Tag: detonatore

  • Dhjetë detonatorë në Leposaviç, ngrihet alarmi në Kosovë: Serbia Po planifikon sulme terroriste

    Dhjetë detonatorë në Leposaviç, ngrihet alarmi në Kosovë: Serbia Po planifikon sulme terroriste

    Ministri i Brendshëm i Kosovës në detyrë, Xhelal Sveçla, ka akuzuar Serbinë për vazhdimin e planifikimit dhe realizimit të sulmeve terroriste në Kosovë përmes grupeve kriminale dhe terroriste. Reagimi i tij erdhi pasi Policia e Kosovës, së bashku me KFOR-in, gjeti 10 detonatorë ndezës në afërsi të fshatit Gnjezhdan, afër Leposaviçit. Sveçla theksoi se ky aksion i Policisë dhe institucioneve të sigurisë ka mundësuar parandalimin e mundësisë së sulmeve të rrezikshme. Ai shtoi se Kosova është e angazhuar për të luftuar grupet kriminale dhe terroriste që operojnë në veri të vendit, ku janë gjetur shpesh armë dhe municion të tjera.
    Ky është vetëm një nga shumë rastet e ngjashme që kanë ndodhur në këtë rajon, ku akuzat për përfshirjen e Serbisë në aktivitetet kriminale janë ngritur, por pa paraqitur ende prova të mjaftueshme. Pas gjetjes së detonatorëve, Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe ka njoftuar prokurorinë. Veriu i Kosovës është gjithnjë e më i tensionuar, veçanërisht pas sulmit të armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku një oficer i Policisë së Kosovës u vra nga një grup serbësh të armatosur. Pas luftimesh të tjera, tre pjesëtarë të sulmuesve humbën jetën. Autoritetet kosovare e akuzojnë Serbinë për këtë sulm, ndërsa Beogradi e mohon çdo përfshirje. Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, i cili ka mbështetje nga Beogradi. Autoritetet serbe refuzojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet në Serbi.

  • Arsenali në Nikël, policia reagon zyrtarisht! Makina e atentatit në Rinas dyshohet se doli nga…

    Personi në foto është 48-vjeçari Ylli Zalla, pronari i një arsenali armësh që u zbulua në Fushë Krujë vetë tre ditë pas atentatit në Rinas, ku u vra Gilmando Dano dhe u plagos Muçi Shaljani.
    Dyshohet se nga banesa e tij në fshatin Zall të Fushë Krujës, ka dalë edhe makina “Toyota” me autorët e atentatit mafioz në Rinas.
    Policia sqaron se Ylli Zalla, 48-vjeç u shpall në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

    Gjatë kontrolleve në banesen e tij policia gjeti:-3 kallëpë tritol;-12 granata dore sulmuese;-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;-2 kg e 25 gramë Cannabis.
    Njoftimi i Policisë
    Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.
    Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 11.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.
    Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.
    Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:-3 kallëpë tritol;-12 granata dore sulmuese;-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;-2 kg e 25 gramë Cannabis.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.
    Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.
    Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon.