Tag: detare

  • Greqia shpall zyrtarisht hartën e re detare, miraton planin për Zonat Ekskluzive Ekonomike

    Greqia shpall zyrtarisht hartën e re detare, miraton planin për Zonat Ekskluzive Ekonomike

    Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike për herë të parë një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare, të cilat përfshijnë Zonat Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të përcaktuara në kuadër të marrëveshjeve me Italinë dhe pjesërisht me Egjiptin. Në pjesët ku mungon një marrëveshje bilaterale, kufijtë janë përcaktuar në bazë të vijës së mesme, sipas ligjit grek 4001/2011.
    Harta, tashmë e publikuar në gazetën zyrtare dhe e dorëzuar në institucionet evropiane, paraqet përpjekjen më të qartë të Greqisë për të kundërshtuar pretendimet detare të Turqisë, të bazuara në memorandumin e diskutueshëm me Libinë. Ky memorandum, i dërguar nga Ankaraja në OKB, ka shkaktuar tensione të mëdha, pasi bie ndesh me marrëveshjen e nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit.

    Përmes këtij plani, Greqia afirmon të drejtën e saj për ndikim të plotë jo vetëm mbi brigjet kontinentale, por edhe mbi ishujt, duke shtrirë kufijtë e ZEE-së së saj deri në zonën perëndimore të asaj qipriote. Dokumenti zyrtar përfshin gjithashtu edhe ujërat territoriale ekzistuese – 12 milje në detin Jon dhe 6 milje në pjesën tjetër të hapësirës detare me të drejtën për zgjerim deri në 12 milje, siç lejohet nga Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit.
    Ky veprim i Greqisë vjen në një kohë kur tensionet në Mesdheun Lindor janë të larta, duke rritur më tej ndërlikimet gjeopolitike në rajon dhe duke vënë në pah rëndësinë e diplomacisë ndërkombëtare në çështjet e sovranitetit detar.

  • Kroacia përfshihet nga stuhi dhe dallgë të forta

    Kroacia përfshihet nga stuhi dhe dallgë të forta

    Një stuhi e fuqishme ka goditur Kroacinë ditën e sotme, duke përfshirë rajonet bregdetare me erëra të forta dhe dallgë të larta. Erërat jugore që kanë përfshirë Adriatikun qendror dhe verior janë shkaktuar nga një rrymë ajri të ngrohtë, duke sjellë vështirësi të mëdha për transportin detar.

    Sipas Qendrës Hidrometeorologjike Detare të Splitit, dallgët në disa zona pritet të arrijnë deri në gjashtë metra lartësi, çka i bën udhëtimet detare të rrezikshme, veçanërisht në pjesën qendrore dhe veriore të Adriatikut.

    Autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në orët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve të tregojnë kujdes maksimal, si dhe të shmangin lëvizjet në zonat më të prekura nga stuhia.

