Tag: dështoi

  • Dështoi takimi i Ministrisë me minatorët: Grevistët vazhdojnë rezistencën paqësore

    Dështoi takimi i Ministrisë me minatorët: Grevistët vazhdojnë rezistencën paqësore

    Takimi i organizuar sot nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit me minatorët grevistë në Spaç për të diskutuar kushtet e punës dhe formatin e grevës dështoi.
    Përfaqësuesit e ministrisë, përfshirë edhe të dërguarit nga ISHPSHSH, u përballën me një atmosferë të tensionuar dhe nuk arritën të bindin kompaninë që takimi të mbahej në përputhje me legjislacionin kombëtar të punës dhe të grevës.
    Minatorët pritën mbi 6 orë në shi dhe erë para hyrjes së kompanisë, por u shpërndanë të zhgënjyer, por të vendosur për të vazhduar veprimet e tyre kolektive. Ata do të mbështeten nga Komisioni i Grevës, Këshilli Sindikal i Minatorëve dhe ekspertiza e KSSH-së për të garantuar të drejtat e tyre.
    Ministria, pas vizitës së Spaçit, u largua pa arritur të ndërgjegjësohej për situatën reale të minatorëve dhe sfidat e punës në sektorin e minierave. Grevistët paralajmërojnë se rezistenca e tyre paqësore do të vazhdojë.

  • Seanca e 27 tetorit dështoi, Berisha paraqitet sot në SPAK për “Partizanin”

    Seanca e 27 tetorit dështoi, Berisha paraqitet sot në SPAK për “Partizanin”

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot, 3 nëntor, në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me aferën e ish-klubit sportiv “Partizani”.
    Pritet të shohim se çfarë do të deklarojë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion dhe a do të ketë ndonjë zhvillim të ri mbi këtë proces gjyqësor.
    Kujtojmë se seanca e 27 tetorit dështoi, për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj, i cili përfaqëson të pandehurin Fatmir Bektashi si dhe kompanitë “Kontakt shpk” dhe “Home Plan shpk”.
    Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raportoi atë ditë se ishin planifikuar të kryheshin dy seanca në ngarkim të Berishës e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, dhe të pandehurve të tjerë, si dhe një seancë ku do shqyrtohej kërkesa e vajzës së kryedemokratit, Argita Malltezi, për heqjen e sekuestrimit të pasurive.
    Më herët, Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtares Irena Gjoka. Ai ka kërkuar shpalljen e akteve në dosje si të pavlefshme.
    Kjo dosje, për të cilën hetohet ish-kryeministri, kaloi më 19 maj 2025 për gjykim, pas shtatë muajsh qëndrimi në seancë paraprake.
    Në këtë dosje janë dërguar për gjykim pesë të pandehur.

  • “Pse dështoi operacioni ‘Ura’?”, Dumani i përgjigjet opozitës: Nuk është detyra e SPAK të arrestojë njerëz

    “Pse dështoi operacioni ‘Ura’?”, Dumani i përgjigjet opozitës: Nuk është detyra e SPAK të arrestojë njerëz

    Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme, teksa iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të opozitës.
    Demokrati Bylykbashi iu referua operacionit “Ura” të zhvilluar nga SPAK në muajin maj në bashkëpunim me kolegët italianë. Sipas Bylykbashit, operacioni dështoi pasi personat e rëndësishëm nuk u arrestuan, pra patën mundësi të iknin dhe operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve. Dumani thekson se SPAK kërkoi caktimin e masave që në muajin mars dhe vendimi u dha 2 muaj më vonë.
    Oerd Bylykbashi: Pse u vonua aq shumë operacioni Ura, i cili nëse do kishte patur ndërhyre 10 ditë para zgjedhje jo 10 ditë pas, rezultati në Durrës do ishte tjetër. Patët 52 masa sigurie dhe numër i kufizuar u arrestua. Më kryesorët ikën, dikush i njoftoi përpara. A keni dijeni pse u vonua. Nëse dikush e dekonspiroi.
    Altin Dumani: Operacioni “Ura” e kam deklaruar SPAK ka depozituar për caktim mase në muajin mars 2025. Dhe vendimi i caktimi të masës është dhënë nga data 5 maj. Dhe të njëjtën ditë është komunikuar me kolegët e Barit, është koordinuar takimi në Shqipëri më 7 maj, kishin punë përgatitore për të bërë dhe u fiksua data 21. Pse u arrestuan pse jo, e dini mirë nuk detyra jonë të arrestojë njerëz. Nuk mund të na e kërkosh këtë përgjegjësi neve.

