Tag: detaje

  • Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptares në Itali/ Mediat italiane: U vra me thikë nga i dashuri, trupin e futi në valixhe dhe…

    Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptares në Itali/ Mediat italiane: U vra me thikë nga i dashuri, trupin e futi në valixhe dhe…

    Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet brenda një valixheje në një zonë pyjore në Poli, afër Romës.
    I dashuri i saj, një shtetas filipinas, 23-vjeçar, akuzohet për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës. Pasi e goditi me thikë, dyshohet se e futi trupin në valixhe dhe më pas e hodhi në zonën pyjore. I riu është arrestuar nga autoritete italiane.
    Zbulimi makabër u bë nga disa persona që frekuentojnë zonën pyjore të Polit, të cilët kanë lajmëruar policinë.
    Ilaria Sula ka studiuar Statistika në Universitetin Sapienza. Pas zhdukjes së saj, përveç familjarëve, të cilët kishin alarmuar në rrjetet sociale, për ta kërkuar u mobilizuan edhe miq e kolegë, të cilët shpërndanë fotografi të shumta të së resë.
     

    Top Channel

  • Detaje nga vrasja e shqiptares në Itali, i dashuri përdori telefonin edhe pas krimit

    Detaje nga vrasja e shqiptares në Itali, i dashuri përdori telefonin edhe pas krimit

    Detaje të reja janë zbuluar nga mediat italiane nga ngjarja e tmerrshme që tronditi vendin, ku shqiptarja 22-vjeçare Ilaria Sula, u gjet e vdekur. Trupi i saj u gjet mëngjesin e sotëm në një zonë me pyje pranë komunës së Polit, rreth 40 kilometra nga Roma.
    I dyshuari kryesor për vrasjen është i dashuri i saj, Mark Samson, një 23-vjeçar me origjinë filipinase. Autoritetet italiane e kanë ndaluar dhe po e marrin në pyetje për akuzat e rënda të vrasjes me dashje dhe fshehjes së trupit. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se e ka goditur me thikë disa herë Ilarian në apartamentin e tij në Via Homs, në lagjen Africano të Romës, dhe më pas ka tentuar të zhdukë trupin.
    Një detaj i rëndë që ka ndihmuar hetimet është fakti se, pas vrasjes, Samson ka vazhduar të përdorë telefonin e Ilaries për të dërguar mesazhe dhe për të postuar në rrjetet sociale, duke krijuar idenë se ajo ishte ende gjallë. Tabulatet telefonike kanë ndihmuar policinë të zbulojë të vërtetën dhe ta vendosin atë në qendër të dyshimeve, shkruan “La Repubblica”, përciell A2 CNN.
    Ilaria ishte studente në Fakultetin e Shkencave Statistike në Universitetin Sapienza të Romës dhe jetonte në një apartament me shoqet e saj në lagjen San Lorenzo. Mbrëmjen e 25 marsit, ajo doli nga shtëpia pa dhënë ndonjë shpjegim dhe nuk u kthye më. Familja e saj në Terni dha alarmin dhe policia italiane nisi kërkimet menjëherë.
    Rektorja e universitetit, Antonella Polimeni, e cilësoi ngjarjen si një vrasje të tmerrshme që ka lënë të gjithë pa fjalë. “Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjes së Ilaries dhe gjithë komunitetit tonë studentor,” u shpreh ajo.
    Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë krim të rëndë dhe për të sjellë drejtësi për Ilaria Sulën, ëndrrat e së cilës u shuan në mënyrën më tragjike.

  • DETAJE/ I dashuri filipinas vrau me thikë 22-vjeçaren shqiptare dhe e largoi trupin me valixhe, si ra policia në gjurmët e tij

    DETAJE/ I dashuri filipinas vrau me thikë 22-vjeçaren shqiptare dhe e largoi trupin me valixhe, si ra policia në gjurmët e tij

    Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali.

    Ilaria Sula ishte larguar më 25 mars nga shtëpia e saj në Furio Camillo të Romës, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm.

    Lexo edhe :

    Related Posts

    Zbulimi i trupit

    Trupi i të resë u gjet në një zonë të pyllëzuar pranë komunës së Polit, brenda një valixheje. Agjentët po kryejnë hetime në lagjen Africano brenda një apartamenti ku dyshohet se ajo mund të ketë kaluar ditët e fundit.