  • Turqia mikpritëse e bisedimeve për sigurinë në Detin e Zi

    Turqia mikpritëse e bisedimeve për sigurinë në Detin e Zi

    Një konventë e vitit 1936 vendos kufizime të ashpra sa i përket tonazhit që flotat detare mund të dislokojnë në Detin e Zi si dhe sa mund të qëndrojnë atje. Kjo e bën Turqinë, e cila ka një nga ushtritë më të fuqishme të NATO-s, lojtaren e natyrshme kryesore në këtë rajon. Për shembull, Turqia ka 17 fregata, në krahasim me tri sa ka marina e Rumanisë. “Mendoj se është e pamundur që të zgjidhet kjo pa qenë Turqia në anën e evropianëve”, tha Sam Greene nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA) në një konferencë të mbajtur së fundi. Anijet britanike dhe franceze pritet po ashtu të patrullojnë, me rotacion, në Detin e Zi, si pjesë e një force të sigurisë apo paqeruajtëse. Por, teksa po diskutohet për këtë forcë tokësore nga “koalicioni i vullnetit”, misioni detar mund të varet nga një “garanci nga Shtetet e Bashkuara”. Çfarë e bën këtë të ndryshme? Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), tha se kjo do të përfshinte inteligjencë, mbikëqyrje, vëzhgim në tokë dhe ajër. Edhe pse, siç tha CSIS, anijet e marinës amerikane gjithsesi patrullojnë rregullisht në Detin e Zi dhe prandaj mund të luajnë një rol. Në këtë kuptim, një mision në Detin e Zi do të zhvillohej nën kushte të ndryshme nga një mision tokësor – pasi NATO tashmë ka një prani të konsoliduar atje përmes stërvitjeve të rregullta shumëkombëshe. Në fakt, NATO-ja sapo ka përfunduar stërvitjet ku u përfshin forcat detare nga 12 shtete, përfshirë nga Turqia, SHBA-ja, Britania dhe Rumania. Gjatë 12 ditëve, forcat simuluan përgjigje ndaj sulmeve hibride, detare dhe ajrore në rajon. Patrullimet detare do të përqendroheshin në misione të ndryshme, sikurse siguria e lirisë së lundrimit për anije tregtare komerciale (përfshirë eksportet e drithit nga Ukraina), monitorimi i zbatimit të armëpushimit dhe pastaj deminimi. Andriy Ryzhenko, kapiten në rezervat e marinës ukrainase, i tha Current Time të Radios Evropa e Lirë se “shumë porte aktualisht janë të bllokuara plotësisht” për shkak të minave. “Ato janë në Mikolajiv, Pçalkiv, Herson. Portet e tjera zyrtarisht janë të hapura, por me kufizime… minat duhet të gjenden dhe të neutralizohen”, tha ai. “Ukraina ka fituar” Për dallim nga lufta tokësore, Ukraina ndien se po fiton ose tashmë e ka fituar luftën në det. Një sërë sulmesh spektakolare që fundosën shumë anije ruse e kanë detyruar flotën ruse – që numerikisht është më e madhe – të largohet nga bazat e saj në Krimenë e pushtuar dhe të kthehet në Novorosijsk. “Ukraina ka fituar në det dhe tani e ka një avantazh të plotë. Kjo do të thotë se nuk i lejon armikut të afrohet pranë brigjeve të saj dhe siguron që të ketë lundrim të anijeve civile”, tha për Radion Evropa e Lirë më 8 prill, Oleksiy Neizhpapa, kreu i marinës ukrainase. “Por, armiku ka aftësi, ka armë dhe mund të godasë objektet civile, anijet civile direkt në porte apo në det. Prandaj, sigurisht, që vazhdon të ketë rrezik”. Kjo u demonstrua qartë nga sulmet të kryera nga Rusia në Odesa më 16 prill. Ryzhenko theksoi po ashtu se lundrimi në Detin e Zi nuk po zhvillohet përmes rrugëve që përdoreshin para luftës, duke thënë se këto linja detare duhet të rikthehen. “Duhet të jetë e mundur të lundrohet drejtpërdrejt nga Odesa në drejtim të Bosforit mes për mes Detit të Zi, dhe jo duke u fshehur në ujërat territoriale të vendeve fqinje”, tha ai. Ryzhenko shtoi se bisedimet në Ankara do të përqendrohen pikërisht në këto detaje. Bisedime të profilit të ulët Bisedimet u bënë publike nga Ministria turke e Mbrojtjes më 13 prill, por zyrtarët nuk treguan se cilat shtete po merrnin pjesë. Më vonë u raportua se anëtarët e NATO-s, Bullgaria dhe Rumania, do të përfshiheshin në takime, së bashku me Gjeorgjinë. Më 15 prill, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë i tha Radios Evropa e Lirë se do t’i bashkohej takimeve, përpara se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të zbulonte se edhe Ukraina dhe Franca po merrnin pjesë. “Po flasim për praninë e një kontingjenti në det, dhe besojmë se Turqia mund të ketë një rol serioz në garancitë e ardhshme të sigurisë për detin”, tha Zelensky. “Këtu nuk bëhet fjalë për përfundimin e luftës, por për atë që do të ndodhë pas armëpushimit, garancitë e sigurisë”, shtoi ai. Ashtu si në diskutimet e mëparshme për një kontingjent tokësor, Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira në këto bisedime./REL

