Tag: dëshmojë

  • Ilir Meta do të dëshmojë për 21 janarin, avokati i tij zbulon detajet: Ka prova që…

    Ilir Meta do të dëshmojë për 21 janarin, avokati i tij zbulon detajet: Ka prova që…

    Avokati Kujtim Cakrani, ka zbuluar në një emision televiziv, se ish-Presidenti Ilir Meta posedon prova shkresore dhe materiale audio për rastin e “21 Janarit”, ndaj ka kërkuar që të thirret nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje.
    Cakrani tha se Meta është arsyeja kryesore për të cilën ndodhi ajo që avokati e cilëson si kryengritja e 21 Janarit. Sipas tij Meta i ka kërkuar që të paraqesë kërkesë pranë prokurorit Alfred Shehu, që drejtësia ta pyesë në lidhje me këtë dosje.
    “21 Janari përse u bë, dini gjë ju? U bë për 700 mijë euro që e akuzonte Dritan Prifti me një video që doli e montuar, e sajuar e me radhë. Ilir Meta, do publiku nuk do, është njeriu që në 34 vite pluralizëm ka pasur gjithë postet më të larta të kësaj Republike. Ka qenë njeriu kyç në momente historike dhe kthesat e momentet historike. Ka dhënë kontributin e tij patriotik, e kështu me radhë. Zoti Meta ka provat e tij sepse është personi për të cilin u ndërtua gjithë ajo kryengritje, se ajo nuk është protestë, është kryengritje për të rrëzuar rendin kushtetues. Dhe nëse ajo nuk hetohet si kryengritje për të rrëzuar me dhunë rendin kushtetues ajo nuk ka për t’u zbardhur. Dhe zoti Meta këtë do dëshmojë. Do dëshmojë personat me emër, mbiemër, dje në opozitë e sot në pushtet. Dhe nëse këta duan ta zbardhin po nuk thirrën zotin Meta dhe gjithë ata personazhet e kohës, nuk kanë për të zbardhur këtë. Nëse duan ta mbajnë si telenovelë dhe ta kthejnë sa herë që Rama është në hallet e tij politike, ai është problem i SPAK-ut. Zoti Meta dje më ka kontaktuar, shkova te paraburgimi dhe më tha kam prova të mjaftueshme. Nëse prokurorët duan ta zbardhin, bujrum bëje një kërkesë. Unë sot i bëra kërkesë, ia kam nisur prokurorit Alfred Shehu, po të dojë ta zbardhi atje e ka në Paraburgim tre minuta larg. Janë prova shkresore dhe me audio që zoti Meta do t’ua vërë në dispozicion nëse ata kanë dëshirën për ta pyetur dhe për ta zbardhur”, zbuloi Cakrani.
    I pyetur se çfarë do të ndryshojë nëse SPAK merr në dorëzim provat e reja që posedon Ilir Meta për “21 Janarin”, Cakrani tha: “Gjenden autorët”.
    “Gjenden autorët. Padyshim që autorët e vrasjes. Pse për çfarë do dëshmojë ai? Ai do dëshmojë me prova me fakt, jo vetëm që një javë para, deri në momentin që janë vrarë pra. Para se të vriteshin katër qytetarë aty, ne kemi tre ditë para njerëz të opozitës që do thonë do ketë kufoma aty, do ketë gjak”, tha ai.

  • Meta kërkon që të dëshmojë për 21 Janarin, avokati i tij: Ka prova që gjejnë autorët e vr*sjes

    Meta kërkon që të dëshmojë për 21 Janarin, avokati i tij: Ka prova që gjejnë autorët e vr*sjes

    Kronikë E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 21:11
    Avokati Kujtim Cakrani, thotë se Ilir Meta posedon prova shkresore dhe materiale audio për rastin e 21 Janarit, ndaj ka kërkuar që të thirret nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje. Cakrani nënvizon se Meta është arsyeja kryesore për të cilën ndodhi ajo që avokati e cilëson si kryengritja e 21 Janarit. Sipas tij Meta i ka kërkuar që të paraqesë kërkesë pranë prokurorit Alfred Shehu, që drejtësia ta pyesë në lidhje me këtë dosje.
    ”21 Janari përse u bë, dini gjë ju? U bë për 700 mijë euro që e akuzonte Dritan Prifti me një video që doli e montuar, e sajuar e me radhë. Ilir Meta, do publiku nuk do, është njeriu që në 34 vite pluralizëm ka pasur gjithë postet më të larta të kësaj Republike. Ka qenë njeriu kyç në momente historike dhe kthesat e momentet historike. Ka dhënë kontributin e tij patriotik, e kështu me radhë.

