Tag: detajet

  • Detajet/ 20-vjeçari bëri manovrën e gabuar dhe përplasi furgonin e policisë, si ndodhi aksidenti në Fier

    Detajet/ 20-vjeçari bëri manovrën e gabuar dhe përplasi furgonin e policisë, si ndodhi aksidenti në Fier

    Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, automjeti me drejtues Ardonelo Yzeiraj 20 vjeç, ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H.
    Për pasojë është dëmtuar Ardonelo Yzeirajdhe tre punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • DETAJET/ Dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Berat

    DETAJET/ Dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Berat

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Berat, pak pas mesnatës së djeshme.

    Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”.
    Personat e tjerë me të cilët është konfliktuar 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga Galina.
    I plagosuri është dërguar në spital nga shoku i tij, por gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar detajet rreth ngjarjes.
    “Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

    Top Channel

  • Pas 4 vitesh romancë, Miley Cyrus thotë “Po”! Zbulohen detajet e unazës luksoze

    Pas 4 vitesh romancë, Miley Cyrus thotë “Po”! Zbulohen detajet e unazës luksoze

    Miley Cyrus dhe partneri i saj, Maxx Morando, janë zyrtarisht të fejuar pas katër vjetësh romancë, ka raportuar Page Six. Lajmi vjen pasi çifti u shfaq së bashku në tapetin e kuq të premierës botërore të filmit “Avatar: Fire and Ash”, ku fansat vunë re menjëherë detajin që i tradhtoi: unazën e saj të re vezulluese.
    Në paraqitjen e tyre të përbashkët në Los Angeles, dyshja pozuan të buzëqeshur e të qetë, ndërsa Miley poziciononte dorën në mënyrë strategjike për të nxjerrë në pah unazën mahnitëse me diamant. Thashethemet nisën menjëherë, por nuk zgjati shumë deri sa u konfirmuan.

    Sipas përfaqësueses së këngëtares, Francesca Consulting, unaza është krijuar me porosi nga dizajnerja e famshme e bizhuterive Jacquie Aiche, e njohur për stilin boho-luksoz dhe bashkëpunimet me shumë yje të Hollywood-it. Detajet zbuluan se diamanti ka prerje cushion, i vendosur në një shirit të trashë prej ari të verdhë 14-karatësh, duke i dhënë copës një dukje klasike, por njëkohësisht moderne e të fuqishme, pikërisht si vetë Cyrus.
    Në event, Miley mahniti me një fustan elegant të zi pa rripa, të mbushur me shkëlqim, pjesë e sipërme të strukturuar dhe fund me pala që i jepte një siluetë glamuroze. Ndërsa Maxx Morando, muzikanti dhe partneri i saj prej vitesh, u shfaq me një kostum të zi klasik dhe këmishë të bardhë, duke kompletuar një pamje harmonike me artisten.
    Fejesa e tyre shënon një kapitull të ri për çiftin, të cilët kanë preferuar gjithmonë të mbajnë një profil të ulët publik, duke e ruajtur romancën larg zhurmës së mediave.

  • Si u ndanë pas Magic Mike? Detajet e divorcit të Channing Tatum dhe Jenna Dewan

    Si u ndanë pas Magic Mike? Detajet e divorcit të Channing Tatum dhe Jenna Dewan

    Detaje financiare rreth ndarjes së Channing Tatum dhe Jenna Dewan janë bërë publike përmes dokumenteve ligjore të depozituara më 26 nëntor. Dokumentet zbulojnë detajet e marrëveshjes përfundimtare të divorcit të tyre në shtator 2024, pas viteve të zgjatura të procedurave ligjore.
    Tatum, 45 vjeç, dhe Dewan, 44 vjeçe, u takuan në setin e filmit Step Up në 2006 dhe u martuan në 2009. Çifti, i cili u nda pas gati nëntë vjet martesë, ka një vajzë, Everly, të lindur në 2013, të cilën e kanë në kujdes të përbashkët. Dewan kishte depozituar kërkesën për divorc në tetor 2018, duke nisur një proces ligjor që zgjati disa vjet.
    Gjatë procedurave, avokatët e Dewan argumentuan se filmi i Tatumit, Magic Mike (2012), ishte bashkëfinancuar me fonde të përbashkëta gjatë lidhjes së tyre dhe se ajo duhej të përfitonte nga të ardhurat e tij. Debati u përqendrua tek të ardhurat nga franchise-i i mëvonshëm i filmit. Avokatët e Dewan kërkonin që ajo të merrte gjysmën e fitimeve, ndërsa ekipi ligjor i Tatum argumentonte se aktori nuk kishte fshehur kurrë financat nga ajo.
    Marrëveshja përfundimtare e divorcit, e arritur në shtator 2024, i dha fund zyrtarisht një kapitulli të gjatë dhe të komplikuar të jetës personale të çiftit, duke rregulluar detajet financiare dhe kujdestarinë për vajzën e tyre. Ky proces ka qenë një nga divorcet më të ndjekura në Hollywood për shkak të famës dhe projekteve të njohura të aktorëve.

  • DETAJET-Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan/ Policia shoqëron një person me banim në…

    DETAJET-Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan/ Policia shoqëron një person me banim në…

    Shoqërohet në policinë e Elbasanit një person me banim ne Lezhë 
    Ai ka perdorur ditët e fundit makinën Audi që u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.  
    Personi është fiksuar në rrugën e Kombit duke bere pagesën te trau. 
    Policia po ushtron kontroll ne shtëpinë e tij. 