    I dashuri 23-vjeçar i saj ndodhet në arrest.  I riu me origjinë filipinase dyshohet se e vrau vajzën duke e goditur me thikë në një apartament në kryeqytet dhe më pas e largoi trupin pasi e kishte mbyllur në një valixhe. Ai do të merret në pyetje nga prokurorët për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

    Ishte analiza e tabulateve të telefonit që inkriminuan të dashurin e Ilaria Sulës. Djali, një filipinas njëzet e tre vjeç, dyshohet se përdori telefonin e së resë për të postuar në profilin e vajzës së zhdukur në rrjetet sociale.

    Rindërtimi

    Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira ku jetonte me shoqet, por nuk ishte kthyer më. Mbrëmjen e së martës së kaluar pati një shkëmbim mesazhesh në Whatsapp me shoqet e shtëpisë, të cilat pasi panë që nuk ishte kthyer, e telefonuan.

    Por  celulari i saj rezultonte i fikur. Familjarët së bashku me shoqet nuk morën më asnjë përgjigje. Të shqetësuar, prindërit e Ilarias bënë denoncim në polici.

    Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv

  • EMRI/ Detaje nga lënda plasëse në Tiranë, pronari i banesës ishte kthyer pak muaj më parë nga SHBA

    EMRI/ Detaje nga lënda plasëse në Tiranë, pronari i banesës ishte kthyer pak muaj më parë nga SHBA

    Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse pranë një banesë në Tiranë.
    Mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë Tonin Qafa, i cili ka jetuar për shumë vjet në Amerikë dhe ka tre muaj që është kthyer në Shqipëri. Në vitin 2009, ai humbi një vëlla, i cili u vra tragjikisht.
    Sidoqoftë, dyshimet e policisë dhe hetimet e zhvilluara sugjerojnë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konflikteve që kanë lidhje me djalin e Tonin Qafës, i cili jeton jashtë vendit. Hetimet janë përqendruar kryesisht në këtë aspekt, duke menduar se ndoshta këto konflikte janë arsyeja që ka çuar në tragjedinë që goditi familjen e

  • Iu gjetën dy pistoleta me vlerë 10 mijë euro, detaje nga arrestimi i shqiptarëve të Kosovës, policia i ndoqi nga Morina dhe i vuri prangat në autostradë

    Iu gjetën dy pistoleta me vlerë 10 mijë euro, detaje nga arrestimi i shqiptarëve të Kosovës, policia i ndoqi nga Morina dhe i vuri prangat në autostradë

    Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga arrestimi i 2 shqiptarëve të Kosovës, Altin Pajaziti, 23 vjeç dhe Kadri Prushi, 53 vjeç, të cilët u arrestuan nga policia pasi ishin nisur për të shitur 2 pistoleta në Tiranë.
    Blutë kanë pasur informacion për ardhjen e tyre me qëllim trafikimin e armëve, dhe i kanë ndjekur që prej momenteve që kanë kaluar kufirin në Morinë dhe është ndërhyrë për arrestim në autostradë.Lexo edhe :Related Posts
    Pistoletat, me vlerë afro 10 000 euro, janë prodhim i ri dhe dyshohet se kanë përfunduar në duart e 2 të arrestuarve prej trafikimit nga një vend në tjetrin.

    Njëra prej tyre, prodhim belg, konsiderohet e veçantë dhe ka çmim relativisht të lartë, jo si të pistoletave të zakonshme.
    Njëri prej të arrestuarve, Kadri Prushi, rezulton të jetë dënuar me burg në Zvicër për trafik droge, ndërsa është i skeduar edhe për trafik armësh, nga vende të Europës, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.
    2 të arrestuarit nuk janë treguar bashkëpunues me policinë, pasi në seancën e marrjes në pyetje nuk kanë pranuar të tregojnë ku do i shisnin armët./vizionplus.tv

  • U shkrumbua nga flakët, zbardhen detaje nga djegia e lokalit në Fier, ndalohen pesë persona

    U shkrumbua nga flakët, zbardhen detaje nga djegia e lokalit në Fier, ndalohen pesë persona

    Zbardhen detaje nga djegia e një lokali në Darzezë, Fier.

