I fundit në një seri yjesh të Barcelonës që vijnë nga akademia është Lamine Yamal. Sigurisht, Lionel Messi, Xavi, Iniesta ishin atje më parë, dhe së fundmi Pedri, Gavi kanë dalë… lista është shumë e gjatë. Por në Barcelonë, ata po përgatisin terrenin për një tjetër mrekulli futbolli në akademinë e tyre. Destiny Kosiso Ejofor është një djalë 12-vjeçar që ka lënë mbresa në akademinë e Barcelonës.
Ai shënoi deri në 145 gola në 92 ndeshje në ekipet e të rinjve. Edhe pse është 12 vjeç, ai luan rregullisht për kategoritë më të mëdha të ekipit të Barcelonës U13 dhe U14.Skautët botërorë që ndjekin futbollistët e rinj shkruan emrin e këtij futbollisti i cili së fundmi mori një kontratë të pabesueshme dhe tronditi botën e futbollit. Konkretisht, Kosiso nënshkroi një kontratë me Nike si futbollisti më i talentuar në botë.
Kjo shkaktoi shumë reagime, sepse futbollistët e rinj nuk nënshkruajnë kontrata me sponsorë para moshës 16 vjeç, por duket se Barcelona ka një djalë unik në radhët e tyre. Babai i tij është ish-futbollisti nigerian Ejike Paschal.
“Kam tre djem që luajnë për Barcelonën, por Destiny ka diçka të veçantë në këtë nivel”, tha babai i tij për The Sun. Gjithashtu, media botërore është plot me lëvdata për këtë djalë. “Harrojeni Messin dhe Yamalin, mrekullia e re nga Barcelona po vjen, Destiny Kosiso Ejiofor”, deklarojnë mediat botërore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: destiny
-

Ellie Goulding publikon këngën e re “Destiny”, me të dashurin në videoklip
Ellie Goulding është gati për epokën e saj të re!
Këngëtarja britanike, 38 vjeçe, ka lançuar të premten, më 14 nëntor, këngën e saj më të re “Destiny”, së bashku me një video muzikore, ku shfaqet i dashuri i saj, Beau Minniear.
Kënga është pjesë e projektit të saj të ri muzikor dhe shënon debutimin e saj solo pas albumit të pestë Higher Than Heaven, i cili doli në vitin 2023. Kjo është gjithashtu kënga e saj e parë pas ndarjes nga burri Caspar Jopling, me të cilin ishte martuar për katër vjet e gjysmë dhe që shpalli ndarjen në vitin 2024.
“Kur e regjistrova këtë këngë, ndjeva një pastrim shpirtëror. Më bëri të ndihem më e mirë, sikur shpërblimi ishte vetë unë,” tha Ellie Goulding në një deklaratë. “Në vend që të investoja gjithçka tek këta burra, kjo këngë ishte e para që më dha ndjenjën e lirisë dhe fuqisë. Kur e dëgjova për herë të parë, e dashurova menjëherë. Për mua, ajo tingëllon si dorëzim, si një ‘le të ndodhë’. Prandaj e quajta ‘Destiny’, sepse tingëllon si ‘çfarëdo që të ndodhë, le të ndodhë’, dhe pranimi i tij.”
Në videoklipin e këngës, të drejtuar nga Floria Sigismondi, Goulding këndon ndërsa shëtit në një vilë elegante në fshat, duke kaluar kohë me Minniear, 28 vjeç, fytyra e të cilit nuk shfaqet. Ata shijojnë një darkë luksoze, ndërsa Goulding provokon me një thikë dhe më pas e prek trupin e tij, dhe ata puthen.
Goulding dhe Minniear e bënë lidhjen e tyre publike në shtator, pas një fotografie të nxehtë që ai kishte postuar në Instagram, ku ajo shfaqej e zhveshur në shtrat.
Në një intervistë për NME, Goulding ka folur për momentin kur dëgjoi për herë të parë këngën “Destiny”, gjatë periudhës së ndarjes nga Jopling, me të cilin ka një djalë, Arthur, 4 vjeç. Ajo e quajti periudhën pas ndarjes si një nga momentet më të vështira të jetës së saj, dhe theksoi se e gjithë kjo e shtyu të krijonte muzikë për të kaluar këtë kohë të turbullt.The post Ellie Goulding publikon këngën e re “Destiny”, me të dashurin në videoklip appeared first on iconstyle.al.
-

