Tag: detyra

  • U pezullua nga detyra/ Sot seanca, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO

    U pezullua nga detyra/ Sot seanca, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO

    Sot në orën 09:00, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), zhvillohet seanca gjyqësore për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
    Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka mbërritur në ambientet e gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë të caktuara ndaj saj. Belinda Balluku mbërriti e shoqëruar nga avokati i saj rreth orës 08:50, por nuk bëri asnjë deklaratë për mediat.
    Balluku u pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë vendit, pas vendimit të GJKKO-së dy ditë më parë. Seanca e sotme ka për qëllim marrjen në pyetje të të pandehurve dhe verifikimin e kushteve të caktimit të masave të sigurisë.
    Në njoftimin zyrtar, GJKKO bën të ditur se seanca po zhvillohet në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
    Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro. Ndërsa sot SPAK ka ngritur edhe një akuzë të re mbi Ballukun për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.
    Ndërkohë përveç masave ndaj Ballukut, gjykata ka caktuar masë sigurie edhe për dy vartësit e saj, drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, të cilët janë lënë në “arrest shtëpie”.

  • E Fundit/ U pezullua nga detyra, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO (VIDEO)

    E Fundit/ U pezullua nga detyra, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO (VIDEO)

    Në GJKKO po mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH-it. Dy vartësit e Ballukut mbërritën në GJKKO të shoqëruar nga forcat e policisë, pasi janë lënë në arrest shtëpie pas akuzave për shkelje të barazisë në tenderë. Pak minuta pas tyre, para dyerve të GJKKO u shfaq edhe Belinda Balluku. Para saj brenda ambienteve të gjykatës hyri edhe nga motra e saj avokate, Pamela Qirko. 
    Ndaj Ballukut,  gjykata vendosi ndalim daljeje jashtë vendit si dhe pezullim nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë. 
    Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht, dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. 
    Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria. Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. Ai theksoi gjithashtu se vendi do të qëndrojë pa zëvendës kryeministër dhe se nuk do ta shkarkojë Ballukun pas vendimit të pezullimit. 
    Në vijim, Këshilli i Ministrave depozitoi zyrtarisht ankimimin në gjykatë duke kërkuar pezullimin e masës për pezullimin nga detyra të Ballkut si dhe interpretim nëse GJKKO mund të pezullojë nga detyra një anëtar qeverie. Por gjykata thotë se ajo nuk është pezulluar si deputete.  
    Në vendimin e gjyqtarit Erjon Çela, arsyetohej se Balluku nuk mund të qendronte më në detyrë për shkak se ka rrezik të përsërisë krimin për të cilin është marrë e pandehur, pasi po hetohet edhe për tendera të tjerë, dhe mund të prishë apo asgjesojë provat. Po ashtu, edhe për masën e ndalimit jashtë vendit, gjyqtari argumentonte se ka rrezik për largim, duke e mbështetur këtë në faktin se vepra për të cilën akuzohet parashikon dënim nga 1 deri në 5 vite burg. 
     
  • U pezullua nga detyra, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO (VIDEO)

    U pezullua nga detyra, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO (VIDEO)

  • U pezullua nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, mbahet sot seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut

    U pezullua nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, mbahet sot seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut

    Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku do të paraqitet sot, në orën 09:00, në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë pasi u mor e pandehur me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se për mbajtjen e seancës janë njoftuar SPAK dhe po njoftohen te dyshuarit.
    GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.
     
    Top Channel

  • E pezulluar nga detyra/ Balluku e 2 bashkëpunëtorët e saj dalin sot para GJKKO

    E pezulluar nga detyra/ Balluku e 2 bashkëpunëtorët e saj dalin sot para GJKKO

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbajë sot në orën 9 të mëngjesit seancën për vlerësimin e masave ndaj zv/kryeministres dhe Ministres së infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut dhe 2 drejtorëve të saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

    Ndaj Ballukut është ekzekutuar masa e pezullimit nga detyra si numri dy i qeverisë dhe si ministre dhe ndalimi i daljes jashtë vendit, ndërsa për kreun e ARRSH-së dhe të KESH, është dhënë masa e sigurisë ’arrest në shtëpi’.

