Tag: detyra

  • U pezullua për afera korruptive/ Kushtetuesja kalon për shqyrtim ankimimin e Ramës për Ballukun

    U pezullua për afera korruptive/ Kushtetuesja kalon për shqyrtim ankimimin e Ramës për Ballukun

    Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimimin e Ramës për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
    Në këtë seancë u vendos për shqyrtimin e ankimimit të qeverisë për pezullimin nga detyra të Ballukut, pas vendimit të dhënë nga GJKKO. Vendimi u mor pas aferave korruptive që impikojnë Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.
    Kujtojmë se shqyrtimi i kërkesës u shty për sot, ndërsa shkak u bë largimi nga gjykata Holta Zaçajt, e cila ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi çështjen, dhe gjyqtarja që e zëvendësoi Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet.
    Kushtetuesja duhet të shprehet fillimisht për shuarjen e efekteve të pezullimit, në pritje të një vendimi përfundimtar për çështjen.
    Vetë Balluku ka ankimuar më parë në Apel vendimin e GJKKO-së, që i caktoi dy masa sigurie: pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.
    Hetimi
    Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.
    Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

  • Pezullimi i Ballukut, Kushtetuesja mblidhet sot

    Pezullimi i Ballukut, Kushtetuesja mblidhet sot

    Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot nëse do ta kalojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre nga GJKKO. Vendimi duhej të ishte marrë disa ditë më parë, por shqyrtimi i kërkesës u shty për më 2 dhjetor.
    Pengesë u bë largimi nga gjykata e Holta Zaçajt, e cila u zëvendësua nga Asim Vokshi. Zacaj ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi dosjen “Balluku” dhe gjyqtarja, që e zëvendësoi, Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet.
    Pritet që më së pari, Gjykata Kushtetuese t’i japë një përgjigje kërkesës së kryeministrit Rama i cili, fillimisht do që Belinda Balluku të rikthehet në detyrë dhe pezullimi i saj të rrëzohet.
    Pasi GJKKO e pezulloi Ballukun nga detyra, kryeministri Edi Rama vendosi të mos e shkarkojë atë nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, por i hoqi të drejtën e firmës ndërsa iu drejtua Kushtetueses. Qeveria kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra.

  • U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

    U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

    Belinda Balluku ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ndërkohë ditën e sotme (2 Dhjetor), Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të shqyrtuar ankimimin e qeverisë për pezullimin e saj nga detyra.
    Gjykata e Posaçme gjithashtu i sekuestroi pasaportën, duke i ndaluar të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.
    Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

  • U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO

    U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO

    Belinda Balluku ka ankimuar në Apel masën e sigurimit ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullimin nda detyra ë zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

    Ankimimi në sekretari është dorëzuar në 26 nëntor, kundër caktimit të masë së sigurimit raporton Anila Hoxha.
    Teksa pritet që gjyqtarët kushtetues të mblidhen sot për kërkesën e kryeministrit, Belinda Balluku i është drejtuar Apelit të Posaçëm.

    Top Channel

  • U pezullua nga detyra dhe iu sekuestrua pasaporta, Balluku ankimon masat e sigurisë në Apel

    U pezullua nga detyra dhe iu sekuestrua pasaporta, Balluku ankimon masat e sigurisë në Apel

    belinda balluku

    TIRANË- Belinda Ballulluku ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme, teksa kërkon shfuqzimin e masave të sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ndërkohë, sot po ashtu do të shqyrtohet padia e Këshillit të Ministrave sa i takon vendimit të GJKKO-së ndaj saj.

    Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH./ZËRI

  • Sot Gjykata Kushtetuese “vulos” fatin e Belinda Ballukut, ja çfarë pritet të ndodhë dhe hapat që do të ndiqen…

    Sot Gjykata Kushtetuese “vulos” fatin e Belinda Ballukut, ja çfarë pritet të ndodhë dhe hapat që do të ndiqen…

    Një kolegj prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet sot për të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.  Sot do të vendoset nëse rasti Balluku do të kalojë për shqyrtim në themel apo do të rrëzohet. Pritet që më së pari, “Kushtetuesja” të japë një përgjigje kërkesës së Ramës i cili fillimisht do që Belinda Balluku të rikthehet në detyrë dhe pezullimi i saj të rrëzohet.  Në çdo rast, vendimi duhet të jetë unanim. Nëse ka ndarje votash, çështja kalon për shqyrtim në trupën e 8-t gjyqtarëve. Kjo pritet të jetë një nga seancat më të ngarkuara politikisht të viteve të fundit, pasi gjykatësit gjatë kësaj kohe kanë qenë nën presion të fortë publik, por edhe një gjë po bëhet gjithnjë e më e qartë. Asnjëherë më parë pezullimi i një ministri nuk ka provokuar kaq shumë ankth në qeveri.
    Çfarë ka ndodhur?
    Kujtomë se Gjykata Kushtetuese nuk dha dot vendim më 27 nëntor për çështjen e Ballukut. Pengesë u bë largimi nga gjykata e Holta Zaçajt, e cila u zëvendësua në fillim të javës nga Asim Vokshi. Zacaj ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi dosjen “Balluku” dhe gjyqtarja, që e zëvendësoi, Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet. Pasi GJKKO e pezulloi Ballukun nga detyra, Edi Rama vendosi të mos e shkarkojë atë nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, por i hoqi të drejtën e firmës ndërsa iu drejtua Kushtetueses. Qeveria kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra. Parashikimi kushtetues, sipas të cilit anëtari i qeverisë gëzon imunitetin e deputetit, është pika kryesore mbi të cilin kryeministrit Edi Rama ka ndërtuar ankimin. Sipas ankimit, përsa kohë nuk mund të vendoset gjyqësisht pezullimi nga detyra i deputetit, kjo s’mund të ndodhë as për një ministër. Në ankimim flitet për ndërhyrje të pastër në kompetencat e një tjetër pushteti, siç është ai ekzekutiv, dhe se GJKKO ka marrë attribute që nuk ja njeh Kushtetuta. Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi. Gjurmët e korrupsionit të Ballukut shtrihen në çdo sektor publik, nga energjia tek infrastruktura, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe Aeroportin e Vlorës.  Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar. Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuza penale nga SPAK, pas një serie bashkëpunëtorësh të ngushtë të kryeministrit që kanë humbur postet e tyre për shkak të hetimeve, përfshirë Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministër; Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës; Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë; dhe më herët Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm. Kryeministri ka thënë se deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ai nuk do ta zëvendësonte ministren e pezulluar. “Nuk jemi në kushtet kur, duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë,” tha Rama. “Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendëskryeministër dhe nuk ka asnjë ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë që funksionon,” tha Rama ndër të tjera disa ditë më parë.

