Kryeministri Edi Rama foli në Tirana Economic Forum, një takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e Delphi Forum, ku u diskutua mbi mundësitë e reja që ofron Shqipëria për investime dhe zhvillim.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi strategjik.
“Shqiptarët dhe grekët kanë kuptuar se gjeografia është një mundësi dhe ne sot jemi të vetëdijshëm për këtë mundësi të re,” u shpreh ai, duke shtuar se Shqipëria po tregon vetëbesim dhe ambicie në arenën ndërkombëtare.
Sipas Kryeministrit, imazhi i vendit ka ndryshuar ndjeshëm: “Shqipëria nuk është më duke parë nga qoshja, por duke qëndruar me vetëbesim, ambicioze dhe largpamëse. Nuk shihemi më si një cep i largët, por si një vend ku gjërat ndodhin.”
Rama nënvizoi disa nga arritjet kryesore të viteve të fundit, duke përfshirë: Hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE në kohë rekord; Dyfishimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto; Rritjen e vazhdueshme të sektorit të turizmit; Investimet në infrastrukturë; Luftën kundër korrupsionit; Rritjen e pagave; Rilindjen e industrisë ushtarake në vend.
“Transformimet nuk janë premtime, por fakte. Ne po ndërtojmë një ekonomi që matet prej vlerave dhe këtë mund ta themi me krenari,” deklaroi Rama, duke shtuar se ndryshimi po ndodh “hap pas hapi, mes punës dhe besimit.”
“Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion”, tha Rama.
Tag: destinacion
-

Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion
-

“Europa 2030 nuk është shpresë, por destinacion”, Rama: Shqipëria nuk shihet më si cep i largët
Kryeministri Edi Rama foli në Tirana Economic Forum, një takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e Delphi Forum, ku u diskutua mbi mundësitë e reja që ofron Shqipëria për investime dhe zhvillim.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi strategjik.
“Shqiptarët dhe grekët kanë kuptuar se gjeografia është një mundësi dhe ne sot jemi të vetëdijshëm për këtë mundësi të re,” u shpreh ai, duke shtuar se Shqipëria po tregon vetëbesim dhe ambicie në arenën ndërkombëtare.
Sipas Kryeministrit, imazhi i vendit ka ndryshuar ndjeshëm: “Shqipëria nuk është më duke parë nga qoshja, por duke qëndruar me vetëbesim, ambicioze dhe largpamëse. Nuk shihemi më si një cep i largët, por si një vend ku gjërat ndodhin.”
Rama nënvizoi disa nga arritjet kryesore të viteve të fundit, duke përfshirë: Hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE në kohë rekord; Dyfishimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto; Rritjen e vazhdueshme të sektorit të turizmit; Investimet në infrastrukturë; Luftën kundër korrupsionit; Rritjen e pagave; Rilindjen e industrisë ushtarake në vend.
“Transformimet nuk janë premtime, por fakte. Ne po ndërtojmë një ekonomi që matet prej vlerave dhe këtë mund ta themi me krenari,” deklaroi Rama, duke shtuar se ndryshimi po ndodh “hap pas hapi, mes punës dhe besimit.”
“Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion”, tha Rama. -

Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën
3.4 tonë kokainë janë sekuestruar në një operacion antidrogë të policisë në Peru, që si destinacion final kishte Belgjikën.
Lënda narkotike e kapur gjatë së shtunës ishte fshehur në një ngarkesë me banana dhe ishte e ndarë në 3 mijë pako.
Operacioni i kryer u udhëhoq nga DEA amerikane, ndërsa rajoni ku u zhvillua njihet në Peru si më i madhi i kultivimit të kokainës.
Për këtë ngarkesë të kapur, në pranga përfundoi një person i cili u ndalua në qytetin e Piruas, në Peru.
Në një deklaratë zyrtare, përfaqësues të policisë peruane thanë se droga ishte 98% e pastër, ndërsa në treg vlera e saj përllogaritet rreth 68 milionë dollarë.
Nga hetimet e deritanishme, kokaina që destinacion kishte Belgjikën ka pas saj një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës janë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa tregtimin e saj në Europë, po sipas policisë vendase, dyshohet se e bënin kartele meksikane ose shqiptare.
Lidhja e shqiptarëve me grupet kriminale të trafikut të drogës në Peru është ekspozuar edhe më parë falë operacioneve të zhvilluara nga autoritetet ndërkombëtare, por jo vetëm. -

