Tag: detyrë

  • Lirohet nga detyra prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni, e zëvendëson ish- kandidatja për deputete…

    Lirohet nga detyra prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni, e zëvendëson ish- kandidatja për deputete…

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u propozuan disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:
    – Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
    – Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    – Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Holta Duda, prefekte e re e Shkodrës dhe ish- kandidate për deputete e PS- së në zgjedhjet e 11 maj 2025

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Rama bën ndryshime në qeveri/ Ja kabinetet që preken

    Rama bën ndryshime në qeveri/ Ja kabinetet që preken

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit.
    Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.
    Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Endrit Hoxha, që mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, është liruar nga detyra.
    Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë.
    Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:
    Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
    Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
    Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
    Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

  • Ndryshime në qeveri! Zv/ministrat të rinj…ikin dhe dy prefektë, mes tyre Majlinda Angoni

    Ndryshime në qeveri! Zv/ministrat të rinj…ikin dhe dy prefektë, mes tyre Majlinda Angoni

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Sërish ndryshime në kabinetin qeveritar! Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave ka pasur disa lëvizje në postet e zv.ministrave në disa dikastere të ndryshme. Ndryshimet janë bërë në Ministrinë e Arsimit dhe atë të Ekonomisë, ku Armela Baka emërohet zëvendësministre e Arsimit; Endrit Hoxha lirohet nga kjo detyrë, ndërkohë Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit; Sokol Duma lirohet nga detyra.
    Sa i përket prefektëve, lëvizjet kanë ndodhur në qarkun e Shkodrës dhe Gjirokastrës. Konkretisht prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni është liruar nga detyra dhe në vend të saj është emëruar Holta Duda. Në Gjirokastër Albana Hasanaj është emëruar prefekte në vend të Odise Kotes.
    Njoftimi i qeverisë:
    Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije disa nga vendimet dhe projektligjet e Këshillit të Ministrave të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eleminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregullt e të paraportuar dhe krijimin e skemës së certifikimit të zënieve në peshkim.
    Qëllimi dhe fusha e zbatimit
    1. Ky vendim ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe të masave të inspektimit, me synim parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar e të paraportuar (në vijim, peshkimi PPP), si dhe krijimin e një skeme certifikimi të zënieve për importin dhe eksportin e produkteve të peshkimit.
    2. Ky vendim zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit PPP dhe të aktiviteteve të lidhura me të, të kryera brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë, të përcaktuara në ligjin nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar.
    Njëherësh u vendos edhe propozimi i projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
    Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:
    – Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
    – Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
    – Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
    – Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
    – Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
    – Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
    – Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
    – Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
    – Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    – Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

  • EMRAT/ Ndryshime në Qeveri, lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

    EMRAT/ Ndryshime në Qeveri, lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

    Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, nga e cila dolën disa vendime në fushën e ekonomisë blu, sigurisë dhe administratës publike
    Qeveria miratoi ndryshime në disa poste drejtuese dhe zëvendësministra:
    Armela Baka emërohet zëvendësministre e Arsimit; Endrit Hoxha lirohet nga kjo detyrë.
    Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit; Sokol Duma lirohet nga detyra.
     
     
    Holta Duda emërohet prefekte e Qarkut të Shkodrës, duke zëvendësuar Majlinda Angonin
    Albana Hasanaj emërohet prefekte e Qarkut të Gjirokastrës, në vend të Odise Kotes.
    Gjithashtu u bënë ndryshime në Këshillin Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës:
    Viola Haxhiademi emërohet anëtare përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në vend të Ermal Nufit.
    Dritan Palnikaj emërohet anëtar përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në vend të Alban Mësonjësit.
    Njoftimi i qeverisë:
    Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije disa nga vendimet dhe projektligjet e Këshillit të Ministrave të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë.
    Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eleminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregullt e të paraportuar dhe krijimin e skemës së certifikimit të zënieve në peshkim.
    Qëllimi dhe fusha e zbatimit
    1. Ky vendim ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe të masave të inspektimit, me synim parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar e të paraportuar (në vijim, peshkimi PPP), si dhe krijimin e një skeme certifikimi të zënieve për importin dhe eksportin e produkteve të peshkimit.
    2. Ky vendim zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit PPP dhe të aktiviteteve të lidhura me të, të kryera brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë, të përcaktuara në ligjin nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar.
    Njëherësh u vendos edhe propozimi i projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
    Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:
    – Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
    – Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
    – Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
    – Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
    – Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
    – Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
    – Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
    – Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
    – Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    – Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

  • VKM/ Lirohen nga detyra prefektët në qarqet Gjirokastër e Shkodër. Ja cilët emërohen (EMRAT)

