Në kërkesën e dërguar në kushtetuese për çështjen Balluku, Këshilli i Ministrave thotë se vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit, kryeministrit; Presidentit dhe Kuvendit.
Qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, duke pretenduar se se ky vendim prek interesa të lartë shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve.
“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave.
Sipas qeverisë Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete. Gjykata e Posacme vendosi të pezullojë nga detyra e zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe energjisë dhe i ndaloi të drejtën për të dalë jashtë vendit, pasi është e pandehur për tendering e tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe.
Gjykata e Posaçme arsyetoi se Balluku ka rrezik të prishë provat, të intimidojë dëshmitarët, të kryejë vepra si ato që dyshohet se ka kryer apo dhe më të rënda, për shkak të detyrave që ushtron si dhe ekziston rreziku të arratiset jashtë vendit. Krahas saj në arrest shtëpie u dërguan vartësit e saj Gentian Gjyli e Erald Elezi.
Tag: detyra
-

‘Pezullimi sjell pasoja të rënda’/ Zbardhet këkesa e Kryeministrisë për çështjen “Balluku” në Kushtetuese
-

Çështja Balluku, kërkesa e Kryeministrisë në Kushtetuese: Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror
Në kërkesën e dërguar në Kushtetuese për çështjen “Balluku”, Këshilli i Ministrave thotë se vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit, kryeministrit; Presidentit dhe Kuvendit.
Në dokumentin e siguruar nga News 24 qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, duke pretenduar se ky vendim prek interesa të lartë shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve.
“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave.
Sipas qeverisë Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete. Gjykata e Posacme vendosi të pezullojë nga detyra e zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe energjisë dhe i ndaloi të drejtën për të dalë jashtë vendit, pasi është e pandehur për tenderin e tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe.
Gjykata e Posaçme arsyetoi se Balluku ka rrezik të prishë provat, të intimidojë dëshmitarët, të kryejë vepra si ato që dyshohet se ka kryer apo dhe më të rënda, për shkak të detyrave që ushtron si dhe ekziston rreziku të arratiset jashtë vendit. Krahas saj në arrest shtëpie u dërguan vartësit e saj Gentian Gjyli e Erald Elezi. -

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin e Shkodrës Agron Bushati
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati. Vendimi për shkarkimin nga detyra të prokurorit u morë nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë.
Njoftimi i KPA:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Agron Bushati. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
-

Pezullimi i Ballukut nga detyra/ Ish ministrja socialiste mesazh Ramës: PS të përmirësojë qeverisjen
Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar pasi GJKKO pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku.
Në një postim në rrjetet sociale, Meksi këshillon PS-në që të reflektojë thellë dhe të përmirësojë qeverisjen.
“Duhet të krijohen pa humbur kohë mekanizma reflektimi, “check & balance”, transparence dhe hapësira reale për debat”, thekson Meksi.
Postimi
“Kritika mund të mos jetë e këndshme, por është e domosdoshme. Ajo luan të njëjtin rol si dhimbja tek trupi: tërheq vëmendjen ndaj një gjendjeje jo të shëndetshme”.— W. Churchill
Ky citim na kujton rëndësinë e kritikës dhe demokracisë së brendshme.
Kritika nuk është armiqësi ndaj partisë apo vendit, por një mekanizëm i shëndetshëm që paralajmëron dhe mbron nga gabimet e pushtetit.
Është momenti që PS të reflektojë thellë dhe të përmirësojë qeverisjen, duke krijuar pa humbur kohë mekanizma reflektimi, “check & balance”, transparence dhe hapësira reale për debat.
Kostoja e kritikës është shumë më e vogël se ajo e mosdëgjimit të saj; ndryshe, gabimet dhe rreziqet do të jenë të pashmangshme. -

Ja çfarë do të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese me Belinda Ballukun pas kërkesës së Edi Ramës për të rrëzuar SPAK…
Në një lëvizje të papritur dhe shumë të diskutuar, kryeministri Edi Rama ka vendosur të dërgojë rastin e pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në Gjykatën Kushtetuese, një veprim që ka ngjallur reagime të shumta. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), ku Balluku u pezullua nga detyra për shkak të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK-ut), Rama ka theksuar se ai nuk do ta shkarkojë zv/kryeministren, por do të kërkojë një opinion nga Gjykata Kushtetuese, për të verifikuar ligjshmërinë e këtij vendimi. Kjo manovër politike ka ngritur dyshime të mëdha nëse është një mundësi për të shmangur një përplasje të mundshme me Ballukun, e cila është një figurë kyçe në qeverinë e tij. Po ashtu, disa analistë e kanë cilësuar këtë lëvizje si një mënyrë për të mbrojtur pozitat e tij, duke larguar çdo mundësi që të ketë një përballje të drejtpërdrejtë me zv/kryeministren në një moment kaq të tensionuar. Megjithatë, ky veprim ka ngritur pikëpyetje të shumta rreth interpretimit të Kushtetutës, veçanërisht lidhur me imunitetin e ministrave dhe deputetëve, çka ka krijuar një debat të ashpër ligjor. Disa juristë janë shprehur se nuk ka asnjë mbështetje kushtetuese për pretendimet e Ramës, duke theksuar se imuniteti i ministrave mbulon vetëm arrestimet dhe masat që cenojnë lirinë personale, dhe jo pezullimet nga detyra ose kufizimet e tjera. Kjo përplasje politike mund të krijojë një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e politikës shqiptare, pasi kjo mund të hapi një derë për përdorimin e manipulimeve kushtetuese për të mbrojtur figura të larta nga përgjegjësia dhe hetimet. Në të vërtetë, ky është një “grusht kushtetues”, i cili mund të shndërrohet në një precedent të dëmshëm për gjithë sistemin ligjor të Shqipërisë. Nëse Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Ramës, do të krijohet një situatë ku drejtësia dhe politika janë të lidhura më ngushtë se kurrë, duke krijuar hapësirë për shfrytëzimin e ligjit për interesa politike, dhe duke injoruar thelbin e tij, që është barazia para ligjit. Sipas jurisprudencës së deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, ka një precedent të qartë në lidhje me kërkesën e ish-kryeministrit Berisha, i cili e ka provuar këtë rrugë dhe ka rezultuar pa sukses. Për këtë arsye, jo vetëm që ky është një akt politik, por një lëvizje që rrezikon të minojë besimin në drejtësinë e pavarur dhe në sistemin gjyqësor shqiptar. Rama, duke përdorur këtë manovër për të shmangur shkarkimin e Ballukut, ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi fuqinë e politikës për të ndërhyrë në proceset kushtetuese dhe ligjore. Siç duket, ky vendim mund të shkojë përtej një “grushti kushtetues”, duke qenë një sinjal i fortë për forcimin e lidhjeve mes politikës dhe drejtësisë në Shqipëri. Në fund, kjo histori duket se po shndërrohet në një sfidë të vërtetë për gjithë sistemin kushtetues dhe gjyqësor të vendit. Por si do të veprojë Gjykata Kushtetuese? Dhe a do të arrijë Rama të mbrojë pozitat e tij dhe të Ballukut, duke përdorur këtë manovër si mburojë për të rrëzuar SPAK? Shanset për t’u hequr pezullimi janë nul, pasi “precedenti” Sali Berisha ka vulosur tashmë fatin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.
Çfarë ka ndodhur?
Ndërkohë theksojmë se (GJKKO) vendosi këtë të shtunë të lërë në fuqi masën pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për Belinda Ballukun, në një seancë që zgjati më shumë se 3 orë e gjysmë. Gjatë seancës, në një moment Balluku është shprehur se pezullimi i saj krijon vakum në qeverisje, duke pyetur: “Nëse Edi Rama largohet jashtë vendit, kush do të thërrasë mbledhjen e qeverisë?” Por Gjykata i ka tërhequr vëmendjen se po jepte vlerësime me natyrë politike. Po ashtu, Balluku ka kundërshtuar edhe masat për dy vartësit e saj, duke argumentuar se Elezi duhet të jetë aktiv për shkak të situatës së vështirë hidrike në KESH, ndërsa Gjyli, sipas saj, duhet të jetë në terren për menaxhimin e problemeve të shkaktuara nga moti i keq dhe gjendja e rrugëve. “Ne, si qeveri, e kemi dërguar këtë çështje për shqyrtim, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju”, mësohet të jetë shprehur Balluku, sipas gazetares Klodiana Lala. Por brenda sallës së gjyqit, ku gjyqtari Erion Çela nuk ndryshoi asgjë nga ajo që firmosi më 19 nëntor, Belinda Balluku tentoi të bind për të kundërtën, gjatë tentativës për të argumentuar se masa ndaj saj ishte e jashtëligjshme. Balluku ka pretenduar në seancë se ka pozicion kushtetues dhe sipas saj nuk mund të pezullohet nga GJKKO, duke theksuar se me një masë të tillë ndaj të marrë ndaj saj është bllokuar i gjithë vendi. “Si është e mundur që unë, një funksionar kushtetues, të pezullohem kur Kushtetuta nuk parashikon pezullim për funksionarët si unë, për të cilët dihet qartë si emërohen dhe si shkarkohen? Ju keni bllokuar të gjithë vendin me këtë veprim që keni kryer. Mesazhet në WhatsApp janë nxjerrë jashtë kontekstit; unë kontrolloj mbarëvajtjen e punës, nuk i them askujt “ishalla mos fitojë filani, mbaje mend”, ka deklaruar ajo. Ndërkohë, vartësitë e saj, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ai i KESH-it, Erald Elezi, për të cilët gjykata nuk ndryshoi vendim dhe i la në masë “arrest shtëpie”, pretenduan se nuk kishin kontakt me Ballukun, pasi në kohën që dyshohet se janë kryer komunikimet, nuk kanë qenë drejtues. Ndërkaq kujtojmë se Gjykata e Posaçme, në vendimin e firmosur në datën 19 nëntor argumenton se masa pezullim nga detyra nuk ka ndalim për funksionin e saj si zv/Kryeministre apo ministre e Infrastrukturës, dhe si e tillë mund të merret. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur, deputetë, kryetar bashkie dhe anëtarët e këshillave bashkiakë, gjë që në këtë rast Belinda Ballukut nuk i cenohet detyra e saj si deputete dhe mund ta ushtrojë funksionin e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Belinda Balluku u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht, por dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Gentian Gjyli dhe Erald Elezi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Elezi është i dyshuar edhe për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe. -

