Pasi shkuan për një vit për riedukim në Shkollën e Magjistraturës dhe pasi kanë marrë rezultatet e provimit përfundimtar, janë rikthyer në detyrë me vendim përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari Laurent Fuçia dhe dy prokurorët Julian Xhengo dhe Juljan Çafka. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Kolegji ka vendosur konfirmimin në detyrë të gjyqtarit dhe prokuroëve, për të cilët, gjatë procesit të vetting-ut janë evidentuar problematika në kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale.
Tag: detyrë
-

“E rëndë dhe absurde”, Bushati kritikon qëndrimin e kryeministrit ndaj Ballukut: Nuk duhet të qëndrojë në detyrë
Gazetari Andi Bushati ishte i ftuar në një studio televizive teksa komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend.
Ai u ndal te hetimi ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Bushati theksoi se standardet e ndjekura nga SPAK në rastet e mëparshme, si ato të Sali Berishës, Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës, duhej të zbatoheshin edhe për Ballukun.
Sipas tij, nëse për persona që nuk ishin më në detyrë SPAK ka kërkuar masa si pezullimi apo ndalimi i daljes jashtë vendit, atëherë për një zyrtare aktive si Balluku, minimumi duhej të ishte mbajtja e pasaportës dhe maksimumi pezullimi nga detyra.
Ai shtoi se është e papranueshme që një kryeministër të mbajë në kabinet një zëvendëse të marrë nën hetim, duke e cilësuar këtë si një situatë të rëndë, pavarësisht se vendi nuk ndodhet në një “gjendje normale”.
“Me standardin që ka vendosur SPAK me rastin Berisha, Ahmetaj, Meta madje dhe për njerëz që nuk ishin më në detyrë, minimumi duhej të kërkonte mbajtjen e pasaportës e maksimumi pezullimin nga detyra të Ballukut.
A mundet një kryeministër të mbajë një zëvendëse, kjo është ana politike, të marrë nën hetim. Edhe kjo është shumë e rëndë, po ta mendosh në një gjendje normale, pavarësisht se ne nuk jemi në gjendje normale.
Por do të jetë absurde që Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, qoftë për standardet e SPAK, e qoftë për standardet, jo të Ramës por që duhej të kishte një kryeministër normal.’ – tha ai. -

A do e shkarkonin nëse Veliaj do lirohej nga qelia? Ja si përgjigjet përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave
Herald Jonuzaj, drejtor juridik në Këshillin e Ministrave, u pyet edhe nëse do të vijonin me shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës nëse ai do të lirohej nga qelia. Ai tha se përsa kohë është përmbushur afati i mosparaqitjes në detyrë, 3 muaj, do të shkarkohej.
“Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin bazuar në konceptimin e afatit të përmbushjes së afatit 90 ditor ( mungesës në detyrë), pavarësisht se nëse një ditë më pas në tejkalim të këtij afati, kryetari i bashkisë do të ishte i lirë për të ushtruar funksionet”, tha ai. -

