Tag: detaje

  • Zbardhen detaje nga ngjarja në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të afërm të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së Novrus Cenaliajt

    Zbardhen detaje nga ngjarja në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të afërm të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së Novrus Cenaliajt

    Zbardhen të tjera detaje të reja nga të shtënat me armë në Fier, ku mbeti e plagosur një grua.

    Burime për Syri TV thonë se e plagosura dhe djali i saj janë të afërm të shtetasit Azgan Mërnica, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novrus Cenalia. Ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2024.

    Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja nga dy armë, që dyshohet se mund të ketë pasur shkëmbim zjarri.

    Njoftimi:

    Fier/Informacion paraprak

    Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).

    Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

    Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

    Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

     

  • T*rrorizoi banorët duke qëlluar me kallash nga ballkoni, policia detaje nga vdekja e të moshuarit: U gjet nga…

    T*rrorizoi banorët duke qëlluar me kallash nga ballkoni, policia detaje nga vdekja e të moshuarit: U gjet nga…

    Policia ka dhënë detaje vdekja e 72-vjeçarit, Edmond Naska, i cili rreth 1 vit më parë terrorizoi Korçën duke qëlluar me kallash nga ballkoni i shtëpisë. Raportohet se i moshuari me masë sigurie “arrest shtëpie” është gjetur i pajetë nga punonjësi i Policisë brenda banesës së tij. I moshuari jetonte i vetëm dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
    “Korçë/Më datë 08.04.2025, është gjetur pa shenje jete nga punonjësi i Policisë (SPZ), në banesën e tij, në lagjen nr. 16, shtetasi E. N., 72 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe jetonte vetëm. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftuan blutë.

  • Drogë me postë nga SHBA, zbulohen detaje të reja: Ishte nisur nga New York

    Drogë me postë nga SHBA, zbulohen detaje të reja: Ishte nisur nga New York

    Klan News ka mësuar të tjera detaje në lidhje me 24-vjeçarin që u kap në Tiranë për trafikim droge.Kanabisi që është kapur këtë të mërkurë nga Antidroga e kryeqytetit ishte dërguar nga New York me postë.
    Policia e ka emrin e dërguesit, por pritet të verifikohet në bashkëpunim me palën amerikane. 3.6 kilogramët e drogës kishin vlerë në treg 50 mijë Euro, një shifër e lartë për kanabisin për shkak të cilësisë së saj me vlera të mëdha THC-je.Dyshohet se i riu kishte marrë dhe herë të tjera kanabis nga jashtë vendit përmes postës. Porosia ishte bërë për dekore artistike për shtëpi, por që në brendësi kishte lëndën narkotike.
    Ky është rasti i tetë gjatë dy viteve të fundit që Antidroga ka goditur rastet e kanabisit përmes postës, nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Tajlandë.
    Sa i përket të arrestuarit, F. Veizaj ka qenë i arrestuar për drogë në 2022.

  • Droga me postë nga SHBA, zbulohen detaje të reja: Ishte nisur nga New York, kap vlerën e…

    Droga me postë nga SHBA, zbulohen detaje të reja: Ishte nisur nga New York, kap vlerën e…

    Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar të tjera detaje në lidhje me 24-vjeçarin që u kap në Tiranë për trafikim droge.
    Kanabisi që është kapur këtë të mërkurë nga Antidroga e kryeqytetit ishte dërguar nga New York me postë.
    Policia e ka emrin e dërguesit, por pritet të verifikohet në bashkëpunim me palën amerikane. 3.6 kilogramët e drogës kishin vlerë në treg 50 mijë Euro, një shifër e lartë për kanabisin për shkak të cilësisë së saj me vlera të mëdha THC-je.
    Dyshohet se i riu kishte marrë dhe herë të tjera kanabis nga jashtë vendit përmes postës. Porosia ishte bërë për dekore artistike për shtëpi, por që në brendësi kishte lëndën narkotike.
    Ky është rasti i tetë gjatë dy viteve të fundit që Antidroga ka goditur rastet e kanabisit përmes postës, nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Tajlandë.
    Sa i përket të arrestuarit, F. Veizaj ka qenë i arrestuar për drogë në 2022.

  • Detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës/ Hetuesja zbulon: Pasi e vrau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…

    Detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës/ Hetuesja zbulon: Pasi e vrau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…

    Pas zbulimit të dëshmisë së Mark Antony Samson për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula, hetuesja e çështjes, Antonella Minunni, ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes.

    “Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe zhduku trupin e vajzës, ai arriti të kthehej menjëherë në normalitet”, shkruan magjistrati.
    Pasi kreu krimin më 25 mars dhe të nesërmen zhduku trupin e 22-vjeçares shqiptare, Samson doli për drekë me një nga shoqet e viktimës, sipas asaj që ka zbuluar hetuesja, duke shtuar se ata folën për problemet që ai kishte me Ilarian (të cilën e kishte vrarë) dhe si mund t’i rregullonte ato.
    Më pas, Samson filloi t’i dërgonte mesazhe babait të Ilarias nga telefoni i saj, për të fshirë dyshimet se diçka e keqe kishte ndodhur, e njëjta gjë që bëri dhe me shoqet e shqiptares, shkruan La Repubblica.

    Top Channel

  • Detaje nga vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, ja cila ishte arsyeja e sherrit me bashkatdhetarin

    Detaje nga vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, ja cila ishte arsyeja e sherrit me bashkatdhetarin

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar Vladimir Topjana, që u vra mbrëmjen e 6 prillit teksa kishte dalë me djalin e tij 17-vjeç, për te parë ndeshjen Roma-Juventus të Serisë A, pas sherrit që pati në një lokal me një bashkëatdhetar të tij.
    Mediat e vendit, raportojnë se Topjana dyshohet se është ekzekutuar nga ana e Roger Shotës, 34-vjeç dhe motivi mendohet se ka lidhje për çështje pronash.

    Autori, që jeton me familje në Itali, natën e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga babai i tij, Pren Shota, 66- vjeç, që gjithashtu është vënë në pranga.
    43-vjeçari Topjana, ka qenë duke folur me një të afërm në parkimin e makinave, kur pranë tij ka arritur një makinë e bardhë.
    Ata kanë debatuar ashpër me viktimën, derisa njëri doli nga makina, nxori armën dhe e qëlloi Vladimir Topjanën.
    Autori Roger Shota, tentoi që të arratiset me makinë, por se më vonë u arrestua nga policia. Brenda në makinë u gjet arma e krimit, një Beretta 7.65 e cila ishte vjedhur në gusht 2024 në Ravena. Viktima Topjana jetonte e punonte si shofer në shtetin italian.

  • Detaje nga vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, çfarë u bë shkak për konfliktin me bashkatdhetarin!

    Detaje nga vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, çfarë u bë shkak për konfliktin me bashkatdhetarin!

    Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar, Vladimir Topjana, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 6 prillit teksa kishte dalë me djalin e tij 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus në zonën Fontanafredda në Itali, pas një sherri pranë një lokali me bashkatdhetarët e tij.

    Sipas mediave italiane, Topjana dyshohet se u vra nga Roger Shota, 34-vjeç, për motive pronësie.

    Autori 34-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton me gruan dhe dy fëmijët, natën e ngjarjes ishte i shoqëruar me babain e tij, Pren Shota, 66 vjeç, i cili gjithashtu është arrestuar.

    Sipas informacioneve, 43-vjeçari teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë.

    Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi Vladimir Topjanën.

    Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap më vonë nga policia. Brenda mjetit është gjetur dhe arma e krimit, Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena).

    Mësohet se viktima, Vladimir Topjana punonte si shofer i Ghiaie Dell’Agnese në Porcia, dhe jetonte në Cordenons së bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tij.

  • PS nis fushatën zgjedhore, zbulohet data

    PS nis fushatën zgjedhore, zbulohet data

    Edi Rama

    TIRANË- Partia Socialiste do të çelë fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare më 12 prill. Deri më tani, nuk ka detaje sesi do të jetë formati i çeljes së fushatës, pasi elementët janë ende në diskutim mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politik.
    Ndërsa, fushata do të hapet në mesditë në orën 12:00 të datës 12 prill, kjo pasi PS e lidh me simbolikën e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Evropian.
    Ndërsa, Partia Demokratike do të çelë fushatën e saj elektorale një ditë para PS, më 11 prill. Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi se i gjetë stafi i PD-së është në takim për programin, duke mos dhënë më shumë detaje./ZËRI

  • Vrasaj e 43-vjeçarit shqiptar nga bashkëatdhetari në Itali, dalin detaje nga ngjarja e rëndë

    Vrasaj e 43-vjeçarit shqiptar nga bashkëatdhetari në Itali, dalin detaje nga ngjarja e rëndë

    Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 43-shqiptarit Vladimir Topjana një natë më parë në Fontanafredda, provinca e Pordenones, pas një konflikti të dhunshëm.
    Mediat italaine raportojnë se autor i ngjarjes ëhstë një 30-vjeçar shqiptar, i cili qëlloi disa herë mbi Topjanën, pasi ky i fundit gjatë një sherri banal me babain e të riut i ka kafshuar veshin duke ia këputur.
    Pas ngjarjes së rëndë autori i dyshuar i ngjarjes u largua nga vendngjarja dhe u ndalua në Orsago, provincë e Trevizos, ku në makinë më të ndodhej dhe babai i tij.

    Ngjarja
    Mediat raportojnë se sherri fillimisht ka nisur mes Topnanës dhe 30-vjeçarit në një lokal në rrugën “Buonarrotio” gjatë një ndehsjeje futbollit. Pas një debati të ashpër mes tyre në konfikt ëhstë ëprfshirë dhe babai i 30-vjeçarit i cili ëhstë sulmuar nga Topjana i cili i ka kafshuar veshin duke ia këputur.
    Pas kësaj 30-vjeçari ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar dy herë mbi Topnajën ku nëj ngalumbat e kapi në kokë duke e lëbë të vdekur. 43-vjeçari në momentin e ngjarjes shoqëroheje dhe nga kunati i tij.
    Dëshmitë dhe hetimet
    Dëshmitarët, duke përfshirë disa klientë të bareve, ishin thelbësorë për hetimin. Hetuesit mjeko-ligjorë kontrolluan tërësisht vendin e krimit, duke gjetur një nga gëzhojat e plumbave të qëlluar nga vrasësi. Pavarësisht arratisjes së të dyshuarit, autoritetet kanë mundur ta gjurmojnë dhe ta arrestojnë pas një kontrolli intensiv. Ende po zbardhet motivi i vrasjes, por debati i dhunshëm duket se ka shkaktuar aktin fatal.