Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 9 dhjetor ndryshimin e vendimit të Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Korçës, Dashnor Nure dhe e konfirmoi atë në detyrë.
Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të dorëzuar nga prokurori Nure ndaj vendimarrjes së Komisionit.
Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Komisioni e shkarkoi prokurorin Nure më 4 shtator të vitit të kaluar, pasi konkludoi se se subjekti nuk arriti nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe se në vlerësimin tërësor të të tre kritereve kishte cënuar besimin e publikut – përfundim që u rrëzua si i pabazuar prej Kolegjit.
Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.
Tag: detyrë
-

Çfarë ndodhi? KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë prokurorin e njohur (Emri)
-

1 vit pas shkarkimit, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Korçës Dashnor Nure
dashnor nure
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka vendosur të marten, më 9 dhjetor, ndryshimin e vendimit të Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Korçës, Dashnor Nure dhe e konfirmoi atë në detyrë.
Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të dorëzuar nga prokurori Nure ndaj vendimarrjes së Komisionit.
Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Komisioni e shkarkoi prokurorin Nure më 4 shtator të vitit të kaluar, pasi konkludoi se se subjekti nuk arriti nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe se në vlerësimin tërësor të të tre kritereve kishte cënuar besimin e publikut – përfundim që u rrëzua si i pabazuar prej Kolegjit.
Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë. -

Tre milionë euro dëm buxhetit të shtetit/ Sot nis procesi gjyqësor për rastin e rezervave shtetërore në Kosovë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën është caktuar që të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e rezervave shtetërore, ku në cilësinë e të akuzuarës është edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Aktakuza ndaj Hajdarit u ngrit më 11 nëntor nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila e akuzon atë për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, sipas Prokurorisë, dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Aktakuza pretendon se buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të të akuzuarve.
Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë. Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.
Ndërsa i akuzuari i katërt, R.M., dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen po ashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.
Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për rastin e rezervave shtetërore.
Rezervat shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore, përfshirë Garën, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovicën, drejtor i departamentit për integrime evropiane.
Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë më 2023 u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Atëbotë, Hajdari deklaroi se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
Ajo e akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore. Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.
Për rastin e rezervave shtetërore, Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”./REL -

Rikthehet transporti publik në Prishtinë pas më shumë se një jave mungesë
Autobusët e transportit publik e rifilluan punën të mërkurën në mëngjes në Prishtinë, më shumë se një javë pasi i kishin lënë banorët e kryeqytetit të Kosovës pa transport publik, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes komunës dhe Qeverisë në detyrë.
Trafiku Urban në Prishtinë njoftoi të martën vonë se do ta rifillonte punën dhe autobusët e tij u panë duke qarkulluar nëpër rrugët e kryeqytetit mëngjesin e së mërkurës.
Në njoftimin e saj, Trafiku Urban theksoi se po rifillonte shërbimet pasi kishte nisur ndarja e mjeteve nga Ministria e Financave në detyrë dhe pagesa e faturave dhe borxheve nga Komuna e Prishtinës ndaj tij dhe transportuesve privatë.“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes”, tha ajo.
Në muajt e fundit, Qeveria në detyrë dhe zyrtarët komunalë kanë shkëmbyer akuza të vazhdueshme ndaj njëri-tjetrit për gjendjen e ndërlikuar me financat në komunë.
Transporti publik u rikthye pasi Ministria e Financave në detyrë i ndau të martën 2.7 milionë euro për mallra dhe shërbime për komunën e Prishtinës, disa ditë pasi komuna i miratoi të hyrat vetanake të vitit 2024, në vlerë prej 28 milionë euro.
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, tha të martën se kjo shumë ishte proceduar veçmas nga pjesa tjetër prej 25.9 milionë eurove e projekteve kapitale, “në mënyrë që të kryhet sot me prioritet, sepse kapitalet duke qenë në shumë linja marrin kohë më gjatë dhe nuk ishte e mundur të kryheshin sot”.
Ai i arsyetoi vonesat në ndarjen e të hollave për komunën, pas kritikave të vazhdueshme nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
“Vendimi i marrë nga Komuna e Prishtinës të enjten në mbrëmje për të hyrat vetanake, sipas legjislacionit në fuqi fillimisht duhej të kalonte verifikimin e ligjshmërisë, proces ky që bëhet nga ana e MAPL-së”, tha Murati.
Murati shtoi se “është për keqardhje sjellja e deklaratat dezinformuese nga ana e komunës së Prishtinës që gjoja Ministria nuk po bën alokimin e mjeteve, kur në fakt edhe ata vetë e dinë që kemi të bëjmë me procedura që nuk mund të tejkalohen”.
Mosmarrëveshjet me komunës dhe Qeverisë në detyrë detyruan qytetarët e kryeqytetit gjatë gjithë javës së kaluar dhe fillimit të kësaj jave të shikonin për alternativa për të udhëtuar. -