  • Greqia zgjeron hapësirën detare! Projekti rrezikon rikthimin e tensioneve me fqinjët

    Greqia zgjeron hapësirën detare! Projekti rrezikon rikthimin e tensioneve me fqinjët

    Qeveria greke ka gati planin për shfrytëzimin e hapësirave detare përgjatë brigjeve të saj, pjesë e të cilit është edhe zgjerimi i hapësirës detare nga 6 deri në 12 milje larg këtyre brigjeve.
    Zyrtarët e ministrisë së Jashtme dhe asaj për mjedisin dhe energjinë bënë publike për mediat këtë hartë që tregon ndarjen në 4 njësi të hapësirave ku Greqia ka interes për zhvillimin në të ardhmen të aktiviteteve të ndryshme detare, duke nisur që nga kërkimi i gazit e naftës, peshikimi, zhvillimi i turizmit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore nënujore e të tjerë.
    Mediat vendase shkruajnë se kjo është hera e parë që Athina zyrtare publikon një hartë, që përcakton qartë interesat e Greqisë për shfrytëzimin e të ashtuquajturave “Zona Ekskluzive Ekonomike” në ujërat detarë të Jonit, Egjeut dhe më tej në Mesdheun Lindor.
    Këto ambicje të Greqisë, megjithatë kanë rënë ndesh me planet për shfrytëzimin e hapësirave detare edhe me vendet fqinjë, veçanërisht me Turqinë, me të cilën ka mosmarrëveshje për ndarjen territoriale detare në Egje dhe Mesdheun Lindor. Pas qeverisë greke, mediat turke publikuan projektin e qeverisë për shfrytëzimin e hapësirave detare të Turqisë ku ka mbivendosje me projektin e Athinës.
    Mosmarrëveshje të tilla për pak sa nuk shkaktuan një konflikt ushtarak të paprecedentë mes dy vendeve anëtare të NATO-s në vitin 2020, kur turqit dërguan në 2020-ën anijen sondë Oruç Reis për kërkimin e naftës dhe gazit në ujërat e mesdheut lindor, në një zonë që pretendohet edhe nga Greqia.

  • Greqia nxjerr hartën për planifikimin e detit, si preket Shqipëria?

    Greqia nxjerr hartën për planifikimin e detit, si preket Shqipëria?

    Greqia për herë të ka publikuar një hartë të Planifikimit Hapësinor Detar për zonat në Egje, në Kretë dhe në Jon, siç bëjnë me dije Ministria e Mjedisit dhe ajo e Punëve të Jashtme.

