Tag: dëshmitarët

  • Avokati i Metës: Prokurorët e SPAK kërcënonin dëshmitarët: ‘Do të marr për lesh koke!’

    Avokati i Metës: Prokurorët e SPAK kërcënonin dëshmitarët: ‘Do të marr për lesh koke!’

    Avokati Kujtim Cakrani në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN tha se ka prokurorë të SPAK që kërcënojnë dëshmitarët e çështjeve që po hetojnë.

    Sipas tij një prokurore e posaçme ka telefonuar një dëshmitare dhe e ka kërcënuar duke i thënë se do ta sjellë të dëshmojë, duke e tërhequr prej flokësh.

    “E di ti ku ka arritur prokurori i SPAK ka marrë në telefon dëshmitarin. I ka thënë do të marrë prej lesh të kokës i thoshte po nuk erdhe të dëshmosh. Do të mbys te dhoma e shurr*s i ka thënë prokurorja e SPAK që mendohet që është elitë. Merrte qytetaren në telefon dhe i thoshte do të marrë për lesh koke. Kemi fakte nga dëshmitarja. Ne kemi klientët tanë që i marrin, i torturojnë mo… Po rrini tani. Po kolegun tuaj Elton Qyno ça i bën e patë ju”, tha Cakrani në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

  • Detajet – GJKKO: Balluku ka të gjitha mundësitë për të deformuar provat dhe intimiduar dëshmitarët…

    Detajet – GJKKO: Balluku ka të gjitha mundësitë për të deformuar provat dhe intimiduar dëshmitarët…

    Gjykata kundër korrupionit dhe krimoit të organizuar pezulloi gjatë ditës së sotme nga detyra zëvednësn e Ramës dhe i ndaloi asja daljne jashtë vendit. Ndërkohë që është marrë masë edhe për du bashkpunoitërë të nguste të Ballukut.

    Burimet për Syri-n shpjegojn se “GJKKO ka vlerësuar se influenca e Belinda Ballukut si numri 2 i qeverisë, pozicioni që e mban ndër vite, fakti që ka drejtuar Ministrinë me portofolin më të madh buxhetor, ka të gjitha mundësitë për të deformuar provat dhe intimiduar dëshmitarët”.

    Sipas GJKKO, mbajtja larg zyrës së zv/kryeministres dhe ministres së Transporteve e Energjisë, bën që ajo të mos dëmtojë provat dhe të mos ushtrojë presion mbi dëshmitarët.

    Balluku mund të dalë jashtë vendit vetëm me një leje të veçantë që prek rastet e familjarëve dhe të rënda shëndetësore.

  • Atentati ndaj Arjan Ndojës! Mungojnë 3 dëshmitarët në gjyq, SPAK kërkon të lexohen deklarimet paraprake

    Atentati ndaj Arjan Ndojës! Mungojnë 3 dëshmitarët në gjyq, SPAK kërkon të lexohen deklarimet paraprake

    Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes,të cilët po gjykohen për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos në vitin 2019, tre dëshmitarët e thirrur nuk u paraqitën, pasi nuk u gjetën në banesë. 
    Prokuroria e Posaçme kërkoi që gjykata të lexojë deklarimet e dhëna në fazën paraprake hetimore. Gazetari i A2 CNN Armand Bajrami raporton se është lexuar dëshmia e të miturve që panë makinën Mercedes-Benz e përdorur për atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, alias Pellumb Muharremi. 
    Aleksander Laho: “Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani, më parë kam pas emrin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar te lokal Korali në plazh, për të ngrene drekë. Në lokal kam ngrenë drekë. Më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë. Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot”. 
    Plarent Dervishaj: “Dëgjova zotin prokuror që tha, të vijnë dëshmitarët në gjyq dhe të japin shpjegimet këtu dhe ta shohin nesë jam unë apo nuk jam unë, apo bashkëvuajtësi im. Në bazë të dëshmisë që ka dhënë Aleksandër Laho, zoti Prokurori i besoni asaj dëshmie apo jo? Sikur nuk shkojnë këto gjëra janë kontradiktore?” 
    Julian Meçe: “Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestua policia, s’më ka gjet faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj”. 
    Në seancën e radhës prokurori thekson që kërkon të pyesë të dy të pandehurit në proces Gjykimi Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe dhe po ashtu edhe të bashkëpandehurve në një procedim të lidhur, të cilët janë gjykuar në procese te tjera për të njëjtën çështje. 

