Tag: destinacioni

  • Cole Palmer do të largohet nga Chelsea? Destinacioni i ri i anglezit pritet të jetë Spanja

    Cole Palmer do të largohet nga Chelsea? Destinacioni i ri i anglezit pritet të jetë Spanja

    6 Tetor 2025

    19:11

    Telesport

    Cole Palmer mund të largohet shumë shpejt nga Chelsea dhe destinacioni i ri i sulmuesit anglez mund të jetë Real Madrid. Ky është lajmi i bujshëm i raportuar sot nga mediet angleze.
    Edhe pse është një lojtar titullar dhe protagonist te “Blutë”, Cole Palmer mund të jetë në kërkim të një aventure të re, ku të ketë mundësinë të fitojë edhe Champions League. Kur vjen fjala te Champions League, dihet që Real Madrid është gjithmonë favoriti kryesor.
    Në anën tjetër, transferimi i sulmuesit anglez te Real Madrid nuk do të ishte aspak i lehtë. Chelsea do hiqte dorë nga Cole Palmer vetëm për një shifër mbi 150 milionë euro.
    Gjithsesi, deri tani nuk ka ende bisedime konkrete mes palëve, por sipas raportimeve nuk është më sekret dëshira e Cole Palmer që një ditë të veshë fanellën e Real Madridit.

  • Barcelona përgatit huazimin e parë për merkaton e janarit, destinacioni i ri do të jetë Dortmund

    Barcelona përgatit huazimin e parë për merkaton e janarit, destinacioni i ri do të jetë Dortmund

    6 Tetor 2025

    16:35

    Telesport

    Roony Bardghji nuk ka arritur dot të fitojë një vend në formacionin titullar të Barcelonës dhe deri tani ka luajtur 138 minuta në total. Për të mos penguar zhvillimin dhe rritjen e tij si lojtar, Barcelona po mendon huazimin diku tjetër të 19-vjeçarit suedez gjatë merkatos së janarit.
    Me shumë mundësi destinacioni i ri i Roony Bardghji pritet të jetë Borussia Dortmund, që ka shfaqur interes konkret për djaloshin suedez. Tashmë dihet që Dortmundi është një ekip që iu jep shumë hapësira të rinjve, përvoja që do të fitojë Bardghji në Bundesligë mund ta ndihmojë shumë për të fituar një vend titullari në të ardhmen e afërt te Barcelona.
    Kujtojmë që sulmuesi anësor u transferua gjatë merkatos së verës nga Copenhagen te Barcelona për 7.5 milionë euro me gjithë bonuset, 19-vjeçari konsiderohet si një futbollist me të ardhme të madhe.

  • Ky qytet europian shpallet destinacioni turistik më i qëndrueshëm në botë

    Ky qytet europian shpallet destinacioni turistik më i qëndrueshëm në botë

    Për të dytin vit radhazi, kryeqyteti i Finlandës, Helsinki, është shpallur destinacioni turistik më i qëndrueshëm në botë.
    Qyteti ka fituar këtë vlerësim falë masave për mbrojtjen e mjedisit, përdorimit të energjisë së pastër dhe përfshirjes së banorëve në zhvillimin e turizmit.

    Sipas autoriteteve, shumica e hoteleve dhe shërbimeve turistike në Helsinki janë të certifikuara me standarde mjedisore, duke e bërë atë shembull për turizmin e gjelbër.

     

  • Raporti i OBSH-së: Shqipëria humb 22% të bluzave të bardha, Italia destinacioni kryesor i emigrimit

    Raporti i OBSH-së: Shqipëria humb 22% të bluzave të bardha, Italia destinacioni kryesor i emigrimit

    Një raport i fundit i OBSH-së tregon se Shqipëria ka humbur mbi 22% të mjekëve dhe infermierëve të saj për shkak të emigracionit drejt vendeve të tjera, me Italinë që mbetet destinacioni kryesor për bluzat e bardha shqiptare. Infermieret shqiptare zënë vendin e dytë në numrin e punonjësve në spitalet italiane, ndërsa mjekët renditen në vend të katërt mes profesionistëve të huaj.
    Raporti thekson se kjo largim masiv i personelit shëndetësor paraqet një sfidë të madhe për sistemin shëndetësor shqiptar, i cili po përballet me mungesa të theksuara dhe rrezikon qëndrueshmërinë e shërbimeve. Në të njëjtën kohë, lëvizshmëria në Evropë po rritet me ritme të shpejta, duke rritur nevojën për politika që të mbajnë mjekët dhe infermierët në vendet e tyre të origjinës.

