Gazetarja Klodiana Lala ishte këtë mbrëmje në një studio televizive teksa fillimisht foli mbi dosjen e nxehtë në SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku. Lala thekson se Balluku po qëndron në detyrë jashtë çdo kriteri moral dhe juridik.
“Mendoj se çështja kryesore do jetë zonja Balluku. Është një zv.kryeministre. në detyrë që po qëndron jashtë çdo kriteri moral dhe juridik. Ka një akuzë të rëndë për 50 mln euro të zhdukura. Ka mesazh kompromentues që duhet të evidentohen.”
Më tej Lala, foli mbi thirrjen e Berishës në SPAK për 21 janarin. Berisha do duhej të japë shpjegime si person në dijeni për 4 vrasjet në protestën e 21 janarit 2011.
“Berisha ka një fletëthirrje si person në dijeni për 21 janarin. Ka qenë kryeministër në detyrë kur ka ndodhur ngjarja. Demonstrata u thirr nga Edi Rama kryetar i opozitës. Doli një video e Dritan Priftit ku shfaqej Meta për një çështje parash me të cilën Metra doli i pafajshëm nga Gjykata e Lartë. Me këtë video u thirr dhe protesta e 21 janarit. Zoti Berisha do duhet të japë shpjegime për çfarë ndodhi brenda godinës së kryeministrisë.
Kush e urdhëroi gardën të qëllojë mbi protestuesit dhe qytetarët më 21 janar. Është thirrur si person në dijeni. Ajo çka pasoi pas 21 janari, grupi i prokurorëve në atë kohë, nuk zbatoi urdhrat për ndalimin e zinxhirtit e krerëve të gardës së republikës. Berisha do duhet të japë urdhër pse nuk u zbatuan urdhrat. I mbajti gardistët brenda kryeministrisë. Prokuroria nuk hynte në ambientet e kryeministrisë. U fshi serveri, u zhdukën pamjet filmike.”
Tag: detyrë
-

‘Balluku po qëndron në detyrë jashtë çdo kriteri moral dhe juridik’, Lala: Ka akuzë të rëndë
-

Dy kontrollorë policie në Hanin e Hotit lejojnë kalimin e kamionit me drogë, pezullohen nga detyra
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy punonjës të pikës kufitare në Han të Hotit, pasi dyshohet se kanë lejuar kalimin e një kamioni me targa të Bosnjë-Hercegovinës, që transportonte 131.7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si marihuanë.
Në pranga janë pezulluar Besmir Qershia, me detyrë ndihmës specialist/kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”, dhe Elvis Kuti, trupë shërbimi/kontrollor në vijën e dytë të të njëjtës pikë kufitare.
Njoftimi i AMP-së
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenet 242 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Besmir Qershia, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”. Elvis Kuti., me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të thelluara me metoda speciale, në lidhje me ngjarjen e datës 05.09.2025, ku një kamion me targa të Bosnjë- Hercegovinës pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë është ndaluar nga policia malazeze.
gijotina.com/ -

Emrat/ Lejuan kalimin e kamionit me 131.7 kg drogë, AMP pezullon nga detyra 2 punonjës të pikës kufitare “Hani i Hotit”
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra dy punonjës të pikës kufitare Hani i Hotit, pasi akuzohen se kanë lejuar kalimin e një kamioni me targa të Bosnjë- Hercegovinës që transportonte 131.7 kg drogë të dyshuar marihuanë.
Bëhet fjalë për:
Besmir Qershia, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
Elvis Kuti, me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
AMP njofton se më datë 05.09.2025, një kamion me targa të Bosnjë- Hercegovinës pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë është ndaluar nga policia malazeze.Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me lëndën narkotike mariuhanë, me peshë bruto 131.7kg.
Njoftimi
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenet 242 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
➡️ Besmir Qershia, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
➡️ Elvis Kuti., me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të thelluara me metoda speciale, në lidhje me ngjarjen e datës 05.09.2025, ku një kamion me targa të Bosnjë- Hercegovinës pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë është ndaluar nga policia malazeze.Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me lëndën narkotike mariuhanë, me peshë bruto 131.7kg.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale. -

“Këto zgjedhje më gjejnë në një detyrë tjetër”/ Ish-kryebashkiaku i Cërrikut: Pjesëmarrja mendoj që do të rritet
Ish-kryetari i Bashkisë së Cërrikut, i cili tashmë është ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka votuar mesditën e kësaj të diele.
Ai deklaroi se mendon që pjesëmarrja do të rritet, teksa ftoi banorët e Bashkisë së Cërrikut të votojnë.
“Zgjedhjet e pjesshme është një vazhdimësi e punëve të mira të nisur më parë. Mua më është dashur që të jem në një detyrë tjetër në qeverinë shqiptare dhe tashmë zgjedhjet duken të qeta. Dua t’i ftoj të gjithë banorët e Cërrikut të votojnë të qetë dhe masivisht. Pjesëmarrja mendoj që do të rritet”, tha Salla.Top Channel
-