”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga punimet në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar.
Rama shkruan se se do të transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit, por jo vetëm.
”Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, puna vijon pa ndërprerje, ku dita-ditës po merr jetë një vepër arkitektonike që do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës bashkëkohore’‘, shkruan Rama.Top Channel
-

Shqipëria, destinacioni i turizmit gjithëvjetor, mbi 10 milionë vizitorë në 9 muajt e parë të vitit 2025
Shqipëria po konfirmon me shifra dhe fakte suksesin e saj si një destinacion turistik gjithëvjetor, duke u shndërruar në një nga historitë më pozitive të zhvillimit ekonomik dhe promovimit ndërkombëtar.Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se gjatë periudhës janar–shtator 2025, vendi ynë ka mirëpritur 10,228,686 vizitorë të huaj, një rritje me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
“Ky trend pozitiv dëshmon për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit dhe për angazhimin e përbashkët në promovimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës”, – theksoi Gonxhja në postimin e tij.
Në vetëm pak vite, Shqipëria ka kaluar nga një destinacion sezonal në një ofertë të plotë turistike që përfshin:
Bregdetin shqiptar, me rivierën e famshme që zgjatet nga Velipoja në veri deri në Ksamil në jug,
Alpet shqiptare, që po tërheqin gjithnjë e më shumë alpinistë e dashamirës të natyrës,
Qytetet muze dhe qendrat historike, si Berati, Gjirokastra e Shkodra, që ruajnë trashëgiminë kulturore dhe shpirtin e mikpritjes,
Kulinaria tradicionale, që po bëhet një magnet i veçantë për turistët e huaj, falë autenticitetit, produkteve vendase dhe përvojave gastronomike që ofrohen në çdo rajon.
Sipas Ministrisë së Turizmit, rritja e vizitorëve nuk vjen vetëm nga tregjet tradicionale të Evropës, por edhe nga shtete të reja që po zbulojnë Shqipërinë, si vend me potencial të madh për turizëm natyror, historik, kulturor dhe sportiv.
Ky zhvillim reflekton përpjekjet për diversifikimin e ofertës turistike, përmirësimin e infrastrukturës, investimet në sektorin e shërbimeve dhe nxitjen e partneriteteve publike e private që po e shndërrojnë Shqipërinë në një markë konkurruese të Mesdheut.
Në këtë dinamikë pozitive, turizmi po bëhet një shtyllë kyçe e ekonomisë kombëtare, duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme, vende pune dhe promovim të imazhit të vendit.Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria po afirmohet si një vend që mund të vizitohet gjatë gjithë vitit — një mozaik i gjallë ku takohen deti, mali, kultura dhe mikpritja që e dallon këtë truall mesdhetar.
Albert Vataj -