    Sipas deklaratës për shtyp nga këto ministri ky është një përparim i rëndësishëm strategjik në organizimin hapësinor të vendit, pasi për herë të parë shteti përcakton dhe harton një plan të plotë dhe të institucionalizuar për organizimin e deteve greke dhe përdorimin dhe aktivitetet që mund të zhvillohen në të gjitha zonat detare, duke ushtruar të drejtat e parashikuara nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe Direktiva 2014/89/BE.
    Strategjia ofron një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj detyrimit që lindi pas vendimit gjyqësor ndaj Greqisë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë shkurtin e kaluar dhe përfshin elementë thelbësorë për shelfin kontinental grek, si dhe për marrëveshjet e ZEE-së me Italinë dhe Egjiptin.
    Qasja e miratuar është gjithëpërfshirëse , duke sintetizuar parametra shpesh kontradiktore – sociale, ekonomike, energjetike dhe mjedisore – për t’i shërbyer objektivave të tilla si: qëndrueshmërisë klimatike të mjedisit detar, zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe antikiteteve nënujore, sigurisë dhe transportin detar, shfrytëzimit të burimeve të energjisë, kultivimit të akuakulturës dhe forcimit të projekteve ndërkufitare me interes të përbashkët.
    Strategjia vë theks të veçantë në bashkë-formulimin e prioriteteve për çdo rajon dhe në ndërveprimet tokë-det, përmes Kornizave të Planifikimit Hapësinor Detar.Aktivizimi i saj merr në këto momente një peshë gjeopolitike shtesë, pasi Turqia ka shprehur vazhdimisht kundërshtime ndaj çdo nisme greke që rregullon hapësirën detare në Mesdheun Lindor.
    Strategjia pritet të funksionojë si një mjet i vlefshëm për planifikimin e politikave, diplomacisë dhe investimeve për detet e vendit, duke vendosur në mënyrë të dokumentuar sovranitetin dhe përgjegjësitë detare të Greqisë.
    Çfarë konkretisht pasqyron harta:
    Sipas shenjave të saj me dy vijat e para blu të pashkëputura përkufizohen kufijtë e shelfit kontinental sipas marrëveshjeve greko-italiane të 1977 dhe 2020 dhe kufijtë e Zonës Ekonomike Ekskluzive të marrëveshjes Greqi-Egjipt në gusht të 2020.
    Vija e kuqe e shkëputura është vija e mesme që përcakton kufijtë e jashtëm të shelfit kontinental grek deri në përfundimin e marrëveshjeve të delimitimit me shtetet fqinje, brigjet e të cilëve janë ngjitur ose përballë brigjeve greke. Siç shihet kjo vijë shtrihet mes të tjerash në kufijtë me Turqinë, por edhe me Shqipërinë.
    Me vijë kafe përcaktohet kufiri i zonës territoriale ose ujërat territoriale (legjislacioni kombëtar ekzistues, Protokolli greko-turk i vitit 1926, marrëveshja italo-turke dhe protokolli i vitit 1932, me rezervimin për një shtrirjeje të përgjithshme deri në 12 milje detare, në përputhje me Konventën e Ligjit të Detit që pasqyron të drejtën ndërkombëtare tradicionale).
    Deklarata shoqërohet madje edhe me pyetje përgjigje nga ana e dy ministrive ku sqarohet se harta e Planifikimit Hapësinor Detar është një veprim i rëndësishëm pasi është hera e parë që pasqyrohet në një tekst rregullator zyrtar të BE-së kufijtë më të jashtëm të mundshëm të shelfit kontinental grek (d.m.th. ndikimi i plotë i kontinentit dhe ishujve në zonat detare).
    Gjithashtu zonat detare të paraqitura në hartë përfshijnë marrëveshjet greko-italiane të përcaktimit të ZEE -së të viteve 1977 dhe 2020 dhe marrëveshjen greko-egjiptiane të vitit 2020, ndërkohë që ato përkojnë me kufijtë që rrjedhin nga Ligji 4001/2011.
    Për sa i përket zonave të pacaktuara, vihet vija mesatare (vija e kuqe e shkëputur) që përcakton kufirin e jashtëm të shelfit kontinental grek, derisa të lidhen marrëveshjet e delimitimit me shtetet fqinje, brigjet e të cilëve janë ngjitur ose përballë brigjeve greke.
    Në pyetjen në se kjo hartë përshkruan ZEE-në e Greqisë në të gjithë territorin grek (në detin Jon, detin Egje dhe Mesdheun Lindor) , përgjigja e dy ministrive është se procesi i përcaktimit të zonave detare ka një qëllim të ndryshëm nga planifikimi hapësinor detar, i cili ka të bëjë me procesin me të cilin autoritetet kompetente të shteteve anëtare analizojnë dhe organizojnë aktivitetet njerëzore në zonat e mësipërme detare për të arritur objektivat ekologjike, ekonomike dhe sociale.
    Si rrjedhim, harta që përshkruan Planifikimin Hapësinor Detar Grek nuk përbën një përcaktim të ZEE-së.
    Në se kjo hartë pasqyron apo jo zgjerimin e territorial grek të detit në 12 milje detare (në Egje dhe në Mesdheun Lindor) ,përgjigjja është se zgjerimi i ujërave territoriale deri në 12 milje detare është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit që buron nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit. Është një e drejtë që Greqia rezervon për ushtrimin e saj kur dhe siç e sheh në interesin e saj kombëtar, bazuar në rregullat që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare.
    Planifikimi Hapësinor Detar dhe specializimi i tij me hartë është regjistrim i aktiviteteve në të gjitha zonat detare të vendit, jo ushtrim i të drejtave sovrane, pasi sovraniteti nuk është çështje planifikimi, por paraekziston dhe nuk ndikohet prej tij, thuhet në deklaratë.
    Athina zyrtare thekson gjithashtu se publikimi i kësaj harte , mbyll çështjet pezull nga e kaluara dhe mbron në praktikë interesat kombëtare. Ky fakt që mund të shkaktojë reagime nga Ankaraja , nuk do të thotë se Greqia braktis dialogun me Turqinë, pasi ajo dëshiron një klimë pozitive në marrëdhëniet me të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe fqinjësinë e mirë përfundon deklarata.

