Tag: detyrë

  • Korçë/ Futën një kamion me mallra ushqimore nga Greqia me dokumente false, 6 zyrtarë në hetim! Mes tyre edhe drejtori i Përgjithshëm i Hetimit Doganor e 2 specialistë

    Korçë/ Futën një kamion me mallra ushqimore nga Greqia me dokumente false, 6 zyrtarë në hetim! Mes tyre edhe drejtori i Përgjithshëm i Hetimit Doganor e 2 specialistë

    Korçë– Drejtoria e Antikontrabandës ka kryer një aksion në degën e doganës Kapshticë, duke goditur një rast kontrabande me vlerë qindra mijë euro. Në mbrëmjen e datës 15 prill është ndaluar një trailer me peshë 40 tonë, me produkte ushqimore, të cilat nuk ishin deklaruar në doganë, nuk kishte elementë sigurie dhe përdorën dokumente të falsifikuara.

    Në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë vendore Korçë, drejtoria e Antikontrabandës ka referuar në prokurori subjektin, shefin e turnit dhe doganierët e doganës për kontrabandë dhe shpërdorim detyre. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Gjithashtu, hetimi po vazhdon në drejtimin e prokurorisë Korçë për përfshirjen e mundshme të drejtorit të doganës dhe dy të tjerë me detyrë specialistë për Hetimin Doganor.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve:

    V. T., 49 vjeç, banues në Korçë;Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë;

    A. E., 39 vjeçe, banuese në Korçë.

    Procedimi penal filloi pasi këta shtetas, me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës, dyshohen se më datë 15.04.2025, nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore, duke e regjistruar këtë ngarkesë me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

    Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve:

    D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave;

    G. T., 58 vjeç, dhe K. K., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, me detyrë specialistë për Hetimin Doganor në të njëjtën drejtori.

    Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, më datë 15.04.2025, rreth orës 22:00, janë njoftuar për rastin e falsifikimit të dokumenteve, të konstatuar në afërsi të PPK Kapshticë nga shërbimet e Antikontrabandës. Pavarësisht marrjes së këtij njoftimi, këta shtetas nuk kanë informuar Prokurorin e gatshëm apo strukturat për hetimin e krimeve pranë DVP Korçë deri në orën 15:00 të datës 16.04.2025 (pas më shumë se 15 orësh), duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e këtij rasti.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Kurti merr një vendim të ri për drejtorin e Doganës

    Kurti merr një vendim të ri për drejtorin e Doganës

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, të cilin e riemëroi sot si drejtor të përgjithshëm të Doganës me mandat katërvjeçar, sipas propozimit të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.
    Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritashme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i uruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • “Opozita bllokoi kuvendin e ri”, Kurti mbledh qeverinë pas dorëheqjes: Nuk e lë Kosovën pa zot!

    “Opozita bllokoi kuvendin e ri”, Kurti mbledh qeverinë pas dorëheqjes: Nuk e lë Kosovën pa zot!

    Kryeministri më detyrë, Albin Kurti, zhvilloi një mbledhje të qeverisë, pas dorëheqjeve që dha ai dhe ministrat e tij. Kurti deklaroi se argumentoi se kjo mbledhje është e lejueshme, madje e detyrueshme sipas ligjit. Kryeministri në detyrë nënvizoi se nuk do të lejojë krijimin e një vakumi institucional. Gjithashtu shtoi se është gati për formuar qeverinë e re.
    “Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje, më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit. Është kërkesë dhe insistim, i pamatur duke e lënë shtëpinë pa zot shtëpie. Si fitues të padiskutueshëm jemi shumë të interesuar qe të ecim përpara drejt formimit të institucioneve. Si qeveri në detyrë jemi shumë të vëmendshëm që të mos lejojmë vakum institucional. Konstituimi i Kuvendit dje u pamundësua sepse partitë opozitare nuk votuan për verifikimin e mandateve. Në theks ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë nga unë qe formalisht të mos jem kryeministër”, deklaroi Kurti.

  • I dënuar 3 vite burg për shpërdorim detyre, GJKKO kalon për gjykim dosjen e dytë për Jorgo Goron

    I dënuar 3 vite burg për shpërdorim detyre, GJKKO kalon për gjykim dosjen e dytë për Jorgo Goron

    Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë, e kryer në bashkëpunim. Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit të SPAK, Elvin Gokaj, për miratimin e akuzës dhe kalimin në gjyq, e gjithashtu të mbrojtjes për gjykim të shkurtuar.
    Më 20 maj do të zhvillohet seanca gjyqësore në themely Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos, 4263 metra sipërfaqe tokë.
    ë pandehur në këtë dosje janë marrë dhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë dhe Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë. Për këtë të fundit u nda çështja për shkak se nuk është ekzekutuar deri më tani masa e sigurisë. Dy sipërfaqet e tokës të quajtura “Vllatorja” dhe “Moskato”, rezultojnë me një vlerë financiare prej 1 milion euro. Hetimi për këtë çështje është nisur fillimisht nga prokurori i Vlorës Arjan Xhaferaj dhe më pas është transferuar në SPAK.
    Një muaj më parë, Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite e 1 muaj burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e akuzuar për shpërdorim detyre në dy episode dhe mos deklarim pasurie, teksa konfiskoi edhe mbi 10 mijë m2 tokë që përfitoi Artan Gaçi, ku do të ndërtonte me statusin e investitorit strategjik.
    Lidhur me konfiskimin e kësaj prone, këtë të mërkurë, ishte parashikuar të zhvillohej seanca me objekt kundërshtimin e kësaj mase nga ana e Artan Gaçit, por që seanca u shty për shkak se prokurori i çështjes kishte angazhime të tjera.

  • Albin Kurti: Nuk e lë Kosovën pa qeveri, nuk iki!