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Pas rreth 3 orësh, zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas seancës për abuzimin me tenderin e “Llogarasë” dhe “Unazës së Madhe”.
Gjykata ka konfirmuara masat për pezullimin nga detyra si dhe ndalim për dalje jashtë territorit të Shqipërisë.
Po ashtu, masat mbeten në fuqi edhe për dy vartësit e saj, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin, të cilët do të vijojnë të jenë “në arrest shtëpie”.
Pas daljes, zv.kryeministrja nuk pranoi të jepte asnjë koment. pas saj, lamë ambientet e SPAK edhe vartësit e Ballukut, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli
Më herët se seanca u shty për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00.
GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese. -

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres, masa për dy vartësit e saj
Pas më shumë se 3 orësh, zv.kryeministrja Belinda Balluku la dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas seancës për abuzimin me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raportoi më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00.
Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.
Sipas asaj që mëson gazetarja e Top Channel, GJKKO vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë, pezullim detyre si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bllokim i pasaportës.
Pas daljes, zv.kryeministrja nuk pranoi të jepte asnjë koment. pas saj, lamë ambientet e SPAK edhe vartësit e Ballukut, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, të cilët janë dënuar me arrest shtëpie. -

U pezullua nga detyra/ GJKKO tërhiqet për vendim për Ballukun dhe 2 bashkëpunëtorët e saj
GJKKO tërhiqet për vendim për Ballukun dhe 2 bashkëpunëtorët e saj.
Seanca e nisur në orën 09:00 zgjati gati 5 orë, ku mbrojtja dhe prokurori i SPAK dhanë argumentet e tyre.
Më pas në orën 14:00 gjyqtari Erjon Çela u tërhoq për vendim.
Gjyqtari i GJKKO-së, do të vendosë nëse do të lërë në fuqi masën e sigurisë atë të pezullimit nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ndalim daljeje jashtë vendit, duke iu bllokuar pasaporta apo do të ndryshojë.
Balluku dhe dy drejtorët e saj u morën të pandehur nga SPAK, për afera korruptive të shkeljes së barazisë në dy tendera, atë të tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë me vlerë në total 210 milionë euro.
-

VIDEO-E pezulluar nga detyra, Belinda Balluku del nga GJKKO/ Seanca shtyhet me 2 orë, mbrojtja do njihet me aktet
Belinda Balluku ka dalë nga GJKKO pas më pak se një ore qëndrimi brenda në sallë. Ajo nuk pranoi që të flasë për mediat. Ndërkohë që seanca është shtyrë me dy orë pasi mbrojtja ka kërkuar kohë që të njihet me aktet. Balluku u paraqit për verifikimin e masës së sigurisë ndalim daljeje jashtë vendit dhe pezullimit nga detyra.
GJKKO thekson se tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, ku dyshohen për paracaktimin e kontraktorëve fitues.
Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. Dhe pak orë pas deklaratës së tij, dje në mesditë, Kryeministria çoi në Kushtetuese kërkesën për ankimim të vendimit të GJKKO.
Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. -

E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO
Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka mbërritur në ambientet e gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë të caktuara ndaj saj.
Belinda Balluku mbërriti e shoqëruar nga avokati i saj rreth orës 08:50, por nuk bëri asnjë deklaratë për mediat. Balluku akuzohet për abuzim me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe. Ndërkohë pak minuta para saj, në GJKKO mbërriti edhe e motra avokate që e përfaqëson, Pamela Qirko.