ashtu, disa punonjës të IMT-së nuk verifikuan në terren gjendjen reale të objekteve, por bazuan preventivat vetëm në dokumente ekzistuese.
    Prokuroria vendosi “arrest në shtëpi” për Aurel Çukon, Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile,“Arrest në shtëpi” për Aurel Boriçin, Drejtori i Emergjencave Civile,
    “Detyrim paraqitje” për Eleana Guçe, Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë natyrore,
    “Detyrim paraqitje” për Rexhina Rakipi, Specialiste e IMT, “Arrest në shtëpi” për Sokol Qehajaj. Specialist i IMT, bashkia Tiranë,
    “Detyrim paraqitje” për Aleksandra Mahmutllari, mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e kompanisë BOE “Maging shpk & Imes-D shpk”,
    ‘Detyrim paraqitje’ për Shyqyri Maloku., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion”,
    ‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Fatmir Firi, përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk.

    Top Channel

  • “Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor”,  Malaj: Ja sa do të jetë tarifa

    “Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor”, Malaj: Ja sa do të jetë tarifa

    Qeveria pritet të miratojë brenda këtij muaji nismën për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Kjo nisëm e hartuar nga Ministria e Financave ka mbaruar fazën e konsultimeve dhe tashmë është në fazën finale të miratimit në qeveri. Lajmin e konfirmoi ministri i Financave Petrit Malaj.
    “Ky projektligj do të miratohet në qeveri këtë muaj. Kemi mbaruar fazën e konsultimeve dhe nisma është shumë pozitive, pasi adreson një fenomen që Shqipëria është e rrezikuar, atë të dëmeve nga tërmetet. Më pas, drafti do t’i nënshtrohet diskutimeve në Kuvend për detajet dhe hyrjen në fyqi të tij”, – tha Malaj.
    Por sa do të jetë tarifa/primi që do të paguajnë familjet shqiptare për të siguruar banesën?
    “Jemi ende herët për të thënë shifra të tilla. Ajo që është e sigurt që primi apo tarifa që do të vendoset do të jetë e përballueshme nga çdo familje. Mbi të gjitha, këtë proces do ta menaxhojë shteti, pra do të jetë një agjensi shtetërore që merret me të gjithë ecurinë e procesit”, sqaroi Malaj në emisioni “E-ZONE”.
    Pas tërmetit tragjik të 2019, qeveria ka vendosur që dëmet nga tërmeti si një vend me risk të lartë, t’i përballojë me sigurimin me detyrim të banesave. Çdo familje do të paguajë një tarifë vjetore në rast të dëmeve që do të shkaktojë një tërmet i mundshëm. Por çfarë parashikon të mbulohet nga kjo tarifë?
    Nisma është përfshirë në debate, nëse tarifa do të jetë e unifikuar nga veriu në jug, mbi të gjitha pse ajo përfshin vetëm dëmet nga tërmetet kur fatkeqësitë natyrore që prekin vendin janë dhe përmbytjet apo zjarret. Mbi të gjitha, debati më i madh i kësaj nisme është: A duhet të jetë me detyrim një sigurim i tillë?

  • Berisha paraqitet në SPAK, zbatohet masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

    Berisha paraqitet në SPAK, zbatohet masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e, në vijim të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Në video të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, shihet momenti kur Berisha mbërrin në institucion dhe pritet nga disa mbështetës të tij. Gjatë arritjes, ai nuk dha asnjë prononcim për mediat.

    Sipas burimeve, Berisha po respekton masën e sigurisë, pavarësisht se ka kaluar rreth një vit. Masë kjo e caktuar me vendimin e Apelit të datës 3 janar 2025.

    Më 20 nëntor, Berisha depozitoi me anë të avokatëve një kërkesë në Gjykata Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e urdhërit për detyrim paraqitje. Ai pret që Gjykata Kushtetuese të mos e aprovojë më këtë masë, duke argumentuar sipas komunikimit që ka bërë se vazhdimi i detyrimit nuk është i drejtë në kushtet aktuale.