    Ata pritet të dalin para gjyqtarit të GJKKO-së Erion Çela dhe prokurorit Dritan Prençi për tu marrë në pyetje, dhe në fund të shqyrtimit gjyqësor me dyer të mbyllura gjykata do të shprehet me vendim nëse masat do të qëndrojnë në fuqi.

    Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera në dy episode, përkatësisht për aferën 190 milion euroshe të tunelit të Llogarasë, dhe aferën me tenderin e lotit të 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

    Rama nuk guon ta shkarkojë

    Kryeministri Edi Rama nuk guxoi ta shkarkojë zv. kryeministren Belinda Balluku ndërsa nisi një valë të re sulmesh ndaj SPAK dhe GJKKO.

    Pasditen e djeshme vendimi i GJKKO-së u ankimua në Gjykatë Kushtetuese. Deri në një vendim të kësaj gjykate Rama theksoi se do ti mbajë karrigen zv. kryeministres e ministres e nuk do të emërojë tjetërkënd si zëvëndese të saj. Për opozitën kjo Rama po bën avokatinë e Ballukut pasi bashkë në aferën 190 mln euro në tunelin e Llogarasë.

    Në një dalje për median dje kreu i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi tha se kompania u shpall me urdhër të Ramës. Sipas tij bisedat Rama-Balluku për urdhërin e paligjshëm janë në dosjen e SPAK.

  • “Rëndohen hetimet”, Tabaku reagon ashpër: Balluku duhej të dorëhiqej menjëherë, qëndrimi i saj rrezikoi provat e SPAK

    “Rëndohen hetimet”, Tabaku reagon ashpër: Balluku duhej të dorëhiqej menjëherë, qëndrimi i saj rrezikoi provat e SPAK