“Zoti i faltë se nuk dinë ç’bënë”/Veliaj sulmon këshilltarët socialistë: Erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, jam fyer rëndë
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar me tone të forta mbrojtjen e tij në seancën në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra. Ai e ka cilësuar si “fyerjen më të rëndë të jetës” argumentin zyrtar të largimit të tij për “mungesë tre mujore në detyrë”.
“Tirana është një qytet që rreh me pulsin e kombit tonë. Arsyeja për të më larguar mungesa tre mujore në detyrë, është fyerja më e rëndë e jetës sime, sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, ata që më njohin më mirë se kushdo tjetër, që as nuk më njoftuan e as nuk më dëgjuan. Zoti i faltë, sepse nuk dinë çfarë bëjnë. Lutem për ta çdo natë,” u shpreh Veliaj.
Ai e cilësoi vendimin e shkarkimit si një padrejtësi të dyfishtë, të cilën e konsideroi jo vetëm një dënim ndaj tij, por ndaj parimeve të shtetit ligjor.
“Dy padrejtësi nuk bëjnë më shumë drejtësi. Padrejtësia e shkarkimit, mbi atë të ndalimit, nuk e bën vendin më të drejtë. Ky nuk është cinizëm me mua, por me të vërtetën, kur thua se Erion Veliaj ka munguar tre muaj në detyrë – e thonë ata që dëshmuan rrëmbimin tim nga zyra. Kjo tregon se në këtë vend ende sundon vullneti politik, jo ligji,” tha ai.
Në vijim të fjalës së tij, Veliaj tha se personi i vetëm që mund të ankohej për mungesën e tij do të ishte nëna dhe familja, pasi, siç tha ai, “djalin e kanë takuar më shumë në burg se në liri”.
“Që nga dita e parë kur u betova në vitin 2015, jeta ime është bërë njësh me këtë qytet. Tirana ka qenë familja ime e madhe. Nuk pretendoj se gjithçka e kam bërë mirë, por askush nuk mund të më akuzojë se s’kam qenë në krye të punëve të këtij qyteti. Kush thotë se kam munguar, ofendon inteligjencën e qytetarëve të Tiranës që e kanë parë punën time për 10 vite,” deklaroi ai.
Veliaj përfundoi me tone sfiduese, duke theksuar se, ndonëse mund të jetë burgosur, e vërteta nuk mund të mbyllet bashkë me të.
“Mund të burgosësh një njeri, por nuk mund të burgosësh të vërtetën e tij. Mosprezenca ime nuk ishte zgjedhje. Nuk zgjodha të vetë-internohem në burgun e Durrësit, por u imponova nga shteti. Ata donin të më shihnin me pranga në duar, e jo me lopatë në duar, siç më ka parë Tirana për një dekadë.”
Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në ditët në vijim nëse do të pranojë ankesën e Veliajt apo do të lërë në fuqi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. -

Veliaj thumbon Ramën në GJK: Më thanë se kam munguar në detyrë, fyerja më e rëndë nga bashkëpunëtorët e mi
Erion Veliaj, kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, ka folur sot në Gjykatën Kushtetuese lidhur me mbrojtjen e tij ndaj shkarkimit.
“Nëse ligji do të përdoret për të vënë në pikëpyetje demokracinë apo jo. Kur pushteti që buron nga vota devijohet, kjo kthehet në tradhti morale. Dhe atëherë, sipas meje, Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm, por nga brenda.
Ky është fragmenti nga betimi im si kryetar bashkie. Jam këtu për të mbrojtur betimin tim si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Këtë betim do ta mbroj edhe sot, para jush.
Nuk ka asgjë më fisnike sot sesa të mbroj besimin. Më thanë se s’kam qenë në detyrë. Edhe kjo ishte fyerja më e rëndë në jetën time. Është fyerja më e rëndë që më ka ardhur nga bashkëpunëtorët e mi. Lutem çdo ditë për ta dhe them: “Fali, sepse nuk e dinë ç’kanë bërë.” – tha Veliaj. -

