Deputeti i PS-së, Toni Gogu, në emisionin “Ngjarja kryesore” në RTSH, të drejtuar nga Sonila Agostini, deklaroi se PS është me projekt real për integrimin, ndonëse ka ende disa detyra të papërfunduara, por, sipas tij, “Shqipëria është e denjë tashmë për tu ulur në tryezën e BE-së”
“PS nuk po e përdor integrimin si kartë elektorale. Integrimi është një realitet. As diplomatja e lartë e BE-së, Kallas, që vizitoi të martën Tiranën, nuk erdhi për të bërë politikë, por erdhi për të dhënë mesazhe në një kontekst më të gjerë, të një rizgjimi të Evropës. Kemi çelur negociatat për grup-kapitujt. Datat 2027- 2030, nuk janë vënë nga PS, por nga vetë BE. Kemi një sërë investimesh të BE-së, që lidhen me projektin ekonomik të vetë të BE-së, për zgjerimin. Negociatat janë një hop cilësor i Shqipërisë, pavarësisht i vështirësive. Hopi cilësor është i prekshëm. Përparimi i Shqipërisë është i prekshëm për të gjithë zyrtarët e lartë të BE-së. Nuk ka lidhje me fushatën. PS vjen në fushatë me projektin për finalizimin e integrimit, kundërshtarët tanë po promovojnë të shkuarën. Ka edhe detyra të papërfunduara, nuk them se Shqipëria është një parajsë, por ajo është e denjë për tu ulur në tryezën e BE-së. Nevojitet që opozita të vij në mënyrë konstruktive në dialog.”, tha Gogu.
Tag: detyra
-

Gogu: PS me projekt real për integrimin, ka edhe detyra të papërfunduara
-

Skandalet! Largohet nga detyra edhe kreu i AKU, Olsi Komici
Olsi Komici
TIRANË-Olsi Komici, i cili mbante detyrën e kreut të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit prej 29 janarit është shkarkuar nga kjo detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave para tre javëve. Komici kandidon për deputet në listën e hapur të PS-së në Elbasan, dhe si pasojë ligji përcakton se titullarët e institucioneve pezullohen.
Për periudhën qershor 2017-dhjetor 2024, Komici u mandatua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për ushtrimin e detyrës së Komisionerit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ndërsa prej muajit Janar 2025 – aktualisht, ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Në vend të tij u komandua Manush Kullolli, urdhër i firmosur nga ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.
Një ditë më parë edhe drejtori i Autoritetit Kombëtar Ushqimor në Tiranë, Fatjon Pasholli u largua nga detyra. Në vendin e tij është komanduar Alketa Hoxha.
Muajt e fundit, AKU ka qenë një “vatër skandalesh” sa i përket sigurisë ushqimore. Disa ngarkesa eksporti janë kapur në kufi të vendeve të Bashkimit Europian dhe janë kthyer pas në vendin tonë për shkak se kishin nivele të larta pesticidesh. Por pasi janë kthyer nuk janë asgjesuar, por janë hedhur në treg për konsumatorin vendas. Së fundmi, probleme ka pasur edhe me ngarkesën e madhe të mishit me salmonelë që erdhi nga Brazili dhe u shit në të gjithë vendin.
Përpos lëvizjeve disa ditë më parë, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj lajmëroi shkrirjen totale të AKU-së./ZËRI -

Mishi me salmonelë, shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së Tiranë, ja kush u komandua në vend të tij
Shkarkohet nga detyra, drejtori i AKU-së Tiranë, Fatjon Pasholli, ndërsa mësohet se në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU.
Ky ndryshim vjen pas disa skandaleve të fundit që kanë ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore, përfshirë rastin e filetove të pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve të kontaminuara me pesticide.
Këto incidente janë pjesë e një sere rastesh shqetësuese që janë shënuar në vitin 2025, ku janë zbuluar produkte të tjera të rrezikshme për konsumatorët, si mandarinat me pesticide dhe peshku me parazit, që ishin hedhur në treg. -