  • DETAJET/ Si e paralajmëruan pronarin emigrant të lokalit Jeton Lami dhe 2 të tjerët: Na jep 500 mijë euro ose…

    DETAJET/ Si e paralajmëruan pronarin emigrant të lokalit Jeton Lami dhe 2 të tjerët: Na jep 500 mijë euro ose…

    Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që u shënua në Kamëz dy ditë më parë.
    Sipas burimeve, mësohet se autorët, ish oficeri i policisë Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika dhe dy kunetërit që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të njëtit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.Lexo edhe :Related Posts
    Të njëjtat burime sqarojnë se tre të arrestuarit mes të cilëve edhe ish oficeri Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, ky i fundit jetonte në Itali.

    Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit.
    Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.

  • Pla*osje në Bathore, mësohen detajet e para

    Pla*osje në Bathore, mësohen detajet e para

    Kronikë E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 20:28
    Mbrëmjen e kësaj të mërkure një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Bathore. Policia e Tiranës bën të ditur se rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Elvis Visha, rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • “Jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”/ Video duke u puthur me një djalë, reagon Loredana Brati

    “Jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”/ Video duke u puthur me një djalë, reagon Loredana Brati

    Pas publikimit të një videoje që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku djali David Dano shihet pranë Loredana Bratit duke e puthur në faqe, ka ardhur sqarimi i shumëpërfolur nga vetë ajo.
    I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, David Dano, i njohur për ngjarjen e bujshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës më 29 shtator, ku u fut me forcë për të kërkuar dëmshpërblim për banesën e prishur gjatë ndërtimit të rrugës Transballkanike foli edhe për videon që publikoi në Instagram me Loredanën, duke ngritur shumë pikëpyetje për marrëdhënien mes tyre.
    Mirëpo, reagimi i Loredanës nuk ka vonuar. Në një mesazh ne videon e ‘Top Albania Radio’, ajo ka sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka pasur asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.
    “Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto. Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet,” – ka treguar Loredana.
    Në fund, ajo i ka bërë thirrje Davidit që të sqarojë të vërtetën e plotë:
    “David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”

  • “Ka kontakte, thjesht duhet të darkordsohen palët”! Detajet mes Rei Manajt dhe Lushnjes, nuk ishte e pavërtetë

    “Ka kontakte, thjesht duhet të darkordsohen palët”! Detajet mes Rei Manajt dhe Lushnjes, nuk ishte e pavërtetë

    Rei Manaj mund të blejë Lushnjen! Ky ishte lajmi i dalë nga “Procesi Sportiv” pak ditë më parë dhe më pas u përgënjeshtrua në rrjetet sociale. Por një tjetër faqe në Instagram, Kf Lushnja, ka treguar detajet në lidhje me këtë çështje.
    “Diçka mund të bëhet , kontakte ka , thjesht duhet të dakordsohen palët. Qëllimi nga Rey është që të ndihmohet në çdo mënyrë ekipi i tij i zemrës Lushnja. Por jo çdo gjë është e thjesht. Rëndësi ka që ka zgjuar interesim nga shum palë.
    Njërëz si Rey Manaj na duhen sot ! Përpjekja e tijë vlerësohet shumë dhe në qytet. Lushnja e do futbollin , jeton me të … imagjinoni të ndodhin ato që po projektohen … thjesht Imagjinoni …”, shkruhet në postimin e Lushnjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Arsenali sfidon Bilbaon, Arteta: Ndeshja mund të vendoset nga detajet, duhet kujdes

    Arsenali sfidon Bilbaon, Arteta: Ndeshja mund të vendoset nga detajet, duhet kujdes

    Arsenal do të përballet me Bilbaon, në përballjen e vlefshme për Champions League. Në prag të këtij takimi, tregoi këndvështrimin e tij në konferencë trajneri i anglezëve, Arteta.
    “Kjo është historia që kemi dhe që duam ta ndryshojmë menjëherë. Duam të bëjmë më mirë çdo ditë, më pas, gjithçka përcaktohet nga detajet. Nuk është kaq e thjeshtë të fitosh.”

    Kthimi në vendlindje
    “Kanë kaluar 20 vjet që kur dola nga Real Sociedadi si lojtar, dhe e gjithë familja ime vjen këtu kur vizitojmë vendlindjen. Atmosfera e futbollit ndihet që në momentin që arrin. Nuk kam qenë kurrë në ‘San Mamés’-in e ri dhe mezi pres të përjetoj atë që ndodh në këtë stadium.”
    Pep Guardiola
    “Ai gjithmonë ka qenë mbrojtësi im, por më thoshte: ‘Duhet të fluturosh’. Gjithmonë më dha besim dhe siguri… për të më thënë: ‘Duhet të shkoje dhe ta bësh. Duhet ta bësh tek Arsenali’. Dhe ai e dinte si ndihesha këtu.”
    Elozhe nga Ernesto Valverde
    “Trajneri i Athletic Bilbaos tha sot se Mikel Arteta është një nga trajnerët më të mirë në botë. Nuk e kisha dëgjuar më parë, por për mua Ernesto është një referencë. Ai ka 20 vjet në këtë profesion dhe kudo që shkon lë gjurmë në dy drejtime: sukseset sportive dhe sjelljen, humanitetin e tij. E bën gjithçka me një natyrshmëri që, sipas mendimit tim, e dallon nga shumë trajnerë të tjerë në botë. E falënderoj shumë për atë që tha.”
    Nico Williams dhe oferta e mundshme e Arsenalit
    “Nuk mund të them asgjë për këtë. Mund të them vetëm se Nico është një lojtar fantastik dhe po e shijojnë çdo javë këtu dhe në përfaqësuese. Nuk mund të shtoj më shumë.”
    © BalkanWeb