    VKM/ Lirohen nga detyra prefektët në qarqet Gjirokastër e Shkodër. Ja cilët emërohen (EMRAT)

    Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektëve në qarqet Gjirokastër e Shkodër.  
    Konkretisht, në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave vendosi:  
    -Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë. 
    -Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës. 
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 
     LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS 
    Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave 
    V E N D O S I: 
    -Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë. 
    -Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës. 
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

  • Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Rama bën ndryshime në qeveri! Shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

    Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Rama bën ndryshime në qeveri! Shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit. 
    Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. 
    Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Endrit Hoxha, që mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, është liruar nga detyra. 
    Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë. 
    Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve: 
    – Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit. 
    – Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë. 
    – Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. 
    – Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë. 
     

  • Kur Bela kërkon shpëtim nga Veliaj

    Kur Bela kërkon shpëtim nga Veliaj

    Kur Bela kërkon shpëtim nga Veliaj
    Nga Armand Shkullaku
    Nëpërmjet atij që gjendet në burgun e Durrësit, Rama do t’i paraprijë ndonjë mase shtrënguese për zëvendësen e tij. Si në një mallkim, Veliaj edhe në burg po “shfrytëzohet” për fatin dhe karrierën e Belës
    Edi Rama ka nxituar të interpretojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për qëndrimin në detyrë të Erion Veliajt, jo si një akt që mbron të zgjedhurit lokalë nga arbitrariteti i kryeministrit, por si një rrugë shpëtimi për të pandehurën e fundit të qeverisë së tij dhe të tjerët që presin në radhë.
    Në një koment të tij, kryeministri nënvizonte diçka që nuk kishte asnjë lidhje me thelbin e çështjes që mori në shqyrtim Kushtetuesja. Sipas Ramës, meqënëse Gjykata më e lartë e vendit e riktheu Veliajn në krye të Bashkisë, atëherë do të duhej “që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lire”. Si shejtan budalla, Rama përpiqet që rastin e Veliajt ta përdorë si digë nëse SPAK do të kërkonte nesër një masë restriktive për Belinda Ballukun apo ndonjë bashkëpunëtor tjetër të afërt të tij
    Në fakt, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka lidhje fare nëse shokët e Ramës duhet të hetohen në gjendje të lirë apo në burg, të rrinë në zyrë apo në qeli. Ky është halli i bosit të tyre. Kushtetuesja interpretoi një nen të Kushtetutës, i cili i jep mbrojtje të zgjedhurit lokal nëse kryeministri e shkarkon përtej të drejtës që i njeh ligji themeltar i shtetit. Në rastin konkret, ky i zgjedhur lokal qëlloi të ishte Erion Veliaj dhe kryeministër Edi Rama.
    Pra thelbi i vendimit në fjalë ka të bëjë me përcaktimin njëherë e mirë nga Gjykata Kushtetuese, se i zgjedhuri vendor shkarkohet vetëm në kuadrin që ka përcaktuar Kushtetuta dhe jo në varësi të interpretimit të ligjeve të tjera. Kaq. Nëse të zgjedhurit lokalë apo ministrat merren të pandehur, kapen duke vjedhur apo abuzuar me detyrën e tyre, hetohen të lirë apo në burg, kjo nuk është çështje kushtetuese dhe as premisë për të vendosur ndonjë precedent siç do të kishte dashur kryeministri.