KPA rrëzon KPK-në, shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës Mirela Mishgjoni
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni, e cila ishte konfirmuar më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Drejtuesi i SPAK Altin Dumani që ka zëvendësuar në procesin e vetingut Komisionerin Publik, pas mbarimit të mandatit të këtij të fundit, i kishte kërkuar Kolegjit ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e vendimit të gjyqtares Mishgjoni, për shkak të problemeve me pasurinë.
Sipas tij, gjyqtarja ishte në pamundësi të vërtetimit të ligjshmërisë së të ardhurave të bashkëshortit të subjektit nga shitja e aktivitetit në Itali, nga shitja e një fabrike vaji në Shqipëri në vitin 1997, si dhe ato të përfituara po prej bashkëshortit nga puna si shef kuzhine në Vlorë, pasi nuk ishin paguar detyrimet tatimore.
Për të ardhurat nga shitja e fabrikës në ’97-ën, u konstatua se ato as nuk ishin deklaruar si burime në vite, as në deklaratën veting. Në vendimin e sotëm, KPA vlerësoi se Mishgjoni ishte e pabesueshme për kriterin e vlerësimit të pasurisë, gjendej e papërshtatshme për të vijuar detyrën dhe e shkarkoi atë duke votuar unanimisht.
‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 27/2024, datë 18.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 754, datë 05.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Mishgjoni.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 754, datë 05.04.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mirela Mishgjoni’, thuhet në vendim. -

Çfarë ndodhi? KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e njohur (Emri)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni, e cila ishte konfirmuar më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Drejtuesi i SPAK Altin Dumani që ka zëvendësuar në procesin e vetingut Komisionerin Publik, pas mbarimit të mandatit të këtij të fundit, i kishte kërkuar Kolegjit ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e vendimit të gjyqtares Mishgjoni, për shkak të problemeve me pasurinë.
Sipas tij, gjyqtarja ishte në pamundësi të vërtetimit të ligjshmërisë së të ardhurave të bashkëshortit të subjektit nga shitja e aktivitetit në Itali, nga shitja e një fabrike vaji në Shqipëri në vitin 1997, si dhe ato të përfituara po prej bashkëshortit nga puna si shef kuzhine në Vlorë, pasi nuk ishin paguar detyrimet tatimore.
Për të ardhurat nga shitja e fabrikës në ’97-ën, u konstatua se ato as nuk ishin deklaruar si burime në vite, as në deklaratën veting. Në vendimin e sotëm, KPA vlerësoi se Mishgjoni ishte e pabesueshme për kriterin e vlerësimit të pasurisë, gjendej e papërshtatshme për të vijuar detyrën dhe e shkarkoi atë duke votuar unanimisht.‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 27/2024, datë 18.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 754, datë 05.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Mishgjoni.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 754, datë 05.04.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mirela Mishgjoni’, thuhet në vendim. -

KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD- së për shkarkimin e gjyqtares shkodrane Arta Llazari…
Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistrates Arta Llazari, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, duke caktuar masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj”.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar Keshillit të Lartë Gyqësor masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistraten Arta Llazari, për veprime/mosveprime që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në mënyrë të vazhdueshme. Hetimi disiplinor i ILD ndaj magjistrates ka nisur bazuar në 11 ankesa të paraqitura me pretendime për mos përmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Gjatë këtij hetimi, inspektorët e ILD kanë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat i janë shtuar hetimit të nisur.
Në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar mos kryerje veprimesh për një periudhë prej rreth mbi 3 vite. Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjesëtim pasurie.)Vendimet e pa dorëzuara në vitin 2023, janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor.
Në raportin e hetimit nënvizohet se respektimi i afateve të gjykimit dhe të arsyetimit kanë rëndësi themelore për garantimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe në veçanti të afatit të arsyeshëm. Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke u cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.
Veprimet e gjyqtares janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore. Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.
Nga hetimi bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, Inspektori i Lartë i Drejtësisë arriti në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin” dhe i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për gjyqtaren Arta Llazari, kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që caktoi një masë tjetër për gjyqtaren, atë të pezullimit për 6 muaj nga detyra. -