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duhej të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas marrjes së statusit të të pandehurës nga SPAK. Sipas saj, qëndrimi në detyrë për disa javë pas këtij momenti ka rrezikuar seriozisht dhe kompromentuar provat e hetimit.
    Gjatë një interviste televizive, Tabaku e cilësoi situatën si “të re”, ku numri dy i qeverisë ndodhet nën hetim ndërkohë që ishte ende në pushtet. Ajo theksoi se dorëheqja do të ishte veprimi i duhur për t’i hapur rrugë një hetimi të paanshëm dhe pa rrezikun e prishjes së provave. “Fakti që ajo u pezullua nga detyra dhe nuk dha dorëheqjen, për mua e rëndon akoma edhe më shumë pozicionin e saj,” u shpreh Tabaku.
    E pyetur nga moderator Bled Marku, nëse mbajtja e postit nga Balluku i ka dhënë asaj mundësinë për të manipuluar provat, deputetja demokrate u përgjigj me një “Absolutisht po”. Ajo argumentoi se që në momentin e parë që ish-ministrja u thirr për t’u marrë në pyetje, duhej të ishte larguar nga posti. Sipas Tabakut, rreziku i prishjes së provave ishte më i lartë në rastin e saj, pasi si një zyrtare e lartë në detyrë, ajo kishte akses te dosjet dhe vartësit e saj ishin ende në punë.
    Bled Marku: Por kam kënaqësinë të kem një komunikim në online në këto momente me deputeten e Partisë Demokratike, zonjën Jorida Tabaku. Zonja Tabaku, ju përshëndes.
    Jorida Tabaku: Përshëndetje Bledi, faleminderit ju për mundësinë dhe ndjesë që nuk jam dot në studio.
    Bled Marku: Sigurisht do kemi mundësi të tjera, patjetër. Por do ta nisim menjëherë bisedën zonja Tabaku, me atë se çfarë ka ndodhur javën e fundit. Pas dy-tre seancash, numri i dytë i qeverisë Rama u paraqit në Kuvend. Ditën e djeshme ju pezullua pasaporta, gjithashtu u pezullua edhe nga detyra. U zhvillua një takim mbi shtatë orë kokë më kokë me kryeministrin, më pas shkoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe tashmë dihen pikat, nuk u respektua vendimi i GJKKO-së, madje po merret në mbrojtje disi edhe me anë të drejtësisë, me Gjykatën Kushtetuese, zonja Balluku. Por duke parë zhvillimet e fundit zonja Tabaku, a duket se kjo reforma në drejtësi për rastin Balluku po hidhet në erë për të mbrojtur miqtë e Ramës?
    Jorida Tabaku: Shiko, kjo që po ndodh me Belinda Ballukun në fakt ishte e pritshme mbas shumë dosjeve të cilat ishin në hetim. Unë mendoj që sot ndodhemi në një situatë të re, ku numri dy i qeverisë, dhe ky është i vetmi person që është në pushtet në qeveri, është marrë e pandehur dhe është pezulluar nga detyra. Dhe nuk besoj që është një lajm kaq i lehtë për mazhorancën. Nuk besoj që ka një vend tjetër, është rast unikal, ku dy ish-zëvendëskryeministra tashmë janë të pandehur, njëri në kërkim ndërkombëtar dhe një kryetar bashkie i cili është pas drejtësisë.
    Unë nuk di të them hapat dhe strategjinë që ndoshta është ndjekur në këtë rast, po unë di vetëm të them që, që në momentin e parë që u mor e pandehur zonja Balluku, ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Duke dhënë dorëheqjen, i hapte rrugë një hetimi i cila nuk do të prishte provat dhe do të ndiqte një standart që në fakt duhet të ishte ndjekur nga të gjithë. Fakti që ajo u pezullua nga detyra, për mua e rëndon akoma edhe më shumë pozicionin e saj.
    Bled Marku: Sigurisht, pezullimi nga detyra e rëndon pozicionin e saj, por mbajtja në detyrë, a e lehtëson mundësinë për të manipuluar provat, pavarësisht asaj se çka kemi parë edhe në publik me mesazhet mes asaj dhe Evis Berberit?
    Jorida Tabaku: Absolutisht po. Mbajtja në detyrë, dhe këtë po e them, që në momentin e parë që ajo u thirr për t’u marrë në pyetje duhet, duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Edhe vetë nuk e dha, duhej patjetër që të, të ishte liruar nga detyra në momentin kur u mor e pandehur. Dhe kanë kaluar plot, në mos gaboj, dy javë e gjysëm, tre javë që në momentin që ajo është marrë e pandehur. Rreziku i prishjes së provave është për atë më shumë se këdo tjetër, sepse ajo është personi i vetëm, bashkë me kryetarin e bashkisë, të cilët i janë marrë të pandehur ndërkohë që kanë qenë në detyrë. Vartësit janë atje në punë, dosjet janë atje. Pra, përveç mesazheve që janë bërë publike, që unë besoj që i referohen një kohe të mëparshme kur ka ndodhur procedurat e tenderit, është e nevojshme që edhe baza materiale, dosjet dhe të gjithë elementët e tjerë të hetimit të mbeteshin të pacënuar. Fakti që ajo ndejti në detyrë deri ditën e fundit, sigurisht që i ka, ka vendosur një pikëpyetje të madhe dhe e ka kompromentuar, edhe provat të cilat mund të merreshin…

  • Tabaku: Balluku duhej të jepte dorëheqjen, qëndrimi në detyrë kompromentoi hetimin

    Tabaku: Balluku duhej të jepte dorëheqjen, qëndrimi në detyrë kompromentoi hetimin

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duhej të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas marrjes së statusit të të pandehurës nga SPAK. Sipas saj, qëndrimi në detyrë për disa javë pas këtij momenti ka rrezikuar seriozisht dhe kompromentuar provat e hetimit.

    Gjatë një interviste në Syri Digjital në Syri tv, Tabaku e cilësoi situatën si “të re”, ku numri dy i qeverisë ndodhet nën hetim ndërkohë që ishte ende në pushtet. Ajo theksoi se dorëheqja do të ishte veprimi i duhur për t’i hapur rrugë një hetimi të paanshëm dhe pa rrezikun e prishjes së provave. “Fakti që ajo u pezullua nga detyra dhe nuk dha dorëheqjen, për mua e rëndon akoma edhe më shumë pozicionin e saj,” u shpreh Tabaku.