    Pikërisht kjo e papërmbajtur dëshirë e kryeministrit për të mos u shtuar numri i të “rënëve në detyrë”, lexohej qartë në paralelizmin e sforcuar që ai bën mes mbajtjes në detyrë dhe mbajtjes në qeli të Erion Veliajt. Sipas logjikës së Ramës, një zyrtar i lartë, edhe kur merret i pandehur dhe akuzohet për vepra të rënda, mund të rrijë në detyrë përsa kohë nuk ka një vendim fajësie të formës së prerë. Dhe këtu është fare e qartë që halli nuk është tek Velija apo Tirana që nuk paska kryetar në zyrë. Për tetë muaj kryeministri nuk e pati këtë shqetësim, madje me shumë pasion ndau nga koha e tij e çmuar orë të tëra duke drejtuar mbledhjet e bashkisë. Rama po përpiqet që nëpërmjet atij që gjendet në burgun e Durrësit, t’i paraprijë ndonjë mase shtrënguese për zëvendësen e tij. Si në një mallkim, Erion Veliaj edhe në burg po “shfrytëzohet” për fatin dhe karrierën e Belës.
    Kryeministri prej kohësh ka inicuar një fushatë të kujdesshme, më shumë nëpër mjedise të mbyllura se sa në publik, se arrestimet e SPAK pa u provuar përfundimisht fajësia e një zyrtari të lartë, janë abuzive. Se prokurorët nuk mund të marrin njerëz në detyrë dhe t’i lenë qytetarët pa drejtim, se këto veprime po paralizojnë administratën etj, etj. Madje, njerëz pranë tij thonë se Rama u ka lënë të kuptohet edhe partnerëve ndërkombëtarë që sponsorizojnë SPAK, se nuk ka ndërmend të heqë imunitete e të lëshojë njerëz përsa kohë ata prezumohen të pafajshëm.
    Ky shqetësim i kryeministrit duket se është theksuar kohët e fundit. i njëjti njeri që thuajse me gëzim deklaronte se ai dhe PS nuk janë zyrë avokatie, se secili duhet të përgjigjet para drejtësisë, se ai dhe PS mbështesin pa kushte punën e SPAK dhe gjykatave, se po të kishte qenë ai vetë prokuror, ish zëvendësi i tij (të cilit ia hoqi imunitetin plot gaz e hare) do ta kishte pësuar më keq, pra po i njëjti njeri tani mendon se duhet të marrë rolin e avokatit për të mbrojtur bashkëpunëtorët në organizatën e tij.
    Gjithë kjo metamorfozë është pasojë e emrit dhe rastit të Belinda Ballukut. Së pari, sepse si asnjëherë më parë SPAK po heton jo thjesht një njeri shumë të afërt të kryeministrit, por po e heton për procedurat e një tenderi dhe jo për pllakat e shtëpisë apo markat e të brendshmeve. Dhe, të gjithë e dinë, se edhe hetimi më i përciptë i një procedure të çon tek vendimmarrja e liderit maksimal. Së dyti, nëse SPAK po shkon tek procedurat dhe jo thjesht tek një hetim pasuror, shtohet dyshimi se faktorë të tjerë me ndikim mbi organin e akuzës mund të kenë hyrë në lojë. Dhe së treti, Balluku nuk duket se është ushtari i bindur i organizatës që është i gatshshëm të lyejë shkallët e pallatit në 4 të mëngjesit dhe të mos i ndihet zëri i gojës. Nëse zhurma e prangave i afrohet pranë veshit, zëvendësja mund të mos jetë e gatshme të bëhet kurban për pushtetin e bossit të saj.Të gjitha këto dilema e kanë shtyrë Ramën të bërtasë fitore ndaj humbjes në Gjykatën Kushtetuese. Ai dhe altoparlantët e tij mediatikë, po mundohen që vendimin për mosshkarkimin e Veliajt ta përkthejnë si liri për të vjedhur e abuzuar duke qëndruar në detyrë, pavarësisht se mund të jesh marrë i pandehur. Dhe dy ekstremet ku e zhvendosin Rama dhe mediat e tij interpretimin e Kushtetueses, janë ndër të tjera edhe një dëshmi e fortë e regjimit ku jetojmë. Ata flasin ose për zyrtarë në burg ose për zyrtarë në detyrë, duke mos e përmendur fare (ndoshta as nuk u shkon ndërmend) një parim universal të botës demokratike: dorëheqjen.
    Largimi me vullnet nga një post zyrtar përsa kohë je nën një akuzë penale, është jo vetëm një akt moral por edhe një përgjegjësi ndaj atyre që të kanë besuar. Gjykata Kushtetuese nuk pengoi Veliajn të jeptë dorëheqjen dhe të hetohej si qytetar i lirë duke i hapur rrugën zgjedhjeve në Tiranë. Ajo pengoi Ramën ta shkarkonte. Po ashtu SPAK nuk e ndalon Belindën të dorëhiqet dhe të merret me mbrojtjen e saj për të provuar pafajësinë. As nuk e detyron Ramën ta mbajë ministre e zëvendës kryeministre ndërkohë që është e pandehur. Prandaj çdo përpjekje për të interpretuar akuzat apo arrestimet si tentativa për të lënë qytetarët pa njerëz në krye të punëve, janë qesharake dhe dëshpëruese njëkohësisht. Më mirë do ishte të mos vidhnin dhe qytetarët do ishin plotësisht të kënaqur. ©lapsi.al

  • “Gardhi i fundit i kryeministrit ra”, Kthupi ‘trondit’ Ramën:Mbajtja e Ballukut në qeveri është bashkëjetesë me hetimin

    “Gardhi i fundit i kryeministrit ra”, Kthupi ‘trondit’ Ramën:Mbajtja e Ballukut në qeveri është bashkëjetesë me hetimin

    Eksperti ligjor Rezart Kthupi i pyetur nga moderatori në një studio televizive, se përse kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon zv/kryeministren Belinda Balluku, pasi është marrë e pandehur ligjërisht nga SPAK, u shpreh se është vendimarrje politike që i takon Ramës të vendosë nëse do të vazhdojë të ruajë fabulën e ngrënies së kumbullave e dardhave pas kurrizit.
    Kthupi tha se kjo vendimarrje duhej marrë që më 27 tetor kur SPAK ia komunikoi akuzat.
    “Fatura që ka zoti Rama në këto momente është a do të mbajë në detyrë një person në hetim apo do ta shkarkojë.
    Dhe kjo është cështje politike nuk ka lidhje me ligjin. Do të thotë që në momentin konkret, që në datë 27 tetor kur u mor e pandehur ligjërisht Balluku, duhet të kishte dy veprime politike nëse kemi një subject politikisht përgjegjëse”, tha eksperti ligjor Rezart Kthupi.
    Sipas tij, ka ardhur koha që kryeministri të vendosë, ose do të bashkëjetojë me faktin se ka një person në hetim ose duhet të ndahet dhe të ruajë këtë fabulën.
    “Nuk mund të bashkëjetojnë dy fabula bashkë, edhe të hanë kumbulla e dardha pas kurrizit dhe ti ta mbash në detyrë”, tha Kthupi.
    Rezart Kthupi: të gjithë janë të pafajshëm sa kohë nuk janë dënuar nga gjykata. Përtej nocionit ligjor është ai politik. Kryeminstri në detyrë është person i vetëm përgjegjës për shkarkimin e ministrave.
    Dhe fatura që ka zoti Rama në këto momente është a do të mbajë në detyrë një person në hetim apo do ta shkarkojë. Dhe kjo është cështje politike nuk ka lidhje me ligjin. Do të thotë që në momentin konkret, që në datë 27 tetor kur u mor e pandehur ligjërisht Balluku, duhet të kishte dy veprime politike nëse kemi një subject politikisht përgjegjëse. Ose personi që është në hetim zhvishet nga funksionet e tij publike dhe shkon përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm, ose eprori në mungesë të këtij gjesti, vendos ta shkarkojë.
    Sepse në këtë pikë i ka rënë dhe gardhi i fundit mbrojtës kryeministrit. Ka pas gjithmonë një gardh me këto kumbullat dardhat që këto bashkëpunëtorët i hanin pas kurrizit të tij. Rasti konkret është shumë konkret se është person në detyrë, kryeministri ose do të bashkëjetojë me faktin se ka një person në hetim ose duhet të ndahet dhe të ruajë këtë fabulën. Nuk mund të bashkëjetojnë dy fabula bashkë, edhe të hanë kumbulla e dardha pas kurrizit dhe ti ta mbash në detyrë.

  • 5 muaj në detyrë, Genc Deromemaj lë postin e kreut të Kadastrës së Vlorës

    5 muaj në detyrë, Genc Deromemaj lë postin e kreut të Kadastrës së Vlorës

    Kronikë E Martë, 4 Nëntor 2025 19:15

    Vetëm 5 muaj qëndroi në krye të Kadastrës, Genc Deromemaj dhe mësohet se ka lënë detyrën e kreut të Kadastrës së Vlorës. Ndërkohë është ende e paqartë se pse u mor ky vendim. Kujtojmë që janë dhjetra drejtues që kanë dhënë dorëheqjen edhe më herët nga Kadastra e Vlorës. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të konflikteve dhe dosjeve problematike. Por nuk dimë nëse ky është rasti i Deromemaj.

  • Gjykata Kushtetuese la në detyrë Veliajn, reagon për herë të parë Rama: Ja që nuk i paskam kapur unë…

    Gjykata Kushtetuese la në detyrë Veliajn, reagon për herë të parë Rama: Ja që nuk i paskam kapur unë…

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës, duke anuluar vendimin e qeverisë që e shkarkoi. Kreu i qeverisë, në një postim në X, u justifikua duke u shprehur se “u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet”.
    Rama shkruan se nëse Kushtetuesja ka vlerësuar Erion Veliaj s’mund të largohet veçse me zgjedhje, sipas Kryeministrit, mbajtja e kryebashkiakut në burg është në dëm të lirive e të drejtave të tij dhe të banorëve të Tiranës.

    Postimi i plote
    Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
    1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo
    2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo
    3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo
    Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqytetu nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.