  • Alimehmeti: Manastirliu nuk e menaxhoi mirë pandeminë Covid-19, dështoi në menaxhimin e situatës

    Alimehmeti: Manastirliu nuk e menaxhoi mirë pandeminë Covid-19, dështoi në menaxhimin e situatës

    Bashkia e Tiranës më 9 nëntor do të zgjedhë kryetarin e ri të Bashkisë, pas arrestimit dhe burgosjes së Erion Veliajt.
    Partia Socialiste ka kandiduar Ogerta Manastirliun,kurse PD me parti të tjera aleate kanë propozuar Florjan Binajn.
    Ilir Alimehmeti, i ftuar në “Real Story” tha se Ogerta Manastirliu, e cila drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e Covid-19, dështoi në menaxhimin e situatës.
    “Pati probleme në menaxhimin e pandemisë. Nuk lejuan që të këtë teste covid në farmacitë e vendit. Detyruam vaksinën, të rinjve, studentëve të universiteteve. Ua detyruam 18-vjeçarëve dhe punonjësve të supermarketeve.
    Nuk ka asnjë vend të botës, që ka bërë këto budallallëqe, që kemi bërë ne. Kemi një të dhënë precize në Shqipëri. Kush u intubua vdiq. Mos gaboj, vetëm njëri ia ka dale. Si është e mundur kjo, ka diçka që nuk shkon këtu. Ose s’ke ekspertizën e duhur, ose pajisjet e duhura”, tha ai.

  • Dështoi të zgjidhej kryetare e kuvendit të Kosovës, vjen reagimi i Donika Gërvallës

    Dështoi të zgjidhej kryetare e kuvendit të Kosovës, vjen reagimi i Donika Gërvallës

    Ministrja e Punë të Jashtme dhe Diasporës e Kosovësm Donika Gërvalla sot ishte pjesë e votimit për kryetare të re të Kuvendit. Ajo ishte e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me të cilën është partia Guxo, kryesuese e së cilës është edhe vetë Gërvalla.
    Kjo e fundit u propozua për kryetare e të re të Kuvendit pasi Albulena Haxhiu dështoi të merr votat e nevojshme, për herë të shtatë me votim të hapur, e para kjo pas vendimit të Kushtetueses ku kërkohet që votimi të jetë i hapur dhe që partia e parë të nominojë një kandidat të njëjtë vetëm tri herë, shkruan KosovaPress.
    Gërvalla përjetoi fatin e Haxhiut duke mos marrë më shumë se 57 vota ose katër më pak se 61 sa janë të nevojshme. Në një postim në Facebook së fundit, kryediplomatja e Kosovës në detyrë ka shkruar:
    “E thënë me fjalët e poetit:
    Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.
    Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”
    Deputetja e VV-së Shqipe Mehmeti Selimi nuk ka marrë pjesë në votimin për Gërvallën, por ajo ka sqaruar se mospjesëmarrja e saj nuk ka të bëjë me motive partiake.

  • Ambasadori i BiH në OKB: Përpjekja e Moskës, Beogradit dhe Banja Llukës për të shpëtuar ushtarin Dodik dështoi

    Ambasadori i BiH në OKB: Përpjekja e Moskës, Beogradit dhe Banja Llukës për të shpëtuar ushtarin Dodik dështoi

    Rusia dështoi në përpjekjen e saj për të politizuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së vendimin e Gjykatës së Bosnjës dhe Her cegovinës që dënoi me burg Milorad Dodikun dhe për të cilin atij iu hoq mandati si President i Republika Srpska, deklaroi ambasadori i BiH në OKB, Zlatko Lagumdžija. Ai foli pasi Këshilli i Sigurimit, me kërkesë të Rusisë dhe me mbështetjen e Kinës, mbajti konsultime të mbyllura mbi situatën në BiH mbrëmë. Zëvendës ambasadori rus Dmitrij Poljanski tha pas asaj seance të mbajtur me dyer të mbyllura para gazetarëve në Nju Jork se ai këmbënguli në tezën se Christian Schmidt nuk është zgjedhur ligjërisht si përfaqësues i lartë në BiH dhe se veprimet e tij dëmtojnë stabilitetin e atij vendi. Prova për këtë, pohoi ai, është vendimi kundër Dodik.“Ky është një kërcënim për stabilitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ne kemi vendosur t’ua tërheqim vëmendjen anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë zhvillim shumë të pafat”, tha Poljanski. Megjithatë, ambasa dori Lagumdžija tha më vonë se kjo manovër politike nga Moska nuk dha asnjë rezultat. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai deklaroi se Rusia mbeti e vetme në kritikat ndaj Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe Christian Schmidt, ndërsa të gjitha shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit shprehën mbështetje për integ ritetin territorial dhe sovranitetin e BiH, që përfshin respektimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, pra të gjitha vendimeve të gjy katave dhe Komisionit Qendror Zgjedhor të BiH (KQZ). Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri thirrje për dialog në BiH, shkroi Lagumdžija, por ai gjithashtu theksoi se kjo nënkupton që nuk duhet të ketë ndikim mbi sundimin e ligjit dhe rendin kushtetues të shtetit.