  • Largimi i mundshëm i mesfushorit nga Milani, destinacioni Turqia?

    Largimi i mundshëm i mesfushorit nga Milani, destinacioni Turqia?

    Largimi i mundshëm i mesfushorit nga Milani, destinacioni Turqia?Edhe pse afati kalimtar është mbyllur zyrtarisht, Milan mund të bëjë së shpejti dy largime të tjera të rëndësishme. Konkretisht, Ismael Bennacer dhe Yacine Adli, lojtarë që kanë qenë në qendër të negociatave të shumta për transferim në javët e fundit, por që në fakt nuk janë larg…

  • Media e njohur britanike: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

    Media e njohur britanike: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

    Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime në vitin 2025.
    Blogeri i njohur i udhëtimeve, ka sugjeruar Shqipërinë si një nga destinacionet “parajsore” për pushime në Evropë, e cila ofron çmime të përballueshme duke përfshirë fluturimin dhe ushqimin, shkruhet në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.

    Të gjithë duam pushime verore me diell, por me kostot e destinacioneve të njohura që rriten çdo vit, të kursesh për pushime në Evropë po bëhet gjithnjë e më sfiduese. Imagjinoni një destinacion, të quajtur “Maldivet e Evropës”, ku mund të udhëtoni me një çmim shumë më të lirë. Tingëllon joshëse, apo jo?
    Shqipëria është pikërisht destinacioni i duhur për pushime idilike. Një birrë kushton 1,10 paund. Ekzistojnë gjithashtu mundësi akomodimi për 25 paund nata. Pse të shkoni në një udhëtim të shtrenjtë veror në Evropë, në Greqi, Itali apo Kroaci, kur mund të vizitoni këtë perlë evropiane?
    Një nga vendpushimet më mahnitëse në Shqipëri është Ksamili.
    Temperatura mesatare midis muajve maj deri në shtator është 28 gradë Celsius, që do të thotë se është destinacioni perfekt i verës. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë destinacion përpara se të bëhet shumë popullor dhe të rriten çmimet.
    Në Ksamil mund të gjeni bare plazhi, jeta e natës është e mrekullueshme dhe perëndimet e diellit janë gjithashtu mbresëlënëse.
    “Pasi kam vizituar 100 vende, Shqipëria është padyshim një nga vendet e mia të preferuara. Rezervoni një udhëtim në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, dhe vizitoni Rivierën në jug”, tha blogeri, Kieran Brown./ Express

  • “Daily Express”: Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime

    “Daily Express”: Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime

    Shqipëria vijon të rekomandohet si destinacioni më të mirë evropian për pushime në vitin 2025.

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express” blogeri i njohur i udhëtimeve ka sugjeruar Shqipërinë si një nga destinacionet “parajsore” për pushime në Evropë, e cila ofron çmime të përballueshme duke përfshirë fluturimin dhe ushqimin.

    Të gjithë duam pushime verore me diell, por me kostot e destinacioneve të njohura që rriten çdo vit, të kursesh për pushime në Evropë po bëhet gjithnjë e më sfiduese.

    Imagjinoni një destinacion, të quajtur “Maldivet e Evropës”, ku mund të udhëtoni me një çmim shumë më të lirë. Tingëllon joshëse, apo jo? Shqipëria është pikërisht destinacioni i duhur për pushime idilike. Një krikëll birrë kushton 1,10 paund. Ekzistojnë gjithashtu mundësi akomodimi për 25 paund nata.

    Pse të shkoni në një udhëtim të shtrenjtë veror në Evropë, në Greqi, Itali apo Kroaci, kur mund të vizitoni këtë perlë evropiane? Një nga vendpushimet më mahnitëse në Shqipëri është Ksamili.

    Temperatura mesatare midis muajve maj deri në shtator është 28 gradë Celsius, që do të thotë se është destinacioni perfekt i verës. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë destinacion përpara se të bëhet shumë popullor dhe të rriten çmimet.