  • Izraeli kryen sërish sulme në Gaza

    Izraeli kryen sërish sulme në Gaza

    Avionët dhe tanket izraelite kanë bombarduar zona në Gazën lindore të enjten, kanë thënë banorët dhe dëshmitarët palestinezë, një ditë pasi Izraeli tha se mbetej i përkushtuar ndaj armëpushimit të mbështetur nga SHBA-ja, pavarësisht nisjes së bombardimeve më vdekjeprurëse në territor.
    Dëshmitarët kanë thënë se aeroplanët izraelitë kanë kryer 10 sulme ajrore në zonat në lindje të Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, ndërsa tanket kanë bombarduar zonat në lindje të qytetit të Gazës në veri. Nuk u raportuan të lënduar ose të vdekur.
    Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer sulme “të sakta” kundër “infrastrukturës terroriste që përbënte një kërcënim për trupat” në zonat, të cilat Izraeli ende i pushton.

    Sulmet e së enjtes janë prova më e fundit e armëpushimit të brishtë që ka hyrë në fuqi më 10 tetor në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.
    Dëshmitarët në Gaza kanë thënë se nuk kanë parë sulme jashtë zonës që kontrollon Izraeli.
    Nga e marta deri të mërkurën, Izraeli është hakmarrë për vdekjen e një ushtari izraelit me bombardime për të cilat autoritetet shëndetësore të Gazës thanë se vranë 104 persona.
    Izraeli thotë se ushtari u vra në një sulm nga persona të armatosur në territorin brenda të ashtuquajturës “vijë e verdhë” në të cilën trupat e tij u tërhoqën sipas armëpushimit. Hamasi e ka hedhur poshtë akuzën.

  • Mbrojtja e Thaçit: Po na kufizohen të drejtat themelore. Nuk na lejohet të kontaktojmë dëshmitarët e çështjes

    Mbrojtja e Thaçit: Po na kufizohen të drejtat themelore. Nuk na lejohet të kontaktojmë dëshmitarët e çështjes

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet me dy procese gjyqësore paralele në Gjykatën Speciale. Njëri, për akuzat e krimeve të luftës dhe tjetri, i ngritur më vonë, për pengim të drejtësisë. Por kjo akuzë e dytë, sipas avokatëve mbrojtës, nuk po u jep mundësinë për një proces të drejtë. Në një letër drejtuar gjykatës, ata thonë se vendimi për të mos kontaktuar dëshmitarët i ka vënë përballë një sfide të pazakontë.
    “Mbrojtja kërkon të ndërmarrë hetime. Hetime të tilla do të kërkojnë kontakt me disa nga individët që janë dëshmitarë të ZPS-së, si në ‘Rastin 06’ ashtu edhe në ‘Rastin 12’. Kontakti me individë të tillë është i pashmangshëm në hetimet e mbrojtjes së Rastit 12, sepse rasti është ndërtuar kryesisht rreth provave të këtyre dëshmitarëve që mbivendosen”.
    Avokatët nënvizojnë se janë të diskriminuar në krahasim me ekipet e tjera të avokatëve që mund të kontaktojnë dëshmitarët e nevojshëm.
    “Pasoja është se, ndërsa ekipet e tjera të mbrojtjes të Rastit 12 kanë liri të konsiderueshme veprimi në intervistimin e dëshmitarëve të ZPS-së, mbrojtja e Thaçit përballet me kufizime të konsiderueshme nëse dëshiron të kryejë të njëjtat hapa hetimorë”.
    Avokatët mbrojtës nënvizojnë se të dyja proceset e ngritura njëkohësisht janë kontradiktore dhe se ky është një zhvillim i pashembullt në të drejtën ndërkombëtare penale.
    Javën që kaloi, në Gjykatën Speciale të Hagës nisën të paraqiten dëshmitarët e parë të thirrur nga mbrojtja, ku të parët ishin ish-zyrtari amerikan James Rubin dhe ish-këshilltari i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams.

  • “Gruaja e tij ishte shtatëzënë…”, dëshmitarët flasin për aksidentin me një të vdekur në Lushnjë: Ja kush ishte fajtor

    “Gruaja e tij ishte shtatëzënë…”, dëshmitarët flasin për aksidentin me një të vdekur në Lushnjë: Ja kush ishte fajtor

    Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”.
    Nga përplasja mes dy automjeteve ka humbur jetën një grua rreth 60 vjeçe, Marjana Kovaçi, ndërsa vajza e saj, Laureta Mali, që ndodhej në timon, dhe një tjetër pasagjer, kanë mbetur të plagosur.
    Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një manovër e gabuar parakalimi nga drejtuesja e mjetit tip BMW, e cila ka kaluar vijat e bardha në një kthesë, duke mos respektuar sinjalistikën rrugore.
    Në këtë moment, është përplasur me një automjet tjetër tip Citroen, me drejtues një shtetas të huaj me kombësi britanike, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja shtatzënë.Bazuar në deklarimet e dëshmitarëve në vendngjarje, rezulton se drejtuesja e BMW-së ka bërë një parakalim të rrezikshëm në një segment me kufizime të qarta qarkullimi. Manovra e saj është cilësuar si shkaktari kryesor i përplasjes fatale që i mori jetën nënës së saj dhe rrezikoi seriozisht jetën e pjesëtarëve të tjerë të familjes, motrës dhe babait.
    Dëshmitarët theksojnë se mjeti Citroën kishte ndezur sinjalin për t’u kthyer dhe po lëvizte brenda normave të lejuara, ndërsa BMW-ja e ka goditur në mënyrë të papritur dhe me shpejtësi të lartë.
    Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar përgjegjësitë ligjore dhe për të marrë në shqyrtim pamjet filmike apo dëshmitë e tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen përfundimtare të shkaqeve të aksidentit.
    Dëshmitari 1 flet për “JOQ”:
    “Isha ne vendngjarje pas makinave qe u aksidentuan dhe nuk pati faj makina Citroen por vete drejtuesja e Bmw pasi beri parakalim te gabuar tek vijat qe nuk duhej te hynte faree me parakaloi makine time e me shpejtesi beri gabimin fatal qe i mori jeten nenes se saj. Nuk respektojne rregullat e qarkullimit shume shofer e shofere. Per nje 2 minutesh me shume nuk i pritej por beri ate qe beri dhe mori ne qafe nenen, veten, motren e baben qe fatmirsisht shpetuan po si kur te kishin humb jeten e ato , ja cfare ben nje pakujdesi. Vajzat ishin perpara kurse te dy prinderit mbrapa pasi ndaluam ne vend menjeher sapo u perplasen”.
    Dëshmitari 2 flet për “JOQ”:
    “Fajin nuk e kishte turisti per kete ta keni te sigurt. Fajin e kishte te tere shoferja me BMW sepse e prakaloi ajo skishte te drejte ta bente ate gje sepse ne rruge ishin vizat ku tregonin qarte qe nuk duhej te kalonte ne ate krah sepse kishte kthese. Turisti ishte shum ne rregull sepse kishte ndezur sinjalin per tu kthyer e pash vet me syte e mi ngjarjen qe nga momenti qe ndodhi aksidenti e der sa dolen te plagosurit. Shoferja mori me qaf mamane e saj. Po shyqyr zoti si ndodhi gje pasagjerve qe kishte plus dhe turistit ai i shkreti kishte dhe gruan shtatzan”

  • Nesër tubim përkrahës për ish-kupolën drejtuese të UÇK, të hënën mbrojtja e Thaçit nis me dëshmitarët