Kosova voton më 28 dhjetor: KQZ ende s’ka para, shteti pa buxhet të miratuar
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor, por pa buxhet të miratuar dhe pa mjete për organizimin e tyre.
Qeveria në detyrë nuk i ka ndarë ende fondet e kërkuara për procesin zgjedhor, duke rrezikuar jo vetëm mbajtjen e zgjedhjeve, por edhe funksionimin financiar të shtetit në fillim të vitit të ardhshëm.
Kosova po hyn në një periudhë vendimtare politike, me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të caktuara për 28 dhjetor, por pa siguruar ende mjetet financiare për organizimin e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paralajmëruar se përkundër afateve të ngushta, Qeveria në detyrë nuk i ka ndarë buxhetin e kërkuar prej 11.5 milionë eurosh, duke rrezikuar zbatimin e proceseve kyçe si shtypja e fletëvotimeve, dërgimi i tyre jashtë vendit dhe përgatitjet logjistike për ditën e votimit.
Në mbledhjen e sotme, KQZ ka diskutuar për procedurat emergjente që do të mundësonin nisjen e tenderëve për shërbimet zgjedhore, megjithëse pa buxhet asnjë proces nuk mund të fillojë zyrtarisht.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka konfirmuar se që nga kërkesa e bërë më 26 nëntor, Ministria e Financave nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
“Më 25 nëntor 2025, KQZ ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës. Ne menjëherë të nesërmen, përmes kërkesës, përmes arkivit dhe email-it, i kemi dërguar në Ministrinë e Financave. Aktualisht nuk kemi asnjë njoftim lidhur me kërkesën që është parashtruar”.
Sipas planit të miratuar nga KQZ më 25 nëntor, kostoja për organizimin e zgjedhjeve arrin 11,493,526 euro, ku vetëm 3.7 milionë euro janë të destinuara për dërgimin e fletëvotimeve për votuesit jashtë Kosovës. Votimi me postë është paraparë të nisë më 12 dhjetor, por pa mjetet e nevojshme financiare, rrezikon të mos realizohet në kohë.
Përveç vonesave në sigurimin e mjeteve për KQZ-në, Kosova po përballet edhe me një rrezik më të madh: hyrjen në vitin 2026 pa buxhet shtetëror të miratuar.
Ligji për Menaxhimin e Financave Publike parasheh që buxheti duhet të miratohet deri më 30 tetor, por shpërndarja e Kuvendit dhe funksionimi i Qeverisë në detyrë e kanë pamundësuar këtë.
Në këto kushte, çdo pagesë – përfshirë pagat e punëtorëve publikë, pensionet, furnizimet e institucioneve, si dhe karburantet për Policinë dhe ushtrinë – mund të ndalet nga 1 janari, nëse nuk krijohen organet e reja të zgjedhura dhe nuk votohet buxheti.
Ekspertët e ekonomisë kanë paralajmëruar se një situatë e tillë do të paralizonte funksionimin e institucioneve publike dhe do të krijonte krizë të zinxhirtë financiare në vend.
Sipas tyre, në rast se nuk miratohet buxheti në kohë, Qeveria nuk ka të drejtë ligjore të bëjë asnjë pagesë, përveç atyre minimale të emergjencës, duke përfshirë pagat bazë, sigurimet shëndetësore dhe shërbimet jetike.
Meqë Kosova ka një Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara, procesi i miratimit të buxhetit për vitin 2026 është bllokuar.
Ligji për menaxhimin e financave publike kërkon që buxheti të miratohet deri më 30 tetor, por me shpërndarjen e Kuvendit, kjo nuk ka ndodhur. Tash, ekziston rreziku real që Kosova të hyjë në vitin 2026 pa buxhet funksional.
Nëse deri më 1 janar nuk konstituohet Kuvendi dhe nuk miratohet buxheti, do të bllokohen të gjitha pagesat – nga pagat dhe pensionet, deri te furnizimet për Policinë, ushtrinë dhe institucionet publike.
Në ligjin për Qeverinë nuk përmendet termi Qeveri në detyrë, por Qeveri në dorëheqje, e cila përkufizohet si qeveri që funksionon pas shpërndarjes së Kuvendit e deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Ligji parasheh që një qeveri e tillë nuk mund të miratojë ligje të reja, por mund t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit të shtetit.
Qeveria në detyrë e Kosovës e kishte miratuar buxhetin për vitin 2026 i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë se ku buxhet nuk është votuar në Kuvend.
Por, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishe ngul këmbë gjatë miratimit të tij se Qeveria e tij në detyrë “mund të propozojë buxhetin vjetor para Kuvendit sikurse është e përcaktuar me ligj”, si dhe i bëri thirrje Kuvendit ta votojë.
Kurti tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale.
“Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”.
-