    Në Ksamil mund të gjeni bare plazhi, jeta e natës është e mrekullueshme dhe perëndimet e diellit janë gjithashtu mbresëlënëse.

    “Pasi kam vizituar 100 vende, Shqipëria është padyshim një nga vendet e mia të preferuara”, tha blogeri, Kieran Brown.

    “Rezervoni një udhëtim në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, dhe vizitoni Rivierën në jug”, shtoi ai.

  • Destinacioni i Marash Kumbullës, në lojë edhe Verona

    Destinacioni i Marash Kumbullës, në lojë edhe Verona

    Marash Kumbulla mund të kthehet vërtet te Verona, ku nisi gjithçka. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ka patur kontakte midis agjentit të mbrojtësit dhe drejtorit sportiv Sean Sogliano.
    Kumbulla kaloi disa sezone të vështira, ndërsa pika e kthesës erdhi me huazimin e tij në Spanjë, te Espanyol, ku u shndërrua në protagonist.

    Klubi i Espanyol ka paraqitur një ofertë prej 7 milionë eurosh, të cilën Roma (ekip që zotëron kartonin) megjithatë e konsideroi të pamjaftueshme. Këtu hyn në lojë Verona, e cila ëndërron një rikthim në shtëpi të futbollistit.

  • Shqipëria, destinacioni më i mirë në botë për t’u vizituar në vitin 2025

    Shqipëria, destinacioni më i mirë në botë për t’u vizituar në vitin 2025

    Një nga vendet më të bukura, por ende të nënvlerësuara në Evropë, është shpallur si destinacioni më i mirë për të vizituar në botë këtë vit. Bëhet fjalë për Shqipërinë, një perlë bregdetare e Evropës Juglindore, e cila është renditur në krye të listës së platformës së krahasimit të sigurimeve, HelloSafe, për vitin 2025.Në indeksin e përpiluar prej saj, Shqipëria kryeson me një rezultat prej 75.8 pikësh, falë një balancimi të shkëlqyer mes kostos së qëndrimit, sigurisë, klimës dhe përvojës autentike që ofron. Sipas raportit, përzgjedhja është bazuar në disa kritere, përfshirë çmimet e favorshme, distancimin nga turizmi masiv, cilësinë objektive të përvojës (mot i mirë, pasuri kulturore, aktivitete të shumta) si dhe perceptimin pozitiv të destinacionit.Shqipëria është gjithnjë e më shumë në vëmendjen e udhëtarëve ndërkombëtarë, jo vetëm për bukuritë e saj natyrore dhe historike, por edhe për faktin që ofron një alternativë të përballueshme ndaj vendeve më të njohura turistike.Kryeqyteti Tirana është përmendur nga revista TimeOut si një ndër qytetet më të lira për pushime të shkurtra në Evropë, duke theksuar se është destinacion ideal për ata që kërkojnë pushime me buxhet të ulët. Çmimet janë të favorshme: biletat për të hyrë në dy muzetë kryesorë variojnë nga 2.50 deri në 5 paund, një gotë birrë kushton rreth 2.96 paund, një apartament me një dhomë në Airbnb kushton mesatarisht 40 paund nata, ndërsa një vakt për dy persona llogaritet mes 21 dhe 25 paundësh — zakonisht me porcione bujare.Bregdeti shqiptar shtrihet përgjatë 279 miljeve, duke ofruar plazhe me rërë të artë, ujëra të kristaltë dhe resorte të qeta, larg zhurmës së turizmit masiv. Por Shqipëria nuk është vetëm det: vendi ofron peizazhe të mrekullueshme malore dhe një trashëgimi të pasur historike. Ndër pikat më të rëndësishme turistike janë Apollonia, rrënojat e një qyteti ilir afër qytetit të Fierit, si dhe Berati, i njohur për kalanë epike dhe arkitekturën e rrallë që daton që nga shekulli XIII.E gjithë kjo pasuri është më pak se tre orë larg nga Britania e Madhe me avion, çka e bën Shqipërinë një zgjedhje të shkëlqyer edhe për një fundjavë të gjatë.https://www.express.co.uk/news/world/2057445/beautiful-underrated-european-seaside-country-albania