    Burime pranë tij thonë se kjo lëvizje synon “qartësi ligjore dhe rikthim të barazisë së trajtimit përpara institucioneve”.
    Derisa pret vendimin e Kushtetueses, Berisha do të vazhdojë të zbatojë masën e “detyrimit për paraqitje”, duke iu përgjigjur ftesave të SPAK-ut sipas orarit dhe udhëzimeve të dhëna.

  • Zbaton masën “detyrim paraqitje”/ Sali Berisha paraqitet në SPAK

    Zbaton masën “detyrim paraqitje”/ Sali Berisha paraqitet në SPAK

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
    Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim, ndërsa kjo është paraqitja e tij e radhës pranë Prokurorisë së Posaçme.

  • Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’

    Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

    Në videon e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, shihet momenti kur Berisha pritet nga mbështetësit e tij.
    Kryedemokrati nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.
    Më datë 20 nëntor, Berisha, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.

    Top Channel

  • “Pavarësia është detyrim”, Presidenti Begaj: Krenar për miqësinë me SHBA!

    “Pavarësia është detyrim”, Presidenti Begaj: Krenar për miqësinë me SHBA!

    Presidenti Bajram Begaj, me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë, organizoi një ceremoni pritjeje në Presidencë.
    Në fjalën e tij, Begaj tha se është krenar për miqësinë me SHBA dhe se vendi ynë është një partner i rëndësishëm për organizatën euro-atlantike.
    Begaj: Ne jemi krenar për miqësinë me SHBA dhe mirënjohës për mbështetjen që i kanë dhënë vendit. Jemi krenar për rolin tonë në stabilitetin rajonal. Fatet tona u ndanë kundër dëshirës sonë, por tashmë fati është në duart tonë.

    Çdo arritje e Kosovës është krenari për ne, mbështetja për Kosovën për konsolidimin e shtetit të saj është prioritet dhe përgjegjësi për ne. Sot është ditë feste dhe festojnë në Shqipëri e Kosovë, është koha të jemi bashkë dhe të punojmë që çdo shqiptarë të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara.
    Pavarësia është detyrim. Shqipëria ecën përpara me institucione që punojnë jo që pengojnë njëri tjetrin, vetëm të përbashkuar mund të shmangim ndasitë. Çdo reformë ka rëndësi dhe çdo qytetar ka rol.

  • SPAK konfirmon thirrjen e Berishës për ta pyetur për ‘21 Janarin’: Fletëthirrja iu dorëzua gjatë zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’

    SPAK konfirmon thirrjen e Berishës për ta pyetur për ‘21 Janarin’: Fletëthirrja iu dorëzua gjatë zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’

    SPAK konfirmon thirrjen e kreut të PD, Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e ’21 Janarin’ , ku humbën jetën katër protestues.

    Në një njoftim publik, Prokuroria e Posaçme bën me dije se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrje teksa zbatoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
    “Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, thotë SPAK.

    Top Channel

  • Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”, Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

    Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”, Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

    Tre ditë pas refuzimit për t’u paraqitur në SPAK lidhur me hetimin për ngjarjet e 21 janarit, Sali Berisha ka shkuar sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ishte i thirrur në kuadër të masës “detyrim paraqitje” për aferën e njohur si “Partizani”.
    Berisha ka pretenduar se nuk ka marrë fletëthirrje për çështjen e 21 janarit dhe ka sulmuar SPAK-un, por Prokuroria e ka përgënjeshtruar këtë deklaratë, duke theksuar se Berisha e ka refuzuar paraqitjen dy herë më parë. Kryedemokrati tashmë ka bërë “traditë” sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj, Altin Dumani.
    Dosja për aferën “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj. Sipas SPAK, Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi gjatë kohës që ishte kryeministër ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat, sipas prokurorisë, ka përfituar edhe dhëndri i tij në projektin e ndërtimit të 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

    /vizionplus.tv

  • Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

    Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK.

    Ai ka zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ku detyrohet të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme dy të hëna në muaj.
    Edhe kësaj here, Berisha shihet që është pritur nga mbështetësit e tij.