Në Fier është zhvilluar një ceremoni përkujtimore me rastin e 1-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Policisë, Novruz Cenalia.Reklama në FieriWeb
Në këtë veprimtari, e mbushur me ndjenjë respekti dhe dhimbjeje, morën pjesë:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Skënder Hita,
Prefekti i Qarkut Fier, z. Arben Çuko,
familjarë të Dëshmorit, si dhe
kolegë dhe punonjës të Policisë së Shtetit.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij, pjesëmarrësit vendosën kurora me lule pranë varrit të Dëshmorit Cenalia, duke përkujtuar jo vetëm aktin e tij të lartë të sakrificës, por edhe vlerat njerëzore e profesionale që e karakterizonin.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Drejtori Skënder Hita, në fjalën e tij, theksoi: Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
“Novruzi, sot nuk është vetëm biri, vëllai, kushëriri, shoku dhe kolegu juaj dhe i yni. Ai sot është gur themeli në shtetndërtim, është pjesë e historisë dhe imazh i misionit të Policisë. Emri i tij është shkruar me germa të arta, për trimërinë tej moshës biologjike dhe për sakrificën tej të vështirës.”Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Ai shtoi se rasti i Cenalisë tregon edhe rrezikshmërinë që sjell përballja me krimin dhe domosdoshmërinë për bashkim, profesionalizëm dhe kujdes të vazhdueshëm në radhët e Policisë.
Drejtori Hita garantoi familjarët se Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë një derë e hapur mbështetjeje dhe miqësie për ta.
Sakrifica e Dëshmorit Novruz Cenalia do të qëndrojë përherë në piedestalin më të lartë të Policisë së Shtetit.
Lavdi të përjetshme veprës së tij!