Kurti miraton buxhetin 2026! Pagë e 13-të për sektorin publik dhe rritje pensionesh mes krizës politike
Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale.
“Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”, tha Kurti.Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti i ri është 10 për qind më i lartë se ai paraprak.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria në detyrë gjithashtu e rriti pensionin minimal nga 120 në 150 euro, si dhe shtesat për të gjithë fëmijët nga 0-16 vjeç për 50 për qind.
Rreth 200.000 pensionistë dhe mbi 400.000 fëmijë do të përfitojnë nga këto rritje qysh nga 1 nëntori, tha Kurti.
A mund Kuvendi i ri ta miratojë buxhetin e dërguar nga Qeveria në detyrë?Nuk është e qartë nëse ky projektligj për buxhetin 2026 mund të shqyrtohet dhe hidhet në votim në Kuvendin e ri të Kosovës.
Miratimi i projektligjit për buxhetin vjen disa orë para një takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe udhëheqësve të partive parlamentare, në të cilin ajo pritet t’i lusë ata për kompromis për ta nxjerrë vendin nga paraliza politike.
Gati nëntë muaj pas zgjedhjeve, Kosova mezi e bëri Kuvendin e ri në shtator, por vazhon të dështojë të ketë qeveri të re.
Partitë nuk kanë shprehur gatishmëri për të bashkëqeverisur dhe kështu janë rritur shanset që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme qysh në dhjetor.
Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, dështoi të fitojë mbështetjen e partive parlamentare për formimin e grupeve dh komisioneve parlamentare, në mënyrë që të thirret një seancë e jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit për vitin 2026.
Basha e pranoi se është e pazakontë që e mblodhi Kryesinë e Kuvendit, duke pasur parasysh se në praktikat e deritanishme, ky organ mblidhet vetëm pasi vendi të ketë një qeveri të re.
Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të hënën, eksperti i financave, Haki Shatri, tha se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.
“Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, tha ai.
Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus tha se Qeveria në detyrë – e zgjedhur nga legjislatura paraprake – nuk mund të propozojë projektligjin për buxhetin vjetor për legjislaturën e re.
“Kuvendi, që ende nuk ka zgjedhur qeverinë e re, nuk mund të miratojë ligje pa pasur qeverinë e vet që t’i zbatojë. Rregullorja e Kuvendit parashikon që projektbuxheti të shqyrtohet nëpër komisione parlamentare – komisione që ende nuk janë themeluar”, shkroi ai.
Ai tha se duhet të bëhet i qartë dallimi mes Qeverisë në dorëheqje dhe Qeverisë në detyrë, duke shpjeguar se Qeveria në dorëheqje është ajo që gjatë mandatit të saj, pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit, vazhdon të ushtrojë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, duke pasur ende Kuvend funksional, komisione të themeluara dhe kanale komunikimi Qeveri–Kuvend.
Ndërsa, sipas tij, Qeveria në detyrë është qeveri e zgjedhur nga legjislatura paraprake, që nuk ka lidhje institucionale me legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet.
“Prandaj, sipas Ligjit për Qeverinë, qeveria në dorëheqje mund të propozojë projektligjin për buxhetin, ndërsa kjo e drejtë nuk i njihet qeverisë në detyrë”, shtoi ai.
Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi theksoi se Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, e as Kuvendi nuk ka të drejtë ta votojë propozimin e buxhetit të kësaj Qeverie në detyrë.
“Qeveria në dorëheqje i referohet një qeverie që është zgjedhur nga një legjislaturë e caktuar, e që vazhdon punën deri në momentin e zgjedhjes së Qeverisë së re, dhe jo në rastet kur Qeverisë i ka përfunduar mandati. Në rastin konkret, Qeveria në detyrë nuk është zgjedhur nga kjo legjislaturë dhe nuk i takon asaj”, shkroi ai./rel -

Qeveria miraton buxhetin për vitin 2026, rrit pensionin minimal
Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale.
“Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”, tha Kurti.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti i ri është 10 për qind më i lartë se ai paraprak. Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria në detyrë gjithashtu rriti pensionin minimal nga 120 në 150 euro, si dhe shtesat për të gjithë fëmijët nga 0-16 vjeç për 50 për qind. Rreth 200.000 pensionistë dhe mbi 400.000 fëmijë do të përfitojnë nga këto rritje qysh nga 1 nëntori, tha Kurti.
A mund Kuvendi i ri ta miratojë buxhetin e dërguar nga Qeveria në detyrë?
Nuk është e qartë nëse ky projektligj për buxhetin 2026 mund të shqyrtohet dhe hidhet në votim në Kuvendin e ri të Kosovës. Miratimi i projektligjit për buxhetin vjen disa orë para një takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe udhëheqësve të partive parlamentare, në të cilin ajo pritet t’i lusë ata për kompromis për ta nxjerrë vendin nga paraliza politike. Gati nëntë muaj pas zgjedhjeve, Kosova mezi e bëri Kuvendin e ri në shtator, por vazhon të dështojë të ketë qeveri të re.
Partitë nuk kanë shprehur gatishmëri për të bashkëqeverisur dhe kështu janë rritur shanset që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme qysh në dhjetor. Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, dështoi të fitojë mbështetjen e partive parlamentare për formimin e grupeve dh komisioneve parlamentare, në mënyrë që të thirret një seancë e jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit për vitin 2026.
Basha e pranoi se është e pazakontë që e mblodhi Kryesinë e Kuvendit, duke pasur parasysh se në praktikat e deritanishme, ky organ mblidhet vetëm pasi vendi të ketë një qeveri të re. Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të hënën, eksperti i financave, Haki Shatri, tha se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.