KLGJ pranon pjesërisht kërkesën për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari
Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistrates Arta Llazari, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, duke caktuar masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj”.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar Keshillit të Lartë Gyqësor masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistraten A. Ll., për veprime/mosveprime që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në mënyrë të vazhdueshme. Hetimi disiplinor i ILD ndaj magjistrates ka nisur bazuar në 11 ankesa të paraqitura me pretendime për mos përmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Gjatë këtij hetimi, inspektorët e ILD kanë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat i janë shtuar hetimit të nisur.
Në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar mos kryerje veprimesh për një periudhë prej rreth mbi 3 vite. Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjesëtim pasurie.)Vendimet e pa dorëzuara në vitin 2023, janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor
Në raportin e hetimit nënvizohet se respektimi i afateve të gjykimit dhe të arsyetimit kanë rëndësi themelore për garantimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe në veçanti të afatit të arsyeshëm. Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke u cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.
Veprimet e gjyqtares janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore. Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.
Nga hetimi bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, Inspektori i Lartë i Drejtësisë arriti në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin” dhe i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për gjyqtaren A. Ll., kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që caktoi një masë tjetër për gjyqtaren, atë të pezullimit për 6 muaj nga detyra. -

ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon për 6 muaj nga detyra gjyqtaren Arta Llazari
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për procedimin disiplinor ndaj gjyqtares së Shkodrës, Arta Llazari.
Teksa ILD kërkonte shkarkimin nga detyra të magjistrates për “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, KLGJ ka vendosur vetëm që ta pezullojë nga detyra për 6 muaj.
ILD nisi hetimin ndaj gjyqtares Llazari pas 11 ankesave për mosrespektim të afateve procedurale dhe neglizhencë në detyrë. Nga hetimet rezultuan vonesa të pajustifikueshme në shqyrtimin e çështjeve, ku në disa raste mungonin veprime për më shumë se tre vite.
Sipas raportit të ILD-së, rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjestim pasurie). Gjithashtu, vonesa të konsiderueshme janë konstatuar edhe në urdhërat e mbrojtjes, ekzekutimet dhe masat e sigurimit.
Sipas ILD-së, veprimet e magjistrates janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore.
Po ashtu, në raport thuhej se gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.
Gjyqtarja Arta Llazari u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vettingut (KPK) më 13 shkurt 2023, ndërsa dy çështje të gjykuara prej saj u dërguan për verifikime të mëtejshme pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Arta Llazari ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ushtron funksionin prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Shkodrës. Ajo ka punuar edhe si këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese. -

KLGJ pranon kërkesën, gjyqtarja Arta Llazari të shkarkohet nga detyra
Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistrates Arta Llazari, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, duke caktuar masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj”.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar Keshillit të Lartë Gyqësor masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistraten A. Ll., për veprime/mosveprime që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në mënyrë të vazhdueshme. Hetimi disiplinor i ILD ndaj magjistrates ka nisur bazuar në 11 ankesa të paraqitura me pretendime për mos përmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Gjatë këtij hetimi, inspektorët e ILD kanë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat i janë shtuar hetimit të nisur.Në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar mos kryerje veprimesh për një periudhë prej rreth mbi 3 vite. Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjesëtim pasurie.)Vendimet e pa dorëzuara në vitin 2023, janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor
Në raportin e hetimit nënvizohet se respektimi i afateve të gjykimit dhe të arsyetimit kanë rëndësi themelore për garantimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe në veçanti të afatit të arsyeshëm. Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke u cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.
Veprimet e gjyqtares janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore. Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.
Nga hetimi bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, Inspektori i Lartë i Drejtësisë arriti në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin” dhe i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për gjyqtaren A. Ll., kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që caktoi një masë tjetër për gjyqtaren, atë të pezullimit për 6 muaj nga detyra.