    Uniformat blu bëjnë me dije se janë ndaluar pesë persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
    Ngjarja ka ndodhur më datë 30 mars, teksa ende nuk dihet motivi.
    “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.03.2025, mbi djegien e një lokali në plazhin e Darëzezës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale në lidhje me rastin, u ndaluan shtetasit A. T., 23 vjeç, E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç, E. L., 19 vjeç dhe D. L., 19 vjeç, të pestë banues në Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. R., 19 vjeç, pasi dyshohen si autorë të këtij rasti. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. R., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve, si dhe për të dokumentuar shkakun e zjarrit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • DETAJE / 11 Maji, Rama shpalos sot programin e Partisë Socialiste për mandatin e katërt

    DETAJE / 11 Maji, Rama shpalos sot programin e Partisë Socialiste për mandatin e katërt

    Pritet që këtë të Enjte kryesocialisti Edi Rama të prezantojë programin e Partisë Socialiste, para zgjedhjeve të 11 Majit. Në takimet dhe komunikimet e deritanishme, ai ka deklaruar se në fokus të mazhoritarëve janë dy fusha, drejtësia dhe integrimi në Bashkimin Evropian.
    Megjithatë, mbetet për t’u parë në detaje gjithë programi i socialistëve për çdo sektor dhe projektet që synohen të realizohen nëse fitojnë mandatin e 4-ërt.
    Rritja e pagës minimale me 500 Euro, siç deklaroi sot Rama, do të hyjë në fuqi më 1 Janar 2026. Mësohet se pika të tjera kyçe janë nxitja e sektorit privat, infrastruktura dhe menaxhimi i fluksit turistik.
    Kujtojmë se pak ditë më parë, pamë kryeministrin në mes të “projeksioneve” të përgatitura me teknologjinë e fundit. E nisi me punën e bërë në 12 vite, duke përfunduar në atë çfarë synohet të arrihet më tej, i bindur për fitoren e radhës!

  • Prokuroria jep detaje: Vajza që u dhunua në Ferizaj është e mitur

    Prokuroria jep detaje: Vajza që u dhunua në Ferizaj është e mitur

    Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë.
    Rasti dhunimit kishte ndodhur në muajin janar.
    Ndërsa lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje ku thuhet se viktima i përket moshës 14-16 vjeçare, teksa i dyshuari është ndaluar.
    “Ferizaj, 26 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, është ndaluar i pandehuri me inicialet E.H.
    Prokurori i Shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture të moshës 14-16 vjeçare në Ferizaj, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
    Po ashtu, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj brenda afatit të parashikuar.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Policia jep detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë, ishin dy persona me maska që kryen aktin

    Policia jep detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë, ishin dy persona me maska që kryen aktin

    Një person është vrarë dhe një është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë mbrëmjen e së martës.
    Personi që humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë është Naser Gashi, përreth të 60’ave.
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë.
    Njoftimi i policisë për rastin:
    Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
    Mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku, bëri të ditur se viktima erdhi me plagë në gjoks dhe pothuajse pa shenja jete.
    “Rreth orës 22:35 ka ardhur personi i parë i plagosur, ka qenë thuajse pa shenja jete. Është bërë reanimi i tij, për gjysmë ore, ka ndërru jetë. Pas 15 minutave ka ardhur i plagosuri tjetër që ka tri plagë por është në gjendje stabile. Personi që vdiq është rreth të 60-ave”, ka thënë Çitaku.
    Mjeku kujdestar në Emergjencë ka bërë të ditur se i plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Detaje nga krimi në Kosovë! Pronari i furrës së bukës vrau me armë punëtoren, më pas i dha fund jetës së tij!

    Detaje nga krimi në Kosovë! Pronari i furrës së bukës vrau me armë punëtoren, më pas i dha fund jetës së tij!

    Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi para pak çastesh afër Vushtrrisë në Kosovë, ku sipas burimeve të mediave atje, pronari i një furre buke dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
    “Aktualisht nuk kemi informacion të detajuar se çfarë ka ndodhur, por prokurori është përgjigjur thirrjes së policisë dhe po merret me rastin”, ka deklaruar një zyrtar nga policia e Kosovës.
    “Konfirmojmë që janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një person ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Prokurori dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, thanë burime nga policia.
    Kujtojmë se një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.