Tag: detyra

  • Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata heq masën ndaj Florian Sulejmanit

    Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata heq masën ndaj Florian Sulejmanit

    Me kërkesë të prokurorit Valentin Preci, gjyqtarja e Tiranës Armela Hasantari vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP),  Florian Sulejmani.
    Vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë, pasi një gjykatë në Berat kishte shpallur mos kompetencën.
    Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi.
    Sepse sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë, pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.
    Nga ana tjetër prokurori i çështjes u shpreh se hetimet do të vazhdojnë pa masë ndaj Sulejmanit.
    Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, me daten 16 prill.
    Prokuroria ngriti ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” gje e cila eshte pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.
    “Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’,”- njoftoi Prokuroria.
    Gjithashtu, sipas organit të akuzës, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës.
    “Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit”, informon organi i akuzës.

  • Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj tij

    Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj tij

    Me kërkesë të prokurorit Valentin Preci, gjyqtarja e Tiranës Armela Hasantari vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të AMP Florian Sulejmani.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë pasi një gjykatë në Berat kishte shpallur mos kompetencën.
    Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi.
    Sepse sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.
    Nga ana tjetër prokurori i çështjes u shpreh se hetimet do të vazhdojnë pa masë ndaj Sulejmanit.

    Top Channel

  • KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Gjirokastrës

    KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Gjirokastrës

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 23 prill lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Gjirokastrës, Emror Kasaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Ina Rama, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të subjektit ndaj vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin e tij.
    Prokurori Emror Kasaj u shkarkua nga detyra më 9 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ai kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, ndërsa në vlerësimin tërësor u çmua se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.
    Emror Kasaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

  • Gjykata e Beratit shpall moskompetencën për çështjen e ish-drejtorit të AMP-së Florian Sulejmani, do shqyrtohet në…

    Gjykata e Beratit shpall moskompetencën për çështjen e ish-drejtorit të AMP-së Florian Sulejmani, do shqyrtohet në…

    Ish-Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Florian Sulejmani, në Gjykatën e Beratit për verifikimin e masës së pezullimit nga detyra. Gjykata shpall moskompetencë territoriale dhe ia kalon çështjen Tiranës. Sulejmani, është paraqitur dje në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat, për verifikimin e masës së sigurimit personal “pezullim nga detyra”. Gjykata e Beratit kishte pranuar më herët kërkesën e Prokurorisë së Beratit për pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP-së, pasi ai është nën hetim për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me procedurën e ndjekur për transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore. Ky transferim dyshohet se është kryer në kundërshtim me legjislacionin përkatës. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm të Beratit njoftoi më 16 prill caktimin e masës së sigurimit personal “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj Florian Sulejmanit, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar për “shpërdorim detyre”.
    Sipas prokurorisë, çështja lidhet me mënyrën e transferimit të vartësve të tij. Gjykata e Beratit konfirmoi ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se oficerët e policisë gjyqësore janë transferuar në kundërshtim me dispozitat ligjore të ligjeve “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore” dhe “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, dhe ka kryer sot verifikimin e masës ndaj tij. Ka qenë gjyqtari Ilirjan Hysi ai që, pas afro një ore në dhomën e këshillimit, ka shpallur moskompetencë territoriale, duke ia kaluar çështjen ndaj Sulejmanit Gjykatës së Tiranës. Gjithashtu, gjyqtari Hysi ka vendosur vazhdimin e masës së pezullimit nga detyra për Florian Sulejmanin.

  • Pezullimi i kreut të AMP, Gjykata e Beratit shpall moskompetencën, ia kalon çështjen asaj të Tiranës

    Pezullimi i kreut të AMP, Gjykata e Beratit shpall moskompetencën, ia kalon çështjen asaj të Tiranës

    Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së Florian Sulejmani u paraqit ditën e sotme në Gjykatën e Beratit për verifikimin e masës së “Pezullimit nga Detyra”.
    Gjykata e Beratit kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë së Beratit për pezullimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, pasi është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me procedurën e ndjekur në transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, që dyshohet se është kryer në kundërshtim me legjislacionin përkatës.

  • I akuzuar për shpërdorim detyre/ Drejtori i AMP-së paraqitet në gjykatë për verifikimin e masës së pezullimit

    I akuzuar për shpërdorim detyre/ Drejtori i AMP-së paraqitet në gjykatë për verifikimin e masës së pezullimit

    Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka qenë sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat, ku u zhvillua një seancë për verifikimin e masës së “Pezullimit nga Detyra”.
    Kjo masë ishte vendosur pas kërkesës së Prokurorisë së Beratit, e cila kishte nisur hetimet për shpërdorim detyre ndaj Sulejmanit në lidhje me transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, të cilët dyshohet se janë transferuar në kundërshtim me ligjin.
    Prokuroria e Beratit e kishte caktuar më 16 prill masën e sigurimit personal ndaj Sulejmanit, duke e pezulluar atë nga detyra në kuadër të një procedimi penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
    Gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Beratit e konfirmoi ekzistencën e dyshimeve të arsyeshme për shkeljen e ligjeve që rregullojnë organizimin e policisë gjyqësore dhe funksionimin e AMP-së.
    Gjyqtari Ilirjan Hysi, pasi shqyrtoi çështjen për rreth një orë, shpalli moskompetencë territoriale dhe vendosi që dosja të kalojë për shqyrtim në Tiranë.
    Megjithatë, ai vendosi të vazhdojë masën e pezullimit nga detyra për Sulejmanin deri në përfundimin e procedurës.

