Tag: dëshmorët

  • U ‘përjashtuan’ nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e ‘djegin’ në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

    U ‘përjashtuan’ nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e ‘djegin’ në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

    Tifozat Kuq e Zi (TKZ) janë “lojtari i 12-të” që mungon sot në stadium për Kombëtaren. Përpara ndeshjes me Serbinë, TKZ janë mbledhur tanimë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi.
    Mungesa në stadium – Pasi UEFA i dha dritën jeshile bashkprganizimit të Euro 2027 për U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dolën kundër FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe prej atëherë kanë humbur vendin specifik që e mbanin në çdo stadium prej 21 vitesh, si edhe biletat e dedikuara për anëtarët e saj. “Lufta” me FSHF-në ka bërë që TKZ të jetë mungesa e madhe e kësaj përballje, për gjithë mbështetjen e organizuar dhe koreografitë e tyre.

  • Sot, Dita e Dëshmorëve të Kombit, kryeministri Rama: Të paharrueshëm

    Sot, Dita e Dëshmorëve të Kombit, kryeministri Rama: Të paharrueshëm

    Data 5 maj përkujton Ditën e Dëshmorëve, ata që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ka nderuar kujtimin e tyre me një postim në Facebook, duke theksuar:  “Të paharrueshëm, Dëshmorët e Atdheut.”
    Po ashtu, presidenti Bajram Begaj mori pjesë më herët në ceremoninë përkujtimore në varrezat e kryeqytetit, për të nderuar dëshmorët e atdheut.

  • 5 Maji, Rama: Të paharrueshëm, Dëshmorët e Atdheut

    5 Maji, Rama: Të paharrueshëm, Dëshmorët e Atdheut

    Politikë E Hënë, 5 Maj 2025 11:43

    Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim simbolik në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri”.
    “Të paharrueshëm, Dëshmorët e Atdheut”, shkuan Rama.

  • U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve

    U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve

    Një fëmijë i vogël rreth 3 vjeç u gjet i vetëm pasditen e sotme nga policia e Tiranës tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
    Fëmija i mitur u shoqërua nga efektivët në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët apeluan familjarët që të shkonin ta merrnin.
    Pas një ore, policia bëri me dije se i mituri iu dorëzua prindërve në gjendje të mirë shëndetësore.

  • Gjendet një fëmijë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur prindërit

    Gjendet një fëmijë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur prindërit

    Ditën e sotme, më datë 30.04.2035, rreth orës 16:00, te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.
    Ai mban të veshur një palë xhinse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu. Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
    Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

  • Kosova përkujton dëshmorët, Osmani: Themelet e shtetit qëndrojnë te forta nga sakrifica e tyre

    Kosova përkujton dëshmorët, Osmani: Themelet e shtetit qëndrojnë te forta nga sakrifica e tyre

    Në Prishtinë u përkujtuan sot dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Ceremonia u mbajt në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Velani.
    Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve si dhe qytetarë të shumtë.
    Me kurora lulesh, fjalime përkujtimore dhe nderime të veçanta, u shpreh mirënjohja e thellë për sakrificën e atyre që dhanë jetën.

    “Sot është Dita e Dëshmorëve të rënë në komunën e Prishtinës, që koincidon edhe me shumë beteja që janë zhvilluar në fshatrat përreth, të cilat do t’i përkujtojmë së bashku me familjarët e dëshmorëve dhe martirëve në Makoc e në Marec. Këtu, në Velani, prehen një numër i madh dëshmorësh të cilët kanë dhënë jetën për Kosovën  një dëshmi për luftën e gjatë për liri, për pavarësi dhe për shtetin që e gëzojmë sot.
    Prandaj, i përkujtojmë të gjithë me respektin më të thellë dhe çdo ditë udhërrëfyes e kemi pikërisht sakrificën që dhanë këta dëshmorë në tokën e Kosovës, e cila është e larë me gjak. Duke mos harruar asnjëherë se themelet më të forta të shtetit tonë qëndrojnë edhe sot pikërisht për shkak të kësaj sakrifice”, tha Osmani.
    Më 18 prill 1999, gjatë Luftës së Kosovës, Velania ishte një nga zonat ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi operacione të rëndësishme luftarake për të mbrojtur pozitat e saj nga sulmet e forcave serbe. Në këtë ditë, shumë luftëtarë të UÇK-së ranë heroikisht në mbrojtje të vendit.
    /vizionplus.tv

  • ‘SPAK po funksionon, edhe kur prek socialistët’, Ndreu: E dija që do kishim “dëshmorët” tanë

    ‘SPAK po funksionon, edhe kur prek socialistët’, Ndreu: E dija që do kishim “dëshmorët” tanë

    Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me veprimtarinë e SPAK dhe arrestimet e zyrtarëve, duke i konsideruar si shenjë të funksionimit të drejtësisë së re, edhe kur ajo përfshin përfaqësues të Partisë Socialiste.
    I ftuar në një emision televiziv, Ndreu tha se kishte paralajmëruar qysh më herët se edhe socialistët do të kishin “dëshmorët e tyre” në procesin e drejtësisë:
    “Para se të krijohej SPAK, kam thënë se edhe ne do të kemi dëshmorët tanë. SPAK nuk mund të vepronte si në kohën e Saliut, kur merrte prokurorët në telefon dhe sulmonte prokuroren në media.”
    Ai shtoi se qytetarët dhe zyrtarët tashmë trajtohen njësoj përpara drejtësisë, duke nënvizuar me ironi se:
    “Na numërojnë sa kanë shkuar nga ne, por aty janë edhe tre liderët e ‘Shqipërisë Madhështore’. Duhet të gëzohemi që SPAK na ka ardhur dhe na ka futur ‘ujin edhe ne’.”
    Ndreu komentoi gjithashtu kallëzimin penal nga Partia Demokratike në lidhje me ndërtimin e një trotuari në Shëngjin, duke e cilësuar çështjen të paarsyeshme dhe teknike:
    “Ishte për një trotuar që i shërbente komunitetit. Kishte shumë të vrarë dhe të plagosur, njerëzit dhe rruga ishin në të njëjtin vend. U tha pse nuk kemi marrë mendimin nga ARRSH, por ARRSH nuk e njeh trotuarin në kontratat e koncesionarit.”
    Ai sqaroi se nuk kishte pasur dëm ekonomik dhe as shpërdorim në tender, duke theksuar se si kryebashkiak nuk ka rol teknik në këto çështje:
    “Nuk është detyra ime t’i them drejtorit të Urbanistikës çfarë të bëjë, se nuk jam inxhinier. Në fund, u verifikua dhe u konkludua se pretendimi nuk qëndron.”