    Top Channel

  • Frika nga Rusia, Norvegjia rihap tunelet ku mund të strehohen edhe nëndetëset bërthamore amerikane

    Frika nga Rusia, Norvegjia rihap tunelet ku mund të strehohen edhe nëndetëset bërthamore amerikane

    Dy prej bazave më të rëndësishme ushtarake që po rihapen janë stacioni ajror i Bardufoss dhe baza detare Olavsvern. Bardufoss, e ndërtuar në vitin 1938 dhe përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore, më vonë u kthye në një mbrojtje ajrore ndaj kërcënimeve sovjetike, shkruan A2 CNN.
    Ndërkohë, baza detare Olavsvern, e futur thellë në një mal dhe e mbrojtur nga 275 metra shkëmb, ishte një pikë strategjike kundër Flotës së Veriut të Bashkimit Sovjetik. Sot, edhe Marina e SHBA-së po shqyrton përdorimin e saj për strehimin e nëndetëseve bërthamore.
    Me rikthimin e këtyre bazave dhe modernizimin e tyre, Norvegjia po përgatitet për skenarë lufte që deri pak vite më parë dukeshin të paimagjinueshëm.

  • Flet admirali Agastra: Do rrisim kapacitetet e Flotës Detare. Ja anijet që do të marrim

    Flet admirali Agastra: Do rrisim kapacitetet e Flotës Detare. Ja anijet që do të marrim

    Në një edicion special të emisionit “Ekspres” nga Nolian Lole u trajtua dhurata që Italia i bëri të martën Flotës Detare shqiptare.

    Për të folur mbi këtë temë si dhe planet strategjike që Flota Detare e Republikës së Shqipërisë ka në të ardhmen e afërt, komandanti i Flotës Detare, admiral Adnand Agastra, u shpreh se forcat detare kombëtare po përjetojnë një “boom” investimesh dhe shumë shpejt Shqipëria do të rrisë kapacitetet e saj luftarake për të siguruar gjithë hapësirën detare të vendit.

    Duke dhënë detaje për anijen “Libra”, admirali Agastra tha se ajo do të rritë kapacitetet operacionale në monitorimin dhe kontrollin e hapësirës detare.

    Kjo, tha ai, nuk do të shërbejë vetëm në detin Adriatik dhe Jon, por dhe më gjerë po të kërkohet në vazhdën e misioneve të NATO-s.

    Admirali tha se “Libra” ”është një anije patrulluese me kapacitete luftarake. Ajo është e ndërtuar për misione patrullime në hapësirat detare dhe mbrojtjes të infrastrukturës kritike. Kjo anije me kapacitetet e veta është e pajisur me një top detar 76 mm dhe deri tek helikopteri.  Anija ruan kapacitetet e saj operacionale për të kryer detyrat dhe misione luftarake në përputhje me nevojat që shteti bregdetar ka.

    Kjo është një anije në detyrë, që do të thotë se është efektive dhe e gatshme  për operacione dhe për shumë vite të tjera. Anija do të kryejë dhe disa shërbime të tjera para procesit të dorëzimit. Sigurisht anija ka nevojë për mirëmbajtje dhe sigurisht ne do e mirëmbajmë me qëllim që të ruajmë operacionalitetin e kësaj anijeje.”

    Për sa i takon kapacitetit njerëzor dhe trupave ushtarake, admirali Agastra tha se do të ketë një ekuipazh në varësi të misioneve dhe detyrave të saj, përafërsisht një ekuipazh prej 60 personash.

    Këtu përfshihet i gjithë spektri operacionale i anijes që nga lundrimi, misioni speciale apo dhe ekuipazhi i helikopterit. Ky ekuipazh përfshin jo vetëm përdorimin e mjetit por dhe shërbimet operacionale speciale që ajo ndërmerr.  Sigurisht ne kemi kapacitetet tona me oficerë të trajnuar , kemi n/oficerë shumë të trajnuar dhe trupa të tjerë detar.  Ne kemi filluar procesin e familjarizimit me anijen. Grupi ynë ka shkuar në Itali pranë kësaj anije dhe anijeve të tjera dhe kanë nisur trajnimet  dhe bashke me anije do niset dhe grupi tjetër, sigurisht do të nisim dhe kurset dhe trajnimet në shkollat e Marinës Italiane.

    Historiku i Forcës Detare Shqiptare nuk e ka pasur më parë këtë kapacitet ushtarak. Si nga pikëpamja e tonazhit dhe kapaciteteve ushtarake. Një kapacitet i tillë detar që shkon përtej hapësirave tona detare nuk e kemi pasur.”

    Por admirali tha se ky nuk është rast i izoluar, por “Shqipëria është në diskutim për të marr donacion dy anije të tjera të ngjashme në madhësi dhe dislokim. Një tjetër element bashkëpunimi është dhe ringritja e industrisë ushtarake dhe kompanisë të saj KAYO, me FINCANTIERI që kemi kohë që po negociohet për ngritjen e kapaciteteve për ngritjen e anijeve dhe luftarake në kantierin e Pashalimani”.

    Duke folur për objektivin afatgjatë që ka Flota Detare Shqiptare, Admirali u shpreh se ky është objektivi ynë shumë vjeçar.

    Të rrisësh kapacitete e Flotës Detare kërkohet në radhë të parë infrastruktura, kapacitete operacionale dhe fuqia njerëzore. Në të tre këto element në Forcën Detare kanë pasur një ‘boom’ të zhvillimit. Kjo anije është pararendëse e asaj që vjen. Ne e kemi të nevojshme rritjen e kapaciteteve tona luftarake për të mbrojtur hapësirën tonë detare dhe bregdetin e republikës të Shqipërisë. Ne kemi në plan që të ndërtojmë dy anije korvetë dhe më pas një anije të re shumëmisionëshe për Forcën Detare të Republikës së Shqipërisë.”

  • Nënshkruhet marrëveshja, Anija “Libra” kalon në përdorim të Forcës Detare Shqiptare

    Nënshkruhet marrëveshja, Anija “Libra” kalon në përdorim të Forcës Detare Shqiptare

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i mbrojtjes Pirro Vengu kanë marrë pjesë pasditen e sotme në nënshkrimin e marrëveshjes për nisjen e bashkëpunimit mes shoqërisë Fincantier dhe shoqërisë shqiptare ‘KAYO’ për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale.
    Gjithashtu në këtë takim u nënshkrua dhe Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.
    Ministri Vengu ka theksuar se kjo ka qenë një vullnet mes dy vendeve për të bashkëpunuar dhe për të shtuar përpjekjet, për industrinë e mbrojtjes. Ai u shpreh se dhurimi i anijes ‘Libra’ do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve luftarake të Forcës Detare Shqiptare.
    ‘Dhurimi i anijes Libra do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve luftarake të Forcës Detare Shqiptare. Për efektivat e forcës tonë detare, kjo anije do të rikthejë mundësinë e anijeve me kapacitete ushtarake. Dhe përgjigjja jonë në këtë rast, së bashku me Guidon dhe me ekipin e tij që na kanë mbështetur në këtë rast, është që nuk ka rëndësi të nisesh në një përpjekje por edhe të ngulmosh, siç është dhe motoja e anijes që kemi pranë. Memorandumi i mirëkuptimit që u nënshkrua sot, mes Fincantier dhe KAYO, është një hap i rëndësishëm për jetëzimin e Pashë Alimanit. Bashkëpunimi mes KAYO dhe Fincantieri do të ketë një përdorim të dyfishtë. Ai nuk do të fokusohet vetëm në forcimin e kapaciteteve të forcave detare luftarake, por gjithashtu pë mjetet detare civile për tregun kombëtar dhe ndërkombëtar’, tha Vengu.
    Ndërkohë Kryeministri Rama e ka quajtur dhurimin e anijes “Libra” një tregues të jashtëzakonshëm bashkëpunimi të shkëlqyer mes dy vendeve.

