Ylli i serialit Euphoria, Sydney Sweeney, po kalon një periudhë të vështirë profesionale. Dy filmat e saj më të fundit, Eden dhe Americana, nuk kanë arritur pritshmëritë në arkë dhe kanë marrë kritika të përziera. Eden, një thriller i mbijetesës me regji nga Ron Howard dhe buxhet 50 milionë dollarë, debutoi me vetëm 1 milion fitime në 664 kinema amerikane, duke marrë 55% vlerësime pozitive në Rotten Tomatoes. Në të luajnë edhe Ana de Armas dhe Jude Law.
Ndërkohë, Americana, komedi krimi ku Sweeney luan përkrah këngëtares Halsey, pati një debutim të dobët me 500 mijë dollarë fitime kundrejt buxhetit 9 milionësh. Regjisori Tony Tost e cilësoi filmin një “perlë të fshehur” që mund të vlerësohet më shumë me kalimin e kohës.
Këto dështime pasojnë pas polemikës me reklamën e markës American Eagle, ku Sweeney u përfshi në një spot që disa kritikuan për elemente të diskutueshme historike. Megjithatë, sondazhet treguan se shumica e publikut e priti pozitivisht fushatën.
Pavarësisht sfidave, Sweeney mbetet një nga aktoret më të kërkuara në Hollywood. Ajo ka përfunduar xhirimet e filmit biografik mbi boksieren Christy Martin dhe këtë verë nis punën si producente dhe aktore në Scandalous!. Projekti i ardhshëm përfshin edhe thrillerin I Pretended to Be a Missing Girl, një film sci-fi për Amazon MGM dhe adaptimin e videolojës OutRun nga Michael Bay.
Tag: dështime
-

Sydney Sweeney në krizë: Dy dështime radhazi në kinema pas skandalit me reklamat e xhinseve
-

Seanca konstituive për Kuvendin rinis me dy dështime, vijon ngërçi politik në Kosovë
Kosova nuk ka arritur ende të dalë nga ngërçi politik në të cilin është futur prej 15 prillit. Pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës u mblodh sot për rë rinisur seancat konstituive, por takimi përfundoi me dy dështime të reja.
Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje propozoi si kryetare Kuvendi sërish Albulena Haxhiun dhe më pas Donika Gërvallën. Por asnjëra prej tyre nuk arriti të marrë 61 votat e nevojshme për tu zgjedhur kryetare Kuvendi. Secila mori nga 57 vota pro, 56 kundër e nga 3 abstenime. Pas dështimit, seanca e radhës është shtyrë për më datë 22 gusht.
Menjëherë erdhën edhe reagimet nga partitë opozitare. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij vazhdon me qëndrimin se voton vetëm një kandidat nga LVV-ja për kryeparlamentar që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit.
“Nëse duan zgjidhje, sot mund ta përfundonin këtë punë”, tha ai, duke shtuar se nuk ka votë për Albulena Haxhiun dhe për dikë që ka qenë ministër.