Billa: Jo një Ndalesë, por një Destinacion
Midis një ndalese dhe një destinacioni ka një ndryshim të madh. Një ndalesë është një vizitë e thjeshtë, shpesh jo e planifikuar, ku mund të bësh një blerje dhe të mos kthehesh më. Ndërsa një destinacion është shumë më shumë, një destinacion të fton të rikthehesh herë pas here, në të njëjtin vend, ka një arsye që të tërheq.Në Billa dhe showroom-et e saj, klientët rikthehen për të rimodeluar hapësirat e tyre, rikthehen me një mik për t’i prezantuar Billa-n dhe gamën e produkteve dhe zgjidhjeve të saj, rikthehen për t’u frymëzuar dhe për të marrë ide të reja. Të rikthehesh në Billa për herën e tretë, të katërt ose të dhjetë është mëse normale, por pse? Çfarë e bën Billa-n një destinacion?Cilësi që të fton të ktheheshNëse do t’i jepnim përgjigje pyetjes “pse Billa është një destinacion dhe jo thjesht një ndalesë?”, atëherë kjo pyetje do të kishte dy përgjigje kyçe: së pari, cilësia e produkteve të saj në çdo kategori, dhe së dyti, po aq e rëndësishme, shërbimi ndaj klientit në Billa. Le të ndalemi fillimisht tek pika e parë.Pllakat e Villa Ceramica, pjesë e Billa Holdings, të prodhuara si rezultat i traditës dhe ekspertizës spanjolle, paraqesin një gamë produktesh njëkohësisht rezistente dhe tërheqëse, të përshtatshme për çdo hapësirë dhe gjeografi. Sot, ato janë të pranishme në mbi 92 vende të botës, një dëshmi e një cilësie që tejkalon kufijtë dhe mbart emrin Billa.Parketet me teknologjitë më të fundit, si SPC, ofrojnë një zgjidhje të thjeshtë për t’u instaluar, të lehtë për t’u mirëmbajtur dhe ultra-rezistente ndaj faktorëve të jashtëm dhe ujit. Një zgjidhje praktike nga Billa, e qëndrueshme në kohë dhe e përshtatshme për çdo ambient.Hidrosanitaret dhe mobiliet e markave lider në botë, të vlerësuara prej dekadash, si Ideal Standard dhe Colombini Casa. Zgjidhje funksionale, të dizajnuara për të përmirësuar cilësinë e jetesës tuaj: në rastin e hidrosanitareve, zgjidhje efikase që kursejnë, ndërsa në rastin e mobilieve, zgjidhje transformuese, si estetikisht ashtu edhe emocionalisht.Shërbim që të bën të ndihesh si në shtëpiNjë prej arsyeve kryesore pse sot showroom-et e Billa-s në të gjithë Shqipërinë, si edhe në Belgjikë, janë kthyer nga një ndalesë në destinacione të mirëfillta, është shërbimi ndaj klientit. Jo thjesht një marrëdhënie blerës-shitës, por një raport miqësor me përfaqësuesit dhe ekspertët e showroom-eve. Një atmosferë frymëzuese dhe mikpritëse, ku kërkesat dhe nevojat dëgjohen në mënyrë aktive dhe përkthehen në zgjidhje të personalizuara. Sepse, edhe pse dy projekte mund të ngjajnë, asnjë prej tyre nuk është i njëjtë në çdo detaj të tij, dhe tek Billa, ekipi i saj kujdeset që çdo projekt të gjejë ato elemente që i mungojnë.Përvoja e shërbimit ndaj klientit në Billa ndahet zakonisht në tre faza:Para vizitës në showroom çdo pyetje merr përgjigje të shpejtë dhe të personalizuar në kanalet e ndryshme të komunikimit.Gjatë vizitës në showroom një tur i plotë në galerinë e opsioneve dhe mundësive të Billa, me sugjerime nga ekspertë që njohin produktet në detaje.Pas vizitës në showroom ndarja e suksesit të çdo klienti si sukses i përbashkët.Marrëdhënie që zgjasin me dekadaNjë pjesë e konsiderueshme e marrëdhënieve të Billa-s me klientët e saj janë marrëdhënie që janë krijuar me kohë dhe janë forcuar me kalimin e viteve, 5, 10, 15 apo 20 vite, që nga ditët e para të fillimit të aktivitetit të saj. Ky është rezultati i një pune të kujdesshme dhe i një filozofie që nuk i sheh klientët si një vizitë të vetme, por secilin prej tyre si një mundësi për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë. Billa drejtohet nga disa vlera të pandryshueshme, vlerat e bashkëpunimit dhe vërtetësia, të cilat reflektohen qartë në cilësinë e produkteve dhe shërbimit të ofruar.Showroom-et e Billa: Destinacionet që transformojnë hapësirat tuajaShowroom-et e Billa-s sot janë kthyer në destinacione, destinacione për blerjen e dytë ose të shtatë, hapësira frymëzimi për projektet e së ardhmes, pika referimi për njohuritë e ofruara nga ekspertët e tyre. Çdo vizitë inspiron dhe prodhon ide të reja, çdo përjetim ofron një vizion të ri të të jetuarit. Prandaj, tek Billa gjithmonë rikthehesh! Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave, duke nënvizuar se Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion tërheqës për rrjetet ndërkombëtare.
“Është një arritje mjaft e madhe. Ju uroj mirëseardhjen të gjithëve. Jam i sigurt se më e mira nuk ka ardhur ende. Sot Shqipëria është një destinacion shumë tërheqës dhe kjo është një gjë e mirë. “Forbes Properties” është gjë e mirë që ka interes për Shqipërinë. Ata shkojnë aty ku ata mendojnë se ka një horizont për ta. Ky është lajm i mirë edhe për shqiptarët pasi nënkupton që pronat, pasuritë e tyre po marrin vlerë”, tha Rama. -

Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave, duke nënvizuar se Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion tërheqës për rrjetet ndërkombëtare.
“Është një arritje mjaft e madhe. Ju uroj mirëseardhjen të gjithëve. Jam i sigurt se më e mira nuk ka ardhur ende. Sot Shqipëria është një destinacion shumë tërheqës dhe kjo është një gjë e mirë. “Forbes Properties” është gjë e mirë që ka interes për Shqipërinë. Ata shkojnë aty ku ata mendojnë se ka një horizont për ta. Ky është lajm i mirë edhe për shqiptarët pasi nënkupton që pronat, pasuritë e tyre po marrin vlerë”, tha Rama.