  • Ngacmoi seksualisht dy nxënëset, shkarkohet nga detyra mësuesi i shkollës në Rrajcë

    Ngacmoi seksualisht dy nxënëset, shkarkohet nga detyra mësuesi i shkollës në Rrajcë

    Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar njofton se, pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi ndaj nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha.

    Pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse.
    Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.
    Sipas informacioneve, 55-vjeçari pasi është denoncuar nga drejtori i shkollës, ka tentuar të arratisej dhe është arrestuar në Rinas.

    Top Channel

  • Ngacmoi sek*ualisht dy nxënëset e mitura, shkarkohet nga detyra mësuesi 55-vjeçar nga Prrenjasi (Emri)

    Ngacmoi sek*ualisht dy nxënëset e mitura, shkarkohet nga detyra mësuesi 55-vjeçar nga Prrenjasi (Emri)

    Pas akuzave të rënda për ngacmim seksual ndaj nxënëseve, mësuesi i shkollës “Sali Halili” në fshatin Rrajcë, Fatmir Hoxha, është shkarkuar menjëherë nga detyra. Ky zhvillim vjen pas hetimeve të kryera nga autoritetet dhe verifikimeve të bëra nga drejtoria e shkollës dhe shërbimi psiko-social.
    Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP) ka njoftuar se menjëherë pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi, është ndërmarrë masa e shkarkimit të mësuesit Hoxha, ndërkohë që rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme. AKAP ka garantuar angazhimin e plotë për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, duke fuqizuar mekanizmat parandalues të ngacmimeve në shkolla.
    55-vjeçari u arrestua më herët nga Policia e Librazhdit, pas denoncimeve nga dy nxënëse të moshës 13 dhe 14 vjeç, të cilat akuzuan mësuesin për ngacmime seksuale dhe përndjekje të vazhdueshme. Sipas hetimeve, mësuesi tentoi të largohej nga Shqipëria, duke u ndaluar në aeroportin e Rinasit në tentativë për të ikur jashtë shtetit.
    Policia ka konfiskuar prova që mbështesin akuzat e ngritura ndaj Hoxhës, dhe hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Autoritetet kanë garantuar se do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të ndihmuar të miturit dhe për të siguruar një proces të drejtë dhe të plotë ligjor.

  • Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e mitura, shkarkohet nga detyra mësuesi 55-vjeçar (Emri)

    Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e mitura, shkarkohet nga detyra mësuesi 55-vjeçar (Emri)

    Pas akuzave të rënda për ngacmim seksual ndaj nxënëseve, mësuesi i shkollës “Sali Halili” në fshatin Rrajcë, Fatmir Hoxha, është shkarkuar menjëherë nga detyra.
    Ky zhvillim vjen pas hetimeve të kryera nga autoritetet dhe verifikimeve të bëra nga drejtoria e shkollës dhe shërbimi psiko-social.
    Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP) ka njoftuar se menjëherë pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi, është ndërmarrë masa e shkarkimit të mësuesit Hoxha, ndërkohë që rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme. AKAP ka garantuar angazhimin e plotë për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, duke fuqizuar mekanizmat parandalues të ngacmimeve në shkolla.
    55-vjeçari u arrestua më herët nga Policia e Librazhdit, pas denoncimeve nga dy nxënëse të moshës 13 dhe 14 vjeç, të cilat akuzuan mësuesin për ngacmime seksuale dhe përndjekje të vazhdueshme. Sipas hetimeve, mësuesi tentoi të largohej nga Shqipëria, duke u ndaluar në aeroportin e Rinasit në tentativë për të ikur jashtë shtetit.
    Policia ka konfiskuar prova që mbështesin akuzat e ngritura ndaj Hoxhës, dhe hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Autoritetet kanë garantuar se do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të ndihmuar të miturit dhe për të siguruar një proces të drejtë dhe të plotë ligjor

  • Nën hetim nga SPAK, KLP largon nga detyra kreun e Prokurorisë së Sarandës

    Nën hetim nga SPAK, KLP largon nga detyra kreun e Prokurorisë së Sarandës

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka larguar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës. Kledian Llaho ndërkohë ishte pezulluar nga detyra me vendim te GJKKO dhe kërkesë të SPAK, i cili ka nisur hetim ndaj tij mbi dyshimet për korrupsion.
    Sipas SPAK, magjistrati ka kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij. Gjithashtu, ka dyshime për veprime të kundërligjshme edhe në raport me persona të tjerë.
    Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”.
    Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj magjistratit Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një prokuroreje në të njëjtin institucion, për veprime e sjellje, që përbëjnë shkelje disiplinore nga ana e drejtuesit Ll.