U kërcënua me armë, Spurs i del në krah italianit Udogie
Udineze gjithashtu përkrah ish lojtarin e saj, tani fjalën e ka drejtësia.
Lojtari i Totenham Hotspur dhe i ekipit kombëtar italian, Destiny Udogie, përjetoi momente frike kur u kërcënua me armë nga një agjent futbolli. Sipas BBC Sport, incidenti, i konfirmuar nga Spurs, të cilët i kanë dhënë mbështetje të plotë lojtarit të tyre, ndodhi në Londër më 6 shtator të këtij viti.
Pretendohet se edhe një person tjetër u shantazhua dhe u kërcënua nga i njëjti individ gjatë incidentit. Për fat të mirë, nuk u raportuan të lënduar.
Policia Metropolitane e Londrës, e cila po heton ngajrjen, tha se një burrë 31-vjeçar u arrestua më 8 shtator me akuzën e posedimit të një arme zjarri me qëllim shantazhin dhe drejtimit të mjetit pa leje. Ai është liruar me kusht ndërsa hetimi vazhdon.
Në një deklaratë, Spurs tha: “Ne i kemi ofruar mbështetje Destiny dhe familjes së tij që nga incidenti dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Meqenëse kjo është një çështje ligjore, nuk mund të bëjmë komente të mëtejshme.”
Vazhdo leximin
-

Grupi “Destiny’s Child” ribashkohet pas shtatë vitesh për finalen e turneut të Beyoncét në Las Vegas
Grupi legjendar Destiny’s Child u ribashkua për herë të parë pas shtatë vitesh për finalen e madhe të turneut “Cowboy Carter” të Beyoncé në Las Vegas, duke e surprizuar audiencën me një performancë të jashtëzakonshme. Treshja, që përbëhet nga Beyoncé, Kelly Rowland dhe Michelle Williams, dha një përzierje të disa prej këngëve të tyre më të njohura, përfshirë hitet e paharrueshme “Lose My Breath” dhe “Bootylicious”.
Përveç këtyre, Kelly Rowland dhe Michelle Williams iu bashkuan Beyoncé për një interpretim të këngës së saj të vitit 2022, “Energy”, duke krijuar një atmosferë emocionuese për fansat e grupeve të viteve të shkuara, raportoi BBC, transmeton KultPlus
Destiny’s Child shkëputi rrugët e saj në vitin 2006, por ky nuk është hera e parë që ato janë ribashkuar për performanca të veçanta. Grupi ka qenë bashkë gjatë Super Bowl në vitin 2013, kur Beyoncé u shfaq në gjysmë të ndeshjes për një performancë të jashtëzakonshme, dhe gjithashtu gjatë Coachella në vitin 2018, ku Destiny’s Child shënoi një rikthim të madh përpara audiencës së gjerë të festivalit.
Pas shfaqjes së së shtunës, Beyoncé ndau një foto të trio-s, të veshur me kostume të arta, në Instagram pa një përshkrim. Fansat gjithashtu u surprizuan me performanca të tjera nga disa të ftuar të njohur gjatë shfaqjes në Las Vegas, duke përfshirë bashkëshortin e Beyoncé, Jay-Z, dhe këngëtarin country Shaboozey për disa cameo të shkurtra.Dhe, për të shtuar më shumë emocion, Blue Ivy, vajza 13-vjeçare e Beyoncé, u shfaq gjithashtu në skenë. Ajo ka qenë një pjesë e pandashme e shfaqjeve të nënës së saj gjatë gjithë këtij turneuShfaqja në Las Vegas ishte e 32-ta dhe finale e turneut “Cowboy Carter” të Beyoncé, që gjithashtu e çoi atë në qytetin e saj të lindjes, Houston, Texas, në muajin qershor. Ky spektakël tri-orësh është lavdëruar për energjinë e tij të lartë dhe artin e jashtëzakonshëm të skenës.Turneu ka marrë vlerësime të larta dhe ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, duke thyer rekorde të biletave në stadiume si Tottenham Hotspur Stadium në Londër dhe Stade de France në Paris.Emri i turneut “Cowboy Carter” vjen nga albumi i ri i Beyoncé për vitin 2024, që mori lavdërime të mëdha kritike, duke fituar çmimin për albumin më të mirë në Grammy Awards të këtij viti./KultPlus.com