  • Rama nënshkruan marrëveshjen: Anija “Libra” kalon në përdorim të Forcës Detare Shqiptare

    Rama nënshkruan marrëveshjen: Anija “Libra” kalon në përdorim të Forcës Detare Shqiptare

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i mbrojtjes Pirro Vengu kanë marrë pjesë pasditen e sotme në nënshkrimin e marrëveshjes për nisjen e bashkëpunimit mes shoqërisë Fincantier dhe shoqërisë shqiptare ‘KAYO’ për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale.Gjithashtu në këtë takim u nënshkrua dhe Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.
    Ministri Vengu ka theksuar se kjo ka qenë një vullnet mes dy vendeve për të bashkëpunuar dhe për të shtuar përpjekjet, për industrinë e mbrojtjes. Ai u shpreh se dhurimi i anijes ‘Libra’ do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve luftarake të Forcës Detare Shqiptare.‘Dhurimi i anijes Libra do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve luftarake të Forcës Detare Shqiptare. Për efektivat e forcës tonë detare, kjo anije do të rikthejë mundësinë e anijeve me kapacitete ushtarake. Dhe përgjigjja jonë në këtë rast, së bashku me Guidon dhe me ekipin e tij që na kanë mbështetur në këtë rast, është që nuk ka rëndësi të nisesh në një përpjekje por edhe të ngulmosh, siç është dhe motoja e anijes që kemi pranë. Memorandumi i mirëkuptimit që u nënshkrua sot, mes Fincantier dhe KAYO, është një hap i rëndësishëm për jetëzimin e Pashë Alimanit. Bashkëpunimi mes KAYO dhe Fincantieri do të ketë një përdorim të dyfishtë. Ai nuk do të fokusohet vetëm në forcimin e kapaciteteve të forcave detare luftarake, por gjithashtu pë mjetet detare civile për tregun kombëtar dhe ndërkombëtar’, tha Vengu.
    Ndërkohë Kryeministri Rama e ka quajtur dhurimin e anijes “Libra” një tregues të jashtëzakonshëm bashkëpunimi të shkëlqyer mes dy vendeve.

  • Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, njëra prej tyre i dhurohet Shqipërisë! ‘Libra’ do jetë pjesë e Flotës Detare

    Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, njëra prej tyre i dhurohet Shqipërisë! ‘Libra’ do jetë pjesë e Flotës Detare

    Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, njëra prej të cilave, “Libra”, i dhurohet Flotës Detare të Shqipërisë. Ceremonia mbahet sot (8 prill), ku marrin pjesë autoritete të larta zyrtare nga dy vendet, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtarakë.
    Mes anijeve që u ankoruan në port është edhe e famshmja historike dhe muze “Amerigo Vespucci”, e cilësuar edhe si anija më e bukur në botë. E dyta është katamarani “Lo spirito di stella”, i cili ka qëllim kauzat sociale dhe drejtohet nga persona me aftësi ndryshe, kurse e treta është anija patrulluese “Libra”, e cila do t’i dhurohet Forcës Detare shqiptare.
    Ky lajm ishte ndarë prej javës së kaluar dhe me këtë mjet lundrues Forcat e Armatosura përforcohen në misionet patrulluese në det të hapur.
    “Amerigo Vespucci”, u nis nga porti i Ortonës në Itali, ajo do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 prill. Ndalesa në Durrës do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill.
    Të mërkurën, në orën 12:00, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp për prezantimin e Giro d’Italia 2025, një nga garat çiklistike më të famshme në Evropë, që këtë vit do të nisë Shqipëria.