Tag: detare

  • Festivali i Jahteve në Marina Orikum, panairi Ballkanik detar, për herë të parë me mbështetjen e “Concord Investment”

    Festivali i Jahteve në Marina Orikum, panairi Ballkanik detar, për herë të parë me mbështetjen e “Concord Investment”

    Jemi në Marina Orikum aty kur për tre ditë me radhë do të zhvillohet panairi i parë Ballkanik detar, një panair që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe veçanërisht në Marina Orikum. Në vende të ndryshme të botës, një panair i tillë njihet si Festivali i Jahteve.
    “Panairi detar” është një event i cili ka për qëllim të mbledhë biznese që operojnë në fushën detare. Edhe pse ky segment i ekonomisë mund të konsiderohet në fillesat e tij, e ardhmja është shumë premtuese për të sjellë një vlerë të shtuar në ekonomi…Grupi Concord Investment edhe këtë herë u bë pjesë e eventeve që nxisin ekonominë detare me Marina Orikum.
    “Sektori detarë përfaqëson në Shqipëri një mundësi të lartë për tu zhvilluar më tej. Ne si grup, shohim që çdo gjë është në zhvillim e sipër, çdo gjë është për tu zbuluar, bizneset kanë hapësirën e tyre në këtë panair për të ofruar produktet dhe shërbimet që përfaqësojnë. Evente të tilla ndihmojnë bizneset të krijojnë kontaktet dhe të rriten më tej, ndaj ku më mirë se në Marina Orikum mund të zhvillohej ky aktivitet” – tha presidentja e BSF Monika Micheli Panozzo.

    Interesi i kompanive të fushës ka qenë i lartë. Mbi 60 biznese vendasve, rajonale dhe europiane u bënë pjesë e këtij panairi, si një mundësi për të nxitur më tej ekonominë detare. Njëri prej tyre është Dori Mersini instruktorë i patentave detare, përfaqësuesi i kompanisë TSTS.
    “Është e udhës të përmendet që ky lloj aktiviteti që është Marina Orikum nuk ka asnjë lloj diference me atë që shikojmë në marinat e vendeve fqinj. Por edhe pse ende mungojnë shumë facilitete jemi të bindur se jemi në rrugën e duhur, pasi kemi filluar të jemi në projektin e duhur” -tha Mersini.
    “Ne si grup jemi me fat mbi pjesëmarrjen e kompanive shqiptare në këtë event, flasim për kompanitë e vogla dhe të mesme. Ne shohim që ata po organizohen, po bashkëpunojnë duke krijuar një organizatë e cila ka të gjithë mundësinë që të ketë të ardhme. Ky bashkim është e vetmja mënyrë për të konkurruar kompanitë e huaja në këtë fushë” -tha organizatorja e këtij eventi .
    Por kompanitë pjesëmarrëse shfaqën interes dhe për projektet në real- estate, pasi ekonomia detare dhe real estate gërshetohen më së mirë në atë që tregu turistik ka nevojë, turizmi elitar.
    “Ky ishte eventi i duhur në Marina Orikum për të thënë që aty ku ka zhvillim të ekonomisë detare ky zhvillim shkon krah për krahë edhe më tregun e real estate. Ky treg tashmë është konsoliduar dhe ky fakt konfirmohet dhe nga shifrat e Bankës së Shqipërisë” -tha Reinaldo Pipiria nga shoqata NAREA.
    Rritja e ekonomisë shqiptare po udhëhiqet nga ndërtimi, turizmi dhe real estate. Ndaj dhe ekonomia detare, me zhvillimin e marinave, industrisë së jahteve është një sektor strategjik që së bashku me projektet në ndërtim do të ofrojnë një rritje të qëndrueshme dhe me standard.
    /vizionplus.tv

  • Dallga më e madhe e regjistruar ndonjëherë në Oqeanin Paqësor

    Dallga më e madhe e regjistruar ndonjëherë në Oqeanin Paqësor

    Në nëntor të vitit 2020, pranë qytetit Ucluelet në ishullin Vancouver, Kanada, ndodhi diçka që në fillim dukej si një valë e madhe si shumë të tjera.

    Por vetëm tani është konfirmuar se ajo ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, dallga më ekstreme e regjistruar ndonjëherë, një fenomen aq i rrallë sa ndodh vetëm një herë në 1,300 vjet.

    Kjo dallgë, me një gjatësi prej 17.6 metrash, u quajt ‘valë revolucionare’ nga studiuesit. Çfarë e bën atë unike nuk është thjesht lartësia, por proporcioni i saj ndaj dallgëve përreth, ishte pothuajse tri herë më e madhe se çdo valë tjetër në atë moment, duke thyer çdo normë të njohur shkencore për lëvizjen e detit.

    Sipas fizikantit Johannes Gemmrich nga Universiteti i Viktorias, “dallga në Ucluelet është ndoshta më e madhja e regjistruar ndonjëherë. Nuk ishte dallga më e lartë në histori, titull që mban ende dallga Draupner e vitit 1995 me 25.6 metra, por ishte më e pazakonta në kontekstin e saj, çka e bën të veçantë në botën e oqeanografisë.

    Për shekuj, dallgët gjigante ishin të mbështjella me mister dhe konsideroheshin ‘mite detare’, tregime të marinarëve që rrallë merreshin seriozisht. Por kjo ndryshoi në vitin 1995 me dallgën Draupner, që shënoi fillimin e epokës moderne të studimit shkencor të valëve ekstreme.

    Ngjarja e Ucluelet u kap falë një pajisjeje të vendosur nga kompania MarineLabs, që monitoron në kohë reale aktivitetin e detit. Pa këtë teknologji, dallga mund të kishte kaluar pa u zbuluar kurrë.

