Tag: destinacione

  • Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

    Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

    Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar dhe shërbimet kulturore. Lushnja është një prej qyteteve ku këto shërbime po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje. Numri i tyre është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
    Ata qëndrojnë nga dy javë deri në një muaj dhe gjatë kohës së lirë preferojnë të vizitojnë destinacione turistike në zonë. Një nga ndalesat e tyre të preferuara është Muzeu Historik në qendër të qytetit.
    Gjatë vizitës në këtë atraksion, një grup vizitorësh nga Italia u përball edhe me një surprizë muzikore. Guidat turistike u prezantojnë italianëve edhe më shumë mundësi dhe destinacione që mund të eksplorojnë në zonën përreth.
    Një pjesë e mirë e këtyre vizitorëve kanë zgjedhur të investojnë në Lushnje, duke blerë banesa në zonë. Kjo tendencë ka ndikuar në rritjen e çmimeve të pronave.
    Klan News

  • Wizz Air 5 vjet në Shqipëri! Linja zgjerohet edhe me 3 destinacione të reja, 62.8 milionë pasagjerë në 2024

    Wizz Air 5 vjet në Shqipëri! Linja zgjerohet edhe me 3 destinacione të reja, 62.8 milionë pasagjerë në 2024

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), festoi me krenari pesë vjet partneritet të suksesshëm me Wizz Air, një nga linjat ajrore me kosto të ulët në Evropë. Për një përvjetor sa të rëndësishëm dhe plot surpriza, u organizua një event i veçantë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Wizz Air, mediave, partnerëve institucionalë, Ambasadorëve të TIA dhe stafit të aeroportit.

    Bashkëpunimi i rëndësishëm mes Aeroportit Ndërkombëtar dhe Wizz Air në ofrimin e cilësisë së shërbimit dhe zgjerimit të rrjetit ishte edhe mesazhi i dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi.
    “Jemi krenarë të festojmë pesë vite partneritet me Wizz Air—një kompani që ka ndikuar ndjeshëm në zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Falë vizionit dhe investimeve të Grupit Kastrati, TIA vazhdon të zhvillohet si një qendër rajonale, duke u ofruar pasagjerëve më shumë akses drejt Evropës dhe duke përmirësuar përvojën e udhëtimit. Jemi të motivuar të arrijmë edhe më shumë arritje së bashku. Sot shënon një moment të rëndësishëm për Wizz Air në Shqipëri. Në vetëm pesë vite, Tirana është kthyer në një bazë kyçe për rrjetin tonë rajonal dhe jemi të lumtur ta festojmë me destinacione të reja dhe një ofertë speciale për klientët tanë.”, shprehet Piervittorio Farabbi, drejtor i përgjithshëm operacional i aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.
    Në event u njoftuan me sukses edhe përfshirja në hartën e Wizz Air I  3 linjave të reja nga Tirana drejt: Larnaka Qipro, Málaga Spanjë dhe Malta të cilat do të nisin operimin në tetor 2025.
    Ndërsa një promocion të veçantë një-ditor, me 15% ulje për fluturimet e përzgjedhura drejt dhe nga Tirana për rezervime të bëra më 1 Korrik 2025 dhe për udhëtime deri më 31 Gusht 2025 do të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët.
    “Falënderojmë Aeroportin e Tiranës për mbështetjen e vazhdueshme dhe presim me padurim të rritemi më tej së bashku”, thotë Salvatore Gabriele Imperiale, menaxher i komunikimit korporativ në Wizz Air.
    Me këto risi  duke i ofruar pasagjerëve më shumë mundësi për udhëtime kulturore dhe pushime nëpër Evropë, Wizz Air do të operojë 53 destinacione në 18 shtete nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Me një flotë prej 237 avionësh,  Wizz Air ishte zgjedhja e preferuar të 62.8 milionë pasagjerëve në vitin 2024.
     

    Top Channel

  • “The Telegraph” rekomandon Shqipërinë për pushime, Rama: Aty ku kombinohet natyra me trashëgiminë kulturore

    “The Telegraph” rekomandon Shqipërinë për pushime, Rama: Aty ku kombinohet natyra me trashëgiminë kulturore

    Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet.
    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e “The Telegraph”, ku përshkruhen plazhet, dhe plot destinacione që kombinojnë bukurite natyrore me trashëgiminë kulturore.
    “Nga plazhet mahnitëse të Dhërmiut e Ksamilit, te kishat bizantine, Liqeni i Shkodrës dhe vargmalet në veri, vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”.
    “Vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, u shpreh Rama, duke iu referuar artikullit.

    Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh.
    “Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare”, shkruan Elise Morton në një artikull të botuar në “Telegraph”.
    “Nga kishat bizantine të Ohrit deri te rrugët e zhurmshme të qytetit të vjetër të Sozopolit – Evropa Lindore është plot me destinacione që ndërthurin bukurinë natyrore me kulturën. Për më tepër, ajo është gjithashtu shtëpia e vendpushimeve mahnitëse bregdetare – me më pak turma sesa vendet homologe në Mesdhe”, vijon artikulli.

  • Balluku: Ryanair me 25 destinacione dhe 135 fluturime në javë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza

    Balluku: Ryanair me 25 destinacione dhe 135 fluturime në javë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza

    “Ryanair tashmë me 25 destinacione dhe 135 fluturime në javë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza, promovon Shqipërinë si një thesar i fshehur i Europës.
    Aviacioni Civil  është kolona kryesore e suksesit të turizmit shqiptar”- shkruan Belinda Balluku,  zv/kryeministre, ministre e Infrastrukturës dhe Enërgjitikës.

  • Rama: Rezidencat qeveritare do t’i kthejmë në destinacione ekskluzive për turizmin elitar

    Rama: Rezidencat qeveritare do t’i kthejmë në destinacione ekskluzive për turizmin elitar

    Zhvillohet sot “Hospitality Albania”, ku 7 finalistët e fazës së dytë prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, nga struktura të amortizuara me kosto të lartë mirëmbajtjeje, në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme.
    Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama tha se se kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksion të interesit publik.

    “Sot hapim një tjetër kapitull të punës së Korporatës Shqiptare të Investimeve që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, që prej shumë kohësh kanë mbetur si një limbo si rezultat i mospërdorimit të tyre, për shkak të humbjes së funksionit. Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë që tanimë janë transformuar, njëra në një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota. Këtë eksperienca na kanë treguar se kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe për t’i rijetëzuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash.Ky është rasti i dy projekteve për të cilat bëhet konkursi i sotëm. Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë. Rrugë e re, që ne po e shkelim, besoj me sukses, por mbi të gjitha ku po shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike”, u shpreh Rama.

  • “airBaltic” nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit

    “airBaltic” nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit

    Linja ajrore kombëtare e Letonisë, “airBaltic”, ka nisur sot dy destinacione të reja direkte nga Tirana, duke lidhur kryeqytetin shqiptar me Talinin (Estoni) dhe Vilniusin (Lituani).Këto destinacione të reja plotësojnë lidhjen e plotë me rajonin, duke iu shtuar fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Rigës (Letoni), e cila ka filluar në sezonin veror të vitit të kaluar.Mantas Vrubliauskas, Zëvendës President për Menaxhimin e Rrjetit në “airBaltic”, u shpreh: “Jemi të entuziazmuar që po zgjerojmë praninë tonë në tregun shqiptar me dy linja të reja direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniust. Pas një kërkese në rritje për linjën tonë Tirana–Riga, ky është një hap i natyrshëm – duke lidhur Shqipërinë me të tre kryeqytetet Balltike. Talini dhe Vilniusi janë dy qytete mbresëlënëse, secili me një përzierje dinamike të historisë së pasur, kulturës së gjallë dhe krijimtarisë moderne. Me padurim presim më shumë udhëtarë shqiptarë për të eksploruar Balltikun me “airBaltic””.Në fluturimet midis Tiranës dhe rajonit Balltik, “airBaltic” do të ofrojë bileta të klasës ekonomike dhe asaj biznes. Pasagjerët e klasës biznes do të përfitojnë një paketë të plotë shërbimesh, përfshirë check-in dhe imbarkimme përparësi, një vend në pjesën e përparme të kabinës me një vend bosh për më shumë privatësi, një vakt të rafinuar të shoqëruar me pije cilësore, si dhe zbritje të shpejtë pas mbërritjes. Gjatë gjithë fluturimit, një ekuipazh i dedikuar për klasën biznes do të sigurojë shërbim të shkëlqyer.Marsida Pallko, Administratore e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, shtoi: “Pas nisjes së suksesshme të linjës Tirana–Riga vitin e kaluar, mezi presim që edhe këto dy destinacione të reja të jenë po aq të suksesshme. Lidhja me rajonin Balltik është një prioritet për ne. Si Estonia ashtu edhe Lituania përfaqësojnë tregje me potencial turistik, ekonomik dhe digjital – dhe tashmë ndodhen vetëm disa orë larg.”Këto destinacione të reja hapin mundësi të reja emocionuese për udhëtarët, qoftë për qëllime turistike apo biznesi, drejt kryeqyteteve të bukura dhe të pasura në kulturë të Balltikut. Çmimet e biletave për destinacionet e reja nisin nga 105 euro në klasën ekonomike dhe 315 euro në klasën biznes për linjën Tiranë–Talin, dhe nga 95 euro në klasën ekonomike dhe 289 euro në klasën biznes për linjën Tiranë–Vilnius.“airBaltic” operon afro 130 destinacione nga Riga, Talini, Vilniusi, Tampere dhe, sezonalisht, Gran Canaria, duke ofruar lidhje me një gamë të gjerë destinacionesh në rrjetin e saj në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe rajonin e Kaukazit. Orari i plotë i fluturimeve dhe biletat janë të disponueshme në faqen zyrtare të kompanisë: www.airbaltic.com