    Zoti Meta ka provat e tij sepse është personi për të cilin u ndërtua gjithë ajo kryengritje, se ajo nuk është protestë, është kryengritje për të rrëzuar rendin kushtetues. Dhe nëse ajo nuk hetohet si kryengritje për të rrëzuar me dhunë rendin kushtetues ajo nuk ka për t’u zbardhur. Dhe zoti Meta këtë do dëshmojë. Do dëshmojë personat me emër, mbiemër, dje në opozitë e sot në pushtet. Dhe nëse këta duan ta zbardhin po nuk thirrën zotin Meta dhe gjithë ata personazhet e kohës, nuk kanë për të zbardhur këtë.

    Nëse duan ta mbajnë si telenovelë dhe ta kthejnë sa herë që Rama është në hallet e tij politike, ai është problem i SPAK-ut. Zoti Meta dje më ka kontaktuar, shkova te paraburgimi dhe më tha kam prova të mjaftueshme. Nëse prokurorët duan ta zbardhin, bujrum bëje një kërkesë. Unë sot i bëra kërkesë, ia kam nisur prokurorit Alfred Shehu, po të dojë ta zbardhi atje e ka në Paraburgim tre minuta larg. Janë prova shkresore dhe me audio që zoti Meta do t’ua vërë në dispozicion nëse ata kanë dëshirën për ta pyetur dhe për ta zbardhur”, zbuloi Cakrani në ”A2 CNN”.

  • Ilir Meta do të dëshmojë për 21 janarin/ Cakrani: Ka prova që gjejnë autorët e vrasjes

    Ilir Meta do të dëshmojë për 21 janarin/ Cakrani: Ka prova që gjejnë autorët e vrasjes

    Avokati Kujtim Cakrani, ka zbuluar në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, se ish-Presidenti Ilir Meta posedon prova shkresore dhe materiale audio për rastin e “21 Janarit”, ndaj ka kërkuar që të thirret nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje. 
    Cakrani tha se Meta është arsyeja kryesore për të cilën ndodhi ajo që avokati e cilëson si kryengritja e 21 Janarit. Sipas tij Meta i ka kërkuar që të paraqesë kërkesë pranë prokurorit Alfred Shehu, që drejtësia ta pyesë në lidhje me këtë dosje. 
    “21 Janari përse u bë, dini gjë ju? U bë për 700 mijë euro që e akuzonte Dritan Prifti me një video që doli e montuar, e sajuar e me radhë. Ilir Meta, do publiku nuk do, është njeriu që në 34 vite pluralizëm ka pasur gjithë postet më të larta të kësaj Republike. Ka qenë njeriu kyç në momente historike dhe kthesat e momentet historike. Ka dhënë kontributin e tij patriotik, e kështu me radhë. Zoti Meta ka provat e tij sepse është personi për të cilin u ndërtua gjithë ajo kryengritje, se ajo nuk është protestë, është kryengritje për të rrëzuar rendin kushtetues. Dhe nëse ajo nuk hetohet si kryengritje për të rrëzuar me dhunë rendin kushtetues ajo nuk ka për t’u zbardhur. Dhe zoti Meta këtë do dëshmojë. Do dëshmojë personat me emër, mbiemër, dje në opozitë e sot në pushtet. Dhe nëse këta duan ta zbardhin po nuk thirrën zotin Meta dhe gjithë ata personazhet e kohës, nuk kanë për të zbardhur këtë. Nëse duan ta mbajnë si telenovelë dhe ta kthejnë sa herë që Rama është në hallet e tij politike, ai është problem i SPAK-ut. Zoti Meta dje më ka kontaktuar, shkova te paraburgimi dhe më tha kam prova të mjaftueshme. Nëse prokurorët duan ta zbardhin, bujrum bëje një kërkesë. Unë sot i bëra kërkesë, ia kam nisur prokurorit Alfred Shehu, po të dojë ta zbardhi atje e ka në Paraburgim tre minuta larg. Janë prova shkresore dhe me audio që zoti Meta do t’ua vërë në dispozicion nëse ata kanë dëshirën për ta pyetur dhe për ta zbardhur”, zbuloi Cakrani në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. 
    I pyetur se çfarë do të ndryshojë nëse SPAK merr në dorëzim provat e reja që posedon Ilir Meta për “21 Janarin”, Cakrani tha: “Gjenden autorët”. 
    “Gjenden autorët. Padyshim që autorët e vrasjes. Pse për çfarë do dëshmojë ai? Ai do dëshmojë me prova me fakt, jo vetëm që një javë para, deri në momentin që janë vrarë pra. Para se të vriteshin katër qytetarë aty, ne kemi tre ditë para njerëz të opozitës që do thonë do ketë kufoma aty, do ketë gjak”, tha ai në Off the Record nga Andrea Danglli, në A2 CNN. 
     

  • U thirr të dëshmojë të Premten për ‘21 Janarin’, Berisha i bën kërkesën e papritur Spak-ut

    U thirr të dëshmojë të Premten për ‘21 Janarin’, Berisha i bën kërkesën e papritur Spak-ut

    Sali Berisha nuk do të dëshmojë askund të premten në SPAK për 21 janarin. Mësohet se, me anë të mbrojtësit të tij ligjor, Genc Gjokutaj, Berisha ka kërkuar të shtyhet marrja në pyetje në një datë tjetër, me argumentin se do të ndodhet jashtë territorit.
    Paradite Berisha pranoi se ia kishin dorëzuar në dorë fletëthirrjen duke shtuar se është i gatshëm të dëshmojë. Ndërkaq javën e shkuar SPAK deklaroi se ia kishte nisur dy herë fletëthirrjen, së pari në banesë e më tej në PD dhe Kuvend, por vetë Berisha tha se nuk kishte marrë asnjë ftesë zyrtarisht.

  • Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Wesley Clark do të dëshmojë në dy seanca në Hagë

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Wesley Clark do të dëshmojë në dy seanca në Hagë

    Më 18 dhe 21 nëntor ish-komandanti suprem i Forcave të Natos Ëesley Clark do të dëshmojë në gjyqin për ish-krerët e UÇK-së. 
    Gjykata Speciale në Hagë ka miratuar një kërkesë të Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me dëshminë e Ëesley Clark, ish-komandantit suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, i cili pritet të dëshmojë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 
    Për dëshminë e Clark, Specialja njoftoi se do të japë një ditë shtesë, siç u kërkua. 
    “Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite, dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë për seancë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë”, thuhet në njoftim. 
    Trupi Gjykues konsideroi se “kjo ditë shtesë ishte rezervuar për të përmbyllur në mënyrë të shpejtë dhe të efektshme paraqitjen e argumenteve nga Mbrojtja”, por ka kërkuar që palët “të përpiqen ta përmbyllin dëshminë më herët, nëse është e mundshme”. 
    Pas ish-ndihmës sekretarit të shtetit James Rubin, dëshmia e Ëesley Clark pritet të jetë më e rëndësishmja në mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve. 

  • Gjyqi për ish-krerët e UÇK, ish-komandanti i NATO-s, do të dëshmojë në Hagë

    Gjyqi për ish-krerët e UÇK, ish-komandanti i NATO-s, do të dëshmojë në Hagë

    Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley Clark, të dëshmojë më 18 dhe 21 nëntor në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi.
    Kjo dëshmi pritet të jetë një nga më të rëndësishmet për mbrojtjen, duke hedhur dritë mbi rolin e NATO-s dhe veprimet e UÇK-së gjatë konfliktit në Kosovë. Gjykata ka rezervuar një ditë shtesë më 21 nëntor për të përmbyllur dëshminë, duke kërkuar gjithashtu që ajo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
    Pas dëshmisë së ish-ndihmës sekretarit të Shtetit, James Rubin, Clark pritet të ofrojë informacion kyç për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe vendimet strategjike që lidhen me luftën në Kosovë, duke mbështetur mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

  • Krasniqi: PDK-ja votoi për Bashën që të dëshmojë se nuk po kontribuon në bllokadë

    Krasniqi: PDK-ja votoi për Bashën që të dëshmojë se nuk po kontribuon në bllokadë

    Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë që kjo parti votoi për të zgjedhur Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit që të dëshmojë se nuk kontribuon në bllokadën institucionale.

    “Ma shumë se sa për Dimal Bashën apo për individin, ne votuam për të mbajtur premtimin dhe fjalën që u kishim dhënë qytetarëve të Kosovës që Partia Demokratike nuk është kontribuuese në bllokadë, por që brenda kritereve dhe parametrave që ne i kishim vendosur si parti, do të zhbllokojmë situatën dhe do të dalim nga ngërçi politik”, ka thënë Krasniqi në Rubikon.

    “Ka një histori sepse sot nuk ka ndodhur asgjë. Sot është një epilog i një krize politike të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka filluar qysh herët”.

    Sipas të parit të PDK-së, kjo parti ka treguar më së shumti konsistencë gjatë tërë këtyre muajve të kësaj bllokade.

    “Meqenëse të gjitha shtizat u thyen te zgjedhja e kryetarit, sot ky ishte një momentum i rëndësiishëm. Së paku nga data 15 prill kur është dshur të konstituohet Kuvendi, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një sërë veprimesh që kanë kontribuuar te bllokada disamujore e cila edhe sot nuk u zhbllokua plotësisht”.

     

  • Dosja Epstein dhe roli i Trump/ Maxwell ofron të dëshmojë para Kongresit amerikan, por me kushte: Më garantoni marrëveshje për imunitet!

    Dosja Epstein dhe roli i Trump/ Maxwell ofron të dëshmojë para Kongresit amerikan, por me kushte: Më garantoni marrëveshje për imunitet!

    Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e ngushtë e Jeffrey Epstein, është shprehur e gatshme të dëshmojë para Kongresit të SHBA-së, por vetëm nëse i garantohen disa kushte kyçe, përfshirë një marrëveshje për imunitet.

    Në një letër drejtuar Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, avokatët e saj theksojnë se Maxwell, e cila aktualisht po vuan një dënim për trafik seksual të të miturve, nuk do të dëshmojë nëse nuk i sigurohen të drejtat kushtetuese dhe një “rrugë e sigurt përpara”. Ajo gjithashtu po apelon dënimin në Gjykatën e Lartë dhe argumenton se çdo dëshmi mund të kompromentojë mbrojtjen e saj.
    Kushtet që ajo kërkon për të dëshmuar përfshijnë:
    • Dhënie formale e imunitetit nga ndjekja penale.• Marrja e pyetjeve paraprakisht dhe jo në formë të papritur.• Dëshmia të mos zhvillohet në burgun ku ajo ndodhet aktualisht.• Procesi të ndodhë vetëm pas përfundimit të çështjes së saj në Gjykatën e Lartë dhe kërkesës për habeas corpus.
    Në fund të letrës, avokatët e saj i bënë edhe një apel të drejtpërdrejtë Presidentit Donald Trump për ‘mëshirë/ falje’, duke theksuar se nëse ajo do të merrte falje presidenciale, do të ishte “e gatshme dhe e etur të dëshmonte hapur dhe sinqerisht, publikisht, para Kongresit në Uashington DC”.
    Megjithatë, reagimi i zyrtarëve të Kongresit ka qenë i ftohtë. Një zëdhënëse e Komitetit Mbikëqyrës e hodhi poshtë mundësinë e dhënies së imunitetit, duke theksuar se kjo nuk është një rrugë që po shqyrtohet.
    “Nuk mendoj se ka shumë republikanë që duan t’i japin imunitet dikujt që mund të ketë qenë trafikant seksual i fëmijëve,” tha kryetari i komitetit, James Comer, për CNN.
    Maxwell u dënua në vitin 2021 për rekrutimin dhe abuzimin seksual të vajzave të mitura në bashkëpunim me Epstein-in, i cili vdiq në burg në rrethana të diskutueshme në vitin 2019. Ajo po vuan një dënim 20-vjeçar në një burg federal në Florida.

    Top Channel

  • Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

    Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

    Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
    “Nuk kam se çfarë them”, tha ai para treshes gjykuese, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Nga ana tjetër, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bexhdilit që në sallën e gjyqit të shfaqen pamjet filmike të kompleksit Golden, ku prokuroria thotë se aty nga njëra makinë në tjetrën është transportuar trupi i Jan Prengës.
    Dhe në këtë moment, sipas prokurorisë, prezent ka qenë Bexhdili dhe është larguar me personat e tjerë. Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar këto pamje gabim.
    Seanca shtyhet për në datë 26 qershor ora 10:00.

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm: Nuk kam se çfarë them!

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm: Nuk kam se çfarë them!

    Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

    “Nuk kam se çfarë them”, tha ai para treshes gjykuese, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Nga ana tjetër, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bexhdilit që në sallën e gjyqit të shfaqen pamjet filmike të kompleksit Golden, ku prokuroria thotë se aty nga njëra makinë në tjetrën është transportuar trupi i Jan Prengës.
    Dhe në këtë moment, sipas prokurorisë, prezent ka qenë Bexhdili dhe është larguar me personat e tjerë. Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar këto pamje gabim.
    Seanca shtyhet për në datë 26 qershor ora 10:00.

    Top Channel