    Edhe pse dallga e Ucluelet nuk shkaktoi dëme, valë të ngjashme në të kaluarën janë fajësuar për zhdukjen e anijeve, mbytje tragjike dhe dëmtime serioze në platforma detare. Sot, studiuesit janë në garë me kohën për të ndërtuar modele që mund të parashikojnë valët e tilla, duke përdorur simulime atmosferike dhe të dhëna detare në kohë reale.

    Sipas një studimi të publikuar në revistën Nature, valët gjigante mund të paraqesin rreziqe serioze jo vetëm për anijet dhe platformat e naftës, por edhe për dhe komunitetet bregdetare.

    Ndërsa ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në modelet e motit dhe detit, shkencëtarët paralajmërojnë se valë të tilla mund të mos jenë më aq të rralla në të ardhmen.

    “Kapja e kësaj vale që ndodh vetëm një herë në një mijëvjeçar, pikërisht në oborrin tonë, është një demonstrim bindës i fuqisë së inteligjencës bregdetare për të transformuar sigurinë detare”, tha Scott Beatty, Drejtor Ekzekutiv i MarineLabs.

    A ishte kjo një rastësi fatlume shkencore apo një paralajmërim nga oqeanet për kohët që po vijnë? Çfarëdo qoftë, dallga e Ucluelet mbetet një kuriozitet natyror që sfidon kufijtë e asaj që dinim për detin, dhe një kujtesë e qartë e fuqisë së tij të paparashikueshme.

  • Si u përzu gjigandi “DAMEN Shipyards” nga Shqipëria dhe korrupsioni që po shkatërron Forcën Detare

    Si u përzu gjigandi “DAMEN Shipyards” nga Shqipëria dhe korrupsioni që po shkatërron Forcën Detare

    Nga Artur Meçollari

    Kushdo që ka punuar në Forcën Detare dhe Forcat e Armatosura, pas vitit 2008, e njeh suksesin e bashkëpunimit midis Forcës Detare dhe kompanisë hollandeze DAMEN Shipyards, sukses i cili mundësoi pajisjen e Forcës Detare me katër anije të klasit “Stan Patroll 4207”, nga të cilat tre të prodhuara në Kantierin Detar të Pashalimanit. Ky bashkëpunim u ndihmua edhe nga Qeveria Hollandeze, e cila dha si grant 12 milion euro, në koston e përgjithshme të katër anijeve prej 32,8 milion euro, me synim ndërtimin e tyre në Shqipëri. Por, historia e shmangies, duke nisur nga viti 2014, dhe përfundimisht përzënies, në vitin 2025, të kompanisë DAMEN Shipyards është një dëm i jashkëzakonshëm për operacionalitetin e Forcës Detare. Ky rast përfaqëson një model të korrupsionit shtetërore ashtu si edhe me pronat e Forcës Detare nga Shëngjini deti në Sarandë. Ai ka vetëm një emër, Edi Rama.

    Kompania hollandeze DAMEN Shipyards është kompania e dytë private më e madhe për ndërtimin e anijeve në Evropë, e shtrirë në 55 vende të botës, me rreth 12.500 punonjës në mbarë botën, me qarkullim vjetor prej 3,1 miliardë dollar dhe bashkëpunim me mbi 120 vende të botës. Kompania është biznes familjar krijuar nga familja Damen në vitin 1927. Në vitin 1969 ajo kaloi nën drejtimin e Z. Kommar Damen dhe qysh atëherë ka prodhuar mbi 5000 anije.

    Kompania DAMEN prodhon anije nga të gjitha kategoritë, transporti, peshkimi, pasagjerësh, ndihmuese, shkencore, si dhe anije ushtarake, mbiujëse dhe nëndetëse tashmë. Përveç ndërtimit të anijeve, kompania ofron riparim të anijeve, mbirëmbajte të tytre gjatë gjithë ciklit jetësor, si dhe përmirësim të sistemeve të integruara digjitale. DAMEN zotëron rreth 35 kantiere detare në të gjithë botën, për ndërtim anijesh edhe mirëmbajtje, si në Rumani, Vietnam, Poloni, Singapor, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut, Emttiratet e Bashkuara Arabe, Kanada, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, Gjermani, Brazil, Australi, etj.

    Midis viteve 2008-2009, në Kantierin e Pashalimanit u investua për linjën e prodhimit të këtij klasi anije, “Stan Patrol 4207” dhe 80 punëtorë, nga 180, u trajnuan në Hollandë. Kontaktet e para me kompaninë DAMEN u vendosën në verën e vitit 2004 nga ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Damian Gjiknuri dhe në nëntor 2004 një grup prej katër ushtarakësh shkuan në Hollandë. “Letter of Intent” midis DAMEN dhe Ministrisë së Mbrojtjes u firmos vitit 2006, pas ndryshimit të pushtetit në vitin 2005, dhe më pas në në verën e vitin 2008 u firmos edhe kontrata. Kompania hollandeze DAMEN ndihmoi Forcën Detare në atë kohe të aplikonte në programin e Qeverisë Hollandeze, programi ORET, dhe Forca Detare përfituan si grant nga Qeveria Hollandeze 35% ose 12 milion euro (1,5 anije), nga 32,8 milion euro që kushtuan katër anijet, me kusht transferimin e teknologjisë në Pashaliman.

    Në programin e parë qeverisës të KM Edi Rama, 2013-2017 thuhet se “Një vëmëndje e posaçme në këtë drejtim do i jepet Forcës Detare”, si një prioriteti i prioriteteve për Ministrinë e Mbrojtjes. Vetëm dy vjet më vonë u miratuar ligji nr. 121/2015 datë 12.11.2015, “Për miratimin e Planit Aftëgjatë të Zhvillimit të FA 2016-2025”, ku sipas planit të Forcave Detare të vitit 2011, kjo të të pajisej në 10 vitet e ardhëshme me dy korveta, gjashtë mjete patrullimi, një anije shumëfunksionëshe dhe një rimorkiator. Ky plan ishte një projekt ambicioz për Forcën Detare, duke marre në konsideratë se midis viteve 2008-2014 Kantieri Detar i Pashalimanit në bashkëpunim me kompaninë hollandeze DAMEN Shipyards prodhoi tre nga katër anijet patrulluese “Stan Patrol 4207”.