    Albin Kurti: Nuk e lë Kosovën pa qeveri, nuk iki!

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se thirrjet e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë, që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale nga Qeveria, janë thirrje “të pamatura”, që do të rrezikonin një vakum institucional.
    Në mbledhjen e ekzekutivit, Kurti tha se Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe, me votën e tyre kundër raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve, pamundësuan vazhdimin e seancës konstituive të martën.

    “Në thelb, ata që nuk pranuan formalisht ta marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër”, tha ai.
    Çfarë ndodhi në seancën konstituive të Kuvendit?Kurti përsëriti qëndrimin se ai dhe kabineti qeveritar janë në detyrë që nga 23 marsi, kur ekzekutivi ka përmbushur mandatin e rregullt katërvjeçar.
    Ai tha se ligjet dhe Kushtetua thonë se ekzekutivi nga kjo ditë deri në ditën e Qeverisë së re mbetet në detyrë, në rol kujdestar e me kompetenca të kufizuara, duke shtuar se statusin e ekzekutivit të tij ai bëri me dije Kuvendit në letrën që i dërgoi më 15 prill, në ditën e seancës konstituive.
    “Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje, më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezikim i sigurisë kombëtare. Është kërkesë dhe insistim – thënë së buti – i pamatur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie”, tha Kurti.
    Sipas Kurtit, edhe mbledhja e mbajtur sot është detyrim, sipas ligjit, pasi sipas tij, “shteti nuk mund të ketë vakum në qeverisje, Qeveria nuk mund të ketë ndalesë funksionimi”.
    PDK, LDK dhe AAK kanë thënë se Kurti dhe anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, është dashur të japin dorëheqje më herët, duke argumentuar se ata nuk mund të bëjnë betimin si deputetë kur njëkohësisht janë kryeministër, përkatësisht ministra.
    Sipas kryeministrit në detyrë Kurti, edhe në të kaluarën ka pasur raste kur shteti është udhëhequr nga Qeveri në detyrë deri në zgjedhjen e një ekzekutivi të ri.
    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar 48 mandate në legjislaturën e nëntë. Partitë shqiptare, që kanë fituar mandate në zgjedhjet e 9 shkurtit, e kanë akuzuar LVV-në se po e zvarrit procesin e krijimit të institucioneve, duke argumentuar se partia e Kurtit nuk i ka numrat për votimin e kryeparlamentarit të ri e as të Qeverisë së re.
    “Si fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve jemi shumë të interesuar që të ecim përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë, dhe atë sa më parë, e menjëherë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.
    Seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit, e cila u ndëpre afër dy orë pasi nisi.
    LVV-ja më herët është deklaruar kundër një bashkëpunimi me një nga partitë shqiptare, por së voni e ka pranuar se nuk mund ta bëjë Qeverinë vetëm me pakicat joserbe.
    Partitë e mëdha shqiptare janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në, por Nisma Socialdemokrate – që ka fituar tre deputetë – nuk ka vendosur vija të kuqe për asnjë parti, ndonëse ka thënë se ende nuk ka një marrëveshje me partinë e Kurtit./REL/

  • Albin Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës (Dokumenti)

    Albin Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës (Dokumenti)

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kreut aktual të Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me kabinetin qeveritar. Në letre thuhet se Kurti dha dorëheqjen me ministrat për të bërë betimin si deputetë të Kuvendit.

    Letra e plotë:
    I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca,
    Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisjes sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KOZ me datë 27 mars 2025, dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar.
    Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
    Me respekt,
    Albin Kurti
    Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës

  • Lejuan ndërtime të paligjshme në Mallakastër, kapen 3 policë dhe 3 punonjës të IMT-së

    Lejuan ndërtime të paligjshme në Mallakastër, kapen 3 policë dhe 3 punonjës të IMT-së

    Tre punonjës policie, së bashku me tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, janë ndaluar në Mallakastër, pasi dyshohet se kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e kësaj bashkie.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
    Inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, inspektor D. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër, inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër dhe inspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër.

    Top Channel

  • Lejuan ndërtime pa leje në Mallakastër, pezullohen nga detyra tre punonjës të IKMT dhe tre efektivë policie

    Lejuan ndërtime pa leje në Mallakastër, pezullohen nga detyra tre punonjës të IKMT dhe tre efektivë policie

    Tre punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonën e Mallakastrës.Mësohet se ndaj tyre është caktuar edhe masa “detyrim paraqitje” dhe mbi ti rëndojnë veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
    Njoftimi: AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
    Inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
    Inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
    Inspektor D. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë FierKryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
    Inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia MallakastërInspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
    Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, rezultojnë dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.

  • Lejuan ndërtime të paligjshme në Mallakastër, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 policë dhe 3 punonjës të IKMT

    Lejuan ndërtime të paligjshme në Mallakastër, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 policë dhe 3 punonjës të IKMT

    Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT-së, që operonin në zonën Fier-Mallakastër.
    Përmes një njoftimi, vetë AMP bën të ditur se punonjësit e Policisë bashkë me punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.
    Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se Gjykata e Fierit, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
    Njoftimi i AMP:
    AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
    ➡️ Inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
    ➡️ Inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
    ➡️ Inspektor D. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
    ➡️ Kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
    ➡️ Inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër

  • Lejuan ndërtime të paligjshme në Mallakastër, kapen 3 policë dhe 3 punonjës të IKMT-së

    Lejuan ndërtime të paligjshme në Mallakastër, kapen 3 policë dhe 3 punonjës të IKMT-së

    Tre punonjës policie, së bashku me tre punonjës të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, janë ndaluar në Mallakastër, pasi dyshohet se kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e kësaj bashkie.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
    Inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, inspektor D. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër, inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër dhe inspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër.

    Top Channel