    Nesër tubim përkrahës për ish-kupolën drejtuese të UÇK, të hënën mbrojtja e Thaçit nis me dëshmitarët

    Mesdita e të dielës do të gjejë në Hagë në një park afër Dhomave të Specializuara të Kosovës, me qindra shqiptarë të cilët do zhvillojnë një tubim në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit arrestuar pesë vite më parë.
    Ky tubim zhvillohet vetëm një ditë përpara nisjes të dhënies dëshmi nga dëshmitarët e mbrojtjes.
    Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, i cili ndodhet në Hagë, sjell detaje në lidhje me tubimin.
    “Ky tubim është konceptuar në mbështetje të ish udhëheqësve të UÇK, të cilët prej 5 vitesh janë arrestuar dhe përballur në këtë godinë me akuza për krime lufte të cilat ata i kanë mohuar në mënyrë kategorike. Të gjithë shqiptarët në Kosovë, dhe organizata e veteranëve të UÇK që kanë kërkuar leje për të mbajtur këtë tubim pranë Dhomave të Specializuara, por autoritet nuk i kanë lejuar. Kështu tubimi do të spostohet në një park pranë kësaj godine mesditën e sotme. Shqiptarë nga Europa, madje dhe nga SHBA, Kosova dhe Shqipëria kanë ardhur dhe do të marrin pjesë nesër në këtë manifestim”, u shpreh gazetari Veliu.
    Por kush janë dëshmitarët e mbrojtjes në këtë proces dhe sa kohë do të duhet që gjykata të administrojë dëshmitë tyre?
    “Kur ky proces nisi 5 vite më parë prokurorët specialë thanë se kishin siguruar dëshmitë e 300 personave, por deri tani kanë dëshmuar 125 persona. Duke nisur nga dita e hënë, do të jenë 12 dëshmitarë që do japin dëshmi për Thaçin, 5 të tjerë për Krasniqin, nga të cilët 3 e kanë dhënë me shkrim. Mbrojtja e Thaçit dhe të bashkakuzuarve kanë qenë hermetik për të treguar se cilët janë dëshmitarët e tyre. Megjithatë një prej tyre, James Rubin, tha se do të jetë në Europë sepse do të dëshmoje për krime lufte në Kosovë. ‘Do të kthehem’ tha ai pasi ka shumë për të thënë. Gjithsesi qarkullojnë disa emra, si ish komandanti i NATO, apo dhe Bernard Kouchner”, u shpreh gazetari i Top Channel, live nga Haga.

  • Top Channel në Hagë/ Nesër tubim përkrahës për ish-kupolën drejtuese të UÇK, të hënën mbrojtja e Thaçit nis me dëshmitarët

    Top Channel në Hagë/ Nesër tubim përkrahës për ish-kupolën drejtuese të UÇK, të hënën mbrojtja e Thaçit nis me dëshmitarët

    Mesdita e të dielës do të gjejë në Hagë në një park afër Dhomave të Specializuara të Kosovës, me qindra shqiptarë të cilët do zhvillojnë një tubim në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit arrestuar pesë vite më parë.

    Ky tubim zhvillohet vetëm një ditë përpara nisjes të dhënies dëshmi nga dëshmitarët e mbrojtjes.
    Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, i cili ndodhet në Hagë, sjell detaje në lidhje me tubimin.
    “Ky tubim është konceptuar në mbështetje të ish udhëheqësve të UÇK, të cilët prej 5 vitesh janë arrestuar dhe përballur në këtë godinë me akuza për krime lufte të cilat ata i kanë mohuar në mënyrë kategorike. Të gjithë shqiptarët në Kosovë, dhe organizata e veteranëve të UÇK që kanë kërkuar leje për të mbajtur këtë tubim pranë Dhomave të Specializuara, por autoritet nuk i kanë lejuar. Kështu tubimi do të spostohet në një park pranë kësaj godine mesditën e sotme. Shqiptarë nga Europa, madje dhe nga SHBA, Kosova dhe Shqipëria kanë ardhur dhe do të marrin pjesë nesër në këtë manifestim”, u shpreh gazetari Veliu.
    Por kush janë dëshmitarët e mbrojtjes në këtë proces dhe sa kohë do të duhet që gjykata të administrojë dëshmitë tyre?
    “Kur ky proces nisi 5 vite më parë prokurorët specialë thanë se kishin siguruar dëshmitë e 300 personave, por deri tani kanë dëshmuar 125 persona. Duke nisur nga dita e hënë, do të jenë 12 dëshmitarë që do japin dëshmi për Thaçin, 5 të tjerë për Krasniqin, nga të cilët 3 e kanë dhënë me shkrim. Mbrojtja e Thaçit dhe të bashkakuzuarve kanë qenë hermetik për të treguar se cilët janë dëshmitarët e tyre. Megjithatë një prej tyre, James Rubin, tha se do të jetë në Europë sepse do të dëshmoje për krime lufte në Kosovë. ‘Do të kthehem’ tha ai pasi ka shumë për të thënë. Gjithsesi qarkullojnë disa emra, si ish komandanti i NATO, apo dhe Bernard Kouchner”, u shpreh gazetari i Top Channel, live nga Haga.

    Top Channel

  • Kërkon lehtësim të masës, Apeli i GJKKO shqyrton sot ankimimin e Ilir Metës

    Kërkon lehtësim të masës, Apeli i GJKKO shqyrton sot ankimimin e Ilir Metës

    Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca për shqyrtimin e akimimit të masës “arrest me burg” të bërë nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
    Avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Çakrani depozitoi në GJKKO kërkesë për rrëzimin e vendimit të dhënë nga gjyqtari i çëshjes Erjon Çela, i cili nuk pranoi të zëvëndësonte masën e sigurisë “arrest me burg” me një tjetër masë më të lehtë sigurie. Vendimin e tij, Çela e argumentoi se Meta për shkak të pozitës së tij në parti, mund të intimidojë dëshmitarët e çështjes nga radhët e PL-së dhe mund të ndikojë në vijimin e hetimeve.
    Në kërkesën e depozituar nga mbrojtja e ish-presidentit thuhet se rreziku i prishjes së provave është një alibi sesa një arsyetim korrekt, duke thënë se me mbylljen e hetimeve ‘helmimi i provave’ është i pamundur. Ndërsa argumentin se mund të intimidojë dëshmitarët, Meta e konsideron si një lajthitje, sepse sipas tij, ‘dëshmitarët i kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe ato janë të pasqyruara në vendimin e përfundimit të hetimeve’.
    Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

  • Rrëzohet vagoni i teleferikut në Lisbonë, dëshmitarët: Ishte si një shpërthim

    Rrëzohet vagoni i teleferikut në Lisbonë, dëshmitarët: Ishte si një shpërthim

    Lisbona është tronditur nga aksidenti i teleferikut Gloria që ndodhi të mërkurën pasdite.

    Një vagon i teleferikut historik doli nga kursi dhe u përplas me një ndërtesë, dëshmitarët përshkruajnë skena kaosi.
    Helen Chow, një nga dëshmitarët okularë në rrëzë të kodrës, i tha BBC-së për momentet e tmerrshme që përjetoi: “Ishte sikur dëgjova një shpërthim dhe pastaj pati heshtje të plotë… tymi ishte i dendur dhe i zi. Kur u zhduk, pamë saktësisht se çfarë kishte ndodhur.”
    Sipas saj, njerëzit përreth saj ishin në gjendje paniku, me shumë që qanin dhe vraponin për të ndihmuar.
    Pasagjerë të tjerë të teleferikut në vendin e tragjedisë përshkruan skenat e tmerrshme që u zhvilluan. Abel Estevez, i cili ishte në një nga vagonët me pothuajse 40 persona, tha: “Pashë vagonin tjetër duke rënë me shpejtësi të lartë dhe i bërtita gruas sime se të gjithë do të vdesim këtu. Isha i sigurt se vagoni do të na godiste.”

    Top Channel