    Projekti i prodhimit të katër anijeve të reja “Stan Patrol 4107”, ose “Iliria” përfundoi në vitin 2014 dhe sipas një marrëveshje xhentëllmenësh të arritur në vitin 2008, kompania hollandeze DAMEN Shipyards i paraqiti Ministrisë së Mbrojtjes planin e biznesit për vijimin e bashkëpunimit me Kantierin Detar të Pashalimanit. Ky plan biznesi konsistonte në krijimin e një ndërmarrje të përbashkët për prodhimin dhe mirëmbajtjen e anijeve për Forcën Detare, si dhe prodhimin e anijeve për të tretë në Shqipëri dhe tregun ndërkombëtar. Por, Ministria e Mbrojtjes, në shkelje të marrëveshjes, nuk e miratoi projektin dhe DAMEN Shipyards u largua.

    Në vitin 2015 Kantieri Detar i Pashalimanit, sipas rekomandimit të një grupi pune, ku anëtar nga Forca Detare ishte komandanti aktual i saj, doli nga struktura e Forcës Detare, si një entitet me vetëfinancim. Grupi i punës i rekomandonte Ministrit së Mbrojtjes këtë propozim me argumentin se Kantieri do të hynte në tregun ndërkombëtar dhe se fondi për riparimin e anijeve të Forcës Detare do të përbënte vetëm 20% të burimeve financiare vjetore të tij. Sot, pas 11 vitesh, Kantieri ka 43 vetë nga 180 dhe buxheti i mirëmbajtjes i Forcës Detare është i vetmi burim i të ardhurave të tij.

    Midis viteve 2014-2021 drejtues të DAMEN Shipyards kanë zhvilluar disa vizita në Ministrinë e Mbrojtjes, por pa rezultat. Një nga këto është dhe vizita e CEO-s së DAMEN Shipyards Group Z. Kommer Damen, midis 3-5 prillit 2019. Gjatë kësaj vizite, i shoqeruar edh nga Drejtori i Shitjeve Ndërkombëtare dhe ai për Europën, ai u takua me Ministrin e Mbrojtjes Xhaçka, Ministrin e Bujqësisë Çuçi, Ministrin e Sipërmatjes Shalësi dhe Ministrin e Infrastrukturës Balluku. Në përfundim Z. Damen u takua me KM Rama, ku prezent ishin Z. Agaçi dhe biznesmeni Gjergj Luca, një mik i kompanisë DAMEN. Në të gjitha takimet, duke përfshirë dhe KM Rama, kam qënë i pranishëm.

    KM Rama i ofroj të gjithë mbështetjen Z. Kommer Damen për mirëmbajtjen e anijeve të Forcës Detare dhe investimin në Kantierin e Pashalimanit për krijimin e një ndërmarje të përbashkët, ndërtimin e anijeve për Forcën Detare, mjete për institucione të tjera shtetërore dhe private, si dhe prodhimin e anijeve për tregun ndërkombëtar, duke i thëntë se “Legjislacioni shqiptar ofron bashkpunime shumë të leverdisshme për kompanitë e huaja dhe nëse dalin pengesa, më thoni”.

    Në 15 shkurt 2019 Ministria e Mbrojtjes i dërgoi një letër kompanisë DAMEN Shipyards ku sqaronte kompaninë se Shqipëria për shkak të detyrimeve të Samitit të Varshavës po rriste buxhetin e Mbrojtjes drejt 2% dhe se synonte zbatimin e Planit të Modernizimit të Forcës Detare me pajisjen e gjashtë mjeteve patrulluese (25-30 m), një rimorkiator, një anije shumëfunksionëshe (polumbare dhe hidrografike) dhe dy korvetave (50-60 m). Pas vizitës së Z. Kommer Damen kompania DAMEN Shipyards i dërgoi, në 5 qershor 2019, Ministrisë së Mbrojtjes një draft propozim “Letter of Intent” që të nënëshkruhej nga të dy palët, por Ministria e Mbrojtjes asnjëherë nuk e negociojë atë.

    Në muajin nëntor 2019 anija jonë “Oriku” në misionin në Detin Egje përsoi një difekt të rëndë dhe për më shumë se një muaj doli nga gatishmëria. Pas riparimit me shumë vështirësi në Izmir të Turqisë, misioni u ndërpre dhe anija u kthye në 13 dhjetor 2019 në Shqipëri. Sot, 84% i investimit kapital në mjete detare të Forcës Detare përbëhen nga katër anijet “Stan Patroll 4207”. Këto anije dhe mjetet e tjera kanë vite që nuk mirëmbaheshin, gjeendja e tyre teknike kishte rënë, edhe për fakti se nga viti 2015 Kantieri Detar ka degraduar në tërësinë e tij. Gjatë këtyre viteve ka patur tentative për të riparuar anijet me kompani të tjera, por në shumicën e rasteve ka patur heshtje ose përgjigje negative. Në këto rrethana, në 24 shkurt 2019 me shkresën nr. 495/5, si komandant në detyrë i Forcës Detare i dërgova Shtabit të Përgjithshëm të FA kërkesën operacionale për “Mirëmbajtjen e anijeve të Forcës Detare”. Në muajim mars 2019 kjo kërkesë u aprovua nga Bordi i Modernizimit të FA me unanimitet.

    Kërkesa operacionale e Forcës Detare parashikonte lidhje kontrate me DAMEN Shipyards për mirëmbajtjen e anijeve të saj, në tre faza: 1) një difektim (survey) i gjendjes teknike të anijeve, 2) riparimi i anijeve dhe sjellja e tyre në gjendje gatishmërie, si dhe 3) mirëmbajtja rutinë e anijeve në të ardhmen, fillimisht me një kontratë trevjeçare. Në bazë të kërkesës operacionale të Forcës Detare, Drejtoria e Modernizimit në Ministrinë e Mbrojtjes hartoi “Projektin Teknik”, i cili u kalua për aprovim përsëri në Bordin e Modernizimit. Bordi i Midernizimit e aprovoi “Projektin teknik” por me një votë kundër, Komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneralbrigade Bajram Begaj. Pas kësaj procedura parashikonte vetëm miratimin e vendimit të Bodit nga Ministri i Mbrojtjes.

    Edhe pse “Projekti teknik” i mirëmbajtjes së anijeve të Forcës Detare me kompaninë hollandeze DAMEN Shipyards ishte aprovuar nga Brordi i Midernizimit, Ministri i Mbrojtjes nuk po e miratonte asnjëherë atë, me qëllim më pas ti kërkonte DAMEN-it fillimin e negociatave për lidhjen e kontratës. Në 17 korrik 2020, me shkresën nr. 2105, i jam drejtuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralbrigade Kollçaku dhe për dijeni Ministrit të Mbrojtjes Xhaçka për përshpejtimin të miratimit të procedurës së mirëmbajtjes së anijeve të Forcës Detare në përputhje me “Projekttin tekinik” të majit 2020.

    Për këtë shkresë nuk mora asnjëherë përgjigje deri ditën e shkarkimit nga detyra e zëvendëskomandantit dhe komandantit në detyrë të Forcës Detare më 7 gusht 2020. Edhe Kollçaku kishte lenë detyrën më 29 korrik 2020 dhe në vend të tij ishte emëruar gjeneralmajor Bajram Begaj. Por, përgjigjen se përse zvaritej miratimi i “projektit teknik” për mirëmbajtjes së anijeve të Forcës Detare me kompaninë DAMEN Shipyards e ka dhënë Bajram Begaj rreth dy javë më vonë pas shkarkimit tim. Në fund të muajit gusht 2020 Bajram Begaj bëri një vizitë në Komandën e Forcës Detare. Gjatë takimit drejtuesit e rinjë i ishin ankuar atij përsëri për miratimin e “Projektit Teknik” për mirëmbajtjen e anijeve. Përgjigja e Bajram Begajt kishte qënë e prerë “Sa të jem unë Shef i Shtabit të Përgjithshëm DAMEN Shipyards nuk vjen në Shqipëri”.

    Projekti për pajisjen e Forcës Detare me katër anije “Stan Patrol 4207”, tre nga të cilat të prodhuara në Kantierin Detar të Pashalimanit, së bashku me projektin e SIVHD (Sisteni i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare) me kompaninë amerikane Lockheed Marin janë dy më të suksesshmit në FA, midis viteve 2006-2014. Por ashtu, si anijet që janë pa mirëmbajtje prej vitit 2014, edhe SIVHD është pa mirëmbajtje prej vitit 2021. Kurse Plani Afatëgjatë ambicioz i FA 2016-2024, nuk u zbatua dhe Forca Detare deri tani nuk është pajisën me asnjë nga 10 mjetet detare. Projektet e planit të pazbatuara deri në vitin 2024 u përfshi në Planin e Zhvillimit të FA 2024-2033 (Liggji nr. Nr. 84/2024), por tashmë si një plan i ri.

    Në datën 8 prill 2025 në Portin e Durrësit u nënëshkruan dy marrëveshje me Italinë. Një për marrjen e anijes patrulluesse “Libra”, klasi “Cassiopea”, për Forcën Detare, një anije 34-vjeçare, me argumentin e nisjes së modernizimit të Forcës Detare dhe e dyta ishte “Letter of Intent” me kompaninë italiane “FINCANTIER-i për një bashkëpunim me Kantierin e Pashalimanit. Por siç shprehet Komandanti aktual i Forcës Detare, përveç anijes “Libra” ““Shqipëria është në diskutim për të marr donacion dy anije të tjera të ngjashme në madhësi dhe dislokim”. Shumë shpejt qendra e gravitetit operacional i Forcës Detare kalon nga anijet e reja “Stan Patrol 4207” tek anijet e dhuruara nga Italia të klasit “Cassiopea”.

    Unë kam qënë komandant i Gjuajtësit të Madh Detar “Vjosa” F-322 kur ai kishte rreth 35 vjet shërbim. Kushdo që ka qënë në atë kohë në Forcën Detare e di sa e vështirë ishte mbajtja e gjendjes së gatishmërisë teknike edhe pse kishim një kantier me mbi 40 vjet eksperiencë dhe 700-800 specialist. Po ashtu, çdo bazë detare në atë kohë kishte ofiçinën e saj. Imagjino, sot, Forca Detare të pajiset me tre anije 1500 tonëshe, rreth 35 vjeçare, me një Kantier Detar që ka vetëm 43 vetë dhe bën vetëm lyerje dhe saldime. Edhe në kohën e Flotës Luftarake Detare anije si “Libra” do ishte e vështirë të mirëmbahej në Shqipëri. Arsyeja e parë dhe atëherë nuk kishte mundësi dokimi në Pashaliman. Anija mbiujëse me tonazhin më të madh, nën 1000 tonë , çisterna “Patosi” në atë periudhë shkallën e bënte në Trieste. Pas marrjes së anijes “Libra” mirëmbajtja e Forcës Detare do të varet nga Marina Italiane. Ndërkohë është shkatërruar linja e prodhimit në Pashaliman, një linjë e pavarur, me një kosto rreth 15 milion euro, dhe askush nuk ka përgjegjësi.

    Nga viti 2014 deri tani, Ministrinë e Mbrojtjes e kanë drejtuar, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Niko Peleshi dhe Pirro Vëngu. Mimi Kodheli hodhi poshtë ofertën e DAMEN për bashkëpunimin me Kantierin Detar në vitin 2014. Olta Xhaçka nuk miratoi “Projektin teknik” të aprovuar nga Bordi i Modernizimit. Në vitin 2022, kur Ministër i Mbrojtjes ishte Niko Peleshi, kompania DAMEN u thirrë të kryente difektimin (survey) e gjendjes teknike ttë anijeve, sipas “projektit teknik” të vitit 2020. Unë nuk jam në dijeni të rezultatit të difektimit, por jam i sigurtë se gjendja e tyre ka qënë më keq se në vitin 2020 dhe sot është më keq se në vitin 2022.

    Pirro Vëngu, Ministri aktual i Mbrojtjes, e largoi përfundimisht DAMEN Shipyards edhe pse “projekti teknik” kishte nisur të zbatohet nga paraardhësi i tij. Në vitin 2021, rastësisht kam qënë prezent, kur Pirro Vëngu i ka kërkuar përfaqësuesit të DAMEN Shipyards që të investojnë për një kantier detar në Portin e ri të pafilluar në Porto Romano. Përgjigjja ka qënë se “ne kemi një plan për në Pashaliman dhe i qëndrojmë atij”.

    Plani i Zhvillimit të Forcës Detare, nga pajisja me anije të reja, po zëvendësohet me pajisjen me anije të vjera italiane në fund të shërbimit të tyre. Po ashtu, linja e prodhimit të anijeve DAMEN Shipyards në Pashaliman, po zëvendësohet me linjën e FINCANTIER-it, që i takon anijeve të vjetra që po merren nga Italia. Këtë katraurë në gatishmërinë e Forcës Detare vetëm një i korruptuar mund ta bëj. Nuk mundet në kohet e sotme as të imagjinohet që FIAT-i të bëj mirëmbajtjen e Mercedez Benz-it, ashtu sikurse as FINCANTIER-i nuk mund të bëj mirëmbajtjen e katër anijeve të reja “Stan Patroll 4207”. Anijet italiane të dhuruara nuk mund të operojnë më shumë se 3-4 vjet, kurse ato hollandeze ende nuk kanë mbërritur në mezin e jetës së tyre.

    E gjithë kjo histori me kompaninë hollandeze DAMEN Shipyards, pavarësisht kush është ministri i mbrojtjes në detyrë, ka vetëm një aktor. Ai quhet Edi Rama. DAMEN Shipyards bën biznes, nuk bën politik. Për shkak të vendimeve të drejta që Forca Detare ka marrë në të kaluarën, për pajisje me katër anije dhe ndërtimin e linjës së prodhimit në Kantierin e Pashalimanit, me ndihmën e Qeverisë dhe komananisë hollandeze DAMEN, fati i Forcës Detare është domosdoshmërishtë i lidhur me DAMEN Shipyards. Por korrupsioni shtëror ka përfshirë edhe bazat e forcës Detare nga Shëngjini, Sazani, Pashalimani, Porto Palermo, deri në Sarandë. Dy prej tyre janë në “sekuestro preventime” me një sipërfaqe totale prej 70 ha. Në një sipërfaqe prej 5,2 ha në Porto Romano është lejuar një privat ta zaptoi prej tre vitesh dhe të kryej ndërtim pa leje në pronë publike. “Pushteti tenton të korruptojë. Dhe pushteti absolut korrupton absolutisht”.

    *Kapiten i rangut të parë (Ret) Artur Meçollari

    Ish zëvendëskomandant dhe komandant në detyrë i Forcës detare / Rojs Bregdetare

  • Balluku: Porti tregtar i Porto Romanos, më i madhi në rajon dhe Europë i industrisë detare

    Balluku: Porti tregtar i Porto Romanos, më i madhi në rajon dhe Europë i industrisë detare

    “Sot jemi në prag të nisjes së një kantieri të fuqishëm, portit tregtar të Porto Romanos, i cili është i vendosur vetëm pak milje nga qyteti i Durrësit, por i vendosur në një zonë industriale prej 400 hektarësh, ku parashikohet të ndërtohet porti më i madh në rajon, por edhe kantieri më i madh në Europë sa i përket industrisë detare”.
    Kështu deklaroi sot zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një takim në qytetin e Vlorës me fokus ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit, kryesisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe zhvillimin e portit të këtij qyteti, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

    “Ky port erdhi si rrjedhojë e një analize të thellë dhe studimi të detajuar ndërkombëtar për situatën aktuale në portin e Durrësit, një port i ndërtuar në fillim të shekullit të 20 në një qytet me pak banorë”, tha Balluku.
    Balluku informoi se “ky port do të ketë 30 vendbregëzime, thellësia do të jetë nga 13-16 metra duke ndihmuar akostimin e anijeve të mëdha ndërkombëtare, të cilat sigurisht do të rrisin kapacitetet detare në Shqipëri me disafish. Kapaciteti i parashikua ëhstë 2 milionë kontejnerë në vit dhe deri 50 milionë tonë mallra gjenerale”.
    Balluku u ndal edhe tek porti i Durrësit, i cili do të kthehet në një marinë ku do të hapen 12 mijë vende pune, do të ndërtohen 5 hotele me 5 yje dhe do e kthejë Shqipërinë në një pol magnetik për transportin dhe turizmin detar.
    “Projekti parashikon zgjerimin e kapaciteteve dhe zgjerimin e kalateve të reja. Në tri portet, për shkak dhe të kërkesave të zonës që kemi pasur do të vendosen dhe ato njësi që do të shërbejnë në mirëmbajtje e flotës së peshkimit. Porti i Sarandës është një pikë kyçe me infrastrukturë të përshtatur duke pritur kroçera të shumta që e vizitojnë Sarandën. Saranda është futur në itineraret e mira turistike”, nënvizoi Balluku.
    Më tej Balluku tha se “në këtë 10-vjeçar në portin e Durrësit kemi pasur një rritje prej 51% të volumit të përpunuar, pra 2014-2024 nga 3.7 milionë tonë në 7.4 milionë tonë. Në terminalin e kontejnerëve në 10 vitet e fundit nga 99 mijë TEU në 196 mijë TEU. Po ti referohemi pasagjerëve kemi 8.5 milionë pasagjerë ën 10 vitet e fundit dhe në Durrës janë ankoruar 165 kroçera, të cilat korrespondojnë në 54 mijë turistë”.
    “Në 10 vjeçarin e fundit infrastruktura portuale ka kaluar nga mirëmbajtja minimale në 2014 në transformim strategjik duke nisur nga thellësia e portit të Durrësit, e cila duhej ti përgjigjej rritjes dhe ekspansionit që kishim në këtë port deri tek investimet e tjera me lidhjet e tjera të porteve me infrastrukturën rrugore apo edhe atë hekurudhure në përfundim të projektit që kemi për lidhjen e kryeqytetit me aeroportin dhe portin e Durrësit”, tha Balluku.

  • Turistja gjermane ndihet keq gjatë lundrimit në Karaburun, transportohet në spitalin e Vlorës

    Turistja gjermane ndihet keq gjatë lundrimit në Karaburun, transportohet në spitalin e Vlorës

    Në orët e para të mëngjesit të së dielës një anije tip kroçere, e cila po lundronte në afërsi të gadishullit të Karaburunit, njoftoi se kishte një person të sëmur në bord.
    Pas njoftimit, Qendra NdërOperacionale Detare në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e ndryshme detare në zonën e gjirit të Vlorës si Roja Bregdetare, Kapiteneria e Portit Vlorë dhe Policia Kufitare Vlorë, ju dha asistenca e nevojshme nga transportimi nga anija kroçere e personit të sëmurë, e cila ishte një grua shtetase gjermane e moshës 61 vjeçe.
    Ajo u transportua për në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës për dhënien e ndihmës së parë mjekësore të nevojshme.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, SHBA ul flamujtë në gjysmë shtizë

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, SHBA ul flamujtë në gjysmë shtizë

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka urdhëruar ditën e sotme uljen e flamujve në gjysmë shtizë, në shenjë respekti për kujtimin e Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta këtë të hënë në moshën 88-vjeçare.
    Urdhri zbatohet për “të gjitha ndërtesat dhe terrenet publike, në të gjitha postet ushtarake dhe stacionet detare, dhe në të gjitha anijet detare të Qeverisë Federale në Distriktin e Columbias dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Territoret dhe zotërimet e saj deri në perëndimin e diellit, në ditën e varrimit”, shkroi Trump në shpalljen zyrtare.
    Ai gjithashtu përfshiu “ambasadat e Shteteve të Bashkuara, legatat, zyrat konsullore dhe objektet e tjera jashtë vendit, duke përfshirë të gjitha objektet ushtarake dhe anijet e stacionet detare.

    Në oborrin jugor të Shtëpisë së Bardhë, ku po zhvillohej aktiviteti tradicional “Easter Egg Roll”, flamuri amerikan në majë të Shtëpisë së Bardhë ishte ulur në gjysmë shtize të hënën në mëngjes.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Trump urdhëron që flamujt amerikanë të ulen në gjysmështizë

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Trump urdhëron që flamujt amerikanë të ulen në gjysmështizë

    Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi që flamujt të ulen në gjysmë shtize si “shenjë respekti për kujtimin” e Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta të hënën.
    Urdhri zbatohet për “të gjitha ndërtesat dhe terrenet publike, në të gjitha postet ushtarake dhe stacionet detare, dhe në të gjitha anijet detare të Qeverisë Federale në Distriktin e Columbias dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Territoret dhe zotërimet e saj deri në perëndimin e diellit, në ditën e varrimit”, shkroi Trump në shpalljen zyrtare.
    Ai gjithashtu përfshiu “ambasadat e Shteteve të Bashkuara, legatat, zyrat konsullore dhe objektet e tjera jashtë vendit, duke përfshirë të gjitha objektet ushtarake dhe anijet e stacionet detare.
    Në oborrin jugor të Shtëpisë së Bardhë, ku po zhvillohej aktiviteti tradicional “Easter Egg Roll”, flamuri amerikan në majë të Shtëpisë së Bardhë ishte ulur në gjysmë shtize të hënën në mëngjes.

  • VIDEO/ Zhytësit me veshë lepuri, ushqejnë kafshët detare në Rio me vezë e Pashkëve

    VIDEO/ Zhytësit me veshë lepuri, ushqejnë kafshët detare në Rio me vezë e Pashkëve

    Në AquaRio të Rio de Zhaneiros, zhytësit të veshur me veshë lepurushi shpërndanë vezë speciale për kafshët detare, si pjesë e një ngjarjeje me temën e Pashkëve, duke ofruar një përvojë tërheqëse për vizitorët si nën ujë, ashtu edhe në tokë.

    Përtej spektaklit, akuariumi përdori ngjarjen për të rritur ndërgjegjësimin për konsumin e qëndrueshëm të peshkut.

    Me rritjen e kërkesës së peshkut, tradicionalisht gjatë Javës së Shenjtë, veçanërisht të Premten e Madhe, AquaRio i kërkoi publikut të shmangë speciet e rrezikuara, si sorubimët me njolla dhe grupuesit. Këta peshq, jetikë për ekosistemet e oqeanit dhe mbrohen sipas ligjit brazilian./Euronews.

  • Provokojnë grekët, miratojnë strategjinë që zgjeron hapësirën detare në ujërat shqiptare, ekspertët japin alarmin,…

    Provokojnë grekët, miratojnë strategjinë që zgjeron hapësirën detare në ujërat shqiptare, ekspertët japin alarmin,…

    Greqia ka ndezur sërish tensionet në rajon, duke miratuar një strategji të re për hapësirat detare që zgjeron pretendimet e saj drejt ujërave shqiptare. Harta zyrtare e publikuar nga autoritetet greke përcakton zona të reja për shfrytëzimin e burimeve natyrore në Jon dhe Mesdhe, përfshirë territore të pakonsultuara me fqinjët. Ekspertët shqiptarë kanë ngritur alarmin për një veprim të njëanshëm që cënon interesat e Shqipërisë dhe bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari dhe profesori Osman Metalla paralajmërojnë për një rrezik të madh gjeopolitik dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet shqiptare.
    Ndërkohë, edhe Turqia ka reaguar ashpër, duke kërcënuar se do të mbrojë me çdo kusht të drejtat e saj në Mesdheun Lindor. Pra lëvizja e Greqisë shihet si provokuese dhe potencialisht destabilizuese në një kohë të ndjeshme për sigurinë rajonale. Madje Shqipëria rrezikon të humbasë terren diplomatik nëse vijon të heshtë përballë pretendimeve të reja greke.
    Detajet
    Konkretisht qeveria greke ka gati planin për shfrytëzimin e hapësirave detare përgjatë brigjeve të saj, pjesë e të cilit është edhe zgjerimi i hapësirës detare nga 6 deri në 12 milje larg këtyre brigjeve. Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme dhe asaj për mjedisin dhe energjinë bënë publike për mediat këtë hartë që tregon ndarjen në 4 njësi të hapësirave ku Greqia ka interes për zhvillimin në të ardhmen të aktiviteteve të ndryshme detare, duke nisur që nga kërkimi i gazit e naftës, peshikimi, zhvillimi i turizmit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore nënujore e të tjerë. Mediat vendase shkruajnë se kjo është hera e parë që Athina zyrtare publikon një hartë, që përcakton qartë interesat e Greqisë për shfrytëzimin e të ashtuquajturave “Zona Ekskluzive Ekonomike” në ujërat detarë të Jonit, Egjeut dhe më tej në Mesdheun Lindor.
    Këto ambicie të Greqisë, megjithatë kanë rënë ndesh me planet për shfrytëzimin e hapësirave detare edhe me vendet fqinjë, veçanërisht me Turqinë, me të cilën ka mosmarrëveshje për ndarjen territoriale detare në Egje dhe Mesdheun Lindor. Pas qeverisë greke, mediat turke publikuan projektin e qeverisë për shfrytëzimin e hapësirave detare të Turqisë ku ka mbivendosje me projektin e Athinës. Mosmarrëveshje të tilla për pak sa nuk shkaktuan një konflikt ushtarak të paprecedentë mes dy vendeve anëtare të NATO-s në vitin 2020, kur turqit dërguan në 2020-ën anijen sondë Oruç Reis për kërkimin e naftës dhe gazit në ujërat e Mesdheut lindor, në një zonë që pretendohet edhe nga Greqia.
    Reagon Meçollari
    Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar në rrjetet sociale edhe ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari.  “Një Qeveri e trembur nga Micotaqis. Në nëntor 2022 anijet greke të kërkimit të hidrokarbureve hynë dhe bën kërkime, jo vetëm në zonën detare të kontestuar, por edhe në brendësi të shelfit kontinental të Shqipërisë.  Në atë kohë MEPJ drejtohej nga Olta Xhaçka, e cila deklaroi se anijet greke nuk kishin hyrë në ujrat shqiptare.  Në Greqi drejton përsëri KM Micotaqis. Dje Qeveria Greke publikoi hartën me hapësirat detare të Greqisë, ku rajoni detar midis Shqipërisë dhe Greqisë në Detin Jon paraqitet i delimituar, sipas qejfit të Greqisë.
    Shqipëria dhe Greqia nuk kanë të delimituara hapësirat detare në këtë rajon. Sot, MEPJ është Igli Hasani i cili nuk ndihet. Në Greqi drejtonte KM Micotaqis. Në maj 2015 anijet greke të kërkimit të hidrokarbureve hynë dhe bën kërkime në zonën detare të kontestuar të shelfit kontinental midis dy shteteve. Në atë kohë MEPJ drejtohej nga Ditmir Bushati, i cili me anë të një note proteste i detyrojë anijet të dalin nga zona e kërkimit. Në Greqi drejtonte KM Cipras”, shkroi dje Meçollari,
    Reagon Metalla
    Po ashtu edhe profesori dhe ish-deputeti Osman Metalla reagoi për këtë hartë, duke akuzuar palën greke se ka pretendime për territore mes saj dhe Shqipërisë, që ende nuk janë përcaktuar se kujt i përkasin. “Ajo që bie në sy në këtë dokument është harta bashkëlidhur, e cila, në paraqitjen e kufijve detarë (detit territorial dhe shelfit kontinental), pasqyron në mënyrë të plotë pretendimet e Greqisë në raport me delimitimin e hapësirave detare me Republikën e Shqipërisë”, thotë profesori. Ai shton se interesat e Shqipërisë po dëmtohen dhe kërkon nga autoritetet të reagojnë.
    Reagimi i plotë i Osman Metallës
    “Të dashur miq! Ditën e sotme, Greqia miratoi një akt që vendos Strategjinë Kombëtare Hapësinore për Hapësirën Detare (NSSMS), e cila përcakton dhe harton Planifikimin Hapësinor Detar të Greqisë (MSP). Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme Greke në lidhje me Planifikimin Hapësinor Detar thuhet: “Planifikimi Hapësinor Detar (PHD) është një kornizë gjithëpërfshirëse për planifikimin hapësinor dhe një kërkesë thelbësore për zhvillimin e suksesshëm të një ekonomie blu dhe qarkulluese, duke përcaktuar qartë aktivitetet njerëzore që mund të zhvillohen në të gjitha zonat detare në Greqi, me respekt për domosdoshmërinë e mbrojtjes së mjedisit.”