    E pyetur nga moderator Bled Marku, nëse mbajtja e postit nga Balluku i ka dhënë asaj mundësinë për të manipuluar provat, deputetja demokrate u përgjigj me një “Absolutisht po”. Ajo argumentoi se që në momentin e parë që ish-ministrja u thirr për t’u marrë në pyetje, duhej të ishte larguar nga posti. Sipas Tabakut, rreziku i prishjes së provave ishte më i lartë në rastin e saj, pasi si një zyrtare e lartë në detyrë, ajo kishte akses te dosjet dhe vartësit e saj ishin ende në punë.

    Bled Marku: Por kam kënaqësinë të kem një komunikim në online në këto momente me deputeten e Partisë Demokratike, zonjën Jorida Tabaku. Zonja Tabaku, ju përshëndes.

    Jorida Tabaku: Përshëndetje Bledi, faleminderit ju për mundësinë dhe ndjesë që nuk jam dot në studio.

    Bled Marku: Sigurisht do kemi mundësi të tjera, patjetër. Por do ta nisim menjëherë bisedën zonja Tabaku, me atë se çfarë ka ndodhur javën e fundit. Pas dy-tre seancash, numri i dytë i qeverisë Rama u paraqit në Kuvend. Ditën e djeshme ju pezullua pasaporta, gjithashtu u pezullua edhe nga detyra. U zhvillua një takim mbi shtatë orë kokë më kokë me kryeministrin, më pas shkoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe tashmë dihen pikat, nuk u respektua vendimi i GJKKO-së, madje po merret në mbrojtje disi edhe me anë të drejtësisë, me Gjykatën Kushtetuese, zonja Balluku. Por duke parë zhvillimet e fundit zonja Tabaku, a duket se kjo reforma në drejtësi për rastin Balluku po hidhet në erë për të mbrojtur miqtë e Ramës?

    Jorida Tabaku: Shiko, kjo që po ndodh me Belinda Ballukun në fakt ishte e pritshme mbas shumë dosjeve të cilat ishin në hetim. Unë mendoj që sot ndodhemi në një situatë të re, ku numri dy i qeverisë, dhe ky është i vetmi person që është në pushtet në qeveri, është marrë e pandehur dhe është pezulluar nga detyra. Dhe nuk besoj që është një lajm kaq i lehtë për mazhorancën. Nuk besoj që ka një vend tjetër, është rast unikal, ku dy ish-zëvendëskryeministra tashmë janë të pandehur, njëri në kërkim ndërkombëtar dhe një kryetar bashkie i cili është pas drejtësisë.

    Unë nuk di të them hapat dhe strategjinë që ndoshta është ndjekur në këtë rast, po unë di vetëm të them që, që në momentin e parë që u mor e pandehur zonja Balluku, ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Duke dhënë dorëheqjen, i hapte rrugë një hetimi i cila nuk do të prishte provat dhe do të ndiqte një standart që në fakt duhet të ishte ndjekur nga të gjithë. Fakti që ajo u pezullua nga detyra, për mua e rëndon akoma edhe më shumë pozicionin e saj.

    Bled Marku: Sigurisht, pezullimi nga detyra e rëndon pozicionin e saj, por mbajtja në detyrë, a e lehtëson mundësinë për të manipuluar provat, pavarësisht asaj se çka kemi parë edhe në publik me mesazhet mes asaj dhe Evis Berberit?

    Jorida Tabaku: Absolutisht po. Mbajtja në detyrë, dhe këtë po e them, që në momentin e parë që ajo u thirr për t’u marrë në pyetje duhet, duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Edhe vetë nuk e dha, duhej patjetër që të, të ishte liruar nga detyra në momentin kur u mor e pandehur. Dhe kanë kaluar plot, në mos gaboj, dy javë e gjysëm, tre javë që në momentin që ajo është marrë e pandehur. Rreziku i prishjes së provave është për atë më shumë se këdo tjetër, sepse ajo është personi i vetëm, bashkë me kryetarin e bashkisë, të cilët i janë marrë të pandehur ndërkohë që kanë qenë në detyrë. Vartësit janë atje në punë, dosjet janë atje. Pra, përveç mesazheve që janë bërë publike, që unë besoj që i referohen një kohe të mëparshme kur ka ndodhur procedurat e tenderit, është e nevojshme që edhe baza materiale, dosjet dhe të gjithë elementët e tjerë të hetimit të mbeteshin të pacënuar. Fakti që ajo ndejti në detyrë deri ditën e fundit, sigurisht që i ka, ka vendosur një pikëpyetje të madhe dhe e ka kompromentuar, edhe provat të cilat mund të merreshin…

