Tag: detaje

  • Kokainë nga Amerika Latine dhe heroinë nga vendi ynë, detaje nga operacioni ku u godit mafia shqiptare

    Kokainë nga Amerika Latine dhe heroinë nga vendi ynë, detaje nga operacioni ku u godit mafia shqiptare

    Detaje të reja dalin nga operacioni antidrogë ku u lëshuan 22 masa sigurie në një aksion të përbashkët mes prokurorisë së Brescia dhe SPAK. Sipas mediave italiane, policia e Brescias zbuloi një rrjet droge të përqendruar në provincë.
    Bazat e grupit kriminal shqiptar ishin në Rovato dhe Palazzolo. Importi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare. Një sasi e konsiderueshme parash u sekuestrua gjithashtu.
    Kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria. Hetimi zbuloi shoferë autobusësh që nuk ishin në dijeni se po transportonin drogë, informon giornaledibrescia.

  • Detaje nga sherri mes gjimnazistëve në Durrës, i mituri është qëlluar me thikë pranë zemrës

    Detaje nga sherri mes gjimnazistëve në Durrës, i mituri është qëlluar me thikë pranë zemrës

    Zbardhen detaje nga sherri mes gjimnazistëve në Durrës.

    Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi raporton se i mituri është qëlluar pranë zemrës dhe se është në gjendje kritike për jetën.
    Mësohet se përplasja mes të miturve ka nisur “më ke sharë, pse më ke sharë”. Njëri nga grupi i të plagosurit ka marrë vesh se pala tjetër i ka sharë dhe menjëherë i plagosuri e ka marrë në telefon për t’u sqaruar.
    I plagosuri është me origjinë nga Burreli, ndërsa autori dyshohet se është nga Cërriku.

    Top Channel

  • Ishte në koncert në Bolognia, detaje nga vdekja para kohe e Shpat Kasapit

    Ishte në koncert në Bolognia, detaje nga vdekja para kohe e Shpat Kasapit

    Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi.
    Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë. Dyshohet se shkak është bërë ataku në zemër.
    Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

  • Ishte në koncert në Bolognia, detaje nga vdekja e papritur e Shpat Kasapit

    Ishte në koncert në Bolognia, detaje nga vdekja e papritur e Shpat Kasapit

    Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi.
    Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë. Dyshohet se shkak është bërë ataku në zemër.
    Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.
    Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me origjinë dibrane dhe me traditë muzikore. Që në fillimet e viteve 2000 ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar popullaritet të madh me stilin e tij modern dhe performancat energjike. Këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” u kthyen në hite që e bënë të njohur në gjithë trojet shqiptare.
    Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.

  • 5 milionë euro për “kokën” e Gilmando Danit, dalin detaje të reja nga vrasja në Rinas, ja çfarë po heton policia

    5 milionë euro për “kokën” e Gilmando Danit, dalin detaje të reja nga vrasja në Rinas, ja çfarë po heton policia

    Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Rinas, ku më 11 nëntor, u qëlluan me breshëri armësh ndaj makinës ku udhëtonte Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Si pasojë e plagëve, humbi jetë në vendngjarje, Gilmando Dani, ndërsa ndërroi jetë në spital pas disa ditësh edhe Shaljani.
    Edhe pse kanë kaluar dy javë nga krimi i rëndë, ende ngjarja e rëndë nuk është zbardhur dhe asnjë nga autorët nuk është arrestuar.
    Sipas burimeve të A2CNN nga grupi hetimor, këta të fundit kanë zbuluar se për vrasjen e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullazit është paguar plot 5 milionë euro dhe se grupi që ka marrë përsipër atentatin, veprojnë si vrasës me pagesë.
    Ka dyshime se vrasësit me pagesë janë rekrutuar nga një person tjetër, i cili ka bërë lidhjen me porositësit.
    Ndërsa ende vijojnë hetimet, për ngjarjen e rëndë, e cila rrezikoi edhe disa jetë të pafajshme.