  • U pezullua nga detyra dhe iu sekuestrua pasaporta, e pandehura Belinda Balluku ankimon vendimin në Apelin e GJKKO-së

    U pezullua nga detyra dhe iu sekuestrua pasaporta, e pandehura Belinda Balluku ankimon vendimin në Apelin e GJKKO-së

    Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ankimon në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimet e Rënda (GJKKO) që e ka pezulluar nga detyra dhe i ka ndaluar daljen jashtë vendit. Kolegji pritet të mblidhet sot, dhe pas diskutimesh pas do të vendosë nëse do ta kalojë apo jo në mbledhjen e gjyqtarëve.
    Vendimi i GJKKO-së u dha më 22 nëntor dhe ka shkaktuar një debat të gjerë politik rreth masave të sigurisë për anëtarët e qeverisë. Qeveria ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për të shmangur zbatimin e vendimit të gjykatës.
    Apeli pritet të hedhë shortin për trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin dhe të caktojë datën e seancës. Vendimi i pezullimit ndaj Ballukut, vjen si pasojë e hetimeve për tenderin 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë dhe për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.
    Përveç Ballukut, e cila është marrë e pandehur, në masën ‘arrest shtëpie’ janë dy vartësit e saj, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe administratori i KESH, Erald Elezi.

  • U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Balluku ankimon masat e sigurisë në Apel

    U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Balluku ankimon masat e sigurisë në Apel

    Zv.kryeministria Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
    Vendimi i Gjykatës së Posaçme, GJKKO u dha në datë 22 nëntor. Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për Belinda Ballukun: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tendera.
    Disa ditë më vonë, qeveria dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Ballukun. Rama e cilësoi cenim të ekzekutivit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.
     

  • Gjykata Kushtetuese vendos sot për Ballukun

    Gjykata Kushtetuese vendos sot për Ballukun

    Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot nëse do ta kalojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre nga GJKKO. Vendimi duhej të ishte marrë disa ditë më parë, por shqyrtimi i kërkesës u shty për më 2 dhjetor.
    Pengesë u bë largimi nga gjykata e Holta Zaçajt, e cila u zëvendësua nga Asim Vokshi. Zacaj ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi dosjen “Balluku” dhe gjyqtarja, që e zëvendësoi, Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet.

    Pritet që më së pari, Gjykata Kushtetuese t’i japë një përgjigje kërkesës së kryeministrit Rama i cili, fillimisht do që Belinda Balluku të rikthehet në detyrë dhe pezullimi i saj të rrëzohet.

    Pasi GJKKO e pezulloi Ballukun nga detyra, kryeministri Edi Rama vendosi të mos e shkarkojë atë nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, por i hoqi të drejtën e firmës ndërsa iu drejtua Kushtetueses. Qeveria kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra.

  • “Minimalisht detyra e Berishës është që të japë dorëheqjen”/ Merita dhe përgjegjësi, Kulluri: Për çfarë del Berisha…

    “Minimalisht detyra e Berishës është që të japë dorëheqjen”/ Merita dhe përgjegjësi, Kulluri: Për çfarë del Berisha…

    Analisti, Edvin Kulluri, i ftuar në një emision televiziv theksoi se autokratizmi ka mbytur PD. Ai theksoi se lider përveç meritave të mëdha, duhet të mbajë përgjegjësinë kryesore.
    “Tek këta po shikoj të njëjtën përpjekje që është bërë. Sepse autokratizmi brenda partisë qoftë Basha, qoftë Berisha e kanë mbytur. Pse Berisha thotë foltore? Me kë e ka?
    Kjo nuk është detyra e Berishës. Minimalisht detyra e Berishës është që të japë dorëheqjen. Ai s’po bën, as këtë ish-kryetarit të tij që e rrëzoi. Për çfarë del Berisha në derë bën muhabet me Osmanin. Ai është përgjegjësi kryesor. Lideri përveç meritave mban edhe përgjegjësin kryesore.”, tha Kulluri.