  • Për të gjithë ata që më (keq)citojnë/ Manjani: Pezullimi i Ballukut është puç kushtetues, neni 242/2 nuk zbatohet për të zgjedhurit

    Për të gjithë ata që më (keq)citojnë/ Manjani: Pezullimi i Ballukut është puç kushtetues, neni 242/2 nuk zbatohet për të zgjedhurit

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagon sërish pas vendimit për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave për keqcitim të qëndrimeve të tij. Në një shënim të gjatë në rrjete sociale, ai argumenton se gjyqësori nuk ka të drejtë të nxjerrë nga funksioni një anëtar të zgjedhur të qeverisë dhe se interpretimi i nenit 242/2 të Kodit të Procedurës Penale në këtë rast përbën, sipas tij, “grusht kushtetues shteti”.
    Postimi i plotë i Manjanit:
    Për të gjithë ata që më (keq)citojnë
    Tani, në respekt të disa juristëve veçanërisht, që më komentojnë:
    Nëse biem dakord se ndërhyrja e gjyqsorit për nxjerrë nga funksioni qeverinë, ose për të diktuar përbërjen e saj quhet grusht kushtetues shteti, argumentet mbi ligjshmërinë e këtij veprim janë të tepërta.
    Janë të tepërta sepse nuk ka asnjë ligj në shoqërinë demokratike ku sundon rendi kushtetues që ta legjitimojnë këtë gjë.
    Asnjë!
    Tani, argumenti se një nen proçedural penal me numër 242.2 e legjitimon gjykatën të pezullojë nga funksioni zëvendësin e vetëm të Kryeministrit, nuk është gjë tjetër përveç se legjitimim i grushtit të shtetit.
    Sidoqoftë, unë prap insistoj se edhe ai nen i parë në harmoni me Kushtetutën, parimin e ndarjes së pushteteve, pasojave emergjente që passjell ky veprim si dhe preçedentin e rrezikshëm që krijon, duhet interpretuar ashtu siç është shkruar dhe jo ashtu siç do secili të jetë.
    Ai nen përpara se të interpretohet duhet thjesht të lexohet dhe të kuptohet ashtu siç është shkruar.
    Lexojeni dhe kuptojeni siç është shkruar!
    Pra pezullimi nga detyra publike NUK ZBATOHET, për PERSONA të zgjedhur.
    Pra për persona të zgjedhur, jo funksione apo detyra që ato mbajnë. Personi i zgjedhur është i tillë edhe kur fle, edhe kur ha edhe kur me nder jush bën atë që s’thuhet. Padyshim edhe kur kryen detyra publike ai/ajo person i zgjedhur është.
    Kështu është shkruar ky nen.
    Tani interpretime bëhen, por asnjë interpretim që çon në puç kushtetues nuk mund të jetë i ligjshëm.
    Nga ana tjetër, ata që thonë se “kjo është praktika gjyqsore”, do t’u lutesha përunjësisht të më tregojnë një rast tjetër kur është zbatuar ky nen ndaj një personi tjetër të zgjedhur. Në dijeninë time kjo është hera e parë që ky nen zbatohet në këtë nivel zyrtari publik. Ndaj nuk di të ketë praktikë.
    Por edhe sikur ky nen të interpretohet ashtu siç thoni ju dhe SPAK e GJKKO, prap jeni gabim sepse ai nen nuk legjitimon dot gjyqsorin të nxjerrë nga funksioni kushtetues një anëtar qeverie. Aq më tepër zëvendësin unik të Kryeministrit. Anëtari i qeverisë i fundit quhet njësoj si i zgjedhur, sipas Kushtetutës edhe kur personi nuk është zgjedhur nga populli.
    Interpretimi nuk bëhet sipas qejfit, por në harmoni me korpusin kushtetues e ligjor në vend. Përndryshe nuk ka fjalë tjetër që e përkufizon këtë sjellje përveç se grusht/puç kushtetues shteti.
    Këto puçet kushtetuese me interpretime ligjesh bëhen zakonisht. Puçet bëhen gjithmonë nha zyrtarë shteti kundër pushtetit politik të zgjedhur. Prandaj është shpikur Gjykata Kushtetuese, për të ndalur këtë gjë.
    Ja kaq kisha, modestisht në respekt të atyre që më citojnë mua për të nxjerrë helmin e tyre me persona konkretë.
    Bye!