  • DETAJE / Vritet në një atentat këngëtarja 22-vjeçare në Los Angeles

    DETAJE / Vritet në një atentat këngëtarja 22-vjeçare në Los Angeles

    Këngëtarja e muzikës latine dhe influencuesja në rrjetet sociale, Maria De La Rosa, e njohur me emrin artistik DELAROSA, është qëlluar për vdekje në Los Angeles, në një sulm të dhunshëm të ndodhur në orët e para të së shtunës. Ajo ishte vetëm 22 vjeç.
    Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD), ngjarja ndodhi në Northridge, në San Fernando Valley, rreth orës 01:30 të mëngjesit, kur persona të armatosur iu afruan një automjeti të parkuar dhe hapën zjarr ndaj pasagjerëve. Brenda makinës ndodheshin tre persona dhe të tre u plagosën nga breshëritë e plumbave.
    DELAROSA u transportua urgjentisht në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, përcjell A2 CNN. Dy personat e tjerë që ndodheshin në automjet mbetën në gjendje kritike. Ende nuk janë kryer arrestime dhe policia nuk ka dhënë detaje rreth motivit, megjithëse hetuesit dyshojnë se sulmi mund të ketë lidhje me aktivitete të bandave kriminale.
    Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe fansat e këngëtares, e cila kohët e fundit po niste të depërtonte në skenën latinë të muzikës. Në gusht, DELAROSA publikoi këngën e saj “No Me Llames”, e cila u prit pozitivisht dhe shënoi një hap të rëndësishëm drejt karrierës së saj profesionale. Në Instagram ajo kishte rreth 40 mijë ndjekës, ndërsa postimi i saj i fundit, një seri fotosh nga studio muzikore, është mbushur me komente ngushëllimi.

  • DETAJE/ 17-vjeçari i porositi 18 mijë € në TikTok, eurot false do të hidheshin në tregun e Malit të Zi dhe në Shkodër

    DETAJE/ 17-vjeçari i porositi 18 mijë € në TikTok, eurot false do të hidheshin në tregun e Malit të Zi dhe në Shkodër

    EUROT E SEKUESTRUARA

    TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga grupi kriminal i cili hidhte në treg euro false, ku në pranga u vendosën katër të rinj. Alesio Brungaj dyshohet se ishte personi nga Shkodra që kishte porositur shumat e eurove të falsifikuara. Dyshohet se eurot do të hidheshin në qarkullim në Shkodër dhe në Mal të Zi.
    Serxhio Lala dhe Enis Aliaj si dhe 17-vjeçari i arrestuar dyshohet se përmes faqeve në Tik Tok shisnin euro të falsifikuara, ku përmes mesazheve në këtë rrjet social kanë komunikuar dhe me të riun nga Shkodra ndërsa shuma e porositur ishte 18 mije euro, në prerje të ndryshme.

    Serxhio Lala dhe Enis Aliaj u arrestuan në flagrancë teksa po tërhiqnin nga posta 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të falsifikuara, të dërguara nga Brungaj./ZËRI

  • E rëndë në SHBA/ Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar, viktima me precedentë penalë (EMRI)

    E rëndë në SHBA/ Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar, viktima me precedentë penalë (EMRI)

    Françesk Shkambi

    SHBA- Një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Michigan të SHBA-së. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të dielës jashtë restorantit ku ai punonte, në Prime 7 Bar & Restaurant, 635 Cooley Lake Road, në Commerce Township. Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44-vjeç banues në Howell, i cili ishte menaxheri i përgjithshëm i restorantit Prime7.
    Zyrtarët që mbërritën në vendngjarje identifikuan viktimën të shtrirë në një verandë jashtë restorantit. Fillimisht ai u transportua në një spital lokal, ku më vonë ndërroi jetë, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e sherifit. Por, si ndodhi ngjarja? Burimet për FOX 2 thanë se Shkambi kishte marrë një telefonatë, kishte dalë nga restoranti dhe ishte qëlluar. Dyshohet se viktima dhe autori i dyshuar e njihnin njëri-tjetrin për një periudhë kohore përpara se një mosmarrëveshje midis të dyve të përshkallëzohej në ngjarjen fatale.
    Stafi dhe pronari i restorantit e përshkruajnë 44-vjeçarin si një njeri punëtor e me zemër të madhe. 
    “Ai kishte zemrën më të madhe në të gjithë botën. Ai erdhi në këtë restorant ndërsa ne ishim drejt fundit dhe na ndërtoi dhe na bëri të gjithëve familje”, tha Alex Craëford.
    “Ai është si një vëlla i madh për mua. Ai ishte një gjigant i butë dhe do na mungojë shumë, kjo është e sigurt”, shtoi ajo.
    “Ai ishte si vëllai im”, tha Frank Gjura, pronari i Prime 7.
    Ende nuk dihen detaje rreth natyrës së mosmarrëveshjes midis viktimës dhe autorit që çoi në të shtëna. Më shumë detaje pritet të pasojnë gjatë një seance gjyqësore. I dyshuari është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë. Ai u mbajt në Burgun e Qarkut Oakland. Mediat raportojnë se i dyshuari ka rrëfyer krimin, por nuk ka dhënë më shumë detaje. 
    Hetuesit gjithashtu gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur, sipas autoriteteve. Ndërkohë, po hetohet pista e mosmarrëveshjeve për shkak të të shkuarës së viktimës, i cili para disa vitesh ishte dënuar për konspiracion për posedim me qëllim shpërndarjen e drogave të paligjshme./ZËRI

  • Protesta e PD para Kryeministrisë, gazetari  jep detaje: Do të zgjasë rreth dy orë, ja si është planifikuar

    Protesta e PD para Kryeministrisë, gazetari jep detaje: Do të zgjasë rreth dy orë, ja si është planifikuar

    Gazetari Osman Stafa ka zbuluar detaje në lidhje me protestën e sotme të opozitës, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 para Kryeministrisë.
    Sipas gazetarit Stafa, protesta do të zhvillohet në formën e një platforme parlamentare, ku do të flasin krerët e PD, deputetë si edhe qytetarë.
    U raportua se protesta do zgjasë rreth dy orë, ndërsa pritet që për nga forma ky tubim t’i përngjajë mënyrës së protestimit para bashkisë së Tiranës muaj më parë.
    Ndërkohë autoritetet kanë marrë masat duke vendosur përforcues në dyert e Kryeministrisë dhe në instalacionin e vendosur mes kateve të godinës.
    PD nuk është angazhuar për një protestë masive në kryeqytet, por kërkon protesta të qëndrueshme dhe të zgjatura në kohë, ndërsa përgatitet për një protestë kombëtare masive.

  • Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore/ Transferoi 3 mln euro nga Shqipëria drejt Austrisë? SPAK hetim të ri për Ahmetajn

    Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore/ Transferoi 3 mln euro nga Shqipëria drejt Austrisë? SPAK hetim të ri për Ahmetajn

    Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa SPAK ka hapur një hetim të ri për ish-zyrtarin në arrati.
    Mësohet se prokurori Elvin Gokaj, ka kërkuar të pyeten si dëshmitarë 14 persona, ndër to dhe ish-ministri Shkëlqim Cani. Prokurori i SPAK theksoi se është rënë në kontakt se një shumë e madhe parash, konkretisht 3 milionë euro, është transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së, drejt Austrisë.
    “Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE që po verifikohet”, tha prokurori. Ndërkohë, avokati i Ahmetajt, tha se; “Prokurori po thotë qe po na doli gjë nga kjo do ngrijmë akuze, nese ka hetime te tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje te mbyllte hetimet, nuk mund te jete proces i rregullt me akte surprize, nëse ka prova te tjera prokurori ti paraqesë”.