Veliaj kthehet në zyrë? Këshillari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”
Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi thotë se Veliaj do kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses. Ai tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij.
“Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje për hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh.
Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë-, tha Muharremi. -

“Drejtësia foli”/ Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Do të kërkoj të mos pengohem..
Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e ktheu në detyrë.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët. Drejtësia kushtetuese foli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.
Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.
Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua. Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar. Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë! -

Veliaj u rikthye në detyrë! Rama: Absurde! E dëmshme mbajtja e tij në qeli, gjëja më normale të hetohet i lirë
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar në podcastin “Flasim” sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ktheu Erion Veliaj në detyrë në krye të Bashkisë Tiranë. Rama e konsideroi situatën e krijuar si një ngërç absurd, ndërsa iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke thënë që të lërë të lirë Veliajn. Sipas tij nëse Tirana nuk ka zgjedhje deri në vitin 2027, qëndrimi i Veliajt në qeli është i dëmshëm për të si person por edhe për drejtimin e kryeqytetit.
Edi Rama: Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua ti ri nënvizoj, pasi e kam shprehur. Siç duket dhe nuk është hera e parë, unë nuk i paskam kapur të tëra pushtetet, është gjë e mirë që duhet ta pranoj dhe ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku s’mund të largohet veçse me zgjedhje këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të të drejtave kushtetuese si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetarin, pro edhe disproporcion në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit. E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kështu që kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej teorive të konspiracioneve, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal, skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto. -

“Si mund të qëndrojë në detyrë një e pandehur”, Hoti shpërthen në Kuvend: Balluku duhet të japë dorëheqje menjëherë
Deputetja demokrate Elda Hoti, foli sot nga foltorja e Kuvendit, lidhur me rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Hoti kërkoi që Balluku të japë dorëheqje dhe të vihet para drejtësisë, pasi ajo përbën rrezik për prishje të provave dhe intimidim të dëshmitarëve.
“Rasti i Ballukut është dëshmia se si është kapur dhe përdhosur sistemi i prokurimeve publike. Një zyrtare e lartë e shtetit që është marrë e pandehur nga SPAK vazhdon të qëndroje në detyrë sikur mos të ketë ndodhur asgjë. Si mund të qëndrojë në detyrë një zv.kryeministre në hetim për korrupsion dhe abuzim me fondet publike…Belinda Balluku duhet të largohet menjëherë nga detyra dhe të shkojë para drejtësisë dhe Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për sistemin që ka ndërtuar”, u shpreh demokratja.
Elda Hoti: Ku kanë përfunduar 50 mln euro të tenderit abuziv të Tunelit të Llogarasë që mbajnë firmën e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës. Dhe këto para nuk janë thjesht shifra në buxhet, janë taksat e qytetarëve, janë paratë e shqiptarëve që paguajnë çdo ditë karburantin më të shtrenjtë, faturat e energjisë më të lartë dhe ushqimin më të shtrenjtë në rajon.
Dhe ndërkohë që qytetarët sakrifikojnë, pushtetarët shpërndajnë tendera fiktivë, kontrata pa transparencë dhe fonde që zhduken në rrugët e korrupsionit. Rasti i Ballukut është dëshmia se si është kapur dhe përdhosur sistemi i prokurimeve publike. Një zyrtare e lartë e shtetit që është marrë e pandehur nga SPAK vazhdon të qëndroje në detyrë sikur mos të ketë ndodhur asgjë. Si mund të qëndrojë në detyrë një zv.kryeministre në hetim për korrupsion dhe abuzim me fondet publike?
Si është e mundur që SPAK nuk ka vendosur asnjë masë sigurie kur ligji e përcakton qartë se personat në hetim që kanë akses në dokumente, në vartës mund të prishin prova të intimidojnë dëshmitarë, apo të konsumojnë vepra të tjera penale. Pse Sali Berisha u vendos në masë 330 ditë në arrest shtëpie, pse Arben Ahmetaj u vendos me masë sigurie arrest me burg, pse Ilir Meta u vendos në arrest në burg dhe pse për Ballukun SPAK mbyll sytë dhe nuk jep asnjë masë?
Askush nuk mund të besojë se ka drejtësi të barabartë kur një qytetar arrestohet për një faturë të papaguar dritash, ndërsa një zyrtare e lartë e akuzuar për abuzime me dhjetëra miliona euro vazhdon të firmosë kontrata të reja. Pas saj qëndron Rama. Afera e tunelit të Llogarasë mban edhe firmën e Ramës.Belinda Balluku duhet të largohet menjëherë nga detyra dhe të shkojë para drejtësisë dhe Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për sistemin që ka ndërtuar. -

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit.
Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ndryshimet në përbërjen e disa institucioneve:– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
– Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
– Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. -

EMRAT/ Majlinda Angoni lirohet nga detyra e Prefektes së Shkodrës, lëvizje edhe në disa Ministri
Majlinda Angoni lirohet nga detyra e Prefektes së Shkodrës, duke u zëvendësuar nga Holta Duda.
Vendimet janë marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku lëvizje janë bërë po ashtu edhe në disa Ministri.
Konkretisht:
– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
– Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
– Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.Top Channel