  • Rama çon “Ballukun” në Kushtetuese: Pezullimi i një anëtari qeverie, akt brutal dhe rast unikal në Europë

    Rama çon “Ballukun” në Kushtetuese: Pezullimi i një anëtari qeverie, akt brutal dhe rast unikal në Europë

    Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Teksa bëri publik qëndrimin e tij se veprimet e drejtësisë do të respektohen nga qeveria, Kryeministri Edi Rama sqaroi se do t’i kërkojnë Kushtetueses të interpretojë nëse gjykata mund të pezullojë nga detyra Ballukun.
    “Do ta respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministres, por do të shkojmë të mbrojmë pavarësinë e pushtetit ekzekutiv në Gjykatën Kushtetuese. Për periudhën që flasim, qeveria nuk do të ketë zv.kryeministër dhe ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë.”
    Krah komisioneres për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, pas samitit për planin e rritjes, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi hap të gabuar pezullimin e një zyrtari.

    “Pezullimi nga detyra i një ministri, në këtë rast edhe zv.kryeministrit, drejtpërdrejt për drejtimin e qeverisë, është shfaqje e këtyre dobësive, të një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike. Rast unikal në historinë e Europës dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit. S’ka ndodhur kurrë një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie.”
    Edhe një herë ritheksoi betimin e dhënë nga socialistët se nuk do të ndërhyjë në punën e institucioneve të drejtësisë që ata vetë krijuan.
    “Nëse një prokuror special dhe një gjykatë speciale e shkallës së parë të speciales këtu në Shqipëri kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke marrë kompetencat e një kryeministri dhe parlamenti prej nga buron mandati i qeverisë, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit edhe në këtë rast ekstrem.”
    Nga ana e saj, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, zgjodhi të mos komentojë çështjen ndaj Ballukut, megjithatë vlerësoi punën e reformës në drejtësi.
    “Nuk mund të komentoj çështje konkrete, por ajo që mund të them është që një sistem i pavarur gjyqësor është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë në vitet e fundit, ka pasur ecuri të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe e kemi pasur si pjesë të gjetjeve tona dhe pjesë të raportit të zgjerimit. Nga çdo vend kandidat duam që të ketë një sistem, që me ndihmën e sistemit gjyqësor të ketë siguri ligjore që nëse i dhunohen të drejtat, ka gjykata dhe gjykatës që kujdesen për këtë çështje.”
    Tashmë i mbetet në dorë Gjykatës Kushtetuese për të dhënë fjalën e fundit, teksa qeveria Rama 4 është pa një zv.kryeministër dhe ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë.
    /vizionplus.tv

  • GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, Rama çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

    GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, Rama çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

    Ashtu siç deklaroi pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama nuk ka pritur më gjatë, por e ka dërguar çështjen ndaj Belinda Ballukut, në Gjykatën kushtetuese.
    Sipas raportimeve, Kryeministria ka dërguar në Kushtetuese pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme.
    Rama u shpreh pak më herët se do të kërkonin mbrojtjen e Ballukut në Kushtetuese teksa shtoi, se sa të ishte ai në pushtet nuk do të kishte akuza ndaj saj.
    “Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv dhe Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pra, nuk jemi në kushtet, kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendës kryeministër dhe nuk ka një ministër të infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon”, tha pak me heret Rama.
    Ditën e djeshme gjykata caktoi dy masa sigurie ndaj Ballukut. Pezullimin nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës si dhe ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë.
    Balluku është e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa për paracaktim të tenderit Loti 4 te Unaza e Madhe.Balluku dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do të dalin të shtunën përpara Gjykatës së Posaçme ku do t’u komunikohen masat e sigurisë. Gjyli dhe Elezi janë nën masën e arrestit në shtëpi.