Tag: dëshmorëve

  • Fieri vijon festimet kuqezi për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit

    Fieri vijon festimet kuqezi për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit

    Një ditë pas atmosferës festive të 28 Nëntorit, Fieri ka vijuar aktivitetet për Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Në orën 10:00, në Varrezat e Dëshmorëve u zhvillua ceremonia zyrtare, ku morën pjesë autoritetet më të larta vendore, deputetë të Partisë Socialiste, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të Policisë së Fierit dhe komuniteteve fetare. Të pranishmit vendosën kurora dhe buqeta me lule pranë obeliskut kushtuar dëshmorëve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Fjalën përshëndetëse e mbajti nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, Vangjel Ndreko, i cili theksoi se lufta nacionalçlirimtare është një pasuri e çmuar kombëtare që duhet ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku Armando Subashi vlerësoi sakrificën e dëshmorëve të Fierit që dhanë jetën për lirinë e sotme. Sa i përket mungesës së opozitës në ceremoni, Subashi u shpreh se “është një vendim i tyre, por ne jemi në anën e duhur”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkohë, për herë të parë, në homazhe u bashkua edhe forca politike “Lëvizja Bashkë”. Kreu i degës së Fierit, Elis Baba, deklaroi se lëvizja që ai drejton është një forcë antisistem dhe se nderimi i sakrificës së të parëve duhet bërë çdo ditë, jo vetëm në data të caktuara historike.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Studiuesi Auron Tare publikon foto nga Varrezat e Dëshmorëve: Nderohesh më mirë nëse je pushtues i vrarë në Shqipëri, sesa shqiptar i vrarë për Shqipërinë

    Studiuesi Auron Tare publikon foto nga Varrezat e Dëshmorëve: Nderohesh më mirë nëse je pushtues i vrarë në Shqipëri, sesa shqiptar i vrarë për Shqipërinë

    Në këtë 29 Nëntor, studiuesi Auron Tare është ndalur te Varrezat e Dëshmorëve. Ai shkruan se vëren se varrezat e shqiptarëve të rënë për Shqipërinë janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa e kundërta ndodh me pushtuesit e huaj që kanë rënë në Shqipëri.

    “Pushtues i vrarë në Shqipëri apo shqiptar i vrarë për Shqipëri? Nesër është 29 Nëntori (dita e çlirimit), e cila tashmë si traditë përkujtohet veçmas: ca më 28-të e ca më 29-të.
    Me lule në dorë, me kurora, ata të 29-s do t’i drejtohen Varrezave të Dëshmorëve, ku kolegët e 28-s i kanë vendosur një ditë më parë.
    Nuk e di nëse të dyja grupimet, me të vërtetë shkojnë në varreza nga halli (dmth. për politikë), apo si një ditë reflektimi për çështjen kombëtare.
    Ndërkohë, shpesh, kur më bie rruga afër apo pranë Varrezave të Dëshmorëve të Shqipërisë, i kam bërë vetes pyetjen se si kombi ynë i nderon të rënët e vet.
    Për t’iu përgjigjur kësaj dileme, mjafton të shikosh gjendjen e varreve të të rënëve për çështjen shqiptare.
    Pastaj shikon se si fqinjët tanë apo kombet ndërluftuese ndër vite kanë ngritur varrezat e të rënëve të tyre në tokën tonë për të kuptuar se sa seriozë jemi ne me të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për çështjen kombëtare.
    Pamjet flasin vetë: me sa duket, sindroma e servilizmit politik kombëtar na ka bërë që të nderohesh më mirë nëse je pushtues i vrarë në Shqipëri sesa shqiptar i vrarë për Shqipëri”, shkruan Tare, bashkangjitur dhe fotove nga Varrezat e Dëshmorëve.

    Top Channel

  • Homazhe në varrezat e Dëshmorëve, deputetja e PS ngatërron Ditën e Çlirimit me Pavarësinë

    Homazhe në varrezat e Dëshmorëve, deputetja e PS ngatërron Ditën e Çlirimit me Pavarësinë

    Deputetja e PS, Kiduina Zaka ka ngatërruar Ditën e Çlirimit me atë të Pavarësisë. Gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve në Lushnjë, Zaka dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat dhe në vend se të uronte shqiptarët për Ditën e Çlirimit, u ngatërrua dhe uroi Ditën e Pavarësisë, që u festua një ditë më parë.
    “Gëzuar Ditën e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Lushnjës dhe Shqipërisë. Vijmë këtu për të nderuar dëshmorët e kombit për të  gjithë trashëgiminë dhe Shqipërinë e pavarur që na lanë”, tha Zaka.

  • Elbasan/ 81-vjetori i Çlirimit të Atdheut, ceremoni solemne në varrezat e Dëshmorëve

    Elbasan/ 81-vjetori i Çlirimit të Atdheut, ceremoni solemne në varrezat e Dëshmorëve

    Edhe në qytetin e Elbasanit u përkujtua 81-vjetori i çlirimit të vendit. Drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të forcave politike, familjarë të dëshmorëve e qytetarë kryen homazhe në varrezat e dëshmorëve.

    Nën ritmet e Orkestrës Frymore të qytetit, u vendosën kurora me lule në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.

  • Ceremoni zyrtare në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës, pjesëmarrësit: Kjo ditë mbetet simbol i sakrificës

    Ceremoni zyrtare në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës, pjesëmarrësit: Kjo ditë mbetet simbol i sakrificës

    Dita e Çlirimit të vendit, u përkujtua sot në Durrës me një ceremoni zyrtare në Mauzoleumin e Dëshmorëve.

    Drejtues të pushtetit vendor, deputetë socialistë, familjarë të dëshmorëve dhe të veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare u mblodhën për të nderuar kujtimin e të rënëve në luftën për liri.
    Gjatë ceremonisë u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule, ndërsa pjesëmarrësit theksuan se kjo ditë mbetet simbol i sakrificës dhe i rezistencës së pafund të popullit shqiptar.
    Familjarë të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës shprehën rëndësinë që ka ruajtja e kujtesës historike, sidomos për brezat e rinj, të cilët, sipas tyre, duhet të jenë më të përfshirë në këto aktivitete për të kuptuar vlerën e lirisë së fituar me gjak.
    Dita e Çlirimit mbetet edhe një thirrje për të mos e harruar historinë dhe për t’i përcjellë vlerat e saj tek brezat e rinj.

    Top Channel

  • Festa e 29 Nëntorit/ Rama homazhe në varrezat e Dëshmorëve

    Festa e 29 Nëntorit/ Rama homazhe në varrezat e Dëshmorëve

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve në ditën e Çlirimit të Shqipërisë.
    Kreu i qeverisë shoqërohej nga presidenti i vendit, Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe anëtarë të kabinetit të tij.

  • Dëshmorët që dhanë jetën, të harruar. Varret e çara dhe pa emër, ndërsa pushtuesve të huaj u lulëzojnë

    Dëshmorët që dhanë jetën, të harruar. Varret e çara dhe pa emër, ndërsa pushtuesve të huaj u lulëzojnë

    Në 81-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut paraqiten në një gjendje të degraduar.
    Pllaka të plasaritura, shkronja të rëna, emra të munguar dhe trotuare të dëmtuara përshkojnë gjithë hapësirën përkujtimore, duke shfaqur një kontrast të fortë me varrezat dhe memorialet e ushtarëve të huaj në kryeqytet, të cilat janë të pastra, të mirëmbajtura dhe të mbushura me gjelbërim.
    Gjendja në Varrezat e Dëshmorëve të Tiranës
    Gjatë verifikimit në terren u vu re se shumë prej pllakave të varreve janë të çara, ndërsa në dhjetëra raste mungojnë shkronjat e emrave apo vitet e lindjes dhe të rënies së dëshmorëve.Edhe trotuaret dhe avllitë përreth paraqiten me dëmtime të dukshme, ndërsa ndriçimi është i dëmtuar në disa zona.Disa varre dëshmorësh rezultojnë plotësisht pa emra. Sipas autoriteteve, këto i përkasin dëshmorëve të transferuar pas viteve ’90, por vendosja e të dhënave identifikuese ende nuk është kryer.Ndërhyrja e fundit serioze për mirëmbajtje është bërë rreth 6 vite më parë, periudhë në të cilën vetëm një numër i vogël varresh është rikonstruktuar me pllaka mermeri të reja.
    Ndërkohë, varrezat e ushtarëve të huaj shkëlqejnë!
    Varrezat e ushtarëve britanikë, ku prehen 46 pjesëtarë të misioneve britanike të vrarë në Shqipëri gjatë viteve 1943–1944, janë të pastra, me kurora lulesh të freskëta dhe hapësira të rregulluara.
    Nga 2.400 ushtarët e rënë ose të humbur në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore rreth 1.800 njihen me emër. Në tetë kolona graniti janë shkruajtur emrat e të rënëve.
    Varrezat e ushtarëve gjermanë pranë Liqenit Artificial, ku prehen 56 ushtarë të Luftës së Dytë Botërore, janë të mirëmbajtura, me emra të qartë të gdhendur në kolonat e granitit dhe ambiente të rregulluara periodikisht. Nga 2.400 ushtarët e rënë ose të humbur në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore rreth 1.800 njihen me emër. Në tetë kolona graniti janë shkruajtur emrat e të rënëve.
    Në Tiranë është vendos edhe një memorial në nder të 251 viktimave që kundërshtuan tentativën e grushtit të shtetit në Turqi.Memoriali qëndron që prej vitit 2019 Parkun e Madh të Tiranës, pranë Liqenit Artificial. Në një pllakë betoni janë gdhendur emrat e 251 të rënëve që kontribuan në dështimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, kundër qeverisë së Presidentit Erdogan.Ky memorial është dëmtuar një herë, por që është rregullua dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë. 251 emrat e dëshmorëve turq janë shkruar me shkronja që lexohen qartë.
    Reagimi i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit
    Enkelejda Pashalliu specialiste e Parqeve Memoriale Tematike në Bashkinë Tiranë pranon hapur problematikën, duke pohuar se ka shumë vite që nuk është ndërhyrë. Kjo edhe për mungesë fondi për të restauruar trotuaret dhe vendosjen e emrave dhe numrave mbi varret. Gjithsesi ajo pohoi për Fiksin se me buxhetin e ri do të bëjnë restaurimet emergjente. Në lidhje me kontrastin që kanë varrezat e dëshmove tanë me ato të huaja, specialistja tha se me buxhetin e vitit 2026 do përpiqen që edhe varrezat e dëshmorëve tanë të “ shkëlqejnë” njësoj si të huajve./TopChannel
     

  • Elbasani feston 81-vjetorin e Çlirimit

    Elbasani feston 81-vjetorin e Çlirimit

    Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 15:23
    Nën tingujt e himnit kombëtar dhe përkuljen solemne para monumentit të Dëshmorëve të Brigadës së XV Sulmuese, Elbasani kujtoi me nder e mirënjohje 81-vjetorin e Çlirimit.Në këtë ditë historike, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, veteranë, nxënës dhe familjarë të dëshmorëve u mblodhën për të nderuar bijtë e bijat e këtij qyteti që dhanë jetën për liri.Në krye të ceremonisë përkujtimore Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, me fjalët e tij përçoi mesazhin mirënjohjes ndaj atyre që bënë të mundur lirinë që ne gëzojmë sot.Kryebashkiaku kujtoi se çdo përvjetor i Çlirimit nuk është thjesht një datë në kalendar, por një kujtesë e gjallë e sakrificës, e guximit dhe e shpresës që ka shoqëruar gjithmonë qytetin e Elbasanit. “Sot, kujtojmë ditën kur ëndrra dhe dëshira e qytetarëve tanë u bë realitet me çlirimin e Elbasanit.Një ëndërr e bërë e mundur nga sakrifica, nga gjaku dhe trimëria e atyre që nuk u dorëzuan kurrë përballë pushtimit.Dita e Çlirimit të Elbasanit është një ditë krenarie, një ditë reflektimi dhe një thirrje për të gjithë ne që të qëndrojmë bashkë, të duam qytetin tonë dhe ta çojmë përpara me punë e përkushtim.Elbasani është një qytet me histori e me njerëz që kanë ditur të ëndërrojnë, të sakrifikojnë dhe të ndërtojnë.Lavdia e dëshmorëve të lirisë është udhërrëfyesi ynë për të ardhmen. Le ta nderojmë të shkuarën duke ndërtuar me dashuri e besim të ardhmen e qytetit tonë,” u shpreh Llatja.
    Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, solli një reflektim për kuptimin e thellë të kësaj date dhe për përgjegjësinë që mbart çdo brez për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe të progresit që nisën heronjtë tanë. “Sa herë që përkujtojmë Ditën e Çlirimit, kthehemi në histori për të kujtuar njerëzit që dhanë jetën për qytetin dhe për Shqipërinë.

    Kur mendojmë për sfidat e tyre, kuptojmë se sa shumë guxim, forcë dhe heroizëm u desh për të bërë atë që ata bënë.Ata e vendosën Shqipërinë në kahun e duhur të histories, në rrugën e lirisë, të zhvillimit dhe të progresit.

    Sot, ne kemi detyrën të përmbushim ëndrrën e tyre duke e çuar vendin tonë drejt Europës, si një vazhdim i misionit që nisën 81 vite më parë.Lavdi dëshmorëve që sakrifikuan jetën për këtë kauzë, lavdi Elbasanit që gjithmonë ka ditur të qëndrojë në anën e duhur të historisë,” tha Mazniku.

    Në fund të ceremonisë, përfaqësues të institucioneve, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë vendosën kurora dhe lule në shenjë nderimi të kujtimit të atyre që dhanë jetën për Shqipërinë e lirë.81 vite pas Çlirimit, Elbasani mbetet një qytet që kujton me respekt të kaluarën dhe ndërton me besim të ardhmen, duke u frymëzuar nga vlerat e lirisë, punës dhe dashurisë për vendin. LK

  • Qerim Vrioni: Gjashtë dëshmorë në një fotopllakat

    Qerim Vrioni: Gjashtë dëshmorë në një fotopllakat

    Vani Burda

    Nga Qerim Vrioni

    Koha, ngjarja dhe heronjtë

    Aty nga fillimi i shekullit XX, Lëvizja Kombëtare për çlirim nga pushtuesi otoman kishte marrë përmasa shqetësuese për këtë të fundit. Ajo u shpërfaq në drejtime të ndryshme, luftarake, politike, kulturore etj. Kështu, në datat 14-22 Nëntor 1908, në Manastir (sot Bitola, Rep. Maqedonisë së Veriut)), qendra e vilajetit shqiptar me të njëtin emër, u mblodh Kongresi i Alfabetit (ose i Manastirit), i cili përcaktoi alfabetin e shkrimit të gjuhës shqipe, çka do të përbënte një gur themeli për kulturën shqiptare. Një vit më vonë, 1909 (1 dhjetor) u çel në Elbasan Shkolla Normale (Pedagogjike), e para shkollë e mesme në Shqipëri, prej së cilës do dilnin mësues për arsimin shqip në vend (Fjalor Enciklopedik-Bacchus, Tiranë, 2002,f.658). Në vitin 1911, në Kosovë u zhvillua një kryengritje e përgjithshme që kulmoi me Betejën e Kaçanikut, në të cilën, kryengritësit shqiptarë i shkaktuan humbje të rënda ushtrisë turke në Grykën e Kaçanikut. Edhe në jug të vendit, sidomos në pjesën jugperëndimore të tij, ishin shtuar mjaft çetat atdhetare të organizuara, të cilat kishin nisur përpjekjet e armatosura për liri.

    Për një nga këto beteja, ku ranë në fushën e nderit gjashtë dëshmorë, është krijuar nga fotografi e atdhetari Vani Burda edhe fotopllakati për të cilin do të bëhet fjalë. Ata ishin pjestarë të çetave kombëtariste të udhëhequra nga Qamil Panariti dhe Spiro Bellkameni dhe u vranë në fshatin Orman-Çiflik, rreth 8 km. larg nga Korça në luftime me turqit më 29 korrik 1911. Emrat e tyre janë : Bajazid Rehova, Kristaki (Kristaq) M. Furxhiu, Kostaki (Kostaq) Kosturi, Nuçi V. Lapi, Odhisea Colle Piasto dhe Kostaki (Kostaq) Spiro Kristafillaku, të gjithë nga Korça e rrethinat (Fjalori Enciklopedik Shqiptar-Tiranë, 1985, f.187). Nga emrat, megjithë ngjyrimin rumun, kuptohet se ata i përkisnin të dyja besimeve fetare, fakt mjaft domethënës për kohën. Duhet shënuar se i ati i dëshmorit Kostaq Kosturi ishte atdhetari Spiro Kosturi, i vrarë nga shovinistët grekët në Selanik më 1906, ndërsa gjyshi i tij, Jovan Cico Kosturi, njihet si emër i shquar në Lëvizjen për Çlirim Kombëtar..

    Pas 29 korrikut 1911

    Ngjarja tragjike e Orman Çiflikut shtoi ndjeshëm frymën atdhetare dhe ngriti lartë aspiratat për çlirimin nga pushtimi i huaj. Për “Gjashtë Dëshmorët e Orman Çiflikut” është shkruar gjerë e gjatë në shtyp dhe në letrat shqipe pas vitit 1912. Kështu në vitin 1912, atdhetari Thanas Viso Mborja botoi në Sofje (Bullgari) një libërth kushtuar Dëshmorëve të Orman Çiflikut. Ai titullohej “Jetëshkrimet e të gjashtë Dëshmorëve Shqiptarë“, që fillon me “Dy fjalë“ dhe poezinë “Kurora e Zisë“ të autorit dhe vijon me portretet e Gjashtë Dëshmorëve. Ky libër u ribotua më 2014 në Korçë nga shtypshkronja ”Kotti” (Thanas Viso Mborja-“Jetëshkrimet e të gjashtë dëshmorëve Shqipëtarë”–Mbrothësia, Sofje, 1912). Në vitin 1916, Spiridon Ilo, një nga nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë, botoi në Amerikë përmbledhjen me vjersha “Dëshirat e zemrës” me kushtimin: “Ky libër u dedikohet “6 dëshmorëve të Orman Çifligut”, të cilët ranë në luftë si dëshmorë për lirinë e Shqipërisë”.

    Më 29 korrik 1938, plot 27 vite pas ngjarjes, në vendin ku ranë trimat, u ngrit një Monument (Lapidar) i cili u përurua me ceremoni madhështore nga autoritetet dhe populli i zonës. Monumenti përmban emrat e dëshmorëve dhe mbishkrimin “Ranë dëshmorë për Atdhe-në këtë vënd-më 29 korrik 1911”. Lapidari u zbulua nën tingujt e Himnit të Flamurit, mandej u vendosën kurora të shumta nga autoritetet dhe shoqata të ndryshme (“Gazeta e Korçës”—”Zbulimi i Monumentit të Gjashtë Dëshmorëve u bë me ceremoni madhështore”—30 korrik1938). I frymëzuar nga kjo ngjarje dhe heronjtë e saj, Gjashtë Dëshmorët e Orman Çiflikut, fotografi i dalluar për  çështjen kombëtare, Vani Burda duke u ndodhur në Bukuresht, realizoi në vitin 1913, fotopllakatin që po shqyrtojmë dhe, duke e shtypur po atje në vitin 1920.

    Fotografi Vani Burda

    Vani (Jovan) Burda është lindur në Korçë në vitin 1875 e qysh i ri mërgoi në Rumani tek i ungji, patrioti i shquar Nikolla Naço. Pranë Kolonisë shqiptare të Bukureshtit ai mësoi edhe mjeshtërinë e fotografimit, të cilën e lëvroi atje deri në vitin 1920, kur u kthye përfundimisht në atdhe. “Në Bukuresht fotografi patriot ndihmoi forcimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve të atjeshëm”(Gazeta “Nektari i Korçës”–gusht-shtator, 1992). Në vendlindje, Korçë, ai hapi një studio fotografike për të siguruar jetesën, ku hap pas hapi filloi të përmirësonte nivelin e fotove për publikun. Vani Burda ka riprodhuar në fotografi edhe portretin piktorik (me autor ende të panjohur) të iluministit të njohur Naum Veqilharxhi, po ashtu, ai ka sjell nga Stambolli fotot e Tre Frashërllinjëve të Mëdhenj (Abdylit, Naimit dhe Samiut) (Stilian Adhami—”Kontribute shqiptare në visarin e përbashkët të popujve, 3”—Tiranë, 2009, f.611).

    Më 1914, Burda krijoi një fotomontazh (më vonë edhe kartolinë) ku pasqyrohej shpresa e madhe e shqiptarëve nga ardhja e Princ Vidit si udhëheqës i shqiptarëve (pas 6 muajve do shpallej mbret i shqiptarëve). Në të ai ka bashkuar portretin e vizatuar të Skënderbeut (të marrë nga ndonjë grafikë) me foton e Princ Vidit, të cilët i ka vendosur nën krahët e një shqiponje dykrenore. Mbi shqiponjë lexohen fjalët “Zoti qoftë me ne. Pas pesë shekujsh robëri, sot Shqipëri e shqiptarëve”, kjo kartolinë qarkulloi gjatë në shqiptarët e Rumanisë, por sidomos në Shqipëri.

    Burda ka fotografuar edhe luftëtarë të çetave liridashëse, por ka realizuar edhe foto historike e me tema shoqërore. Nënshkrimin e Vani Burdës mban edhe portreti i njohur zyrtar i themeluesit të shtetit, Ismail Qemali, i gjetur në librin e Petraq Pepos, “Kujtime nga lëvizja për çlirim kombëtar” të vitit 1962. “Ai (Burda-shën.im) nuk mund të krahasohet me fotografët më të mirë, por ai përmendet për fotot dokumentare të figurave të rëndësishme dhe ngjarjeve e lëvizjeve popullore të kohës”(Gerard Girard—History of Photography-Vol.6, Nr.3, july 1982-f.250), shkruan studiuesi francez Geradr Girad, shumë vite më parë.  Gjithsesi, pas kaq vitesh duket mendim disi i guximshëm i francezit pa njohur të gjithë krijimtarinë e Burdës, e cila edhe sot nuk është e përmbledhur plotësisht.

     Në saj të veprimtarisë së gjithanshme, Burda kishte miqësi me figura të shquara të Botës Shqiptare, ai “u ndihmua në krijimtarinë e tij nga Mihal Grameno, Hilë Mosi, Lasgush Poradeci, Odise Paskali”, shkruan për të studiuesi Piro Naçe (Piro Naçe—Krijues dhe pasurues të traditës fotografike—Revista “Skena dhe Ekrani”, Nr.1, 1988).  Po ashtu, Vani Burda bën pjesë në yllësinë e fotografëve të quajtur “Fotografët e Rilindjes Shqiptare”. Vani Burda është ndarë nga jeta në Korçë në vitin 1949 në kushte  modeste jetese me gjithë kontributin e tij të veçantë kulturor në lëmin e fotografisë, por edhe si atdhetar i përkushtuar në çështjen e lirisë kombëtare.

     Fotomontazhet

    Këto lloj krijime, pamëdyshje edhe artistike, kanë lindur qysh në hapat e para në fushën e “dhomës së errët”. Kështu, ende pa u hedhur çapa të sigurtë në rrugën e gjatë të vet fotografisë, u dukën në publik ato që mund të quhen fotomontazhet më të hershme në historinë e fotografisë botërore. Më i goditur e më i njohur ka ngelur ai me titull “Dy mënyrat e jetës” (“Two Ways of Life”-ang.) të suedezit Oscar Gustav Rejlander (1813-1875). Ai përdori 32 negativa të kolodios së njomë për t’i bashkuar e arritur tek fotografia përfundimtare, e cila në një farë mënyre kopjon tablon e Rafaelit “Shkolla e Athinës” (The Photo Book—Phaidon, London 1999-f.376).

    Po ashtu, përafërsisht në të njëjtën kohë me suedezin, fotografi francez, Gustave Le Gray (1820-1884), “krijoi një peizazh dramatik deti, por vetëm me dy negativa” (Hacking Juliet—Photography-The whole story—Prestel, Munich, 2012, f.113), bëhet fjalë për kolazhin “The Great Wave” (Vala madhe-ang.), ku me kundërshti të gjetura tonale shpërfaq një imazh fotografik, si të ishte vetëm një shkrepje. Më pas, me zhvillimet teknike të proceseve të fotografimit, u krijuan më lehtësisht kolazhe të shumtë me tema nga më të ndryshmet.

    Në Fotografinë Shqiptare, me sa dihet deri tani, ndër fotomontazhet e para janë ato të Kel Marubit dhe Vani Burdës, në dy dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të kaluar, të cilat u ngjizën me synim për të krijuar kartolina me përmbajtje atdhetare. Pas 1944, fotomontazhet u përdorën gjerësisht për fotopllakatet politiko-propogandistike të diktaturës, të cilat u dukën  në shtypin e kohës dhe në vende publike. Ndërsa, mbas rrëzimit të diktaturës, me teknikën e fotomontazhit realizohen lajmërime të mëdha me karakter tregtar dhe publicistik me emrin postera. Gjithsesi, fotopllakati kushtuar “Gjashtë Dëshmorëve të Orman Çiflikut”, mbetet ndër më të vjetrit edhe më të arrirët nga ana artistike dhe atdhetare në Historinë e Fotografisë Shqiptare. ”Fotopllakati u shpërnda mes patriotëve shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut” (Gazeta “Bashkimi”, 14.11.1987—”Një pllakat me vlera edukative”–nga Ilia Karanxha).

    Fotopllakati

    Fotopllakati kushtuar Gjashtë Dëshmorëve është me ngjyra, i shtypur në karton të butë me përmasa 30X40 cm., dhe përbën një shkrirje të fotografisë, grafikës dhe të poezisë (Një ekzemplar origjinal ndodhet tek mbesa e fotografit z.Rebeka Burda Nanushi në Durrës). Në qëndër shihet një femër e re me kostum kombëtar, e cila simbolizon Shqipërinë, ajo valvit me dorën e majtë flamurin e kuq ku shkruhet thirrja “Ja vdekje, ja liri”, ndërsa me dorën e djathtë  ndihmon një të plagosur. Vasha ka një shikim të vendosur, pranë saj një shqiponjë ka vënë nën kthetra një tigër të mposhtur mbi të cilin shkruhet barbari. Në faqen ballore të piedestalit është vizatuar një shqiponjë dykrenore, poshtë saj thënia :”Kush punon për Atdhe/Embrin për jet e le”, e nën të një kurorë me lule të mbështjella me një kordele të kuqe. Një kurorë tjetër të madhe rreth piedestali e formojnë portretet e gjashtë dëshmorëve e, poshtë tyre janë katër strofa me përmbajtje të fortë atdhetare të shkruara me frymëzim poetik nga vet Burda. Mbi kurorën e portreteve në një banderol shkruhet “Bashkimi siell fukjnë“(fuqinë-shën,im) e, poshtë saj dy duar që shtrëngojnë njera-tjetrën.

    Të gjashtë portretet e heronjëve zbukurohen nga të dy anët vertikale me gjethe dafine, bima-simbol e fitores dhe përjetësisë. Mbas piedestalit, si passhpinë është përdorur një peizazh me pyje e male, tipik për rrethinat e Korçës. E gjithë tërësia e elementëve të fotopllakatit, mbështetet në një sfond të kaltër. Natyrisht, ngjyra e qiellit, gjithashtu për simbolikën e saj, nuk është zgjedhur rastësisht nga artisti-fotograf. Nga sa është hulumtuar në historinë e FSH, përveç se ndër të parët, e me përmasa relativisht të mëdha, ky fotopllakat tregon edhe nivelin artistik në lëmin e fotografisë, grafikës dhe poezisë së Vani Burdës.

    Pa dyshim fotografi ynë është prekur thellë nga ngjarja e 29 korrikut 1911, aq më tepër duke jetuar jashtë atdheut dhe në mjedise të mërguarish, ku lajmet nga vendi priteshin e komentoheshin gjerë e gjatë edhe me përkujdesje të veçantë.  Ndoshta e ka vrarë gjatë mendjen për të bërë diçka për të nderuar kujtimin e tyre, ka nëpërkaluar në përfytyrim  disa mënyra e në fund ka mbërritur tek fotopllakati, dhe me sa duket, ja ka arritur qëllimit.

    Pas vendimit për të krijuar një fotopllakat, Burda do jetë drejtuar në letërsi dhe publicistikë për të gjetur thëniet më të përshtatshme për tja u shtuar elementëve grafikë. Për t’a krijuar atë, Burda me shumë gjasë, ka përdorur prerje fotosh dhe disa rifotografime, deri sa ka arritur te imazhi përfundimtar. Fotopllakati ynë, mesa dihet deri tani, nuk është shtypur si kartolinë postare, gjë që do t’i sillte autorit të saj edhe të ardhura financiare shtesë.

    Fotopllakati i Burdës, me gjithë vektorët simbolikë, dhe i realizuar para afro një shekulli, madje largë atdheut, ndikon që vepra e madhe e “Gjashtë Dëshmorëve” të rënë heroikisht në fshatin Orman-Çiflik të Korçës, të mbetet e paharruar në brezat e sotëm e të ardhëm të shqiptarëve. Njëkohësisht, ai mund të trajtohet si një “gur kilometrik” në Historinë e F.SH, për të shpërfaqur edhe arritjet tekniko-artistike të Fotografëve të Rilindjes./ExLibris

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    QERIM VRIONI: QOFTË I PAHARRUAR ENVER PETROVCI!

  • Fier – Përkujtim për 82-vjetorin e krijimit të Batalionit Partizan të Semanit

    Fier – Përkujtim për 82-vjetorin e krijimit të Batalionit Partizan të Semanit

    Sot u përkujtua 82-vjetori i krijimit të Batalionit Partizan të Semanit, një nga formacionet më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në ceremoninë e zhvilluar pranë memorialit kushtuar dëshmorëve të këtij batalioni morën pjesë deputetja Antoneta Dhima, kolegu i saj Ramion Kurti, përfaqësues të Organizatës së LANÇ-it, të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, autoritete të pushtetit qendror e vendor, pasardhës të veteranëve të luftës si dhe banorë të zonës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Gjatë aktivitetit u vendosën buqeta me lule në nder të dëshmorëve, ndërsa në fjalën e saj, deputetja Dhima e cilësoi 23 shtatorin si një datë historike për trevën e Semanit dhe një gur themeli në kujtesën kombëtare.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Kjo ngjarje mbart vlera të veçanta për gjithë krahinën e Myzeqesë, pasi kujton veprën e pavdekshme të bijve e bijave të kësaj toke, të cilët 82 vite më parë luftuan për lirinë e atdheut. Kujtimi dhe vepra e tyre do të mbeten të paharruara”, u shpreh Dhima.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Lavdi dëshmorëve të Batalionit të Semanit!