  • Besiktas gati t’i bëjë nderin e madh Milanit, kërkon lojtarin e padëshiruar te kuqezinjtë

    Besiktas gati t’i bëjë nderin e madh Milanit, kërkon lojtarin e padëshiruar te kuqezinjtë

    4 Gusht 2025

    18:42

    Telesport

    Edhe pse dështoi në fund fare transferimi i Emerson Royal te Besiktas, pasi braziliani vendosi të transferohej te Flamengo, edhe pse palët kishin arritur marrëveshjen paraprake mes tyre, Besiktas kërkon një tjetër lojtar të padëshiruar te Milan.
    Bëhet fjalë për Ismaël Bennacer, algjeriani është jashtë planeve të Max Allegri-t për sezonin e ri dhe duhet të largohet. Nicolo Schira raporton se Besiktas është shumë e interesuar për të transferuar mesfushorin algjerian, i cili ishte shumë pranë zyrtarizimit tek Al-Ittihad në Arabinë Saudite, por në fund marrëveshja dështoi.
    Bennacer preferon një projekt ambicioz sportiv në Evropë dhe duket se Besiktas është destinacioni i duhur për të. Ende nuk dihet nëse do jetë një transferim përfundimtar, apo huazim me të drejtë ose detyrim blerjeje, gjë që do të mësohet ditët në vijim.

  • Dështoi në testet mjekësore te Real Madrid, lojtari firmos me ish-ekipin e tij

    Dështoi në testet mjekësore te Real Madrid, lojtari firmos me ish-ekipin e tij

    3 Gusht 2025

    19:12

    Telesport

    Përveç lojtarëve të njohur që ka transferuar këtë merkato, 4 deri tani, njëkohësisht Real Madrid vazhdon të punojë për afrimin e talenteve të reja. Njëri prj tyre është edhe Abdellah Ouazane, të cilit i mbaroi kontrata me Ajax-in në fund të sezonit të kaluar, ndaj ai vendosi të transferohej si lojtar i ri te Real Madrid, sigurisht tek ekipi i të rinjve fillimisht.
    Por, ndodhi ajo që nuk pritej. Abdellah Ouazane udhëtoi drejt Madridit për të kryer testet mjekësore, por dështoi t’i kalonte ato me sukses. Real Madrid vendosi të ndërpriste në atë moment bisedimet me lojtarin.
    Fabrizio Romano raporton së fundmi se Abdellah Ouazane është rikthyer te Ajax dhe ka firmosur një kontarë të re me klubin holandez. Marokeni luan si mesfushor sulmues dhe konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe, por çudia qëndron në faktin si dështoi në testet mjekësore. Arsyeja ende nuk është bërë e ditur.

  • “SPAK dështoi me krimin zgjedhor”, Noka: Prokuroria e Posaçme i shërbeu Ramës për tjetërsimin e votës

    “SPAK dështoi me krimin zgjedhor”, Noka: Prokuroria e Posaçme i shërbeu Ramës për tjetërsimin e votës

    Pas zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike ka ashpërsuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në një intervistë për Vizion Plus deklaroi së SPAK-u dështoi të luftonte krimin elektoral.

    “Task Forca e krimit zgjedhor, e ngritur në janar 2025 me aq shumë bujë kishte vdekur atë ditë që u krijua”, tha Noka.
    Sipas Nokës, PD ka denoncuar çdo element të procesit të 11 majit, nga vendimet e qeverisë, te përdorimi i burimeve shtetërore e deri te ndikimi i bandave kriminale në zgjedhje, por prokurorët e posaçëm nuk kanë reaguar.

    “SKAP-i i partisë nuk guxon t’i hapë sytë e t’i shikojë megjithëse ne ia kemi çuar të gjitha sepse këto janë prova, VKM janë prova; ne i kemi çuar prova edhe për krimin por SKAP-i kthen përgjigje dhe kërkon që ne t’i çojmë edhe numrat e telefonit të banditëve”, deklaroi Noka.
    Numri 2 i PD solli në vëmendje edhe përplasjen e tij në Vorë ditën e zgjedhjeve, si shembull për të mbështetur akuzat e tij se SPAK-u dështoi në 11 maj.
     “Zonja Vokshi u kërcënua me rrëmbimin e vajzës, pse kërkoi që banditët të dalin nga qendrat e votimit. Shkova dhe telefonova shefin e komisariatit, i cili ishte njësh me bandën dhe as nuk u duk që të ndërhynte. U telefonua edhe SKAP-i. Dhe për çudi 2 orë më pas, sekretari i përgjithshëm i PD procedohet penalisht nga policia e shtetit, ndërsa banditët jo”, tha Noka.
    Për Partinë Demokratike, Task Forca e ngritur për zgjedhjeve dhe SPAK-u në 11 maj u përdorën nga partia në pushtet.
    “SKAP-i është një instrument në duart e Edi Ramës për të tjetërsuar votën dhe në shërbim të farsës”, tha Noka. 
    Dy ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka ishte në SPAK për të dhënë informacione për të gjitha kallzimet që PD ka bërë për zgjedhje, por opozita nuk pret asngjë nga këto hetime pasi rezultati dhe fitorja e PS tashmë është zyrtarizuar./vizionplus.tv