I pari zyrtar që celebrohet në detyrë/ Kryeministri australian Albanese martohet në rezidencën zyrtare
Kryeministri australian Anthony Albanese është martuar me partneren e tij Jodie Haydon, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë i vendit që martohet gjatë kohës që është në detyrë. Çifti u martua një ditë pas seancës së fundit të vitit parlamentar.
“Jemi absolutisht të kënaqur që ndajmë dashurinë dhe angazhimin tonë për të kaluar jetën tonë së bashku, përpara familjes dhe miqve tanë më të ngushtë”, tha Albanese në një deklaratë të shkurtër.
Çifti u fejua në Ditën e Shën Valentinit, vitin e kaluar. Propozimi i udhëheqësit të Partisë Laburiste dhe pritja e dasmës u zhvilluan në rezidencën e tij zyrtare, The Lodge.
Deri në këtë ditë, planet e dasmës ishin mbajtur sekret për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë.
Të pranishëm ishin prindërit e Haydon, si dhe djali i Albanese nga martesa e tij e mëparshme.
Qeni i Albanese, Toto, ishte mbajtës i unazave ndërsa çifti ecte drejt altarit me këngën “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)” të Stevie Wonder në sfond.
Disa nga ministrat e kabinetit të Albanese morën pjesë në ceremoni.
62-vjeçari dhe Haydon, 47 vjeçe, u takuan për herë të parë në një darkë biznesi në Melbourne në vitin 2020, ndërsa Albanese ishte udhëheqës i opozitës.
Haydon u shfaq gjatë fushatave zgjedhore të Albanese në vitet 2022 dhe 2025 dhe u pa përkrah kryeministrit në ngjarje të mëdha, përfshirë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II dhe një darkë shtetërore të organizuar nga ish-Presidenti i SHBA-së Joe Biden.
Albanese hyri gjithashtu historinë australiane duke u bërë kryeministri i parë që u fejua ndërsa ishte në detyrë, shkruan BBC.
Çifti tha në një deklaratë të përbashkët në atë kohë se ishin “shumë me fat që kishin gjetur njëri-tjetrin”. -

‘Më p*rdhunoi dhe…’ – E reja denoncon policin në Dibër, arrestohet
Një punonjës policie në Dibër është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se ka shantazhuar dhe abuzuar seksualisht me një vajzë. Policia bën të ditur se ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër.
Mësohet se shtetasja me iniciale L.H., ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Po ashtu, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim”.
Njoftimi i policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal.
-

Abuzime me skemën e mbështetjes për fermerët, pezullohen 2 inspektorë të AZHBR-së dhe 6 veterinerë
Dy inspektorë të AZHBR-së dhe 6 veterinerë të Drejtorisë së Bujqësisë në Pogradec janë pezulluar nga detyra për shkak të abuzimeve me skemën e mbështetjes për fermerët. Policia e Korçës thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Green Code” u shpall në kërkim edhe një inspektor tjetër i AZHBR-së.
Keta persona thote policia, pasqyronin të dhëna të rreme në aktet e verifikimit gjatë kontrollit në fermat e përfituesve nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët.
Njoftimi
Finalizohet nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një periudhe hetimi prej 18-muajsh, operacioni policor i koduar “Green Code”.
Pasqyronin të dhëna të rreme në aktet e verifikimit gjatë kontrollit në fermat e përfituesve nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët, pezullohen nga detyra 2 inspektorë të AZHBR-së dhe 6 veterinerë të DBP-së. Shpallet në kërkim 1 inspektor i AZHBR-së.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, pas një hetimi 18-mujor të kryer me metoda speciale të hetimit, finalizuan operacionin policor të koduar “Green Code”, si rezultat i të cilit:
u pezulluan nga detyra, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumentave, i kryer në bashkëpunim”, shtetasit A. M., 33 vjeç dhe J. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektorë në AZHBR;
D. Ç., 57 vjeç, dhe F. I., 54 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë veterinerë pranë Drejtorisë së Bujqësisë Pogradec.
për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave, i kryer në bashkëpunim”, ndaj shtetasve E. Gj., 56 vjeçe, banuese në Pogradec, me detyrë veterinere kontrolli, dhe P. R., 66 vjeç, B. B., 28 vjeç, dhe E. F., 33 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë veterinerë shërbimi pranë Drejtorisë së Bujqësisë Pogradec.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i AZHBR-së, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