    Qasja e ndjekur në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare Hapësinore për Hapësirën Detare ka kombinuar parametra shpesh në konflikt mes tyre – socialë, ekonomikë, energjetikë dhe mjedisorë – me qëllim që të shërbejë për një sërë objektivash të ndërlidhura, siç janë qëndrueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike e mjedisit detar, zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, mbrojtja e trashëgimisë sonë kulturore dhe veçanërisht e antikiteteve të fundosura, përmirësimi dhe mbrojtja e transportit detar, shfrytëzimi i burimeve energjetike të vendit, akuakultura dhe forcimi i projekteve ndërkufitare me interes të përbashkët. PSHD (Planifikimi Strategjik për Hapësirën Detare) merr parasysh ndërveprimet midis aktiviteteve tokësore dhe detare dhe thekson konsultimin dhe bashkëformulimin e prioriteteve sipas rajoneve, përmes krijimit të Kuadrove të PSHD-së. Me anë të PSHD-së dhe SKHHD-së (Strategjisë Kombëtare Hapësinore për Hapësirën Detare), Shteti Grek për herë të parë përcakton në mënyrë të detajuar përdorimet e zonave të tij detare, duke zbatuar detyrimin që rrjedh nga Direktiva 2014/89/BE dhe duke ushtruar të drejtat që burojnë nga e Drejta Ndërkombëtare.
    Ajo që bie në sy në këtë dokument është harta bashkëlidhur, e cila, në paraqitjen e kufijve detarë (detit territorial dhe shelfit kontinental), pasqyron në mënyrë të plotë pretendimet e Greqisë në raport me delimitimin e hapësirave detare me Republikën e Shqipërisë. Një veprim i tillë nuk është i shkëputur, por në vazhdën e veprimeve që shteti Grek ka ndjekur në mënyrë të qëndrueshme. Kështu, në nëntor të vitit 2022, anija “Ramform Hyperion” zhvillonte kërkime për naftë në hapësirën detare në veri të ishujve grekë Othonoi dhe Erikousa, një hapësirë e cila është e pandarë dhe për të cilën të dyja palët kanë pretendimet e tyre. Në këtë hapësirë, shtetet kanë detyrimin, sipas Konventës për të Drejtën e Detit (UNCLOS), të kenë një sistem informimi reciprok. Nga ana e autoriteteve shqiptare, në këtë rast nuk u bë asnjë notë verbale apo deklaratë lidhur me mosrespektimin e Konventës UNCLOS.
    Paraqitja e një harte të tillë, e cila tregon si hapësira detare greke territore që nuk janë të ndara, por janë subjekt i negociatave ose vendimeve të gjykatave ndërkombëtare (nëse palët do t’u drejtohen atyre), përbën sërish një shkelje të Konventës dhe njëkohësisht dëmton interesat e Republikës së Shqipërisë në arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të ndershme, ashtu siç parashikohet nga Konventa. Për këtë arsye, është e domosdoshme që autoritetet shqiptare të reagojnë ndaj autoriteteve greke, si dhe pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Çdo heshtje apo mungesë reagimi kontribuon në përkeqësimin e pozicionit të Republikës së Shqipërisë, përfshirë edhe në një përballje të mundshme në një gjykatë ndërkombëtare, duke i dhënë më shumë argumente palës greke”, shkruan Metalla.
    Reagon Turqia
    Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka deklaruar se është e vendosur të mbrojë me çdo kusht të drejtat dhe interesat e Ankarasë në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor, pas prezantimit të një harte të re nga pala greke që përshkruan hapësirën detare të pretenduar nga Athina në këto rajone të diskutueshme. “Forcat e Armatosura të Turqisë janë të vendosura për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona në Egje dhe në Mesdheun Lindor,” thanë burime nga ministria, duke e cilësuar hartën greke si “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Harta e paraqitur së fundmi nga Athina ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga çështjet më të ndjeshme mes dy vendeve: përcaktimin e kufijve detarë në Egje dhe Mesdhe.
    Greqia pretendon një zgjerim të kufirit të saj detar bazuar në ishujt e vegjël dhe të pabanuar, duke përfshirë një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes detare që Turqia e konsideron si zonë të saj të interesit ekonomik ekskluziv. Ankaraja e sheh këtë si një përpjekje për të kufizuar hapësirën e saj detare dhe për të bllokuar qasjen e saj në burimet natyrore të Mesdheut Lindor, ku në vitet e fundit janë zbuluar rezerva të mëdha gazi natyror. Tensionet detare mes Turqisë dhe Greqisë janë përshkallëzuar herë pas here gjatë dekadave të fundit, shpesh të shoqëruara me manovra ushtarake dhe ndërhyrje diplomatike nga NATO dhe BE.
    Zyrtarët turq kanë theksuar se janë të hapur për dialog, por nuk do të pranojnë vendime të njëanshme që cenojnë sovranitetin dhe interesat strategjike të vendit. Kjo situatë pritet të ndikojë edhe më tej në marrëdhëniet jo gjithmonë të qëndrueshme midis dy anëtarëve të NATO-s, në një periudhë kur stabiliteti në Mesdhe është më i rëndësishëm se kurrë.
     

  • Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, publikon hartën

    Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, publikon hartën

    Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike për herë të parë një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare, të cilat përfshijnë Zonat Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të përcaktuara në kuadër të marrëveshjeve me Italinë dhe pjesërisht me Egjiptin. Në pjesët ku mungon një marrëveshje bilaterale, kufijtë janë përcaktuar në bazë të vijës së mesme, sipas ligjit grek 4001/2011.

    Harta, tashmë e publikuar në gazetën zyrtare dhe e dorëzuar në institucionet evropiane, paraqet përpjekjen më të qartë të Greqisë për të kundërshtuar pretendimet detare të Turqisë, të bazuara në memorandumin e diskutueshëm me Libinë. Ky memorandum, i dërguar nga Ankaraja në OKB, ka shkaktuar tensione të mëdha, pasi bie ndesh me marrëveshjen e nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit.