Tag: detaje

  • Kim Kardashian rrëfen detaje tronditëse nga grabitja në Paris: Mendova se do të vdisja

    Kim Kardashian rrëfen detaje tronditëse nga grabitja në Paris: Mendova se do të vdisja

    Publikohen detaje të reja rreth grabitjes së Kim Kardashian në Paris, ngjarje që ajo e quan “momentin që i ndryshoi jetën përgjithmonë”. Episodi i 4 dhjetorit i serialit The Kardashians e çoi publikun pas Kim Kardashian, 45 vjeçe, teksa ajo rikthehej në Paris për të dëshmuar në gjyqin ndaj dhjetë personave të akuzuar për grabitjen e vitit 2016, ku iu morën bizhuteri me vlerë rreth 10 milionë dollarë.
    Në episod, Kim dhe të afërmit e saj rikujtuan natën e frikshme të Fashion Week, kur ajo ndodhej në apartamentin e saj të hotelit bashkë me motrat Kourtney Kardashian, Kendall Jenner dhe mikeshat Simone Harouche e Stephanie Shepherd. Simone, e cila ishte në dhomën poshtë Kim, kujtoi ulërimat e saj, duke i përshkruar si “tmerr i pastër”, ndërsa Kourtney tregoi se mori një mesazh nga Simone ku shkruhej se kishte dëgjuar Kim të thoshte: “Merrni çdo gjë që doni.”
    Kourtney zbuloi në një rrëfim se vetëm pak orë para grabitjes, gjatë një dreke, ato kishin diskutuar se si do të vepronin nëse do të grabiteshin dhe të gjitha ishin shprehur se do t’u thoshin grabitësve pikërisisht ato fjalë. “Koha ishte e frikshme, si një shenjë,” tha ajo.
    Kim tregoi se gjatë momentit kur u lidh, u mbajt në shënjestër të armës dhe mendoi se mund të përdhunohej, kishte frikë se do të vritej dhe se Kourtney do ta gjente trupin e saj. Megjithatë, ajo tha se në ato çaste lutja e mbajti të qetë: “E dija që ekziston një plan më i madh. Është plani i Zotit, dhe cilado qoftë rruga, do të jetë në rregull.”

  • Detaje të reja/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, dy të ndaluar, një tjetër shpallet në kërkim

    Detaje të reja/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, dy të ndaluar, një tjetër shpallet në kërkim

    Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja kriminale që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku u qëllua me armë zjarri për vdekje biznesmeni 43-vjeçar Edmond Hyka.
    Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë ndaluar dy persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar si autorë ose bashkëpunëtorë në vrasjen e tij.
    Sipas burimeve, qitës ka qenë 1 person, ndërsa bashkëpunëtori i tij ishte shofer në automjetin Audi. Ata dyshohet se kanë pasur informacionin e saktë që viktima ndodhej në karburantin e tij. Në momentin që biznesmeni është drejtuar drejt automjetit të tij, një prej ekzekutorëve ka dalë nga makina dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të Hykës, 2 prej të cilave e kanë kapur në kokë.
    Burimet bëjnë me dije se kamerat e sekuestruara mund të sjellin dritë mbi identifikimin e autorëve.
    Makina e djegur tip “Audi” u gjet në afërsi të fshatit Mirakë, të Librazhdit, ndërsa brenda saj u gjet e djegur edhe pistoleta tip “Berett”, me të cilën dyshohet se u qëllua për vdekje Edmond Hyka.
    Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (30 nëntor) në Elbasan, ku 43-vjeçari Hyka sapo kishte dalë nga zyra e karburantit të tij dhe ishte futur në automjetin tip Range Rover, kur një makinë Audi e zezë iu afrua, duke qëlluar drejt tij.
    Dy plumba në kokë rezultuan fatalë për biznesmenin, i cili humbi jetën në vendngjarje. Deri tani, të paktën 10 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa po analizohen pamjet filmike të zonës dhe po mblidhen prova të tjera materiale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Hetimet po zhvillohen në disa pista paralelisht, ndërsa në terren vijon operacioni policor për kapjen e autorëve.

  • Detaje nga atentati ndaj Mond Mëhallës, makina e autorëve rezulton në pronësi të…

    Detaje nga atentati ndaj Mond Mëhallës, makina e autorëve rezulton në pronësi të…

    Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit, Edmond Mëhalla në Elbasan.
    Mësohet se makina e djegur, e dyshuar se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarje ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit.

    Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.

    Sipas informacioneve, 43-vjeçari që mbeti viktimë kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

  • Detaje nga atentati në Elbasan, makina e autorëve rezulton në pronësi të kompanisë së biznesmenit të ekzekutuar

    Detaje nga atentati në Elbasan, makina e autorëve rezulton në pronësi të kompanisë së biznesmenit të ekzekutuar

    Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit, Edmond Mëhalla në Elbasan.

    Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se makina e djegur, e dyshuar se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarje  ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit.
    Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.
    Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

    Top Channel

  • Detaje nga vrasja në Elbasan/ Biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e tij, u qëllua me tre plumba kur u fut në makinë

    Detaje nga vrasja në Elbasan/ Biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e tij, u qëllua me tre plumba kur u fut në makinë

    Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla në Elbasan.

    Ai sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, kur ka marrë tre plumba me pistoletë.
    Mësohet se Mëhalla kishte një biznes taksish dhe një pikë karburanti, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.
    Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyre e zezë dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

    Top Channel

  • “Kam foto dhe video të tuat, nëse nuk më takon do t’i publikoj”- Detaje nga abuzimi i 19-vjeçares nga oficeri i policisë në Dibër

    “Kam foto dhe video të tuat, nëse nuk më takon do t’i publikoj”- Detaje nga abuzimi i 19-vjeçares nga oficeri i policisë në Dibër

    Të tjera detaje dalin në drita nga rasti i dyshuar i abuzimit të 19-vjeçares nga oficeri Jetmir Uta në Dibër.
    “Nuk e njihja, më shkroi në whatsupp një person me këtë numër (që i përket policit), ku më thotë ‘kam video dhe foto të tuat’, nëse nuk më takon, do t’i publikoj.”, ka dëshmuar e reja, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    Kjo është arsyeja pse u nda me të motrën dhe hipi në makinën e oficerit, i cili shërbente si oficer në patrullën e përgjithshme të policisë Dibër.
    Dy ditë para abuzimit, vajza është paraqitur me të ëmën, (e cila kishte mbushur 18 vjeçe në tetor), dhe ka kryer denoncimin.
    Prokurorja e çështjes nuk ka vendosur ende se kur do të kërkojë masën e sigurisë, që pritet të mbahet në fillim të javës.
    Kujtojmë se deri më tani Uta ka refuzuar të flasë zyrtarisht.

  • “Kam foto dhe video të tuat, nëse nuk më takon do t’i publikoj”/ Detaje nga abuzimi i 19-vjeçares: Më shkroi në ‘WP’ një numër…

    “Kam foto dhe video të tuat, nëse nuk më takon do t’i publikoj”/ Detaje nga abuzimi i 19-vjeçares: Më shkroi në ‘WP’ një numër…

    Të tjera detaje dalin në drita nga rasti i dyshuar i abuzimit të 19-vjeçares nga oficeri Jetmir Uta në Dibër.

    “Nuk e njihja, më shkroi në whatsupp një person me këtë numër (që i përket policit), ku më thotë ‘kam video dhe foto të tuat’, nëse nuk më takon, do t’i publikoj.”, ka dëshmuar e reja, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    Kjo është arsyeja pse u nda me të motrën dhe hipi në makinën e oficerit, i cili shërbente si oficer në patrullën e përgjithshme të policisë Dibër.
    Dy ditë para abuzimit, vajza është paraqitur me të ëmën, (e cila kishte mbushur 18 vjeçe në tetor), dhe ka kryer denoncimin.
    Prokurorja e çështjes nuk ka vendosur ende se kur do të kërkojë masën e sigurisë, që pritet të mbahet në fillim të javës.
    Kujtojmë se deri më tani Uta ka refuzuar të flasë zyrtarisht.
     

    Top Channel

  • “Kam foto dhe video të tuat, nëse nuk më takon do t’i publikoj”/ Detaje nga abuzimi i 18-vjeçares: Më shkroi në ‘WP’

    “Kam foto dhe video të tuat, nëse nuk më takon do t’i publikoj”/ Detaje nga abuzimi i 18-vjeçares: Më shkroi në ‘WP’

    Të tjera detaje dalin në drita nga rasti i dyshuar i abuzimit të 19-vjeçares nga oficeri Jetmir Uta në Dibër.
    “Nuk e njihja, më shkroi në whatsupp një person me këtë numër (që i përket policit), ku më thotë ‘kam video dhe foto të tuat’, nëse nuk më takon, do t’i publikoj.”, ka dëshmuar e reja.
    Kjo është arsyeja pse u nda me të motrën dhe hipi në makinën e oficerit, i cili shërbente si oficer në patrullën e përgjithshme të policisë Dibër.
    Dy ditë para abuzimit, vajza është paraqitur me të ëmën, (vajza kia mbushur 18 vjeçe në tetor), dhe ka kryer denoncimin.
    Prokurorja e çështjes nuk ka vendosur ende se kur do të kërkojë masën e sigurisë, që pritet të mbahet në fillim të javës.
    Kujtojmë se deri më tani Uta ka refuzuar të flasë zyrtarisht.

  • Të shtëna me armë zjarri, raportohet për të plagosur (Detaje)

    Të shtëna me armë zjarri, raportohet për të plagosur (Detaje)

    Një person është plagosur nga arma e zjarrit pasditen e së shtunës në Fushë-Kosovë.
    Rasti është regjistruar në rrugën “Dardania” më 29 nëntor 2025.
    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës ka deklaruar se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa deri tani nuk raportohet për të arrestuar në lidhje me incidentin.
    Policia po vazhdon mbledhjen e provave dhe punën hetimore për të sqaruar motivin dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.

  • Detaje nga operacioni i SPAK dhe Prokurorisë së Brescias/ Hetimi zgjati 5 vite

    Detaje nga operacioni i SPAK dhe Prokurorisë së Brescias/ Hetimi zgjati 5 vite

    Zbardhet detaje të reja nga operacion i përbashkët pas një hetimi të koordinuar nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Brescias dhe Prokuroisë së Posaçme në Shqipëri (SPAK), që përfundoi në caktimin e masave ndaj 24 individëve të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Itali, Shqipëri, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
    Të pandehurit akuzohen për formimin e një konspiracioni kriminal të dedikuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës. Në të njëjtën kohë, u urdhërua sekuestrimi paraprak i aseteve me vlerë afërsisht 3 milionë euro, që besohet të jenë të ardhura nga aktivitete të paligjshme, teksa vetëm në Itali u kryen 35 kontrolle me teknologjinë më të përparuar nga SCICO (Shërbimi Qendror për Hetimet e Krimit të Organizuar).
    Mediat italiane bëjnë me dije se sipas hetimit që u zhvillua në vitet 2020-2025, grupi kriminal me bazë në Shqipëri dhe degëzim në Itali, importonte kokainë nga Amerika e Jugut duke përdorur rrugë tregtare në portin kryesor të Europës Veriore, përpara se të transportonte drogën në Itali me ngarkesa të rënda. Mbi 1,300 kilogramë kokainë u shpërndanë më pas në gjashtë baza operative në të gjithë vendin.
    Brenda këtyre depove, anëtarët menaxhuan si shpërndarjen e drogës ashtu edhe mbledhjen e të ardhurave nga shitjet, që dyshohet se u transportuan te drejtuesit e lartë të organizatës përmes shoferëve që operonin në linjën Itali-Shqipëri.
    10 anëtarë të grupit u arrestuan në flagrancë dhe sekuestruan 550,000 euro në para të gatshme, 10 automjete, një pistoletë gjysmë-automatike dhe 130 kilogramë kokainë dhe heroinë, të vlerësuara me vlerë afërsisht 12 milionë euro në treg.