  • Vendet më të lira dhe më të shtrenjta për t’u vizituar në 2025

    Vendet më të lira dhe më të shtrenjta për t’u vizituar në 2025

    Ka disa destinacione që ofrojnë përvoja të pabesueshme me kosto të ulët, ndërsa të tjera mund ta zbrazin portofolin tuaj më shpejt nga sa pritej.Për të ndihmuar frymëzimin për pushimet tuaja të ardhshme, platforma statistikore Visual Capitalist ka renditur 15 vendet më të lira dhe 15 vendet më të shtrenjta për t’u vizituar në 2025, bazuar në të dhënat e përpiluara nga Hellosafe (çmimet e konvertuara në USD).MetodologjiaBuxhetet mesatare ditore të udhëtimit të paraqitura janë llogaritur bazuar në sa vijon:Kostot e akomodimit: rezervime të tipit hotel ose AirbnbShpenzimet e ushqimit: bazuar në indekset lokale të IÇK-së dhe kostot e restoranteveKostot e transportit brenda vendit: fluturimet e brendshme, tren, autobus etj.Shpenzimet për aktivitetet turistikeKostot mesatare nuk përfshijnë transportin në vendin e destinacionit.Vendet më të lira për t’u vizituar në 2025Burimi: VCShumë nga destinacionet më elonomike në botë gjenden në Azi dhe Afrikë, ku kostot më të ulëta për ushqim, akomodim dhe transport e bëjnë udhëtimin më të përballueshëm.Ka disa sfida që duhet të keni parasysh kur zgjidhni këto destinacione.Si fillim, infrastruktura dhe shërbimet publike mund të mos jenë aq të zhvilluara, që do të thotë se kërkohet planifikim shtesë për akomodimet dhe transportin.Një faktor tjetër janë masat paraprake shëndetësore, pasi disa destinacione mund të kërkojnë vaksinime ose kujdes shtesë me ushqimin dhe ujin. Në vendet tropikale si Gana, Ruanda dhe India, udhëtarët duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me sëmundjet e shkaktuara nga mushkonjat, si malaria.Vendet më të shtrenjta për t’u vizituar në 2025Burimi: VCNdër destinacionet më të shtrenjta të udhëtimit janë disa vende të vogla ishullore, ku kostot e larta shkaktohen nga burimet e kufizuara dhe mallrat e importuara.Barbados, i cili kryeson listën me 330 dollarë në ditë, ka një industri turizmi të zhvilluar mirë që kujdeset për udhëtarët në resorte luksoze, ushqim të shkëlqyer dhe eksperienca ekskluzive buzë detit.Destinacione të tjera të kushtueshme që nuk janë ishuj përfshijnë Zvicrën dhe SHBA-në, kjo e fundit është vendi i tretë më i vizituar pas Francës dhe Spanjës./ Visual CapitalistKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.